Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
...Hajde Fari hajde..!?
Publikuar më 09 shtator, 2017 në orën 01:53 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Homazh përkujtimor

Nga Gëzim Alia
(Antar i kryesisë Shoqatës Tomorri – Durrës)
Dake Tusha
(Antar i kryesisë veteranëve LANÇ – Durrës)
Xhevahir Cirongu
(Gazetar - Antar i Klubit të shkrimtarëve e artistëve – Durrës)


Fari Halili,- njeriu që i dha vlera komnitetit skraparas në durrës e më gjerë...!
Në gusht të këtij viti 2017, u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare Fari Halili. Ai u përcoll për në banesën e përjetshme me nderime të larta nga familja bashkëfshatarët, miqtë dhe nga pjesmarrës të shumtë në veçanti e komunitetit tonë skraparasme banim në qytetin bregdetar të Durrësit. Si për këdo, ne si komunitet do t’i flisnim e diskutojm për cilësitë dhe vlerat e të ndjerit; por për Fariun kishim e kemi çfarë të shkruajmë...!

Ai burrë fisnik, me atë pleqëri të mbarë, asnjëherë nuk iu nda këtij komuniteti, duke qënë model i një prindi shëmbullor, i një buri të mençur e fjalë pakë. Kur bisedoje me atë, ai mendimet e fjalët i ‘’Peshonte’’ në këndarim e mençurisë. Me ato karakteristikat e veçanta që kishte, të një burri përqafsues i zonës së ‘’kollit të burrave, të skraparit e gjithë shoqërisë. Ne, që kemi ardhur pas viteve të ’90-ës me banim në qytetin e Durrësit, e që jemi më nga afër familjes së tij,pranë lagjes ku banojmë me të afërmit e tij, , na bën shumë përshtypje jo vetëm respekti, pjesmarrija, por dhe ajo donin të thoshnin e shprehnin të gjithë duke thënë ‘’ Hajde Fari hajde...!?’’.
Këtë shprehje, në zonat tona e përdornin zakonisht atëherë kur duan të theksojnë atë diçka të vlerave të veçanta, e cila përsëritet vetëm rrallë kur ajo lë gjurmë të thellë në mendjen e njerëzve, në jetën e përditësisë, por edhe mbas vdekjes! Pra, vlerat marrin jetë e kuptime edhe për shoqërinë. Këto veti i gëzonte edhe xha Fariu. Vetë shprehja ‘’Hajde’’ do të thotë se shpreh kuptimin e asaj që ka qënë i mirë, e që duhet të vijë!’’ Hajde davër hajde’’, ‘’Hajde kohë hajde’’, ‘’Hajde bisedë hajde’’, etj. , i japin peshë mendimit, por janë cilësi vlersuese për këdo që lë ato gjurmë mirësie në shoqëri, në rastin konkret edhe për xha Fari Halilin.
Dhe..., për xha Fariun, kjo shprehje ishte shumë e qëlluar në homazhin e përcjelljes për në banesën e përjetshme ‘’Hajde Fari hajde!’’; e cila thoshte që ai burrë kishte lënë shenja të mirësisë në shoqëri, pra në gjithë jetën e tij. Fari Halili ishte e mbetet njeriu që i rriti vlerat e asaj deve, nga ajo ku kishte lindur e qe rritur. Por, vjen një ditë, e ajo ‘’Devë’’ e kohës të rrëmben pranë saj. Babai i tij kishte sjellë nga kurbeti jetë të re e kulturë në Staraveckë. I ati i Fariut, Mustafai zotronte dy gjuhë të huaja: Turqisht e Grqisht. I cili ka shërbyerë si përkthyes në konsullatën turke në Tiranë. Në Staraveckë ndërtoi një shtëpi dy katshe, ku edhe sot është në gjendje të mirë, ajo është edhe monument kulture. Kushedi sa njerëz kanë hyrë e dalë në atë shtëpi!?.... shumë miq, punonjës të shteti e udhheqësa, e me vete kanë marrë diçka nga ajo shtëpi bujare e mikprtëse. Aty ishte si një zonjë e madhe me një shpirt prej ‘’Floriri’’ nëna e Fariut, kapedanja Xhipja, si gjthnjë ajo në qoshe, e që drejtonte muhabetet e përcillte gjithmonë kulturë e dashamirësi tek të gjithë njerëzit e miqtë e asj shtëpie mikpritëse. Nënë Xhipja ka sjellë kulturë nga familja e madhe e Miçanit të Përmetit në Staraveckën e largët të skraparit. Ajo qe gruaja e parë e zonës si Antare e Këshillit të Gruas Antifashiste, e pjesmarse në disa kongrese.

Kohët largohen, pas lën gjurmët e tyre duke afruar në çdo kohë mirësitë që preken nga njerëzit e shoqëria!.... vetëm atëherë kur çel si një gonxhe Mirësia që rrezaton pas saj! Ajo nënë, tek kjo shtëpi ka pritur shumë patriotë e luftëtarë e atdhetarë që kalonin në atë zonë si : Ramiz Alia, Nako Spiro, Nexhmije Hoxha, por edhe Kah’reman Ylli, Hetem Kapinova, ..., aty ishte vendosur edhe centrali i Shtabit të Përgjithshëm LANÇ, i cili kishte selinë e tij sipër në Helmës, ku qëndroi disa muaj Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ Enver Hoxha. Nga kjo familje dolën njerëz atdhetarë, siç qe vëllai madh i Fariut Qemali, si pjesmarrës aktiv në lëvizjen antifashiste, më von një aktivist shembullor deri drejtor i bankës në Skrapar.Vet Fariu ka kontribuar në frontin e punës e të rindërtimit të vendit, në ushtri, e kudo shembullor dhe një nga kuadrot e parë të formimit të kooperativës në Staraveckë. Kudo që punoi e drejtoi , u shqua si njeri i zoti, i dëgjohej fjala, e kështu qëndroi deri sa doli në pension, saqë respekti reflektonte edhe në zonën e Potomit. Është për tu çuditur kur sheh shkrimet e Fariut për çdo vit, e për çdo ditë si një vëzhgues magnetik të kohës ku ai jetoi e punoi; duke grumbulluar përvojë e shkrojtur me një kulturë të veçantë emrat e kuadrove, punën e realizimet, por edhe dobësitë e saj. Tek shtëpia e këtij burri (në atë odë të madhe, qilimi i ruajtur që rrinte shtruar gjithnjë, tani ai ruhet si një relike e thesar i veçantë, shënime, fotografi, medalje të punës që Fariu i ka marrë me djarsën e ballit, me ndershmëri, të cilat flasin shumë edhe sot, por do u flasin edhe brezave nesër...! )

....Ecim duke vështruar kohët, e papritur ajo na ‘’Fton’’ të ndalemi diku për vlerat që sapo ka lënë Xha Fariu! Ato do ngelen gjithmonë në memorien e njerzëve intelektualë apo të thjeshtë qofshin ata, si një shembull nëpër breza. Ai mbetet një njeri model. Ne vijmë nga zona të largëta, dhe duam të bëjmë vend e të themi që jemi ne të tillë me këto të mira e tradita; të ruajtura në breza si skraparas e burra kolli. Ne kujtojmë që këto tradita të fisnikërisë, mikpritjes, njerëz shoqëror në komunitet, por edhe kënga t’i ruajmë e t’i çojmë më tej, pavarsisht se ku jetojmë e punojmë. E për këtë shembull e model kishim xha Fariun. Ai ishte e ngelet modeli i një prindi shembullor mban së bashku, me një edukatë të veçantë familjen e gjithë fëmijët e tij; të cilët bëhen një mëhallë prej 5 shtëpi. Abedini, Muço, Çimi, Beni, por vazhdojnë më tej nipat, mbesat e stërnipat, të gjthë të bashkuar në modelin e xha Fariut! Ata dinë ta ‘’Përqafojnë ‘’ punën si i ati apo gjyshi, shembull në komuntetin me bashkëqytetarët e tjerë kët në qytetin e durrësit. Atë e kishim të parnishëm në çdo aktivitet të Shoqatës Tomorri. Kishte dëshirë e mall të takonte skraparasit, të cilët janë të bashkuar rreth shoqatës Tomorri (Dega Durrës) e japin kontributet e tyre qytetare në komunitet për rritjen e cilësisë së jetës ekonomik e sociale. Ai i jepte lezet vendit ku rrinte, kur fliste, vishej bukur, matej shumë kur bisedonte e debatonte me njerëzit e ndryshëm; në kafene, në rrugë, në zyrë, apo në salla aktivitetesh kulturore e atdhetare që zhvillon shoqata Tomorri në këtë qytet bregdetar të Durrsit. Edhe ne kemi se ç’morëm prej atij burri të kollit! I donte njerëzit e thjeshtë, por nderonte edhe kuadrot si Ilir Meta, Spartak Braho. ...etj., që nderonin me pjesmarrjen e tyre aktivitetet e shoqatës tomorri.
Dhe....së fundi: ‘’Hajde’’ që ti do të vish...!
Kjo mbetet dëshirë, por xha Fariu është aty mes shokësh, miqësh, dashamirësve, sepse la gjurmët e jetës së tij në shoqëri. Të tillë njerëz si Fari Mustafa Halili nga Staravecka e skraparit kanë vetëm Jetë!
Durrës, 31 Gusht 2017.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 694 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi