Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARË GJER NË VITIN 1867
Publikuar më 06 shtator, 2017 në orën 22:40 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas shënimeve arkivale turke të TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjësisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do të zgjasë 346 vjetë me radhë. Njëri ndër udhëpërshkruesit më eminent atëbotë Evlia Çlebiu i cili e kishte vizituar Beogradin gjatë vitit 1660, thotë se në Beograd atë kohë ishin 100 mijë banorë ku 75% prej tyre ishin të besimit islam. Atëbotë përkatësia kombëtare identifikohej me besimin në përkatësinë fetare. Evlia Çelebiu më tutje thotë se shumica prej tyre ishin shqiptarë, boshnjakë, hebrenjë vetëm se një numër shumë i vogël ishin turq.

Beogradi atëbotë i kishte 7000 banjo publike dhe 273 xhami po aq edhe mejtepe dhe mesxhide në të cilat bëhej mësimi i KUR’ANIT të shenjtë. Nëpër 33 xhamitë e Beogradit nga shqiptarët, boshnjakët dhe turqit falej namazi i xhumasë të premtëve. Për praninë dominante të etnosit shqiptarë në Beograd fletë edhe shënimi serbë nga M. GJ. Miliçeviqi: “STARINA ARBANAŠKOG GOVORA U BEOGRADU” (E FOLMJA E SHQIPES SË VJETËR NË BEOGRAD).
Me dobësimin në një masë të konsiderueshme të Perandorisë së Ali Osmanit dhe me tërhjekjen e saj, nga të 6 nahitë e Pashallëkut të Beogradit. Serbët e ndoqën një politikë gjenocidiale ndaj muslimanëve në përgjithësi e shqiptarëve në veçanti! Ç’do shqiptarë musliman sipas tyre ishte “turk”. Serbët e udhëhequr nga Knjazi i tyre i Parë Karagjorgje Petroviqi, duke filluar prej 23 gushtit 1807, vetëm se mbrenda kësaj dite i kryqëzuan 6 mijë shqiptarë të besimit islam dhe disa qindra çifutë.
Gjer në vitin 1867, Pashallëku i Beogradit do t’i kishte hiq më pakë se 450 mijë shqiptarë të cilët nga represaljet e serbëve morbidë qenë të detyruar t’i braktisnin vatrat dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme stërgjyshore dhe të vendoseshin mbrenda për mbrenda Sanxhakut të Nishit dhe të Toplicës, e që ishin pjesë përbërse të Vilajetit të Prizrenit tek më vonë të atij të Kosovës 1877.
Serbët pastaj filluan në mënyrë të tmerrshme rrënimin dhe rrafshimin e varrezave kalljen; e shtëpive, xhamive, teqeve, mejtepeve, mesxhideve njërën pas tjetrës! Njëri nga poetët mysliman shqiptarë duke e pare rrënimin dhe kalljen e shtëpive kurse xhamive duke ua vënë kryqat dhe kambonarët nga shpirti i tij i lënduar thellë do të shprehej:

Qanë Çeshmja e Bardhë me keqardhje
Ashtu si qanë i sëmuri kur ndahet nga familja
Shtëpitë e shqiptarëve janë të boshadisura
E janë bërë shkretë
Ato me qafirë shkie po mbushen
Xhamitë po kthehen në kisha
E ato sot kanë kryqe dhe kambonarë!

Bajrakli Xhamia e Beogradit apo Xhamia e Haxhi Aliut e ndërtuar në gjysmën e dytë të Shek. XVII, që është e vetmja xhami e mbetur në Beograd.

Në fund ndoshta ndokush do të thotë përse kryetari i muhaxhirëve nga Lugina e Preshevës po shkruan aqë shumë dhe me nostalgji për xhamitë, mesxhidet dhe teqet në Pashallëkun e Beogradit dhe për ato në Sanxhakun e Nishit e të Toplicës e gjer ne rrethinat e Vrajës. Pyetja është shumë e thjeshtë sepse ato ishin xhamitë, mesxhidet dhe teqet e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë që u masakruan u dogjën dhe u poqën për së gjalli në zjarr dhe hekur. Në nuk mësuam dhe nuk u vetëdijesuam prej përvojës së tyre të hidhur me shkaun e Karpateve të Rusisë! Prandaj e provuam të njëjtin fat tragjikë dhe tramatikë më 1999, në Kosovë. Për më tepër SHOQATA E MUHAXHIRËVE për Luginën e Preshevës nuk lejon të harrohet golgota biblike e të masakruarve nga dora kriminale serbe të etshëm për gjakë shqiptari si në Beograd, Nishë, Toplicë, Kurshumli, Pirot, Leskoc, Vrajë etj.
Ne duhet t’i kërkojmë në instancat më të larta ndërkombëtare: shtëpitë tona pasuritë tona të patjetërsueshme stërgjyshore e që Serbia po na i mbanë të uzurpura qe 141 vjetë. Nuk duhet të harrojmë se ato na i dogjën dhe shkatërruan serbët! Këtë porosi ua përcjellim brezave të tashëm dhe të arshëm të muhaxhirëve nga Beogradi, Nishi, Toplica, Kurshumlia, Prokupla, Leskoci dhe rrethinat e Vrajës etj.
E latinët me të drejtë kanë thënë se : “Historia është mësuesja më e mire e jetës”. Kjë sentence latine vlenë edhe për ne muhaxhirët e dëbuar dhunshëm nga tokat tona të Toplicës dhe rrethinave të Vrajës etj.

Reshat AVDIU
Shtator, Preshevë 2017

Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Luginën e Preshevës me seli në Preshevë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 912 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi