Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJĖ NDER I HARRY BAJRAKATARIT NDAJ KOMBIT TĖ VET
Publikuar më 03 shtator, 2017 nė orėn 01:10 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Artur Avenue”, kjo lagje e Bronxit nė qytetin e Nju Jorkut, njė emėr fort i njohur pėr mue. Aty, edhe unė, kam gjurmėt e hapave tė mi, jehonė tė bisedave tė mia, kohė jete tė qėndrimeve tė mia pėrkohore nė orė e ditė tė ēdo vizite shumėherėshe nė Amerikė. Kėtij vendi i thonė ndryshe edhe “Italia e Vogėl”. Po, kjo, tashti, mund tė quhet edhe “Shqipėria e Madhe”, pasi aty gjen zyra biznesi, shoqatash e gazetash, lokale gjithfarėsh si bar-kafe-restorante, shitore pėr libra-gazeta-flamuj e kostume kombėtare shqiptare, etj., si dhe shtėpi (banesa) tė shqiptarėve nga shtete e treva shqiptare nė Ballkan.

Kjo “Shqipėri nė Bronx”, qė ka dyfishin e popullsisė dhe afro trefishin e territorit krahasue me Tiranėn – metropolin shqiptar, nuk erdhi krejt rastėsisht e ashtu menjėherė, por nga fakti i (pa)kushtėzuar se shqiptarėt-mėrgimtarė nga vendet komuniste tė Shqipėrisė e tė Ish-Jugosllavisė erdhėn nė Tempullin e Lirisė – Amerikė nga kampe tė emigrantėve nė Itali, me kujdestari tė OKB-sė. Aty, prej kryehere, kishte edhe arbėreshė– diaspora e vjetėr shqiptare nė Itali, sepse arbėreshėt nė Amerikė kanė ardhė qyshce nga koha e para Xhorxh Uashingtonit tė madh.
“Artur Avenue” po bahet pėrditė e ma shumė e ma mirė edhe “Lagje e Shqiptarėve”. Jo vetėm me popullim, me frekuentim, por edhe me akte tė tilla si ky i fundit i biznesmenit atdhetar e humanist Harry Bajraktari, qė ishte donator i vendosjes nė gusht 2017 tė Statujės sė Shenjtores e Nobelistes shqiptare, Nanė Tereza nė Kishėn Mont Kamel nė Artur Avenue.
Ky ėshtė njė akt i lartė qė lagjen “Artur Avenue” e ban edhe ma shqiptare nė personalitete e vlera panshqiptare, nė histori kombėtare shqiptare. Tani, pėr herė tė parė, shqiptarėt do t’i kemi edhe nė statuja, si ky rast shembėllues me Nanė Terezėn, Shenjtoren (2016) e Nobelisten shqiptare (1979), “Nderi i Kombit” nė Shqipėri, qė Presidenca Shqiptare nė Tiranė ndan njė Urdhėr tė Artė me emrin e Saj, qė 19 tetori – Dita e Lumturimit tė Saj ėshtė Festė Zyrtare nė Shqipėri, etj.
Ky ėshtė njė akt i lartė, qė edhe biznesmenin humanist Harry Bajraktari– “Nderi i Kombit” e ban shqiptar edhe ma tė madh se ē’ėshtė ai realisht me kontributet e tij tė shumanshme kombėtare pėr Pavarėsinė e Kosovės, pėr Demokracinė nė Shqipėri, nė themelimin e botimin e tė pares gazetė shqiptaro-amerikane “Illyria”, etj.
Ky ėshtė njė akt qė e lartėson figurėn e madhe tė Nanė Terezės, qė e nderon personalitetin dinjitar Harry Bajraktari, qė iu rrit krenari shqiptare e qytetari amerikane shqiptarėve tė “Artur Avenue” e tė krejt Bronxit, tė Nju Jorkut e tė krejt Amerikės.
Nanė Tereza ėshtė njė nga figurat shqiptare dhe botėrore ma tė vlerėsuarat nė Amerikė. Ajo ėshtė “Qytetare nderi e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”. Ky ėshtė ēmimi nderues ma i larti nė Amerikė pėr ata qė nuk janė amerikanė. Kėtė dekoratė e kanė marrė vetėm shtatė personalitete nga krejt bota. Dy prej tyre sa ishin tė gjallė nė jetė, si Nanė Tereza dhe Winston Ēurēill. Amerika e ka nderue edhe me shpėrblimin ma tė lartė amerikan: “Medalja e Lirisė” – qė ia ndau Presidenti Amerikan Roland Regan (1985); me Ēmimin Ndėrkombėtar John Kennedy nė Uashington, me Ēmimin “Samaritan i Mirė” nė Boston, etj. Ndėrkohė, edhe Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork, mė 2012, e ka shpallė 5 shtatorin, ditėn kur kaloi nė amshim Nanė Tereza, si Ditėn Ndėrkombėtare tė Bamirėsisė. Ajo, e madhja, e shenjta, e rralla Nanė Tereza ėshtė Qytetare e Botės, e Popujve, e Feve, e Qytetėrimeve.


2.
Harry Bajraktari nuk investoi pėr Statujėn e Nanė Terezės nė Kishėn Mont Kamel nistue nga fakti se kjo “Shtėpi e Zotit”, ky institucion fetar i krishterė, ndodhet nė “Artur Avenue”, pse kjo kishė ndodhet afėr zyrave tė firmės sė tij nė Bronx tė Nju Jorkut, por ngaqė kjo kishė mbeti gjithnjė afėr e gjithmonė pranė shqiptarėve nė kėtė lagje e nė kėtė qytet njujorkez tė Amerikės. Vet Harry Bajraktari nė njė intervistė nga Bronxi i Nju Yorkut pėr RTV 21 tė Kosovės thekson se kjo kishė ka afro njėqind vjet qė ėshtė nė shėrbim tė shqiptarėve, ėshtė kishė edhe e shqiptarėve. Gjithashtu, mė 17 qershor 1988, Nanė Tereza ishte nė Bronx nė njė takim e komunikim tė pėrzemėrt me komunitetin shqiptaro-amerikan tė Nju Jorkut.
Shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari, njėherash edhe senator i Qėndres Shqiptare tė Studimeve Amerikane e Britanike nė Tiranė, nuk ėshtė hera e parė dhe rasti i fundit qė jep kontributin e tij pėr nderimin e emrit e veprės tė Nanė Terezės dhe pėr kishat nė Amerikė apo nė Kosovė.
Gazetari i njohur Beqir Sina njoftonte mė 2008 se biznesmeni humanitar Harry Bajraktari dhuroi 20 mijė dollarė amerikanė pėr Katedralen “Nėnė Tereza” nė Prishtinė.
Gazeta “Atlantik” nė Tiranė, e prillit 2017, shkruan se me inisiativėn e Harry Bajraktarit nė Nju Jork u grumbulluan 31.600 dollarė amerikanė pėr Kishėn shqiptare “Shėn Ndou” njėqind vjeēare nė Gllogjan tė Lugut tė Beranit pėr rindėrtimin e saj, famullia e sė cilės iu shėrben fshatrave Gllogjan, Nepole e Llugaxhi. Ai, vet Harry Bajraktari, pėr kėtė kishė nė vendlindjen e tij, dhuroi 7.000 dollarė amerikanė. Kėtė fond ia dorėzuan Kishės “Zonja e Shkodrės” nė Nju Jork.
Harry Bajraktari ishte njė ndėr shqiptaro-amerikanėt kontributorė nė hapjen mė 26 prill 2010 nė selinė e OKB nė Nju Jork tė Ekspozitės tė jehonshme: “Tė jetosh me Dashurinė e Simbolit dhe Dinjitetit tė Njeriut”, e cila i dedikohej nobelistes shqiptare Nėnė Tereza nė 100 vjetorin e Lindjes sė saj.
Veprimtari i shquar shqiptar, Harry Bajraktari, pėrkrah me kongresmenin amerikan Eliot Engėll – mik i madh i shqiptarėve, dhe me gjithato personalitete tė larta shqiptaro-amerikane, ishte mė 4 shtator tė vitit tė kaluem (2016) nė Vatikan, nė Ditėn e Shenjtėrimit tė Nanė Terezės.
Kjo statuja e Nanė Terezės nė Kishėn Mont Karmel nė Artur Avenue, me kontributin e biznesmenit atdhetar e humanist Harry Bajraktari, thuhet nė burime tė shkruara, se ėshtė e teta e ngritur nė Amerikė, pesė prej tė cilave nė qytetin e shtetin e Nju Jorkut. Njė shtatore e Nanė Terezės me nismen e kontributet e njė grupi atdhetarėsh shqiptarė nė Amerikė u vendos nė shtator 2016 nė platon tė Kishės Saint Anthanasius nė Brooklyn tė Nju Jorkut, ku jetojnė ma shumė se 20 mijė shqiptarė. Njė statujė e Nanė Terezės u vendos nė “Rockfeller Park” tė Kleveland nė shtetin Ohajo tė Amerikės nė 100 vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Vjet, mė 2016, nė Vitin e Shenjtėrimit tė Nanė Terezės, me kujdestari e donacion tė asambleistit tė Nju Jorkut, Mark Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan e vendosi njė tjetėr statujė tė bronztė tė Saj nė Parkun Battery nė Manhatan tė Nju Jorkut. Statuja pėr Nėnė Terezėn janė vendosur edhe nė vende tė tjera tė Amerikės si nė Detroit, etj., por edhe nė dy kontinentet amerikane - nė atė tė Veriut e tė Jugut, si nė Brazil, Kanada, etj.
Nė historinė e jetės sė tij, nė kėto dekadat e fundit, Harry Bajraktari ka gjithato raste qė dėshmojnė se nderimi e lartėsimi i figurės sė Nanė Terezės nuk ėshtė akti i tij i njė dite gushti 2017, i njė statuje nė Kishėn Mont Karmel nė Artur Avenue tė Bronxit. Kjo ėshtė ndėrgjegjia nė gene e hapa tė tij, zemra e shpirti i tij, ditunia e kultura e tij me rrėnjė e degė shqiptaro-amerikane. Ky ėshtė shembulli i Harry Bajraktarit– “Nderi i Kombit”, njė shembull qė i ban nder Kombit Shqiptar, edhe atij Amerikan. Njė nderim qė nuk ka peshė tė bronztė e as ēmim monetar, pasi ėshtė njė nderim shqiptaro-amerikan qė na pėrket tė gjithėve, i pėrket kohės tonė euro-atlantike.

Ramiz LUSHAJ

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 150 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Skandali i kriminelėve tė UDB-sė dhe familjes...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 18:13
Kompania ndėrtimore “Conex Sh.p.k.” me para tė veta i kreu punė Haki Rugovės nė fshatin Syriganė nė vlerė 80 000 euro, ia siguronte 100 vota LDK-sė nga 100...
Pėrfaqėsimi “dinjitoz” i Haxhi Zekės nga pedo...
E martė, 14 nėntor 2017 - 18:57
Rezultatet e Programit pėr Vlerėsimin Ndėrkombėtar tė Studentėve (PISA) tė cilat e radhisin Kosovėn diku kah fundi i pusit, nuk i bėnė pėrshtypje thuajse a...
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qy...
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 19:07
Mora shkas nga njė kontratė e Dubait ( Emiratet arabe) me njė firmė nga Shangaji dhe njė nga sauditet pėr ndėrtimin e njė termocentrali diellor me fuqi 700...
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
E merkurė, 08 nėntor 2017 - 04:26
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, ku...
HAXHI SALI BEJ PĖRRENJASI - NDĖRTUESI I VEP...
E premtė, 03 nėntor 2017 - 01:52
Sa mė shumė kalojnė shekujt, aq mė e trashė bėhet perdja e errėsirės pėr tė ndriēuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo qė nis tė shkruaj, me s...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi