Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NUK ËSHTË KJO “REPUBLIKA E ADEM JASHARIT” !
Publikuar më 12 shtator, 2017 në orën 20:19 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim

Duke e lexuar shkrimin autorial të z. Sheradin Berisha, tek portali i tij, pashtriku.org, i datës 6 shtator 2017, të cilin e hap shumë rrallë, u “befasova” jashtë mase për titullin që i kishte dhënë shkrimit të tij, “Republika e Adem Jasharit duhet t’i thotë stop Republikës së Marti Ahtisarit”!...

Pa hyrë në zbërthim të hollësishëm të temës që trajton autori, duhet ta themi të vërtetën historike shkoqur dhe pa ekuivoke. Këtë, në radhë të parë duhet ta bëjnë të gjithë historianët dhe të gjithë inelektualët shqiptarë. Por, a po e bëjnë “historianët” dhe “intelektualët” një gjë të tillë? Jo, nuk po e bëjnë! Nuk po e bëjnë, sepse, nuk është në interesin e tyre “patriotik” e “kombëtar”, partiak e grupor, ta thonë të vëretën siç është, ashtu siç ka ndodhur në një kohë të caktuar e për qëllime madhore kombëtare…

Thjeshtë, nuk është kjo “Republika e Adem Jasharit”, siç borizanohet nga qarqe të ndryshme, sepse, Adem Jashari nuk është betuar as nuk ka luftuar për këtë “Republikë” që po ia mveshin shumë “historianë” e shumë “intelektualë” kosovarë e kosovaristë, e, besa, edhe “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj, me një kategori të të “burgosurve politikë shqiptarë”!...

Adem Jashari e ka dhënë jetën e tij dhe të familjes së tij sipas një betimi, e, atë betim e dimë të gjithë, me përjashtim të atyre “politikanëve”, “historianëve” e “intelektualëve” që nuk duan ta dinë e t’ia dëgjojnë “zërin”! Dhe, ai betim është “Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Në këtë drejtim, çdo përpjekje për minimizimin dhe shtrembërimin e realitetit, është e kotë. Adem Jashari, është betuar dhe e ka mbajtur deri në fund të jetës së Tij heroike betimin për bashkimin e Shqipërisë së shqiptarëve, siç e kanë mbajtur anëtarët e Familjes së Tij të ngushtë dhe të gjerë dhe shokët e tij të idealit shqiptar, që e dhanë jetën po sipas atij betimi që sublimon Shqipërinë-SHQIPËRI dhe lirinë e popullit shqiptar. Pra, historinë nuk ka të drejtë ta shtrembërojë askush.

Prandaj, nuk është kjo “Republika e Adem Jasharit”. Kjo është “republika” e dallkaukëve dhe tradhtarëve të UÇK-së, prijatare e të cilës tradhti e dallkaukllëk është LDK&Co e saj të FARK-ut. Dhe, kjo është një e vërtetë historike, që e kemi parë, përjetuar e prekur me dorë, në çdo hap të ecjes e të jetës sonë shqiptare.

Përpjekjet “patriotike” e “kombëtare”, për t’i veshur Adem Jasharit e UÇK-së së Tij çka u teket shumë “historianëve” e “intelektualëve”, janë të kota, sepse, ka ende rrënjë të gjalla të trungut politik e kombëtar shqiptar, që nuk përkojnë me politikat “patriotike” e “kombëtare” të paci(t)fizmit shqiptaro-titist, ibrahimrugovist&Co. Sidomos, me kategorinë e tij të të “burgosurve politikë shqiptarë”, të cilët, së basahku me shqiptaro-titistët, e ideuan dhe e bënë “Republikën” antishqiptare të “Kosovës” së Ahtisarit dhe brenda saj “kombin Kosovar”, “politikën kosovare”, “kulturën kosovare”, “Akademinë kosovare”, “Universitetin kosovar”, “Mediat kosovare”, “historinë kosovare”, “shkollimin Kosovar”, “shëndetësinë kosovare”, “sportin Kosovar”, “muzikën kosovare”, “teatrin kombëëtar kosovar”, etj., për të cilat Adem Jashari dhe asnjë shqiptar nuk do ta jetpte as një qime floku, prandaj, është e papranueshme dhe e turpshme, moralisht e kombëtarisht, që t’i mveshet diçka e tillë Adem Jasharit, simbolit të bashkimit kombëtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, e bashkëluftëtarëve të tij fisnikë, sepse, për “fisnikët” e “politikës”, “kulturës”, “arsimit”, “shkencës”, “historisë”, “muzikës”, “sportit”… etj., nuk do shkruajmë tash e me këtë rast.

Prandaj, autori dhe shumë si ai duhet ta dinë dhe ta kenë të qartë se nuk është kjo “Republika e Adem Jasharit”, por, Republika e gomarllëkut “patriotik” e “shqiptar” LKJ-isto – LDK-ist!...
ADEM JASHARI luftoi e ra heroikisht për SHQIPËRI!...

Burojë, më 10 Shtator 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 478 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi