Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SI TË DILET NGA KY KOLAPS-KRIZË POLITIKE?
Publikuar më 29 gusht, 2017 në orën 22:22 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mjerisht krize politike po bëhet imunë ndaj kësaj dukurie të shëmtuar, sikur dhe është shndërruar në cirk, me fyerje, përplasje grushtimit etj., pikërisht nga disa deputet të zgjedhur nga sovrani.
Përplasja, gjuha e ultë e deputetëve nëpër seancat dëshmon qartë nivelin intelektual, e njerëzor të tyre. Këtë e shohim të përsëritshme në seancën e fundit, më 24 gushtit, ku doli hapur thellimi i krizës politike, Seancë për t’u mbajtur mend si seanca më e ulët si kurrë më parë, jo që nuk kishte dhe ka mundësi ligjore, po fatkeqësisht dominon inati në fanatizëm të skajshëm.

Kjo dukuri e shëmtuar, e shfaqur tek elita politike shqiptare, pikërisht tek kjo e Republikës së Kosovës, jo vetëm që është e theksuar, po shkon tutje deri atje sa janë në gjendje ta rikthejnë Kosovën atje ku ka qenë. Këta deputet sikur kanë harruar se populli ua ka dhënë votën, për të qeverisur vendin ashtu si i ka hije. Votën ua ka dhënë jo për t’u grindur, për ta lë në rrezik vendin, për shkaqe interesi dhe inati individuale të tyre.
Fatkeqësisht kjo mendësi politikë e verbër po e vë në rrezik vendin, po ua humb shpresën, besimin e deputetit tek sovrani, të cilët shumica nga ta kanë rënë pre e liderëve partiak, mbyllin gojën kur nuk duhet heshtur. Kështu që me heshtje bëhen pjesë e këtij cirkusi, thellimit të krizës institucionale. Kjo jo vetëm që është e mjerueshme dhe aspak shpresuese, nga fakti se nuk merret me problemin e thjesht të qytetarit, as me politikën globale dhe studimin e rrezikut të vendit, që hapur po vije nga politika, agjentët Ruso-Serbe. Për këtë rrezik të vendin, alarmues janë analistët dhe mediet e huaj, po si prioritet i japin inatit.
Megjithatë, sovrani duke pritur krijimin e institucioneve të saja të ndershëm, jo befas në skenë i shfaqen deputet me armiqësi individuale, duke i treguar gjokset, çirrur para foltores së Kuvendit, me fyerje, sharje,trimëri, atdhetari, e çka jo tjetër vallë? Duke harruar se sovrani në atë foltore e kishte dërguar për interesat e përgjithshme të popullit, sigurinë e atdheut dhe jo për interesat individuale.
Andaj shtrohet pyetja se si të dilet nga ky kolaps-krizë politike?
Duke u mbështetur në një version të kapshëm më del si e saktë dhe e mundshme ky koalicion, PAN dhe LVV: Pra, këto dy parti të çoroditura, në një hasmëri fëmijërore, të heqin dorë nga inati, sidomos krerët e saj. E, për hir të vendit të bëni kompromis, që së bashku ta zgjedhin kryekuvendarin, kryeministrinë e vendit, ta ndërtoni drejtësinë e pavarur, që kjo ta bëjë punën e vet pa pasur nevojë politika të ndërhyjë, siç dhe po ndodhë mjerisht.
LVV, pa dashur ta injoroj LDK, nuk e lidh asgjë me këtë parti (LDK), qoftë në atë programore, etikën dhe vendosmërinë politike, nga që kjo parimisht, LDK-ja, ende nuk është dal nga vizioni i saj i politikës së vjetër mbi 20 vjeçare, me që ka deputet që dëshirojnë të riformohet kjo parti ( koalicioni me këtë parti, LDK, do të dëshmon dështimin në zgjedhjet Komunale, nga që do të bëhesh pjesë e tërë atyre akuzave që ia ke bërë kësaj partie për vite të tëra).
Ndërsa koalicioni PAN dhe LVV është një koalicion i arsyeshëm, mbase edhe i domosdoshëm, nga fakti se një pjesë e madhe e anëtarëve të saj kanë qenë në një rrugëtim të përbashkët, ku deshëm apo nuk deshëm, një ditë si me të mirën dhe të keqën do të përballen sëbashku. Po ashtu këto parti, tek një pjesë e madhe e anëtarësisë së tyre i lidhë përcaktim programor, interesi kombëtar në përgjithësi, etnia.
Nëse këto parti, PAN dhe LVV, tregohen të gatshme dhe para inatit individual e vejnë çështjen e ndërtimit të shtetit si prioritare, jo vetëm që do të ketë prosperitet të dukshëm po dhe do të ringjallet besimi i humbur i deputetit, do të rikthehet shpresa e ndërtimit. Me këtë koalicion Serbisë do t’i ikin ëndërrta e vjetra, Rusët nuk do të kenë mundësi të manovrojnë nëpër tokat Dardane.
Andaj kjo formulë është më e përafërt, ku deputetët e Republikës së Kosovës duhet të jenë të pavarur dhe jo të ndikuar, ndërsa gjuhën që po e përdorin në foltoren e Kuvendit, po e tremb sovranin duke shtuar pyetje: vallë këta të zgjedhur, deputetët, janë normal, apo të verbër, janë dështak apo të çmendur...!?
PAN dhe LVV nuk është e drejtë nga ju që ta torturoni, frikësoni sovranin me papërgjegjësitë e juaja, mendoni mirë dhe bëhuni bashkë për ndërtimin e vendit. Vetëm me këto dy forca do të ketë sukses e ardhmja.
Nëse, sikur deri më sot, PAN dhe LVV e vëni inatin para arsyes, jo vetëm që nuk do të ketë zgjedhje, po do të ketë bllokadë institucionale dhe për këtë përgjegjësia bie mbi ju.
Zgjedhja nuk do sharje, fyerje, folklorizëm, po do mençuri, urtësi, diplomaci, kur është në pyetje interesi madhor i shtetit.
Sot dëshmojeni vetën PAN dhe LVV.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 440 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi