Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Disa konsiderata për shkrimtarin Bedri Tahri dhe kritikun Fatmir Minguli
Publikuar më 18 shtator, 2017 në orën 22:03 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ajo se çfarë vërehet e konstatohet lehtësisht në Shqipëri dhe Kosovë në këto kohë moderne dhe të përshpejtuara pasi që tashmë duken dhe kanë dalë në sipërfaqe janë jo vetëm kriza politike dhe ajo e identitetit por edhe kriza letrare, historike dhe e kritikës.

Letersia dhe krijimtaria letrare, “studimet” dhe pseudohistorianët si dhe kritikët e paaftë, pa intelekt dhe të cekët akademikisht po na japin leksione dhe na kanë mbuluar e zënë mediat, reklamat, politikën, pushtetin dhe patriotizmin, duke përvetësuar kështu, kjo injorancë “moderne”, edhe kompetencat e talentit dhe të dhuntisë. Ndërsa shkrimtarët, historianët dhe kritika e kritikët e vërtetë janë eklipsuar.
Të tillë unë po përmend sot dhe po shpreh konsiderata për shkrimtarin nga Kosova, Bedri Tahiri dhe analistin e kritikun nga Durrësi, Fatmir Minguli.
Bedri Tahiri është kryesisht shkrimtari i Luftës së Lavdishme të UÇK-së, shkrimet dhe veprat letrare të të cilit po shkruajnë dhe kanë përjetësuar historinë e madhe të Luftës heroike shqiptare. Bedriu është individi më i shquar i kohëve të sotme i cili ka grumbulluar dhe shkruar memorien kolektive dhe realitetin tani, në kohën e duhur pa pritur që letërsia ta shkruajë historinë në të ardhmen kur memoria dhe brezat të shkojnë dhe memoria të shlyhet dhe të harrohet, dhe pastaj historia edhe të manipulohet. Pra veprat letrare të Bedriut kanë shkruar të vërtetën historike moderne të ngjarjeve dhe të heronjve realë.
Letërsia e Bedri Tahirit ashtu sikurse edhe kritika kompetente, pozitive dhe reale e kritikut Fatmir Minguli flasin, tregojnë, zgjojnë dhe nxisin e inkurajonë zgjimin, evolimin dhe progresin e letërsisë, historisë, kritikës si dhe inkurajojnë dhe nxjerrin në skenë të vërtetën, heronjtë dhe talentët e panjohur, meritokracinë e vërtetë akademike dhe intelektuale të cilët nuk i lë inkompetenca, egoizmi dhe xhelozia pseudointelektuale që të dalin në skenë.
Në Shqipëri ka kritikë dhe analistë shumë, por shumica janë kritikë të paaftë dhe të dobët e të cekët intelektualisht. Si kritikë në Shqipëri të cilët duken në publik, në televizione e në media na janë vetëm ca farë opinionistësh e analistësh të cilët as nuk dinë se çfarë është letërsia, as historia, as feja, as filozofia, as demokracia dhe as politika.
Këta lloj kritizerësh sharlatanë “universalë”janë zëdhënes, altoporlantë të zhurmshëm e mercenarë të ryshfetit, të parasë dhe të pushtetit. Këta kritikë në fakt janë propagandues të ndonjë shkrimi apo ndonjë libri të shokëve të tyre, të ndonjë mediatiku, politikani e pushtetari nëpër panaire, në reklama televizive, veprat e të cilëve as nuk i blen dhe as nuk i lexon njeri; “vepra”të cilat myken në reftet e harresës që të nesërmen. Unë shumë autorë, krijues dhe shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora i kam njohur nga analiza që kritiku Fatmir Minguli u ka bërë letërsisë së tyre. Dhe kjo është edhe e veçanta e madhe e këtij intelektuali të madh dhe erudit, e Z. Fatmir Minguli, i cili na bën të mundur që ta njohim botën letrare shqiptare, pra kulturën letrare në ato gazeta e portale të cilat botojnë kritikën dhe analizën e tij reale, pozitive, të vërtetë, të paanshme, kompetente dhe jo të blerë e të nxitur nga fqinji, paraja, njohja, servilizmi, politika e pushteti siç bëjnë e veprojnë të tjerët, që janë të shumtët fatkeqësisht e mjerisht.
Pra si kritika dhe analiza e Mingulit ashtu edhe letërsia e Tahirit u kanë dhënë atyre dimension panshqiptar, shtrirë e që ka përfshirë gjithë hapësirën etniko-territoriale shqiptare me ngjarje, personazhe, heronj dhe krijimtari e kritikë historiko-letrare duke i dhënë kështu frymarrje tërë kulturës kombëtare shqiptare sepse aktualisht kultura shqiptare në botë është e vogël pasi është shumë pak e njohur.
Historia dhe letërsia shqiptare nuk përfaqësohen vetëm me një, dy apo ca heronj rreth të cilëve vërtitet edhe “kritika” lëvdatë e mitizimit të tyre. Ne jemi një popull i lashtë, vital dhe heroik e i lavdishëm por këto i themi si parulla pasi për to ka shkruar shumë pak letërsia shqiptare, madje edhe pjesa më e madhe kësaj letërsie ka shkruar për to me nuanca, ndikime e mbështjellje politiko-ideologjike dhe ateiste të cilat më shumë kanë bërë vetëm dëm dhe çoroditje intelektuale. Tërësisht ndryshe nga kjo na paraqitet letërsia e Bedri Tahirit dhe kritika e Fatmir Mingulit.

Bedri Tahiri















Tahiri dhe Minguli me veprat dhe me punën e tyre janë shëmbulli i përpjekjeve që ata bëjnë për ta përjetësuar dhe përhapur letërsinë, historinë dhe kulturën si shkrimtar njëri dhe si analist dhe kritik tjetri pasi nuk qëndron letërsia, kultura dhe historia pa studim, pa analizë e gjykim, pra pa kritikë.
Tahiri është një shkrimtar vepërmadh ndërsa Minguli është një shkencëtar i letërsisë i cili me vlerësimet dhe gjykimet e tij zbërthen enigmën dhe të fshehtat e shkrimtarit dhe të veprës së tij; ai është një kritik joegoist por shpirtmadh duke treguar së pari shenja simpatie për veprën e autorëve të shumtë ndoshta edhe të atyre me të cilët kam përshtypjen se ai edhe nuk është takuar ndonjëherë.
Kritika e Mingulit dhe Letërsia e Tahirit nuk janë zhurma që shurdhojnë dëgjimin dhe që bajasin intelektin dhe mëndjen, pra nuk janë zhurma që çorodisin lexuesin por janë vepra që tërheqin dhe ushqejnë lexuesin. Dhe për të tillët si Tahiri dhe Minguli prandaj edhe i shpreha këto konsiderarata, edhe si mirënjohje ndaj tyre pasi ata po shkruajnë dhe po kontribuojnë për letërsinë, për historinë, për kritikën, pra për këto deficite jashtëzakonisht të mëdha edhe si intelektuale e patriotike që ka sot shoqëria jonë e verbur dhe e kapur nga përbindëshi politikë.
Minguli dhe Tahiri janë në kohën e tashme, ata po shkruajnë me të vërtetat e së tashmes për të tashmen, pa pritur që këto t’i shkruajë e ardhmja apo pa pritur më keq akoma ashtu sikurse është bërë historikisht gjithnjë: që për historinë, letërsinë e kulturën tonë të shkruajnë të huajt ashtu si duan dhe si u pëlqen atyre.
Historia, letërsia dhe kritika gjithmonë është mirë të shkruhen në kohë dhe nga vetë Ne. Kjo sepse po të shkruhen në të ardhmen ato mund të deformohen e të duken e të na tregohen pastaj si përralla historike të cilat polemizojnë dhe nuk kanë vlerë të madhe pasi e ardhmja nuk e shkruan dhe as nuk e ndreq dot të shkuarën sepse e ardhmja nuk jeton në realitetin e së shkuarës. Prandaj është mirë që letërsia, historia dhe kritika të shkruhen në kohë, sepse nuk dogmatizohen pasi nuk e lejon këtë memoria e gjallë kolektive e kohës.
Këtë e bëjnë realisht edhe z. Minguli e Tahiri të cilët janë edhe të lirë sepse nuk janë të shtërnguar nga politika dhe as nga oborri i saj; janë të paanshëm, dhe janë edhe të guximshëm dhe realë.
I shkrova këto konsiderata për shkrimtarin Tahiri dhe kritikun Minguli, pasi është mirë që i kemi këta si dhe që kemi edhe të tjerë si këta të dy, puna dhe vepra e të cilëve shërben që t’ua kthejë besimin lexuesve të letërsia, te historia dhe te kritika e vërtetë, pasi letërsia dhe kritika e paguar e ka çoroditur dhe larguar lexuesin nga libri, të cilin sot po e shkruajnë kushdo, e më së shumti ata që nuk dinë.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 541 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi