Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Motrat!
Publikuar më 06 shtator, 2017 në orën 22:28 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur shoku im i fëmijërisë T, më drejtohej mua dhe shokëve të tjerë të lagjes me shprehjen; Motrat!, ne të gjithë e dinim se për çfarë në fakt e kishe fjalën.
Shprehjen; Motrat, as shoku im i fëmijërisë T atëbotë, dhe as unë sot, nuk do ta përdornim për t’i dhënë ngjyrime stilistike diskursit tonë, por do ta përdornim për një dhe të vetmen arsye; për ta thënë atë që duam e mendojmë, shumë drejtpërdrejt dhe pa u mërzitur nëse i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt.

Pra, nëse për dikë ende ka ngelur e paqartë shprehja; Motrat, kujtoj që është koha tua zbërthejë edhe më këtë fjalë ‘enigmatike’. Motrat; në kontekstin që e përdorte shoku im i fëmijërisë T, dhe në kontekstin që do ta përdorim në këtë përqasje, thjesht e ka këtë shpjegim: Motrat = t’i qifsha!
Shprehja; Motrat, me të cilën dikur na drejtohej shoku i fëmijërisë sa herë që mllefosej në ne, më kujton vitet më të mira të jetës sime. Tani kur them vitet më të mira të jetës sime dhe kur në mendje më sillen vitet ’90 të shekullit të kaluar, sikur habitem me vetën, sikur nuk i besoj asaj që them.
Vitet ’90, vitet më të mira të jetës sime?! Si është e mundur, sikur dua t’i them vetës kur marr guximin ta jap një konstatim të këtij lloji.

Sigurisht se t’i konsiderosh vitet ’90 si më të mirat në kontekstin kombëtar e historik në të cilin gjendej Kosova dhe populli i saj atëbotë, do duhej të konsideroheshe i marr, njeri që ke lajthitur, thjesht si njëri që të ka ikur truri. E po...
Të gjithë ne që jemi dëshmitarë të luftës së pamëshirshme e gjenocidoale të Serbisë kundër Kosovës, ku për pasojë u vranë e u masakruan me mijëra njerëz, u përdhunuan mijëra femra shqiptare, u dogjën po ashtu me mijëra shtëpi e vendbanime, sot sikur na duket e pabesueshme ajo që jo më larg se pak vite më parë përjetuam direkt mbi kurrizin tonë!
Sigurisht kësaj ndenjeje sikur i kontribuoi sistemi kriminal që u instalua më 1999 në Kosovën tashmë të çliruar nga pushtimi qindravjeçar serb.

Nëse Kosova u çlirua nga një armik i përbetuar siç ishte Serbia, ajo do të ripushtohej shumë shpejt, ende pa kaluar ca muaj si e lirë, nga disa grupe kriminale që u thirrën në emër ët UÇK-së, e që në fakt më së paku u takonte ta zinin në gojë këtë emër të shenjt që është sinonim i lirisë së Kosovës.
Pra këto grupe kriminale që e futën në qorrsokak vendin që nga përfundimi i luftës më 1999, sikur nuk janë ngopur ende. Ato vazhdojnë të sorollatën edhe më, mu sikurse Hijenat, për ta gëlltitur edhe ‘kockën’ e fundit që do të mund të ketë mbetur nga preja e tyre.

Pra ky ripushtim që i ndodhi Kosovës dhe popullit të saj nga këto grupe kriminale, madje ende pa marr frymë lirshëm nga pushtimi shekullor serb, vazhdon të jetë i fuqishëm edhe sot. Vetëm një vizitë në mbrëmje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, do të mjaftonte për ta dëshmuar efektin e këtij pushtimi të ri, që po bën dy dekada jetë në Kosovën e ‘çliruar’!

Pushtimi i ri i Kosovës, po e zbraz vendin, po i imponon rinisë e saj mu sikurse regjimi i Millosheviqit në vitet ’90, eksodin. Dhe fatkeqësisht është për të të ardhur keq se si një rini e shëndoshë e fuqishme po dorëzohet çdo ditë e më shumë karshi këtyre grupacioneve kriminale që po na imponojnë; rrugët. A do duhet të dorëzohemi kaq lehtë? A do duhet t’ia dorëzojmë të ardhmen tonë Hijenave të pangopura? A do duhet që fatin tonë ta lëmë në duart e ca grupimeve kriminale, që me një organizim të vogël do t’i detyronim ta pinin edhe shurrën e vet? Rini ku je, ku është zëri yt! A arsyetohet ky nënshtrim total i pjesës më vitale të kombit?! Njëmijë herë jo! Atëherë çfarë presim, fajtori i gjendjes sonë ka emër dhe mbiemër.

Sidoqoftë, deri në kohën kur rinia e Kosovës do të mund ta mblidhte vetën dhe t’i kundërvihej fuqishëm këtyre grupimeve kriminale që po vrasin të ardhmen dhe ëndrrat tona, nuk na mbetet tjetër vetëm se klasës politike kosovare, sistemit të drejtësisë, prokurorëve e gjyqtarëve, duke filluar nga kryeprokurori i ‘Shtetit’, Aleksandër Lumezi e poshtë, dhe të gjithë atyre që po kontribuojnë në katandisjen e vendit t’u themi; MOTRAT, dhe të jeni të bindur se nuk do t’u shkojë gjatë!


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 464 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi