Poezi satirike - TI, BAL, QË JE TOPALL… |
Publikuar më 17 shtator, 2017 në orën 19:15 ( ) |
Beqir Elshani | Kulturë | |
|
|
.
TI, BAL, QË JE TOPALL…
Ti, Bal, që je topall, bëhu ministër në transport,
Ti, Dardan, që je shurdhan, bëhu gjeneral në armatë,
Ti, Samir, që je qorr, bëhu admiral në flotën detare,
Ti, Bardhok, që je aerofob, bëhu pilot në aviacion,
Ti, Hekuran, që je hajdut, bëhu shef në polici,
Ti, Luan, që je xhelat, bëhu ministër në drejtësi,
Ti, Sokol, që je kodosh, bëhu drejtor në kryqkuq,
Ti, Bamir, që je fakir, bëhu ministër në kulturë,
Ti, Alban, që je llafazan, bëhu ministër në arsim,
Ti, Fidan, që je pedofil, bëhu edukator në parashkollor,
Ti, Dafinë, që je karrieriste, bëhu zëdhënëse në qeveri,
Ti, Taulant, që je matrapaz, bëhu rektor në universitet,
Ti, Parim, që je demagog, bëhu orator në kuvend,
Ti, Ylber, që je kaqol, bëhu ministër i gjendjes civile,
Ti, Korab, që je alkoolist, bëhu ministër në farmaci,
Ti, Mimozë, që je magjistare, bëhu ministre në mjekësi,
Ti, Erzen, që je teveqel, bëhu mjek veterinar,
Ti, Bukurie, që je maloke, bëhu ministre në ekonomi,
Ti, Fatos, që je kokorosh, bëhu ministër në pylltari,
Ti, Artan, që je përtac, bëhu ministër në bujqësi,
Ti, Marash, që dallaverxhi, bëhu ministër në tregti,
Ti, Kreshnik, që je trim, vërja dinamitin burokracisë.
Suedi, 10.09.2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 33 vizitorë |
Lexuar:
895 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|