ANALOGJI KOHËSH DHE LUFTASH |
Publikuar më 20 shtator, 2017 në orën 03:04 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Duke iu referuar një thënieje kuptimplotë të Azem Bejtë Galicës dhe kohës së tij shqiptare, nuk mund të mos nxjerrim analogji me kohën tonë të luftave me vetveten e kundër vetvetes, se, ne, vërtetë, luftë e kemi në shtëpi (Shqipëri)!...
Në një pikë kulminante të një situate të trazuar si kjo e jona, Azem Bejta, i kishte mbledhur bashkëluftëtarët e vet, dhe, shih, për çudi, kishte zënë t’i pyesë nga i kishin miqtë.
Duke i pyetur për miqtë, i ndanë ata në dy tabore, por, asnjëri prej bashkëluftëtarëve të tij nuk e dinte epilogun e kësaj meseleje të hollë të kryetrimit komit.
- Nga i ke miqtë, ti, more burrë?, - e kishte pyetur kureshtar Azem Bejta secilin prej bashkëluftëtarëve të vet.
Dhe, secili prej tyre i kishte dhënë përgjigje të saktë.
Duke i marrë përgjigjet e tyre, i ndanë në dy tabore, dhe, krejt në fund, ua kumton përgjigjen për pyetjen që u kishte bërë.
Më parë, duke e parë tabori-taborin tjetër, të gjithë bëhen sy e vesh ta dëgjojnë se çfarë do t’u thoshte kryekomiti. Dhe, pa vonuar e burrash, u thotë:
- Ju, që i keni miqtë prej Drenice, i drejtohet taborit në të djathtë të tij, thotë kryetrimi, shkoni n’shpia t’ju’ja, se luftë e keni n’shpia t’ju’ja! E, ju të tjerët mund të rrini me mua!...
Ata, që u tha të shkonin në shtëpitë e tyre, u zunë të papërgatitur prej përgjigjes së tij dhe kokposhtë, u nisën nëpër shtëpitë e tyre!...
Situatën analoge, që na është krijuar sot, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, në atdheun tonë të copëtuar e të trepushtuar, kosovaro-serbo-rajonalo-ndërkombëtarisht, po e drejtojnë të huajtë dhe po çuditen me ahmakllëkun tonë kolektiv, e, sikur po na thonë, sikurse u ka thënë Azem Bejtë Galica bashkëluftëtarëve të tij:
- Rrini, ju, në Shqipërinë tuaj t’pushtueme e t’copëtueme se më mirë nuk po e meritokit, he, mos paçim punë me juve, se, ju, luftë e paskëshit mesvete dhe me njëri-tjetrin. Shqipërinë nuk po e lëkit ju të bashkohet e të bëhet siç ka hije, se, s’paska faj askush tjetër, këtu, pos ju shqiptarëve, në çdo kohë analoge luftash e faqesh t’zeza mesvete!...
Kjo fjalë reale, për situatën, e miqve ndërkombëtarë, po u duket e rëndë “shqiptarëve” e “patriotëve” të mëdhenj, të cilët, çuditërisht, po nxisin lufta të reja dhe përditë që ka dhënë Zoti, po krijojnë përçarje e hendeqe të reja e edhe më të thella! E kanë nisë e s’e kanë bitisë, as e kanë rend ta bitisin maksimën romake: Divida et impera! (Përçaj e sundo!)… Dhe, kë? Popullin e vet!...
Dhe, në këtë mënyrë, miqtë ndërkombëtarë, hiç pa çudi, një ditë mund të na thonë sikurse Azem Bejtë Galica bashkëluftëtarëve të tij: Hajt se, ju, luftë e paskëshit në Shqipëri (shtëpi), mesvete, kundër njëri-tjetrit, dhe, ne, nuk kemi vend këtu! Nuk kemi çka lypim këtu, se, ju, po e dhjesit fare çdo punë!...
Por, tash, meseleja është, se, sa do ta kuptojmë e sa do të mësojmë ne prej kësaj analogjie “miqësore” që po na e mbajnë te hunda ndërkombëtarët, duke bashkëpunuar me më të këqijtë e këtij kombi dhe duke bërë me dorë kah qarqet “patriotike” e “shqiptare” të shqiptaro-titistëve, kudo!!! …
Burojë, më 19 Shtator 2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
617 herë
|
|
|
|
|
|
|