Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
1000 LUFTËTARËT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJË VETERANËT E AGIM ÇEKUT(!)
Publikuar më 16 tetor, 2017 në orën 21:53 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkuan gati dy dekada prej përfundimit fisnik të luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së, në fillet dhe në ballë të së cilës qenë njëmijë luftëtarët e Adem Jasharit, njerëz të hurit e të konopit! Trima e shkuar trimash dhe shqiptarë të mëdhenj, që i dolën përballë një ushtrie të egër e të çartur shoviniste-fashiste serbe, të njohur prej kohësh për antishqiptarizëm të koordinuar me ruso-greko-bullgarët…

Duke qenë, prej fillimit e deri në fund, në rrjedhat e luftës së lavdueshme e të lavdishme të UÇK-së, duke i njohur nga afër dhe larg në kohë shumë familje të rezistencës shqiptare kundër pushtuesit të trefishtë, serbo-jugosllavo-“shqipar” (shqiptaro-titist) është e pamoralshme të mos thuhen gjërat siç kanë qenë e siç janë dhe të mos reagohet ashpër për rrjedhat skandaloze të pasluftës së UÇK-së.

Por, për t’i sqaruar ato rrjedha, duhet të kthehemi në fillet e asaj lufte shqiptare e të parasaj, kur Komandanti Legjendar Adem Jashari kishte në radhët e veta 100, e më vonë 1000 luftëtarë , të cilët qenë themelet e luftës për liri e për bashkim kombëtar dhe bashkëthemeltarë të saj politikë e ushtarakë. Po, ku ishin të tjerët, “luftëtarët” dhe “veteranët” e Agim Çekut&Co?!...

Mirëpo, çfarë ndodhi pastaj me rrjedhat e luftës heroike të luftës së tij shqiptare dhe të ushtrisë që, shumë më vonë, u quajt UÇK. Duke qenë vëzhgues i hollë i ngjarjeve dhe rrethanave të kohës, nuk ishte aspak e vështirë të përcilleshin gjërat e çuditshme që filluan të ndodhin e të rrjedhin në strukturat e UÇK-së, sidomos, në strukturat e saj drejtuese, komanduese e përcaktuese të fatit të luftës për liri e për bashkim kombëtar, sipas Betimit të njohur të UÇK-së.

Çuditërisht, në strukturat e SHP të UÇK-së, hiç disa nga themeluesit e saj, emëroheshin njerëz që s’i kishin pesë para n’def! Ndër shumë sish, edhe Agim Çeku, për të cilin, asokohe, nuk kisha ndonjë bindje të mirë, sepse, zakonisht, përshtypjet e mia të para gjithmonë kanë qenë e janë reale dhe të tilla mbesin. Ato ditë, në Zonën e Lirë të luftës e takova njërin prej anëtarëve të SHP të UÇK-së dhe e pyeta: Sa keni siguri në atë njeri që e keni emëruar në krye të SHP të UÇK-së? Përgjigja, siç e prisja, nuk më befasoi aspak, sepse, sikur ta dija se do më thoshte fjalë të mira, siç dinë të flasin, zakonisht, shqiptarët, kur kanë interesa personale, e, pse e dhjesin fare pastaj, nuk duan ta dinë.

Po, si mund të kihet aq besim dhe si mund t’i lihet në dorë një ushtri e padjallëzuar shqiptare si UÇK-ja, një ish-eprori ushtarak të Jugosllavisë antishqiptare të Titos, kur, ne, shqiptarët, gjithmonë kemi pasë besim real te ushtarakët shqiptarë të shkollës shqiptare të xhaxhit Enver Hoxha, i cili, me mund, djersë e dituri ekstreme shqiptare, bëri e mbajti shtet dhe ushtri…

Dhe, kjo që themi , doli për fushe tash e dy dekada të pasluftës së lavdishme të Ushtrisë më të lavdishme shqiptare deri në ditët tona, UÇK-së (që është dashur të ketë tjetër emër dhe tjerë prijës, shqiparë). Lufta e Adem Jasharit dhe e bashkëluftëtarëve të tij politikë, logjistikë e ushtarakë, ka filluar herët dhe me një kthesë shumë pozitive, në vitin 1981, që njihet si Lufta e Tahir e Nebih Mehës. Luftë e ashpër me një ushtri e polici pushtuese serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste, që po na kërcënon edhe sot…

Në jubileun e dhjetëvjetorit të saj, i cili u shënua luftarakisht e ushtarakisht nga Hamëz e Adem Jashari me shokë, në 30 dhjetor të vitit 1991, u palgosën dy trima: Daja i im, Vesel Selman Selimi, nga Açareva (i plagosur rëndë) dhe Halil Gani Meha (i plagosur lehtë), nga Prekazi, e, ndoshta, edhe ndonjë tjetër që nuk dihet, sepse, rrethanat ishin të tilla asokohe. Duhej ruajtur sa prej serbëve, aq sa edhe prej shqiptaro-titistëve&Co…

Fërkime lufte dalin në horizont, pas shumë atentateve ndaj forcave të milicisë serbe. Por, kthesën e madhe për luftë e bënë dy cakërrime të forta, në Lagjen e Binakëve të Vojnikës, më 26 dhe 27 Nëntor 1997, ku, Abedin Rexha –Sandokani i njohur me shokë u dhanë mësim shqip forcave pushtuese serbe, të cilat thyhen keq dhe detyrohen të ikin me bisht nën këmbë! Këto dy cakërrime të forta çuan te beteja e parë ballëpërballore e forcave guerile të UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe, të cilat me arsenal të madh armatimi e numër të madh bishash kishin mësyrë thyerjen e rezistencës në Vojnikë. Por, plani i forcave pushtuese e fashiste serbe, asokohe, dështoi keq, sepse, forcat e organizuara të UÇK-së së Adem Jasharit, të pakta në numër, ndërruan taktikë lufte dhe ua zunë pritën në Rezallë të Re, ku, pas luftimesh të ashpra, forcat serbe thyhen keq, dhe, në tërheqje e sipër, në Llaushë, shtien në shumë drejtime (në shtëpitë e shqiptarëve, që ndodheshin në të dy anët e rrugës) e edhe në shkollën fillore, ku vritet mësuesi Halit Geci.

Në horizont dolën fuqishëm, më fuqishëm se kurrë, tri shkronja të arta: UÇK! Përfaqësues të UÇK-së, për herë të parë, dolën publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci, në Llaushë, ku u shfaqën triumfalisht para masës së revoltuar për vrasjen e mësuesit të rënë në krye të detyrës, duke e zhvilluar orën e mësimit me nxënësit e tij të mitur, të cilët e kishin parë me sy tmerrin e ushtruar prej fashistëve pushtues, serbo-çetnikë…

Por, si doli që në krye të SHP dhe në SHP të UÇK-së të ketë eprorë ushtarakë të shkollës antishqiptare jugosllave e shqiptaro-titiste me kategorinë e të “burgosurve politikë shqiptarë”, kur kishim mjaftueshëm ushtarakë shqiptarë të shkollës ushtarake shqiptare të Enver Hoxhës, kjo le të mbetët përgjegjësi e themeluesve të UÇK-së dhe e “ndihmësve”, “këshilltarëve” dhe punëdhënësve të tyre shqiptaro-titistë dhe e të “burgosurve politikë shqiptarë”, si aleatët më besnikë të shqiptaro-titistëve!...

Luftimet zhvilloheshin në të gjitha drejtimet dhe bëheshin përditë e më shpeshta, kur numri i luftëtarëve të Adem Jasharit ishte simbolik, dhe, fillimisht, nuk i kalonte 100 deri në 1000 sish, ndërsa, në anën tjetër, numri i atyre “luftëtarëve” që e kanë parë luftën përskunroj dhe e shanin atë e UÇK-në në çdo hap, si me bisht kali, rritej tinëzisht e fshehurazi (në emër të UÇK-së), marramendshëm (hoteleve të atdheut, rajonit, Evropës e botës!), dhe, tash, çuditërisht, numri i “luftëtarëve“ e “veteranëve” të Agim Çekut ka kaluar 60-mijëshin!... Bah!

Prandaj, duam të pyesim, për të satën herë, publikisht: A di kush të thotë se ç‘po ndodhë kështu me vlerat e luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së dhe pse po lejohet kjo masakër që po u bëjnë shqiptaro-titistët&Co e tyre të “burgosurve politikë shqiptarë” atyre vlerave shqiptare të luftës për liri e për bashkim kombëtar?... Dhe, nëse po, kur do të ndërpritet ky fashizëm “politiko-ushtarako-patriotik” dhe kjo masakër, LKJ-isto – LDK-iste&Co, në kurriz të atyre vlerave?... Sepse, siç po duket, “luftëtarë” dhe “veteranë” paskan qenë e na u bënë vetëm ata që u kanë takuar “partive e partiçkave politike” e “lëvizjeve patriotike” shumë “shqiptare”, gjë që po shihet për fushe e po duket botërisht!...

Dhe, duhet të thuhet zëshëm, se: Zvogëlimi, ulja, përçmimi dhe përgojimi në këtë shkallë i vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së së Adem Jasharit, po bëhet prej shqiptaro-titistëve LDK-ist&Co dhe prej kategorisë së tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, dhe, argumenti e argumentimi më i mirë, pasqyra më e mirë, për këtë, është: 1000 luftëtarët e Adem Jasharit dhe 60 mijë veteranët e Agim Çekut&Co(!)…
Medet!...

Burojë, më 5 Tetor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 558 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi