TEORITË E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR” |
Publikuar më 25 shtator, 2017 në orën 21:35 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Çuditërisht, viteve të pasluftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që luftoi për liri e për bashkim kombëtar, dolën në sipërfaqe “qendra të mendimit pozitiv” dhe po shpërfaqen në qarkullim të lirë e të papenguar teori “pozitive” të konspiracionit më të shëmtuar antishqiptar, dhe, ndër to teoritë e “mendimit pozitiv” dhe të “ndërtimit pozitiv” të individit (vetes!), të cilat, në esencën e tyre “patriotike” e “shqiptare”, nuk janë gjë tjetër veçse teori konspirative të reaksionit bashkëkohor, bërthama e të cilave teori është aq antishqiptare dhe perverse, sa që ngjallë krupë e urrejtje kulmore, për njohës të mirë dhe të formuar të teoorive të tilla, që, gjithçka pozitive e tjetërsojnë në bazë të “pozitivitetit” të tyre të huazuar (vjedhur!) për “ndëtimin e vetes” e të “rrethit”(!).
Me këto lloj teorishë “pozitive”, çuditërisht, po merren qarqe të njohura të reaksionit shqiptaro-titist, të cilat, thellë, në esencën e tyre “patriotike” e “kombëtare”, kanë menduar serbisht (jugosllavisht!) dhe kanë folur shqip, siç po mendojnë, flasin e shkruajnë “pozitivisht” edhe në këto dy dekada, pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së!...
Konspiracioni antishqiptar i tyre, qëndron në faktin se ato teori “pozitive” të “formimit” e “ndërtimit të vetes” janë aq larg teorive iliro-shqiptare, njerëzore, sa, njeriu, kur takohet me to, nuk ka se si të mos e kapë kokën me të dyja duart e të bërtas në kupë të qiellit: O, bobo! Ç‘na gjeti! Ç’është gjithë kjo “shkollë” e këtij “mileti”!...
Hallka të përhapjes së teorive të tilla të konspiracionit më të shëmtuar antishqiptar, fatkeqësisht, janë bërë disa media e portale tashmë të njohura ndër ne, me të cilat është e kotë të komunikosh shqip e ta plasosh mendimin e pastër shqipo-shqiptar.
Për ta provuar mëse lehti konspiracionin antishqiptar të tyre, është mëse lehti, sepse, ata, thirren në teori të huaja, të panjohuta për botën përparimtare të parapsikologjisë, psikologjisë e postpsikologjisë bashkëkohore njerëzore, pozitive, duke u orvatur që ta “ndërtojnë veten e rrethin” me tulla papjekë të “pozitivitetit” të tyre të shëmtuar në krye, mutekakë!...
Dhe, ti, kot së koti komunikon me ta, kot u thua: Përmbajtjen ta kam shpjeguar mjaftueshëm, vetëm me titullin!... Por, ti, siç duket, e ke “ndërtuar veten” shumë “pozitivisht”, dhe, ne, jemi larg njëri-tjetrit, si njeriu me “njeriun”, me miliona shekuj drite larg, sepse, unë jam ai që e kam ndërtuar vetveten pastër-shqip, “negativisht”, dhe, pa “humor”!... Prandaj, do të ishte mirë që ata që flasin e shkruajnë për “pozitivizmin” dhe për “ndërtimin e vetes” ta dinin sa dallon pozitivizmi iliro-shqiptar, njerëzor, dhe ai evro-amerikan prej “pozitivizmit” shqiptaro-titist&Co?... Sepse, me molla të kalbura e me tulla papjekë, dhe me mendime boshe (“pozitive”!) nuk ndërtohet e formohet asgjë, dhe, as vetja!... E, gjithsesi, duhet treguar shumë kujdes me gjuajtjen e gurit e fshehjes së dorës te ata që nuk kanë “humor të mirë”, “pozitiv” e “ndërtim të mirë” dhe nuk e ndërtojnë veten e tyre me teori e mendime “pozitive” të shkollave të kalbura e të mykura shqiptaro-titiste, “njerëzpre” e antinjerëzore, që, me “pozitivitetin” dhe “formimin” që kanë ngritur e ndërtuar, kah t’shkojnë e bëjnë vetëm mut e mutekakëeçkulëeshurrë bashkë!...
Po, kush dhe cili je ti që provokon, duke u orvatur të testosh me porosi, hap pas hapi?!...
Unë, nuk shkruaj për ata që s’kuptojnë e s’marrin vesh shqip.
Po, cili është “pozitivizmi” i tyre kolektiv, i ngritur me teori konspiracioni të ulët? Dhe, a e dini ku arrijnë me këtë “mendim pozitiv” dhe me “ndërtimin e vetes”, që, kësaj, shqip, i thonë: Dan e kërkund!... Po, a po e shihni sa “mirë” ka ndikuar “humori” në “ndërtimin e vetes” së tyre(!)? Jo, nuk po e shihni, sepse, falë ndërtimit me “humor” të mirë, të ndërtuar “pozitivisht”, e gjithë bota po qeshën me ne dhe po na e shilon nënën në “ndërtim” e sipër, me “pozitivitet”! Prandaj, prej ndërtimit të “mirë”, me “humor të mirë”, e “pozitivisht” te vetes së tyre, shihni dhe hapini sytë mirë, se, kjo është pasqyrë për të parë se ku kemi rënë…(Sic e Bah! Me këmbë e me krye n’krah!)…
Duke e ditur se pozitivizmi është rrymë e idealizmit subjektiv (vetjak), që i kundërvihet hapur filozofisë materialiste e ndikimit të saj në shkencat e natyrës, e quan njohjen njerëzore thjesht si tërësi ndijimesh, përshtypjesh e përfytyrimesh subjektive, që fitohen nëpërmjet shkencave konkrete dhe, mbi këtë bazë, mohon ligjet e përgjithshme objektive të natyrës e të shoqërisë e, rrjedhimisht, edhe vlerën njohëse të filozofisë si shkencë më vete. Pozitivizmi i sotëm (modern). Pozitivizmi logjik filozofi idealiste që mohon ligjet e përgjithshme të zhvillimit të botës objektive, të cilën e merr thjesht si një përshkrim të mbresave të shkencëtarëve me anë të shkronjave e të shenjave gjuhësore. Ky shpjegim është në Fjalorin e Gjuhë së Stome Shqipe dhe, natyrisht, nuk është i tëri, sepse, mund të ndryshojë nëpër kohë të zhvillimit mendor e psikofizik njerëzor, që mund t’i qesë në gjunjë e në kokërr shpine edhe psikologët, ata që mendojnë “pozitivisht” dhe ata që e “mirndërtojnë veten”!...
Thjesht, filozofia e “mendimit pozitiv” dhe e “ndërtimit pozitiv të vetes”, është vetëm një pozë për t’u dukur me qyrk në sfond! Prandaj, kjo është, siç paraqitet te ne, teoria më konspirative e reaksionit bashkëkohor antishqiptar dhe shërben, për asgjë tjetër, vetëm se për t’ia dhënë grushtin e fundit iliro-shqiptarizmës dhe shqiptarizmës sonë të lashtë sa toka. Kështu që, këto teori konspiracioni porosisin e thonë: Njefsha mirë për veten time, e, ty, vëllau i im i gjakut, as emrin mos ta njefsha(!), se, unë, po e “ndërtoj veten pozitivisht” e me “humor” të mirë, siç po më porosisin të tjerët! Dhe, kjo është krejt e vërteta e të gjithë atyre që thonë e luten: “Mendoni mirë për ta ndërtuar veten!”… Sidomos, te “Qendra e Mendimit Pozitiv”, ku e bëni veten mutekakë në krye dhe, në fund, nuk mbeteni as çkulë!...
Po, çka nëse dikush nuk don të ndërtohet “pozitivisht”, sipas porosive të qendrave të konspiracionit antishqiptar!... Ku po u dhemb kaq shumë atyre qendrave dhe njerëzve të tyre të “mendimit pozitiv” dhe të “ndërtimit të vetes” me “humor të mirë”(Sic!)?...
Burojë, më 23 Shtator 2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 49 vizitorë |
Lexuar:
831 herë
|
|
|
|
|
|
|