Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zgjerohet Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Munih të Gjermanisë
Publikuar më 16 tetor, 2017 në orën 22:03 ( ) Isuf I. Bytyçi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
„Një njeri, i cili nuk i përket kombit të tij, nuk i përket as njerëzimit“
Hugo Wolf

Mësuesja Fahrije Basha, në bashkëpunim me prindërit shqiptarë, Këshillin Organizativ për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, të aktivistëve shqiptarë në Bavari dhe të drejtoreshës së shkollës, në ditën e Premte më datën 6 tetor 2017, e hapën edhe një klasë në rrugën Grafingerstr 71, në Munih.
Me rastin e hapjes së klasës, ishin të pranishëm: prindërit shqiptarë që me entuziazëm e kishin pritur momentin e takimit, dhe nxënësit që ua shkëlqenin sytë nga gëzimi! Aty ishte aktivisti z. Arif Gashi, administratori për Mësimin Plotësues z. Jonuz Veliqi edhe sekretari për Mësimin Plotësues në Bavari, Isuf Bytyçi.

Edhe aq leht nuk është që të hapen paralele për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Munih e Bavari. Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme, por në saje të përpjekjeve të vazhdueshme të Këshillit Organizativ: z. Fran Tanushin, znj. Donika Zonja me burrin Stefanin, znj. Anila Xhani, znj. Xhevahire Sylejmani, z. Tefik Jaha, z. Jonuz Veliqi, z. Agron Ibrahimi arkatar, Dr. Edmond Skenderi, znj. Valbona Rroqi, znj. Nerxhivane Qorrolli etj., në krye me z. Mustafë Krasniqin, shumë punë kanë bërë dhe Mësimi Plotësues është duke u shtrirë, hap pas hapi në tërë Bavarinë. Por, pa harruar ta përmendim konzullatën Shqiptare - Kosovare dhe të autorizuarit nga to: shkëlqesinë e tij Dr. Hamdi Reçica edhe Shkëlqesinë e tij Dr. Dashnor Ibraj, për kontributin që janë duke e dhënë vazhdimisht. Pëkrahje, na kanë premtuar edhe bizneset e, sidomos Shoqata Besa dhe thonë që do ta përkrahin Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, po ashtu është mjaft aktiv edhe z. Mislim Berisha, i cili ësht pedagog në Munih.
Me rastin e hapjes së klasës, fjalën e rastit e pati Isuf Bytyçi, sekretar dhe, pastaj ua dha fjalën z. Jonuz Veliqit, znj. Fahrije Basha, mesuesja e klasës dhe z. Arif Gashi, i cili eshte prind dhe aktivist i palodhur

Isuf Bytyçi, iu sqaroi prindërve pë metodën e mësimit, që mësimi, kryesisht to të zhvillohet në grupe, mënyrën e pagesës, që shuma do të jetë simbolike, 10 euro për një fëmijë. Dhe me rëndësi ishte informimi se cili është përfitimi i nxënësve, që marrin pjesë në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Edhe prindërit kishin pyetje nga më të ndryshmet: a është rrezik se fëmija mund t’i ngatrrojë gjërat kur ta mësojë Gjuhës Shqipe paralel me atë gjermane?

Mesuesja Fahrije Basha, Jonuzi edhe unë













Por, përgjegjia ishte nga z. Bytyçi: jo që nuk i ngatërrojnë gjerat, nxënësit gjatë të mësimit të dy a po më shumë gjuhëve në të njejtën kohë, por përkundrazi, më të shkathtë bëhen fëmija me mësimin e gjuhës së tyre amtare! Pastaj, në të ardhmën do të arrijmë që ta pranojnë shkollat e Bavarisë notën në Gjuhën Shqipe si gjuhë e tretë, në shkolla në vend të gjuhës italiane apo spanjolle! Pos kësaj, tekstet dhe seminaret i kemi falas nga Ministria e Diasporës, por jo vetëm kaq, nxënësit tanë që marrin pjesë në Mësimin Plotësues, do ta kenë fatin që të shkojnë në eskursione falas, po ashtu të organizuara nga kjo Ministri. Do të ketë nga këta nxënës që në të ardhmen, dikush ta studiojë albanologjinë, apo të punojë në diplomaci e tregëti dhe, gjuha shqipe do t’u hyjë shumë në punë.
Pa e llogaritur përdorimin e gjuhës amtare në mesin familjar dhe komunikim me shokë e miq në vendlindje dhe ruajtjen e identitetik kombëtar e kulturor, të cilin e kemi e kemi.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 600 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi