Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
Publikuar më 04 shtator, 2017 nė orėn 00:13 ( ) Beqir Elshani | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit)

Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboēetnike pėr ardhjen e Sllobodan Millosheviqit nė pushtetin jugosllav, ishte vrasja e ushtarit 20-vjeēar, Aziz Kelmendit, i cili u vra mė 03.09.1987 nė kazermėn ushtarake tė Armatės Popullore tė Jugosllavisė nė Paraqin, qytet nė jug tė Beogradit. Ushtari shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte nė prag tė zhveshjes sė rrobave ushtarake, qė ishte njė ditė e madhe e pėrfundimit tė obligimit ushtarak, tė cilėn ēdo ushtar e pret me gėzim pėr kthim nė vendlindje.

Tė gjitha mjetet mashtruese me anėn e sloganit "vėllazėrim-bashkim" pėr shkrirjen e shqiptarėve nė Jugosllavi ishin sosur, ndaj shovinistėt serbė u morėn me vrasjen e ushtarėve shqiptarė me plumb prapa shpine nė Armatėn Popullore tė Jugosllavisė (APJ). Pėr tė thyer moralin e popullit shqiptar, APJ do tė sakrifikonte jo vetėm katėr ushtarėt jugosllavė nė kazermėn e Paraqinit, por edhe me qindra ushtarė tė tjerė jugosllavė, vetėm se vetėm qė tė arrinte deri te heqja e Kushtetutės sė Kosovės (1974), qė ishte njėsi e federatės jugosllave dhe ishte njė hap i madh drejt shkėputjes nga kolonizimi serb dhe bashkimin me shtetin amė - Shqipėrinė. Kėtė synim e kishte parasysh qeveria jugosllave, prandaj vepronte me tė gjitha mjetet diplomatike, ushtarake e policore. Sepse vdekja mė e mirė pėr shqiptarėt ishte nė fushėbetejė kundėr kolonizatorit serb pėr ēlirimin e Kosovės, se 100 vjet burgosje, torturim e vrasje nė tė gjitha organizatat kriminale tė pushtetit jugosllav – prej policisė komunale deri nė armatėn jugosllave. Ngjashėm porsi ushtar Aziz Kelmendi, pėrndryshe nxėnės shembullor nė gjimnazin e Prizrenit, nė rrethana fort misterioze, qysh pas pėrfundimi tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishte vrarė edhe sekretari i PKJ nė Kosovė, Miladin Popoviqi, nė zyrėn e tij tė punės, pėr tė cilin me kohė ishte kurdisur vrasja mėsuesit tė popullit, Haki Taha. Prandaj pėr tė ardhur deri te Masakra e Shqiptarėve mė 6 maj 1945 nė Tivar dhe zbatimi i Elaboratit tė Vasa Ēubriloviqit pėr shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve nga Kosova, OZNA sė pari u mor me vrasjen e Miladin Popoviqit, i cili ishte pengesė e diplomacisė vrastare serbe. Konkretisht, derisa shumė vende tė Europės nė Luftėn e Dytė Botėrore synim kishin ēlirimin e vendit nga fashizmi gjerman, Jugosllavia kishte dy synime: ēlirimin nga fashizmi gjerman dhe pushtimin e tokave shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, edhe mė keq ndarjen e Shqipėrisė Administrative nė mes dy vendeve tė mirėnjohura fashiste Serbi – Greqi.

Ushtar Kelmendi ka mbetur figura mė e ndritshme nė historinė kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr shkatėrrimin e Armatės Terroriste tė Jugosllavisė, meqė shteti udhėhiqej kryesisht nga krerėt e neofashizmit serb dhe ishte gishti i UDB-ės jugosllave. Prandaj vrasja e ushtar Azizit nuk ishte ēėshtje vetjake e familjes Kelmendi nga Prizreni, por ishte sinjal i paralajmėrimit tė despotizmit serbosllav se kėshtu do tė vepronin me tė gjithė ushtarėt shqiptarė. Pėr ēudi akuzat qė ia kishin bėrė organet policore tė SPB dhe Gjykata Komunale, tani nė vend se APJ tė merret me edukimin dhe kalitjen e ushtarėve shqiptarė, ajo vazhdonte tė merrej me torturimin e tyre deri nė pushkatim me diagnozėn “vetėvrasje”. Jo vetėm kaq, sepse nėse gjatė shėrbimit nė APJ ushtarėt shqiptarė i dėnonte gjykata ushtarake e APJ-sė fill pas vuajtjes sė burgut dhe kthimit nė gjirin familjar i dėnonin gjykatat komunale, ato nuk tė linin tė qetė, tani me njė proces tė montuar me motive nacionaliste, siē veprohej nė mbarė Jugosllavinė Fashiste, organet e gjykatės i dėnojnė pėrsėdyti.

Kur shumica e eprorėve serbė nė kazermė nė mėnyrė raciste urrenin ushtarin shqiptar, i kishin tė gjitha mundėsitė qė rekrutėt shqiptarė t'i provokonin duke marrė nė pyetje tė shpeshta, t'i detyronin tė pastrojnė nevojtoret dhe tė bėjnė kujdestari. Duket qartė qė gjykatėsit bėheshin ujq para ushtarėve shqiptarė, por dele para ushtarėve serbė. Nuk ka asnjė dyshim qė shkaktarė tė pėrgjimit nga oficerėt e KOS-it nė garnizonin ushtarak ishte “mbrojtja popullore” nė komunat e Kosovės, e cila pėr ēdo ushtar shqiptar dėrgonte karakteristikėn politike, pėrjashtim bėnin vetėm rekrutėt serbė, qoftė edhe hajdutė e kriminelė. Sipas kėsaj do tė thotė se Armata Popullore e Jugosllavisė ishte krijuar jo pėr mbrojtjen e Jugosllavisė Socialiste dhe Federative, por pikėrisht pėr tė terrorizuar shqiptarėt nė Kosovė. Asnjė shtet fqinj nuk e sulmonte Jugosllavinė, pėrkundrazi ishin jugosllavėt qė ndėrhynin nė tė gjitha vendet fqinje.

Pa dyshim se kėshtu i kanė torturuar tė gjithė shqiptarėt, qė pikėsynim kishin ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės, dhe jo tė vriten pėr hesapet e Jugosllavisė Fashiste, qė kurrė nuk i ka dashur bijtė dhe bijat shqiptare. Prandaj atdhetarėt nė mėrgatė kurrė nuk janė pajtuar me jetėn luksoze tė Europės Perėndimore, por vazhdimisht kanė vepruar nė shėrbim tė Kosovės Republikė, siē thotė Andon Zako Ēajupi, ku ėshtė balta mė e ėmbėl se mjalta. Ishte njė kohė e vėshtirė kur serbomėdhenjtė nė bashkėpunim me kolaboracionistėt shqiptarė e dhunojnė flamurin kombėtar kuqezi, duke ia hequr yllin nga balli, qė gjithashtu ishte shenjė e paralajmėrimit tė sulmit kundėr popullit tė Kosovės; ishin vitet e rėnies heroike duke luftuar kundėr forcave tė mėdha ushtarake e policore ēetnike: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha; qė fill pastaj vazhdoi me vrasjen e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt i kthenin nė arkivol me diagnozėn ”vetėvrasje”.
Projekti pėr inskenimin e vetėvrasjeve tė ushtarėve shqiptarė nuk ishte spontan, por ishte vazhdim i vrasjes sė tyre 50 vjet me radhė, domethėnė ishte projekt i pėrpunuar dhe i organizuar mirė njė kohė tė gjatė nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė. Prandaj mė 3 shtator 1987 (nė orėn 03:05 tė natės), nė garnizonin ushtarak tė APJ-sė nė Paraqin, agjentura ushtarake serbe vret katėr rekrutė (dy boshnjakė, njė kroat dhe njė serb), fill pas masakrės shpallet vetėvrasja e ushtar Aziz Kelmendit, i cili ishte nė pėrfundimit tė shėrbimit ushtarak. Dihet se agjentura serbe sė pari ka vrarė ushtar Aziz Kelmendin, pastaj me pushkė automatike ka masakruar katėr ushtarė nė dhomėn e fjetjes, duke plagosur edhe pesė tė tjerė. Qėllimi i skenarit ishte shumė i qartė, i ngjante djegies sė Parlamentit Gjerman “Raistagut” nė Berlin nė vitin 1933 nga ana e nazistėve gjermanė nė krye me Adolf Hitlerin, tė cilėt i fajėsuan komunistėt gjermanė; metodė qė shumė mirė e dinte agjentura serbe dhe e zbatoi kundėr popullit shqiptar. Figurativisht, flaka e ndėrtesės sė Parlamentit Gjerman ishte paralajmėrim i ardhjes sė Gjermanisė naziste, kėshtu vrasja e ushtarėve “jugosllavė” ēoi pluhur tė madh duke paraqitur si shembull i politikės shqiptare tė gjenocidit kundėr serbėve. Dihet qė pėr tė ardhur deri te Lufta e Dytė Botėrore, Partisė Naziste i duheshin shtatė vjet pas djegies sė parlamentit gjerman, prandaj pėr tė fituar shkakun e sulmit tė popullit shqiptar dhe heqjen e Kushtetutės sė Kosovės, sė pari APJ terroriste sajoi vrasjen e ushtarėve nė kazermėn ushtarake Paraqin. Tekembramja, nėse ushtar Azizi e ka bėrė “vrasjen”, atėherė duhej tė merrej parasysh gjendja e tij psikologjike, faktor qė nė shumė vende tė botės ushtarėt revoltohen nga ndonjė zėnkė dhe me pushkė automatike vret shokėt e tij dhe nė fund bėn vetėvrasje. Njė rast i tillė ka ndodhur edhe nė ShBA, kur shoferi ushtar, pas largimit nga detyra, nė shenjė zemėrimi vret shokėt e pafajshėm nė oborr, pastaj veten, mirėpo jo natėn nė gjumė. Prandaj nėse edhe ushtar Azizi ka vrarė katėr ushtarėt dhe ka plagosur pesė tė tjerė, duhej tė zbuloheshin rrethanat qė e kanė shtyrė tė bėj njė gjė tė tmerrshme, fill pastaj tė merren masa edhe ndaj eprorėve ushtarakė pėr mungesėn e disiplinės ushtarake dhe pėr keqedukimin e tyre. Duket qartė qė vrasja e ushtarėve tė pafajshėm ka qenė inskenim nga krerėt e pushtetit jugosllav, me synim pėr tė ardhur deri te gjenocidi dhe lufta e pėrgjakshme kundėr popullit shqiptar. Nuk ka asnjė dyshim qė Serbia derdhte lot krokodili pėr tre ushtarėt joserbė, (dy boshnjakė dhe njė kroat). Pastaj, ku e gjente APJ forcėn diplomatike tė mashtronte prindėrit kinse djemtė e tyre i ka vrarė shqiptari, kur dihet qė ushtarėt e plagosur e kanė parė oficerin serb. Pastaj ushtarėt ishin tė arsimuar dhe mund t’i kuptonin fort mirė lojėrat e oficerėve serbofashistė. Nė anėn tjetėr, pėrvoja kriminalistike na mėson se zėnkat apo grindjet spontane tė ushtarėve apo tė nxėnėsve zakonisht ndodhin ditėn - gjatė aktivitetit tė tyre, jo natėn kur tė gjithė njerėzit flenė.

Ministria e Mbrojtjes Jugosllave paralajmėroi solemnisht kinse armiku shqiptar ka filluar tė zbatojė metoda tė reja tė ērregullimit. Duket qartė qė "krimin" individual tė ushtar Kelmendit e shndėrruan nė "krim" tė pėrbashkėt tė mbarė popullit shqiptar, synimi i tė cilėve ishte lufta kundėr popullit shqiptar dhe heqja e Kushtetutės sė Kosovės nė vitin 1974. Kėtė shpikje strategjike mė sė miri e argumenton edhe deklarata e kryetarit tė RFSJ-sė, Llazar Mojsov, pėr zbulimin e shtabit kontrarevolucionar tė shqiptarėve, qėllimi i sė cilės ishte ardhja deri tė gjendja e jashtėzakonshme nė Kosovė. Shumica e serbėve qė u ndanė nga funerali i ushtarit serb, shkuan drejt varrit tė ultrashovinistit, Aleksandar Rankoviq, u betuan pėr hakmarrje dhe bėrtitėn me parullėn: ”Shqiptarė, jashtė nga Jugosllavia”. Pėrfundimi tregon se me anėn e kėtij inskenimi gjakpirės, shovinistėt serbė kėrkonin ringjalljen e kohės sė Rankoviqit pėr zhdukjen e popullit shqiptar. Kėshtu Sllobodan Millosheviqi e shfrytėzoi rastin dhe zgjidhet kryetar i Lidhjes Komuniste tė Serbisė. Ky shkatėrrues i fundit kishte dalė si pasojė e gabimeve tė mėdha vite me radhė tė politikės jugosllave nė krye me renegatin, Josip Broz Tito, ku si rezultat i tyre lindi kryefashisti serb - Sllobodan Millosheviq. Prandaj kumtoj se vrasja misterioze e ushtarit shqiptar, Aziz Kelmendit, ishte plan i pėrpunuar pėr tė arritur deri te masakrimi i popullatės shqiptare si dhe ndjekja nga trojet e tyre. Pėr ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, mė sė miri mund tė shikohen filmat e kinematografisė amerikane, sepse atė demaskim qė bėnin nė shtetet kapitaliste nuk mund ta bėnin dot nė Jugosllavinė socialiste. Nuk ka asnjė dyshim se nė kurriz tė ushtarit shqiptar - Kelmendit, vrasjen e katėr ushtarėve me kombėsi tė ndryshme gjatė natės nė gjumė mė 3 shator 1987 e ka kryer oficeri i rafinuar serb nė bashkėpunim me udbėn famėkeqe, pėr tė cilin kanė dėshmuar ushtarėt e plagosur. Duhet pasur parasysh edhe faktorin psikologjik, tė cilin fortė mirė e njeh enciklopedia ushtarake, se nė kohėn prej orės tre dhe katėr tė mėngjesit njeriu e ka vėshtirė tė jetė i vėmendshėm dhe i qartė, pikėrisht nė kėtė kohė, njė vit mė parė (mė 26.04.1986), kishte shpėthyer edhe Qendra Bėrthamore nė Ēernobil, e cila banorėt i zuri nė gjumin e thellė, qė nė popull njihet si koha e ujkut grabitqar.

Qė skenari serb pati sukses, u pa se menjėherė pas masakrės nė kazermėn ushtarake nė Paraqin, serbėt kėrkuan hapjen e frontit tė luftės kundėr shqiptarėve tė paarmatosur. Nė qytetet serbe dyqanet shqiptare u thyen, dhe argatėt shqiptarė nė Beograd, Paraqin, Velevė e nė Suboticė u rrahėn, gjithashtu njė vogėlushit, pėrndryshe bir i bukėpjekėsit shqiptar, ia nxorėn dy sy prej ballit. Ky ishte kulmi i urrejtjes shqiptare nga ana e Serbisė, prej nga APJ me njė ushtri tepėr tė madhe heterogjene po aq edhe tė fuqishme, qė njė kohė tė gjatė ishte investuar nga buxheti i mbarė vendit dhe tani priste vrasjen e shqiptarėve, sipas sloganit shovinist: ”Do vrasim, do therim, kush me neve nuk do!”, tė cilėn serbėt e kėndojnė njė kohė tė gjatė. Njė pėrkrahje e ngjashme fashiste kishte ndodhur edhe nė Francė, nė vitin 1934 ishte formuar organizata fashiste “Rinia Patriotike dhe Aksioni Francez”, natyrisht qė si emėr ishte i bukur “Rinia patriotike”, mirėpo qėllimi i programit ishte vrasje e popujve tė pafajshėm, prandaj masa popullore franceze iu kundėrpėrgjigj me anėn e demonstratave dhe formave tė fuqishme. Duket qartė, njė gjė e tillė kurrė nuk kishte ndodhur nė ish-Jugosllavi. Tė gjitha kėto ngjarje tė mė pastajme tregojnė se skenari i vrasjes sė katėr ushtarėve dhe e ushtar Aziz Kelmendit nė prag tė pėrfundimit tė shėrbimit ushtarak ishte inskenuar dhe studiuar nė qarqet fashiste tė APJ e LKJ-sė. Pastaj si ēdo kryengritės shqiptar ka qenė i burgosur pėr veprimtari atdhetare – Kosovėn Republikė, me anėn e sė cilės nga organet komunale i ėshtė pėrcjellė karakteristika nė garnizonin ushtarak pėr mbikėqyrje policore. Qė skenari ėshtė pėrgatitur nga qarqet shoviniste serbe mė sė miri tregon edhe libri i diplomatit jugosllav, Millosh Cėrnjanskit, i cili shkruan se ēdo shqiptar i shkolluar ėshtė armik i Jugosllavisė, prandaj me kėmbėngulje policore kėrkonte mbylljen e Universitetit tė Prishtinės, qė ishte vatėr e diturisė dhe emancipimit tė popullit shqiptar.

Shkrimtarėt shkruajnė se bėhen 100 vjet gabime nė pushtet, mirėpo nė pushtetin ish-jugosllav nuk janė bėrė 100 vjet gabime, por 100 vjet terror ndaj popullit shqiptar. Derisa nė shumė vende tė botės arrin tė zbardhet dėnimi i padrejtė ndaj i tė akuzuarėve, njė gjė e tillė kurrė nuk ndodhi nė ish-Jugosllavi dhe as qė do tė ndodhė nė Serbinė e sotme vrastare pėr zbardhjen e dėnimit me pushkatim tė ushtar Aziz Kelmendit dhe dėnimin e shokėve tė tij ushtarė. Kėshtu kjo makineri e fundit e vrasjes sė kurdisur solli nė kėmbė fashizmin serb nė krye me Sllobodan Millosheviqin. Prandaj ardhja e kryekriminelit serb nė pushtetin jugosllav nuk ishte befasi, por ishte njė aktivitet i politikės sė ēetnikėve serbė, tė cilėt punonin me programin e tyre kundėr popullit shqiptar. Vlen tė pėrmendim patologjinė fashiste, tė cilėt serbėt e kėndonin nė rrugėt e Beogradit: “Do t’i vrasim, do t’i therim, kush me ne nuk vjen”, dhe mė vonė euforia serbe do tė kėrkojė tė zbatohet programi i Vasa Ēubrilloviqit pėr dalje nė detin Adriatik, prej nga prijėsin e tyre serboēetnik do ta thėrrasin: “Ec pėrpara Sllobodan, n’koft nevoja deri nė Tiranė.” Ky veprim tregon se lufta nė ish-Jugosllavi, pėr shfarosjen e popujve tjerė joserbė – shqiptar, kroatė boshnjakė e hungarezė, ka qenė e programuar. Si zakonisht, asnjė gazetar kroat a slloven, qė njiheshin si vende mė tė zhvilluara e mė tė emancipuara, nuk mori guxim tė shkruante realitetin e tragjedisė nė kazermėn ushtarake tė Paraqinit, tė cilėn e kishin inskenuar ēetnikės serbė. Nėse nė Gjermaninė e Hitlerit, shumė mė tė fuqishme, kishte me dhjetėra shkrimtarė, politikanė e veprimtarė pėrparimtarė - internacionalistė qė kundėrshtonin fashizmin gjerman, njė veprim tė tillė nuk e bėri asnjė shkrimtar apo veprimtar nė ish-Jugosllavi, sidomos nga Kroacia e Sllovenia. Kėshtu fashizmi serb pa pengesa ndėrkombėtare nisi tė ngjitej shkallėve tė luftės sė pėrgjakshme pėr masakrimin e popujve joserbė nė Ballkan.
Nuk ka asnjė dyshim qė APJ ishte vrasėse e pesė rekrutėve ushtarakė (dy boshnjakė, njė kroat, njė serb dhe njė shqiptar). Prandaj peshqit e mėdhenj tė Armatės Terroriste tė Jugosllavisė qė nė kabinetet e tyre kanė ujdisur vrasjen e ushtarėve nė dėm tė popullit shqiptar pėr synime fashiste, duhet tė dalin para organeve tė gjykatės ndėrkombėtare nė Hagė pėr vrasjen e djemve tė pafajshėm, ashtu siē kanė dalė edhe oficerėt gjermanė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Procesin e Nurembergut nė vitin 1946. Nėse Gjykata Ndėrkombėtare nuk e zbaton dėnimin, atėherė do tė mbetet pėrgjegjėse morale e historike pėr mosmbrojtjen e ushtarėve tė pafajshėm, sidomos tė ushtarit shqiptar – Aziz Kelmendi, qė sė bashku me katėr ushtarė tjerė ra viktimė e makinerisė sė fashizmit jugosllav. Njė gjė dihet, ashtu siē e urrente fashizmi gjerman popullin hebre, e urrente fashizmi jugosllav popullin shqiptar, sepse rinia e madhe shqiptare ishte ardhmėria e Kosovės Kombėtare Shqiptare pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Kosovės nga ēizmja jugosllave.
Pavarėsisht ēka shkruan shtypi serb pėr ushtar Aziz Kelmendin, tė cilin e ngarkon me krime tė kurdisura, me armėt dhe me oficerėt, po ashtu nė kazermėn e tyre, meqė gjithmonė pushtuesi tradicionalisht i ka mundėsitė e veta, qė sė pari tė gjejnė njeriun pėr tė viktimizuar, pastaj e zbatojunė krimin e fabrikuar njė kohė tė gjatė nė kabinetin e udbės gjakatar, ushtar Aziz Kelmendi mbetet hero i popullit shqiptar, ashtu siē kishte mbetur oficeri francez, Alfred Drajfus, por qė Azizi nuk pati fatin tė dėnohet si Drajfusi, dhe nė fund me anėn e gjykatės dhe ndonjė shkrimtari tė guximshėm, i sojit Emil Zola, tė shfajėsohet, dhe fill pastaj tė turpėrohet pushteti i egėr i Armatės Popullore tė Jugosllavisė. Prandaj sot shumė rrugė nė qytetet e Kosovės dhe shkolla fillore mbajnė emrin e Aziz Klemendit, pėr nderimin dhe kujtimin e qėndresės fisnike tė ushtar Azizit, i cili u vra pėr tė mos u vra kurrė populli shqiptar.

Suedi, 3. 09. 2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 277 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi