Mjerimi I shqiptarëve ka qenë që në të gjitha kohrat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve, historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjajshme.
Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët, Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë e jo ti bëjnë qefin këtijë apo atij shqipëtari. Edhe sot janë aktuale këto thënje të shkrimtarit të madh, Faik Konica.
Sigurisht e keni kuptuar edhe ju si ne, se një qeveri e varur nga votat e listës srpska kujt do ti shërbën dhe çka na duhet !? Përfaqsuesit e listës srpska po e thon hapur dhe publikisht, madje edhe në parlamentin e Kosovës se ne vendosim dhe votojmë vetëm pas konsultimit me presidentin serbë A. Vuçiç!! Kurse ne respektivisht ju po i futni veshët në lesh e po bëhëni të shurdhër.
Ju luftetarët e lirisë që kishit vendosur që për liri e për ketë shtët e ketë popull të ipni edhe jetën.
Çfare po ndodhr më ju që nuk po mundeni të ndaheni nga pushteti dhe karrika! Krijimi i një qeverie të tillë jo funksionale nuk i bënë ndërë askujt, përkundrazi është e demshëme dhe regressive, ku mbetën guximi, krenaria dhe patriotizmi. Një qeveri identifikohët efikase dhe e fuqishëme bazuar në fuqin politike që ka, bazuar në numrin e votave që përfaqson në parlament. Për të qenë i sinqërt dhe korrekt më vetën tuaj dhe më votuesit vazhdimisht duhët bërë një vetë analizë dhe vlerësim lidhur më pozitën, “forcën” dhe ndikimin politik ndaj votuesve dhe funksionimin e institucioneve, prandaj dorëheqja më kohë është akt moral i ndërgjegjës dhe e vetëdijes se lartë.
Jam munduar maksimalisht që të gjejë një model, apo formul se si do të kshte funksionuar kjo qeveri dhe ky parlament në dobi të shtetit dhe kombit por nuk e kam gjetur, thjesht nuk ka mundësi praktike të kryhën detyrat dhe obligimet që janë shpalosur para elektoratit, prandaj hapni rrugë ju plaqin syt e balllit ose krijoni mundësi të shkohët në zgjedhje të reja, duke marr rrezikun që përseri të jemi në të njejtën gjendje.
Ibush R. Hetemi
Kryetari i FBKSH
Prishtinë. 07.09.2017
|