Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NË LANDIN E BAVARISË 2017-18
Publikuar më 24 shtator, 2017 në orën 18:10 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bashkëkombës-mërgimtarë, biznese dhe shoqata, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe e sheh të obliguar t’ju informojë se, në landin e Bavarisë Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe ka filluar të mbahet në disa shkolla. Kurse, në disa shkolla tjera do të fillojë më 2 tetor.

Përgatitjet rreth fillimit të vitit 2017/18 janë bërë, librat për 500 nxënës janë porositur në Ministrinë e Diasporës, ku dhe jemi në proces të hapjes së klasave të reja, për të cilën ditë e më tepër po shtohet interesimi i nxënësve për shkollën shqipe, njëkohësisht edhe interesimi për mësues.

KMPGJSH-ja e sheh të rrugës t’i njoftojë të gjithë ata mësimdhënës nga Shqipëria, Kosova dhe Presheva, të cilët kanë paraqitur interese për Mësimin Plotësues, të na kuptojnë se ne, nuk kemi mundësi, për ata që nuk kanë leje qëndrimi në gjermani, t’ju sigurojmë klasa. Me gjithë respektin për interesin tuaj, ne në të ardhmen e afërt, në bashkëpunim me qeveritë e dy shteteve tona shqiptare do të mendojmë për hapat e mëtutjeshme, të inkuadrimit tuaj në procesin mësimor të Mësimit Plotësues. Ndërsa për mësimdhënës, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë, të cilët kanë profesionin përkatës të mësuesisë, të paraqiten në sekretarinë e KMPGJSH, në e-mailin: lapshbavari@gmail.com apo në faqen zyrtare fb. Dhe www.uraebashkuar, ku edhe i gjeni të dhënat më të hollësishme.
KMPGJSH-së, tashmë i mbetet vetëm pjesa e angazhimit për gjetjen e mundësisë së pagës së mësimdhënësve, gjë që dhe është pak sa serioze, nga që edhe mund të na sjellë në situata jo të këndshme. Për këtë duhet të ndërgjegjësohemi si komunitet i mërgatës, nëse duam shkollë shqipe duhet të sakrifikojmë një pako cigare në muaj e asgjë më shumë (6,50ero).
Për këtë, KMPGJSH-ja është drejtuar në tri alternativa të mundshme:

- Prindërit ta paguajnë pagën për një nxënës 10 ero për të dytin dhe tretin nga 5 ero.
- Bashkëkombësit-mërgimtarë, të cilët nuk kanë fëmijë në shkollë, po që dëshirojnë ta ndihmojnë shkollën shqipe mjaftojnë 6,50 ero (sa një pako cigare) në muaj.
- Bizneset dhe shoqatat të bëhen pjesë e këtij projekti dhe t’i ikin retorikës: se gjoja, tashmë, ne e kemi shtetin dhe, shteti duhet të kujdeset për këtë projekt, Mësimin Plotësues.

Andaj kërkojmë nga Qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës ta përkrahin Mësimin Plotësues, sidomos Ministria e Arsimit dhe ajo e Diasporës e Kosovës, e cila dhe është zotuar në Kuvendin themelues të KMPGJSH-së se do ta përkrahë Mësimin Plotësues.
Ne, KMPGJSH-ja, përmes një letre zyrtare ju kemi drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe të Diasporës, të Tiranës dhe të Prishtinës, të kenë përkujdesie të shtuar për mërgatën, konkretisht për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.

Në emër të KMPGJSH
Mustafë Krasniqi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 495 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi