Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Së pari, demarkacioni me Serbinë, pastaj me Malin e Zi!
Publikuar më 16 tetor, 2017 në orën 21:56 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Pse Serbia për liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovën?!

- Nga doli që Kosova ta ketë kusht liberlazimin e vizave në këmbimin me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi?!
-Kush e ngriti këtë metodë deduktive të gabuar politike dhe diplomatike të zgjidhjes së këtij problem?
-Kush e bëri këtë kusht, qeveria e Kosovës, Brukseli, apo Podgorica?

-Sa ia vlen, ta zgjidhnim problemin e demarkacionit me Malin e Zi, derisa këtë, së pari, nuk e kemi të zgjidhur me Serbinë ish-kolonialiste dhe gjenocidale?

Kushti i BE-së për liberalizimin e vizave Kosovës, nuk është i ligjshëm, demokratik e as standard parimor
-Sepse, së pari, BE-ja dhe lidershipi i Kosovës, do të duhej të kërkonin nga Serbia, që të përmbushte një kusht të tillë-demarkacionin me Kosovën, pastaj lejimi I vizave për qytetarët e saj, si dhe kandidatura për të hyrë në BE.

Mirëpo, këtë çështje, së pari, do të duhej ta ngrinte ish-kryeministri Hashim së bashku me qeverinë dhe me parlamentin e tij të Kosovës, duke kërkuar kërkuar nga BE-ja, që ta kushtëzonte Serbinë me tërheqjen e vijës së demarkacionit territorial ndërshtetëror me Republikën e Kosovës, pastaj, t’ia njihnin të drejtën e liberalizimit të vizave, si dhe ta “kandidonin” për anëtar të mundshëm të BE-së.

-Po të kishte pasur Kosova liderë të mirëfilltë politikë, qytetarët e saj, do të pajiseshin me viza nga BE-ja, para qytetarëve të Serbisë.

Mirëpo, çfarë të bëjmë, duhet të durojmë, sepse çdo gabim politik e ka edhe çmimin e vet të lartë, duke qenë se vasalët tanë nuk janë të vetëdijshëm se, asnjë problem politik nuk zgjidhet, duke filluar nga shkronja “ZH”, por nga shkronja “A”. Ky ishte gabimi trashanik, edhe me ngritjen e demarkacionit me Malin e Zi, në vend se, SË PARI, të fillohej me Serbinë, e cila ende nuk njeh kufijtë shtetërorë të Kosovës, por vetëm adaministrativë artificialë të ish-RSFJ-së së Josip B. Titos.

-“Të rrimë shtrembër e të flasim drejt”, si thotë një fjalë e urtë popullore, sa ia vlen ta përmbyllim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kur, së pari, nuk kemi zgjidhur problemin e demarkacionit me Serbinë?

Me të drejtë kërkohet dhe dokumentohet se “ Zhlebi, Kulla dhe Çakori etj.” janë pjesë e teritorit të Kosovës nën Mal të Zi. -Nuk ka asnjë dyshim, ka edhe më shumë kilometra katrorë të territorit shqiptar nën Mal të Zi. Mirëpo, ne, së pari, duhet ta zgjidhim problemin e demarkacikonit me Serbinë, sepse jashtë kufirit të Kosovës kanë ngelur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja etj. Për më tepër, Kosova si shtet i pavrur dhe sovran, ende nuk ka përcaktuar demarkacionin e kufijve ndërshtetërorë me Serbinë, gjëqë kjo është një nga kushtet themelore për njohjen e Kosovës si shtet sipas së drejtës ndërkombëtare.

-Sot, vetëm qytetarët e Kosovës jetojnë në “geto” paliberlazimin e vizave, kjo është në kundrshtim me standardet e BE-së, si dhe me konventat ndërkombëtare për lëvizjn e lirë të qytetarëve.
Mirëpo, për shkak të politikës së praptë, ka ndodhur e kundërta. Serbia që ka kryer gjenocid mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën (1998-1999) u shpërblye me njohjen e liberalizimit të vizave nga BE-ja, kurse Kosova si viktimë ngeli në geto për gabimin dhe për fajin e drejtuesve të saj me Hashim Thaçin në krye, të cilët pranuan politikën imponuese të Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj në potez

Për të dalë nga rrethi vicioz i disonancave të krijuara mes qeverisë së Kosovës dhe BE-së, për shkak të mosmiratimit të demarkacionit ndërkufitar të Kosovës me Malin e Zi, kryeministri aktual i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, në mënyrë imediate, do të duhej t’i drejtohej BE-së me kërkesën, që ta heqë “kushtin e saj- ratfikimin e demarkacionit me Malin e Zi” në këmbimin me lejimin e vizave” për shtetasit e Kosovës.

Ky nonsens, duhet të heqet nga “rendi i ditës” së bashkëpunimit të qeverisë së Kosovës me BE-në, sepse që nga fillimi, ngritja e këtij problemi ishte e gabueshme nga të dy palët, kur dihet se Kosova si shtet sovran, ende nuk ka të caktuar kufijtë shtetërorë me Serbinë.

Pra, logjikisht dhe juridikisht sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kosova, së pari, do të duhej të kërkonte tërheqjen e vijës kufitare ndërshtetërore me Serbinë ish-kolonialiste, e cila, nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Këtë e provon edhe moslejimi i caktimit të kufijve shtetërorë mes Serbisë dhe Kosovës ngaqë Beogradi zyrtar pranon vetëm kufijtë administrativë sipas Kushtetutës së RSFJ-së dhe të KSAK të vitit 1974, JO kurrsesi kufijtë shtetërorë të Republikës së Kosovës,17 shkurt 2008, edhe pse, deri tani këtë e kanë njohur 114 shtete të OKB-së.

Së pari, demarkacioni me Serbinë, pastaj me Malin e Zi!

Ky është problemi numër 1, i pazgjidhur, edhe për Bashkimin Evropian (BE), edhe për Amerikën, edhe për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, Jo Mali i Zi, i cili ka njohur Republikën e Kosovës. Ndaj, demarkacioni me Malin e Zi, duhet të jetë në plan të dytë, pasi që Kosova dhe BE-ja dhe Amerika, ta zgjidhin problemin e demarkacionit të Kosovës me Serbinë.
Pra, së pari, Qeveria e Kosovës me Ramush Haradinaj në krye, duhet të kërkojë nga BE-ja dhe nga Amerika, që ta detyrojnë Serbinë për tërheqjen e vijës së demarkacionit ndërshtetërorë me Kosovën (duke vendosur simbolet shtetërore të Kosovës në kufirin me Serbinë).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 627 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi