Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nuk vritet njeriu edhe në rastin kur shpërndan gënjeshtra
Publikuar më 16 tetor, 2017 në orën 21:51 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në muajin korrik të këtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar një shkrim përmes të cilit njoftonte për hetimet që drejtësia zvicerane zhvillonte kundër Jeton Lleshit, i dyshuar për vendosjen e një pakoje-bombë në redaksinë e gazetës « Bota Sot ». Ajo që më bëri të reagoj ndaj këtij shkrimi lidhej me mënyrën se si ky gazetar kishte « gjuajtur » në stilin e paparacëve foto nëpër profilet e Facebook-ut për të „dëshmuar“ se Jeton Lleshi paska pasur kontakte me personalitete të ndryshme të skenës politike shqiptare. Në mesin e fotove të publikuara ishte edhe fotoja ku kam dalë me Jeton Lleshin.

Dihet se në përgjithësi kjo mënyrë e veprimit nuk është neutrale. Por, seleksionimi dhe publikimi në media i fotografive të tilla përderisa zhvillohet një proces hetimor lë çështje të nënkuptueshme dhe ka prapavijë të caktuar.
Në reagimin tim të 25 korrikut 2017 deklarova publikisht se kisha bindjen e plotë që drejtësi zvicerane do të hidhte dritë mbi këtë rast dhe ndriçimi i plotë i kësaj çështjeje do të zhvishte edhe manipulimin që Enver Robelli u bëri fotove dhe emrave që përmendeshin në shkrimin e tij.
Duke qenë i preokupuar me çështje tjera nuk kam pasur mundësitë të përcjell rrjedhat e procesit gjyqësor kundër Jeton Lleshit. Dje, përmes një shkrese private, gazetarja e mirënjohur Elida Buçpapaj më njoftoi se « Gjykata Federale e Zvicrës kishte dënuar Jeton Lleshin me 10 vjet heqje lirie dhe gjobë 15 mijë franga dhe mbetej e habitur pse asnjë shqiptar nuk kishte dalë të solidarizohet me drejtësinë zvicerane ». Tani kur gjërat qenkan ndriçuar nga drejtësia zvicerane Zonja Buçpapaj më shkruan se « Fotoja juaj me Jeton Lleshin nuk përben as krim as faj, papërgjegjësi intelektuale dhe morale përbën reagimi juaj duke anashkaluar dy fakte kryesore: I pari, se bomba do te shkaktonte kasaphanë dhe i dyti se me këtë hetim deri ne verdikt u mor drejtësia zvicerane ». Në shkresën e saj Zonja Buçpapaj shpreh revoltën që gazeta « Bota Sot » emërtohet nga disa si të ishte gazeta beogradase « Borba » dhe më drejtohet me kërkesën: « ju ftoj të reagoni sepse i keni dalë në mbrojtje Jeton Lleshit, por keni shtuar se keni besim tek drejtësia zvicerane ».
Të gjithë ata që më njohin dhe me të cilët kam bashkëvepruar që nga qershori i vitit 1978 e dinë fare mirë tolerancën time ndaj mendimeve ndryshe.
Të gjithë ata që kanë përcjellë veprimtarinë time gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, kur përfaqësoja diplomacinë e UÇK-së, e dinë fare mirë se në asnjë rast nuk kam mbështetur aksione për të cilat kam qenë plotësisht i vetëdijshëm se jo vetëm që nuk zgjidhin probleme por, përkundrazi, mund të dëmtojnë rëndë imazhin e luftës sonë çlirimtare.
Jo vetëm kundër gazetarëve shqiptarë por edhe sikur gazeta beogradase «Borba» të kishte zyrat e saja në cilin do vend të botës nuk do të mbështesja aksione kundër gazetarëve të saj. Edhe sikur dikush të kishte mundësi t’u shkonte gazetarëve të gazetës « Borba » në Beograd unë nuk do të mbështesja « kasaphanën e gazetarëve ». E drejta për jetë është fondamenti i vlerave demokratike dhe kam bindjen e plotë se nuk vritet njeriu edhe në rastin kur shpërndan gënjeshtra e lere më për mendimet ndryshe.
Në reagimin tim të 25 korrikut 2017 deklarova publikisht « se pa marrë parasysh që janë duke u zhvilluar hetime kundër Jeton Lleshit dhe se për dyshimet e ngritura drejtësia zvicerane do të jep vendimin e vet, Jeton Lleshin e konsideroj si një luftëtarë të lirisë që ka dhënë kontributin e vet në luftën e Kosovës, atë të Luginës së Preshevës dhe të luftës në Maqedoni. Sido që të jetë e vërteta lidhur me ndalimin e tij në Zvicër ajo që mund të them pa fije ngurrimi ka të bëjë me parimin që më udhëheq në jetë dhe që konsiston në faktin se asnjë gabim eventual që cilido nga luftëtarët e lirisë ta ketë bërë pas përfundimit të luftës nuk mund të na bëjë që ta mohojmë rolin dhe kontributin e tij. Foton me Jetonin e ruaj si kujtim me një veprimtar të çështjes kombëtare dhe pikë ».
Falënderoj zonjën Buçpapaj që deklaron se « fotoja me Jeton Lleshin nuk përben as krim as faj ». Por, secili gazetarë duhet ta dijë se në kohën kur Enver Robelli publikoi shkrimin e tij gjatë procesit hetimor kundër Jeton Lleshit këto foto nënkuptonin « krimin dhe fajësinë ».
Tani kur drejtësia zvicerane ka dhënë fjalën e vet për një vepër të kryer 15 vite më parë nuk na mbetet gjë tjetër pos të respektojmë verdiktin e drejtësisë.
Ajo që më duket e rëndësishme në këtë çështje ka të bëjë me faktin se veprimtaria atdhetare e cilitdo qoftë nuk e ulë përgjegjësinë e tij për veprat e pasluftës, në të njëjtën masë siç nuk mund ta zbehin veprat e këqija të kujtdo qoftë kontributin e tij atdhetar gjete luftës.

Bardhyl Mahmuti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 427 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi