Kriza politike në Kosovë po bëhet imunë i së keqes, dukurie e shëmtuar, ku dhe ditë e më shumë vije kohë e përbaltur nga të zgjedhurit e sovrani. Kosova dhe zhvillimet e saja politike ditëve të fundit jo vetëm që janë shndërruar në cirk, po aq më keq përball sfidave të mëdha kanë humbur toruan, të cilët për emër janë bërë të tmerrshëm, ku për të arritu deri te qëllim nuk zgjedhin metoda, po që dhe shkatërrohet Kosovë.
Fatkeqësisht kjo mendësi e politikanëve(deputetëve) mjeran po e vë në rrezik vendin me lojën e numrave, të një partie me tre deputet, apo listës serbe, e cila qartë dhe e thotë: pa pëlqimin e Beogradit nuk vendosi ne.
Për këtë përgjegjësi, morale dhe kombëtare, duhen ta mbajnë PAN dhe LVV, të cilat as njëra dhe as tjetra nuk kanë arsye ta bllokojnë dhe ta vejnë në rrezik, në situatë të pakëndshme, institucionet e Kosovës.
Andaj është koha e fundit që PAN dhe LVV të lirohen nga inatet e tmerrshme individuale, e të rikthehen te arsyeshmeria, ta shohin çështjen e shtetit si çështje primare e kombëtare, nga që qartë po duket se kriza akoma më tepër po thellohet dhe po e çmend sovranin, nëse futet lista serbe si gjoker.
Kosova nëse me këtë lojë numra krijon qeverinë, kjo jo vetëm që nuk do të ketë zgjedhje reale po futet akoma më tepër në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe atë morale. Për këtë rrugë të sosur nuk ka, PAN dhe LVV të heqin dorë nga inati e të ndjekin rrugën e arsyes, zhbllokimin e kësaj bllokade institucionale përmes këtyre propozimeve:
PAN ta ketë kryeparlamentarin: Flora Brovina; LVV kryeministrin: Hydajet Hysenin, ndërsa dy zëvendës ministra: zëvendës i parë Ramush Haradinaj, zëvendës i dytë nga PDK-ja, ku kjo zgjedhje është një version i kapshëm, ideal.
Koalicioni PAN dhe LVV është koalicion i arsyeshëm, mbase edhe i domosdoshëm, ku një pjesë e madhe e anëtarësisë së tyre i lidhë përcaktim programor dhe ai i bashkimi kombëtar. Andaj, PAN dhe LVV, për hir të popullit, sovranit, të tregohen të gatshme, të lirohen nga inatet individual, e mbi këtë vesë ta vejnë çështjen e ndërtimit të shtetit si prioritare. Me këtë veprim jo vetëm që do të ketë prosperitet të dukshëm po dhe do të ringjallet besimi i humbur i deputetit, do të rikthehet shpresa e ndërtimit dhe mbi të gjitha me këtë koalicion Serbisë do t’i ikin ëndërrta e vjetra, serbët që jetojnë në Kosovë do ta shohin fuqinë real dhe do t’i binden ligjit, rregullave të minoriteteve.
PAN dhe LVV ndërgjegjësohuni!
|