Mustafë Sokoli ka qenë kritiku i parë në Kosovë për mënyrën se si shpenzohej paraja publike nga institucionet. Në kohën kur thuajse 98% e shqiptarëve të Kosovës ishin me LDK-në dhe kishin zgjehur Ibrahim Rugovën si kryetar të saj dhe njihej si udhëheqës i shqiptarëve të Kosovës (Serbia e quante “lider Kosovskih Albanca”), del në shesh një skandal i shpenzimit të madh në thirrjet telefonike. Faktura e telefonit të Ibrahim Rugovës për tre muaj kishte arritur shumën 23 000 marka gjermane.
Në opinionin shqiptar spekulohej se serbët e kishin fryerë fakturën me qëllim, por në fund për pagesën e saj u përkujdes Hafiz Gagica.
- 23 000 marka telefon, ku je ti hej, thoshte Mustafa.
- Paj u dashtë me folë me krejt botën se ai [Ibrahim Rugova] po munohet me na sjellë liri, pavarësi e demokraci, reagonin të pranishmit.
- Po çfarë mut lirie munet me t’sjellë maxhupi i Cerrcës t’u i pi ka dy litra raki, 3-4 paçeta duhan e t’u nejt n’telefon ton kohën?
- Po ai [Ibrahim Rugova] veç qata gjum qe e bon se duhet me folë me Amerikë, me Gjermani, me Ingliz, me Itali e shumë shtete tjera për me na pru lirinë, e për qata i ka kushtu telefoni 23 000 marka!
- Çka je tu thanë bre!? Ai veç n’i past pasë dy “sllushalica” (receptorë telefoni) n’veshë, dy n’sy, dy n’hundë, njo n’gojë, e njo n’bythë e me nejt 24 orë t’u folë, se me qi nanën e nanës 23 000 marka kurrë s’ish ba, përfundoi Mustafa me nervozë.
|