Poezi nga Xhevahir Cirongu |
Publikuar më 06 shtator, 2017 në orën 00:47 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
Hesht!
Hesht
heshtja,
dhe..ikën pa e kuptuar
në heshtje....?
I them heshtjes:
Pse hesht?
As një fjalë
Dhe… përgjigjen marr prej saj
vetëm heshtje.
Hesht!
hesht!
tek ajo do gjesh
në heshtje
mendim e fjalën,
dhe prapë
ajo vetëm hesht!?
Pse hesht – heshtja?
kërkoj prej saj
një fjalë,
të më thotë:
‘’edhe unë mbaj të fshehur
tingullin fjalë!’’
Hesht- heshtja
në vaskën e saj
mban të fshehura
miliona fjalë.
Hesht – heshtja
ajo di të flasë
vetëm at’herë
ku njerëzve u duhet
e bukura fjalë.
Hesht – heshtja,
dhe në heshtje
na flet të gjthëve
me filozofinë e dritës fjalë.
Vetëm at’herë
e shkruar në shkëmb e gur,
hesht – heshtja
Hesht!
hesht!
gjthë mjaltë e nur.
Durrës, 20 gusht 2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|