Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Routledge boton veprėn e Gėzim Alpion “Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nėnė Tereza”
Publikuar më 20 tetor, 2017 nė orėn 02:39 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qė nga 2008 ky libėr ėshtė botuar nga 4 botues tė ndryshėm nė Angli, Amerikė dhe Indi

Vepra e Dr Gėzim Alpion, sociolog nė Universitetin e Birminghamit nė Angli, “Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa”, (“Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nėnė Tereza”), u botua nga Routledge nė Londėr dhe New Yok mė 29 shtator 2017. Ky libėr e ka gjenezėn nė turneun e leksioneve qė Alpion zhvilloi nė Indi nė vitin 2005. Pėrveē autoriteteve fetare dhe akademike, leksionet e Alpion tėrhoqėn edhe vėmendjen e botuesve. Njė prej tyre shprehu dėshirėn tė botojė njė vėllim me shkrime qė reflektojnė interesat akademike tė Alpion nė lidhje me Ballkanin, Egjiptin, Britaninė e Madhe dhe Indinė.

Nė 2008 Alpion dorėzoi pėr botimin librin “Encounters with Civilization”’, ku pėrfshihen 15 punime nga viti 1993, kur ai filloi tė botoj si pasuniversitar nė Kajro rreth civilizimit faraonik nė gazetėn “The Middle East Times”, deri nė vitin 2007. Parathėnia e librit ėshtė shkruar nga kolegu dhe miku i Nėnė Terezės, studiuesi me origjinė kanadeze Profesor Gaston Roberge, autor i mė se 20 librave, kryesisht pėr komunikimin masiv dhe kinematografinė indiane.

Nė vitin 2009 “Encounters with Civilizations” u botua nė Amerikė nga Globic Press. Ndėrsa nė 2011 doli edicioni i dytė amerikan, kėtė herė nga Transaction Publishers. Routledge ėshtė botuesi i katėrt qė e boton kėtė vepėr nė mė pak se njė dekadė.

Qė nė fillim, libri tėrhoqi vėmendjen e njė numri ekspertėsh tė mediave dhe tė disa sociologėve tė shquar nga vende tė ndryshme tė cilėt vlerėsojnė aspekte tė tematikės, njohurive, dhe stilit tė Alpion. Nė reēencėn e tij nė revistėn shkencore “Continuum: Journal of Media & Cultural Studies”, qė botohet nga Routledge, studiuesi australian Profesor Brian Shoesmith i Universitetit Edith Cowan thekson: “Si ēdo sociolog i mirė, Alpion ndriēon thelbin e shoqėrisė duke analizuar ata qė janė lėnė nė skajet e saj. Alpion e pareqet tė “huajin” nga njė kėndvėshtrim qė nuk ėshtė i zymtė apo shkatėrrues por pozitiv dhe sfidues”.

Studiuesja britanike Dr Claire Smetherham e Universitetit tė Bristol-it, nė reēencėn e saj, qė u botua nė revistėn shkencore “Albanian Journal of Politics” nė Amerikė, thekson se ky libėr, i cili “tė kujton shkrimet e Durkheim-it rreth tė ‘huajve’ qė vizitojnė vende tė ndryshme…mbulon shekuj dhe kultura tė shkuara dhe bashkėkohore. Alpion na inkurajon tė mendojmė nė mėnyrė reflektuese dhe kritike rreth besimeve, eksperiencave dhe botėkuptimeve tona, duke krijuar nė proces mundėsinė pėr ndryshim dhe pėr takime me ‘civilizime’ qė ndryshojnė nga civilizimi ynė, me tė cilėt ndeshemi ēdo ditė ose personalisht ose nėpėrmjet mediave”.

Nicolas Pelham, ish editori i gazetės “The Middle East Times”, aktualisht korrespondent i gazetės britanike “The Economist” nė Jeruzalem, shkruan: “Alpion synon tė bėj nė letėr atė qė (bashkėkombėsi i tij) Muhamet Aliu bėri nė politikė (para 200 vjetėsh): pra, tė ēliroj Egjiptin nga psikoza e kompleksit tė inferioritetit nacional, t’i rikthej kėtij vendi krenarinė kombėtare, dhe tė ringjall Egjiptin pėr Egjiptianėt. Nė shkrimin e tij tė titulluar “Kompleksi ndaj tė huajve” Alpion pėrshkruan esencėn e pesė mijė viteve tė identitetit Egjiptian me mė shumė saktėsi se njė mijė shkrime gazetash tė dėrguara nga Kajro”.

P. K. Pabla nga Kolegji Cordia nė Indi, nė reēencėn e saj nė revistėn shkencore “International Journal on Humanistic Ideology”, qė botohet nė Rumani, ndėr tė tjera thekson se Alpion “trajton disa tema kontroversale nė kėtė libėr. Volumi thekson rėndėsinė e mirėkuptimit ndėr-kulturor dhe tė bashkė-ekzistencės mes civilizimeve. Mesazhi i librit pėr njerėz nga civilizime tė ndryshme ėshtė tė mirėpresin tė ‘huajin’ pa paragjykime”.

Studiuesja britanike Antonia Young e Universitetit tė Bradford-it nė shkrimin e saj pėr kėtė vepėr, qė u botua nė revistėn shkencore “Central & Eastern European Review Journal”, thekson: “Alpion vėshtron nė mėnyrė shumė depėrtuese metodat nėpėrmjet tė cilave shumė individė, por veēanėrisht grupe fetare, politike dhe mediat, kanė keq-interpretuar jetėn dhe veprėn e Nėnė Terezės, pėrfshirė edhe Malcolm Muggeridge i cili e ‘zbuloi’ atė nė 1968”.

Ndėrsa akademikja e Universitetit tė Kalkutės Profesoresha Bonita Aleaz nė shkrimin e saj, qė u botua nė Indi nė gazetėn “The Statesman”, nėnvizon: “Dy tipare tė rėndėsishme nga pikėpamja e sjelljes dhe qėndrimeve e pėrshkojnė kėtė vepėr. Autori ka bėrė ē’ėshtė e mundur qė tė thurė manifestimet e kėtyre tipareve nė tė gjitha vendet e ndryshme qė mbulon libri. Kėta dy tipare jane ‘kompleksi i inferioritetit ndaj tė huajve’, si dhe ‘izolimi social’. Aleaz e pėrfundon shkrimin me kėto fjalė: “Libri pėrcjell mesazhe tė rėndėsishme pėr ata qė kėrkojnė tė ndėrtojnė tė ardhmen nė vend tė huaj”.

Akademiku i mirėnjohur i Universitetit tė Nottingham-it nė Angli dhe Presidenti i Shoqatės Britanike tė Sociogjisė, Profesor John Holmwood nėnvizon: “Globalizimi ka nxjerrė nė pah njė pėrceptim mė tė ndjeshėm tė ndėrlidhjeve tė kulturave nė njė kohė kur pėrceptimi tradicional dėshmon arrogancėn qė rezulton nga pėrceptimi i qendrės sė privilegjuar. Dr Gėzim Alpion ėshtė njė shoqėrues ideal nė udhėtimet ndėr dhe pėrtej kulturave. Ai sjell njė humanizėm sensitiv dhe kėndvėshtrimin e njė dijetari mendjemprehtė nė trajtimin e njė morie kulturash komplekse nė botėn e pėrēarė”,

Studiuesi indian Profesori G. Gispert-Sauch, nė shkrimin e tij, qė u botua nė revistėn shkencore “Journal of Theological Reflection”, ndėr tė tjera thekson: “Njė nga tezat kryesore tė librit ėshtė se ekziston, veēanėrisht nė akademi, njė diskriminim dhe padrejtėsi organike ndaj vendeve qė nuk pėrfshihen nė Botėn e Parė, dhe se Shqipėria dhe vende tė tjera nė Europėn Lindore pėrjetojnė tė njėjtin diskriminim, ashtu siē ndodh me vendet islamike nė Azinė perėndimore dhe nė kontinentin afrikan dhe atė aziatik. Kjo vepėr dallohet pėr shumė tipare tė vlefshme: ky ėshtė njė libėr i domosdoshėm pėr programe qė pėrqėndrohen nė studimin e avancuar tė etikės sė mediave, veēanėrisht pjesa e tretė, qė mbyllet me njė apel ndaj gazetarėve perėndimorė, apel qė nė fakt do t’ju vlente tė gjithė gazetarėve pėr tė ‘dhėnė kontibutin e tyre tė ēmueshėm pėr tė bėrė Europėn, unė do tė shtoja, edhe botėn, njė tė vetme. Libri, gjithashtu, eksploron rėndėsinė e ‘natės sė errėt tė shpirtit’ tė Nėnė Terezės nė kulturėn post-moderniste; nxjerr nė pah rėndėsinė e konceptit sociologjik tė ‘kapitalit tė famės’ si njė variable nė kontekstin kombėtar dhe ndėrkombėtar, trajton politikėn e besimit dhe mugesės sė tij nė kulturėn tonė, shtjellon temėn e pronės kognitive dhe intelektuale, si dhe rėndėsinė e sė drejtės sė autorit. Natyrisht, libri na mundėson tė mėsojmė shumė edhe rreth Shqipėrisė dhe fqinjėve tė saj. Kjo vepėr nxjerr nė pah njė zė nga skajet qė buron nė fakt nga brendėsia e gjeografisė qė ndonjėherė konsiderohet gabimisht si njė ‘botė e pasur’ nė mėnyrė uniforme’.

Dhe se fundi, publicisti dhe shkrimtari i njohur amerikan Stephen Schwartz thekson se “libri ofron edhe mė shumė prova se Profesor Gėzim Alpion ėshtė njė nga observuesit mė inteligjentė dhe mė tė mprehtė i kulturės shqiptare, si dhe i pėrfaqėsueses sė saj mė tė famshme nė kohėt moderne, Nėnė Terezės”.
http://amzn.to/2xu63qi & http://amzn.to/2i1tmRr

Xhemail Peci
Londėr, 14 Tetor 2017

Xhemail Peci ėshtė poet dhe shkrimtar. Ai ka njė MA nė Studimet Amerikane, Histori dhe Politikė nga University College London

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 124 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DORA E SHKRONJAVE
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:05
.
Promovimi i 5 vėllimeve tė “Kuvend letrash me...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:58
E nderuara familja Merlika, I nderuar bashkėpunėtor i ngushtė i shoqatės studiuesi Eugjen Merlika! Tė nderuar organizatorė tė kėtij evenimenti kultur...
LUM SHPÉTIMI E MJERÉ QAZIMI
E merkurė, 15 nėntor 2017 - 17:21
.
Njė tregim pėr mikun tim
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:16
E njoha shumė vite mė parė nė kondita tė jashtėzakonshme. Isha i burgosur nė qelinė nėn rampėn e shkallės, qė tė ēonte nė katin e dytė tė godinės sė sigur...
Kthimi i mergimtarit nė Atdhe
E dielė, 12 nėntor 2017 - 02:21
Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh nė vitet ’80-ta, se pushtuesi jugosllav nuk i la derė tjetėr, por nėna dhe motra Gjelinė kishin insistuar ...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi