Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė dorės sė parė
Publikuar më 16 shtator, 2017 nė orėn 00:20 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instituti pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės, Prishtinė, 2017.

Monografia "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, ėshtė libėr i dėshmive tė dorės sė parė pėr njėrėn ndėr aktet mė tė tmerrshme tė gjenocidit qė i kryen forcat pushtuese serbe gjatė luftės nė Kosovė (1998-1999). Siē dihet, Masakra e Reēakut e tronditi opinionin vendor e ndėrkombėtar. Pėrmasat e kėsaj masakre, tė cilėn forcat serbe e kryen nė kohėn kur misionet vėzhguese ndėrkombėtare ishin vendosur nė Kosovė, e zbuluan natyrėn ēnjerėzore tė krimeve dhe tė terrorit qė po vazhdonin tė ushtronin forcat okupuese serbe ndaj popullsisė civile shqiptare nė Kosovė. Njėkohėsisht nxorėn nė shesh tendencat pėr mohimin e krimeve, falsifikimin dhe tjetėrsimin e pėrgjegjėsisė qė po i bėnte Serbia nė tė gjitha dimensionet. Prandaj, kjo Masakėr shėrbeu si njė pikė kthese pėr vetėdijesimin e opinionit vendor e ndėrkombėtar pėr krimet e tmerrshme qė po ndodhnin nė Kosovė, duke ndikuar edhe nė kėndelljen e mekanizmave ndėrkombėtarė pėr tė intervenuar nė Kosovė, me qėllim tė ndėrprerjes sė gjenocidit, spastrimit etnik dhe shfarosjes sė popullit shqiptar, gjė qė ndodhi vetėm disa javė mė vonė me fillimin e sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė (24 mars 1999). Masakra tė tilla si kjo e mė tė rėnda kanė ndodhur edhe nė vende tė tjera tė Kosovės, por shumica dėrmuese e tyre mbetėn nė heshtje, pasi qė nuk e patėn fatin t’i pasqyrohen nga afėr opinionit ndėrkombėtar, edhe pse kishte dėshmi, kishte viktima tė shumta, kishte dėshmitarė e tė mbijetuar, sepse qėllimi i Serbisė ishte qė tė kryente krime, tė kryente spastrime etnike, por tė zhdukte gjurmėt e atyre krimeve, tė mos linte dėshmi. Kėtė nuk po e bėnte pėr herė tė parė. Po e bėnte nė mėnyrė tė planifikuar e tė organizuar pėr tė satėn herė, qė kur filloi pushtimin e trojeve shqiptare mė 1877/1878, duke i zbatuar kapėrcipėrisht metodat e parapara nė platformat dhe elaboratet serbomėdha pėr shfarosjen e shqiptarėve, qė fillojnė me planin "Naēertanije" tė Garashaninit (1844), pėr tė vazhduar deri nė "Memorandumin" e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė e planprogramet e tjera tė Millosheviqit, Sheshelit, Kishės Ortodokse Serbe etj., deri nė ditėt tona. Kishte prej atyre masakrave pa asnjė tė mbijetuar, siē ishte Masakra e Mejes, ku mė 27 prill 1999, u ndaluan dhe u arrestuan nga forcat serbe tė paktėn 377 civilė shqiptarė, por pėr vite tė tėra pėr ta nuk dihej asgjė. Familjarėt mendonin se gjenden nė burgjet e Serbisė, deri nė zbulimin e varrezave masive nė Serbi. Vetėm nė vitin 2003, Serbia filloi tė bėjė kthimin e pjesshėm tė mbetjeve mortore tė mbi njė mijė tė ekzekutuarve, tė cilėt i kishin varrosur nė varrezat sekrete masive nė afėrsi tė Beogradit, nėn asfaltin e poligoneve tė policisė, ushtrisė e tė njėsive speciale tė Serbisė.
Monografia ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 2004, nga Fondi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reēakut” nė Shtime. Nė kėtė botim, monografia vije e pėrmirėsuar dhe e plotėsuar. Kur e mora pėrsipėr qė ta pėrgatis pėr ribotim nė gjuhėn shqipe dhe botimin e parė nė gjuhėn angleze, me miratim tė Kėshillit Shkencor tė Institutit pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės tė Ministrisė se Drejtėsisė, sipas kritereve shkencore tė Institutit, kisha parasysh se kjo monografi pėrmban dėshmitė e tė gjitha palėve se si janė zhvilluar ngjarjet gjatė dhe pas Masakrės nė fshatin Reēak tė komunės sė Shtimes, qė janė dėshmi shumė tė rėndėsishme pėr dokumentimin e kėtij akti tė gjenocidit.
Nga tė dhėnat qė ofrohen nė kėtė monografi mėsojmė se mė 15 janar 1999 nė Reēak janė vrarė 53 shqiptarė, 42 civilė dhe 11 pjesėtarė tė UĒK-sė, dy prej tyre tė rėnė nė betejėn pėr mbrojtjen e kufomave tė tė vrarėve, mė 19 janar 1999, kur serbėt tentuan t’i marrin me forcė trupat e pajetė tė tė vrarėve, me qėllim tė zhdukjes sė dėshmive tė masakrės. Forcat serbe pasi e kishin rrethuar fshatin nga tė katėr anėt, i zunė rob, i torturuan dhe i ekzekutuan nė format mė tė tmerrshme civilėt shqiptarė prej moshės 13-vjeēare (Halim Rizah Beqiri) deri nė moshėn 82-vjeēare (Nazmi Nuhė Imeri), nė mesin e tyre edhe persona me aftėsi tė kufizuara dhe tri femra. Njėra prej tyre, Sahide Metushi (61-vjeēare), u ekzekutua nga policia serbe nė fshat. Nė pėrfundim tė operacionit vrastar, policia serbe me njė automjet tė policisė e mori trupin e saj nga vendi i ekzekutimit dhe e zhduku. Edhe sot e kėsaj dite konsiderohet e zhdukur. Po ashtu u plagosėn me armė zjarri dymbėdhjetė civilė e po aq tė tjerė u keqtrajtuan e u torturuan fizikisht, shumica prej tė cilėve mbetėn me pasoja jetėsore.
Faktet e shumta dėshmojnė se sulmi kundėr Reēakut ka qenė i planifikuar, i urdhėruar dhe i monitoruar nga instancat mė tė larta tė qeverisė serbe-jugosllave. Pėr ta kryer pahetueshėm masakrėn e tmerrshme nė fshatin Reēak tė Shtimes, Beogradi zyrtar i dėrgoi nė Kosovė, pėr ta mbajtur nėn kontroll situatėn, zėvendėskryeministrin e Qeverisė sė Jugosllavisė sė Zhablakut, Nikolla Shainoviq, njėherėsh shef i Komandės sė Pėrbashkėt tė Ushtrisė e Policisė dhe zėvendėskryeministrin e Qeverisė sė Serbisė, radikalin Vojisllav Sheshel, tė cilėt kishin ardhur nė Kosovė dy ditė para masakrės dhe ishin larguar nga Kosova dy ditė pas masakrės. Kėtė operacion ndėshkimor forcat serbe e ndėrmorėn vetėm njė ditė pasi qė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, duke iu pėrmbajtur konventave ndėrkombėtare, me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, i liroi tetė ushtarė serbė tė zėnė robėr ditė mė parė nė Zonėn Operative tė Shalės, tė cilėt u shkėmbyen me ushtarėt e UĒK-sė, tė zėnė robėr nga ushtria serbe-jugosllave mė 14 dhjetor 1998, nė kufirin shqiptaro-shqiptar.
Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 15 janarit tė vitit 1999, forcat e ushtrisė serbo-jugosllave, njėsitet speciale tė JSO-sė e tė PJP-sė, njėsitet e policisė, paramilitarėve dhe serbė lokalė tė mobilizuar nga komuna e Ferizajit, Shtėrpcės, Shtimes, Vitisė, Lipjanit, etj., pasi qė gjatė natės e kishin rrethuar fshatin nga tė katėr anėt, duke e sulmuar edhe me artileri tė rėndė nga largėsia, u futėn nėpėr shtėpitė e Reēakut, duke i terrorizuar banorėt e fshatit (pa dallim moshe e gjinie), qė ishin kthyer nė shtėpitė e tyre edhe pas djegies, plaēkitjes dhe shkatėrrimit nė masė tė shtėpive tė tyre gjatė ofensivės serbe nė gusht tė vitit 1998, dhe nė pamundėsi qė tė strehoheshin diku tjetėr, nė kushte tė vėshtira ishin detyruar ta kalonin dimrin nė zonat e pėrfshira nė luftime gjatė vitit 1998. Pas arrestimeve, torturave dhe mizorive tė shumta, forcat serbe i ekzekutuan nė masė civilėt. Tridhjetė e gjashtė prej tyre ishin ekzekutuar nga afėrsia, ndėrkaq gjashtė nga largėsia prej mbi 50 metrash. Shumicės sė viktimave ua kishin bėrė atė qė s’mund tė paramendohet se njeriu mund t’ia bėjė njeriut: pėr sė vdekuri, por edhe pėr sė gjalli, me mjete tė mprehta ua kishin prerė dhe hequr pjesėt e ndryshme tė trupit. Dikė e kishin zėnė tė gjallė, ia kishin prerė duart e nxjerrė zemrėn; dikujt ia kishin prerė kokėn me thikė nė prani tė anėtarėve tė familjes, dikė e kishin ekzekutuar me armė zjarri, por nuk ishin mjaftuar me aq, ia kishin prerė me thikė dhe humbur edhe kokėn; dikujt ia kishin thyer kafkėn dhe ia kishin rrjepur lėkurėn; dikujt ia kishin kėputur duart duke e rrahur me dru, dikujt ia kishin ēarė kokėn mė dysh me sopat nė formė kryqi!... Tė gjitha kėto ishin bėrė nė prani tė familjarėve e banorėve tė tjerė, nė prani tė grave e tė fėmijėve, tė cilėt i kishin parė apo dėgjuar britmat, klithmat e tmerrit dhe ofshamat e fundit tė familjarėve e bashkėfshatarėve tė tyre, duke u shkaktuar panik, tmerr e lemeri qė nuk harrohet dot.
Tė gjitha kėto tmerre e akte lemerie i gjejmė tė rrėfyera nė veten e parė nė kėtė monografi nga tė mbijetuar dhe dėshmitarė okularė tė masakrės.
Duke e lexuar librin, sa e sa herė shtohet pyetja: A ėshtė e mundur dhe si ėshtė e mundur qė njeriu t’ia bėjė kėtė njeriut?! Kėto tmerre qė i rrėfejnė viktimat shqiptare, i kanė rrėfyer shumė vite pas luftės edhe disa oficerė tė policisė serbe, pjesėmarrės nė krime tė tilla makabre, tė cilėt rrėfejnė se serbėt kanė shkuar aq larg sa qė kanė bėrė edhe llamba tavolinash me kafka tė shqiptarėve!
Tmerrin nė Reēak e panė pėr sė afėrmi edhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė dhe gazetarė tė shumė tė medieve ndėrkombėtare. I gjetur pėrballė pamjeve tė tmerrshme tė Masakrės, kryesuesi i Misionit Verifikues tė OSBE-sė nė Kosovė, diplomati amerikan William Walker, nga vendi i ngjarjes i kumtoi botės se ajo qė kishte ndodhur nė Reēak ishte e tmerrshme, ishte krim kundėr njerėzimit. Pėr titullin e kėsaj monografie ėshtė marrė pėr bazė ky konstatim i ambasadorit Walker i bėrė nga vendi i ngjarjes, ndonėse masakra e Reēakut ėshtė jo vetėm krim kundėr njerėzimit, por edhe akt gjenocidi.
Nė rastin e Masakrės sė Reēakut, ndonėse ēdo gjė ishte pėrcjellė qė nga fillimi i operacionit nga vėzhguesit e Misionit Ndėrkombėtar tė OSBE-sė, tė organizatave ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsues tė medieve ndėrkombėtare, Beogradi zyrtar me ēdo kusht tentoi t’i sfidonte dėshmitė, t’i sfidonte pohimet e tė mbijetuarve dhe tė ekzekutimit nė masė tė fshatarėve, dhe t’i bėnte vrasjet tė duken si pasojė e njė lufte tė ashpėr. Por kjo nuk ishte asgjė e re, as e panjohur, sepse Serbia ēdo krim qė e ka kryer nė Kosovė ėshtė pėrkujdesur t’ia adresojė UĒK-sė. Nė njėrėn anė Beogradi zyrtar tė vrarėt i quante terroristė, e nė anėn tjetėr refuzonte ēdo hetim ndėrkombėtar.
Madje, duke i pėrdorur tė gjitha hallkat e funksionimit tė pushtetit okupues edhe gjyqėsinė, mjekėsinė ligjore dhe mediet, tentoi tė falsifikonte e tė tjetėrsonte tė vėrtetėn pėr Masakrėn, siē ka bėrė historikisht edhe nė tė gjitha rastet e tjera. Tė gjitha kėto dėshmi qė pėrmbajnė nė vete prova tė fuqishme pėr t’i ndėshkuar dhe dėnuar krimet serbe gjenden nė kėtė libėr. Kryeprokurorja e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės, Carla Del Ponte, nė aktakuzėn e ngritur kundėr Sllobodan Millosheviqit dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė afėrt, pėr krimet e luftės nė Kosovė, i akuzoi ata vetėm pėr 17 varreza masive, duke i lėnė jashtė aktakuzės edhe 483 varreza tė tjera masive me trupa tė pajetė tė shqiptarėve, qė i lanė pas vetes forcat serbe pas kapitullimit tė tyre nė luftėn e Kosovės. Madje, Masakrėn e Reēakut, Masakrėn kundėr Familjes Imeraj nė Padalishtė (Istog) dhe Masakrėn kundėr tė burgosurve shqiptarė dhe robėrve tė luftės nė Burgun e Dubravės, mė pas i hoqėn nga procesi gjyqėsor kundėr udhėheqėsve tė lartė shtetėrorė serbė, me arsyetimin pėr thjeshtėsim procesi! Deri mė sot vetėm njė pjesėtar i policisė serbe ėshtė gjykuar dhe dėnuar nga gjykatat e UNMIK-ut nė vitin 2002 pėr krimet e kryera nė Masakrėn e Reēakut, dhe atė vetėm pėr njė vrasje dhe dy tentim-vrasje. Polici serb Zoran Stanojeviq nga fshati Grackė e Vjetėr e Lypjanit, u dėnua me 15 vjet burgim, por i ka mbajtur vetėm gjashtė vite. Nga Kosova u transferua nė burgjet e Serbisė, nė vitin 2009. Atje, menjėherė u lirua me dekret tė veēantė tė presidentit tė atėhershėm tė Serbisė, Boris Tadiq.
Nė 18-vjetorin e Masakrės, monografia "Masakra e Reēakut – Krim Kundėr Njerėzimit", ėshtė pėrgatitur pėr botim nė gjuhėn angleze nga Instituti pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės (IHKL), Prishtinė dhe njėkohėsisht ribotohet e pėrpunuar dhe plotėsuar edhe nė gjuhėn shqipe. Ėshtė njė libėr qė i kontribuon ballafaqimit me tė kaluarėn, i shėrben dokumentimit tė sė vėrtetės, pasi qė Serbia asnjėherė deri mė tani nuk e ka pranuar pėrgjegjėsinė pėr krimet e luftės, krimet kundėr njerėzimit, etnocidin, gjenocidin dhe spastrimin etnik kundėr popullit shqiptar tė Kosovės. Kontribuon qė krimet kundėr njerėzimit dhe gjenocidi serb kundėr shqiptarėve tė mos mbeten tė pandėshkuara nga drejtėsia. Krahas kėsaj monografie, mosharresės, mirėnjohjes, nderimit dhe vlerėsimit tė sakrificave tė tė rėnėve i shėrben edhe Kompleksi Memorial i Martirėve nė Reēak, pranė tė cilit nė pėrvjetorin e tetėmbėdhjetė u vendos shtatorja prej bronzi e njeriut tė ēmuar, heroit tė reēakasve, Ambasadorit Amerikan William Walker.

Fetnete Ramosaj

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 401 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi