Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dilaver Goxhaj: Tėrrorin e organizojnė gjithmonė shėrbimet e fshehta
Publikuar më 22 tetor, 2017 nė orėn 22:22 ( Para 29 ditė e 19 orėve ) Dilaver Goxhaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur ndodhi plagosja e Azem Vllasit nga Murat Jashari menduam se Muratit i kishte ngelur ora nė vitet ’80-tė shekullit tė kaluar. Por kur Xhavit Haliti tha se “tani ky person do tregoi se kush ia ka hartuar pyetjet akuzė”, ndaj atij dhe disa tė tjerėve, “ngase ai ėshtė i paaftė mendėrisht”, e po, menduam se e kanė futur nė grackė pėr t’u hakmarrė ndaj tij.

Por nė datėn 8 tetor 2017, duke lexuar gazetėn “Expres”, e cila thotė: “Deri tani, nga kjo Prokurori, pėr kėtė motiv, janė marrė nė pyetje si tė dyshuar: 1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqėrisė LĖVIZJA); 2. Gafurr Elshani (avokat); 3. Emrush Xhemaili (ėshtė thirrė pėrmes telefonit, e natyrisht nuk i ėshtė pėrgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi i tij); Nė kėtė lisėt, si tė dyshuar janė potencuar emrat e: 4. Muhamet Kelmendit (profesor univerasitar, ish nėnkryetari i LPK) dhe 5. Ibrahim Kelmendi (nejri nga tre themeluesit e LPK-sė, i vetmi i mbetur gjallė e nė jetė)”. Dhe po atė ditė arrestohet edhe njė i 6-tė, Sadri Ramabaja, lindėn tė tjera pikėpyetje. Kjo, ngaqė tė gjithė kėta kanė qenė anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK, tė cilėt gjatė Mbledhjes sė Rambujesė ishin nė njė linjė me Adem Demaēin, kundėr Drejtorisė Politike tė UĒK-sė, atėherė kuptohet qė puna qenka mė e thellė.

Pse kemi tė bėjmė me hesape tė vjetėr, ndaj dhe ka filluar njė makinė vigane propagandistike pėr “rrezikun” qė u kanoset disa personaliteteve VIP tė Kosovės nga njė organizatė terroriste me emėrin “Syri i Popullit”. Dhe kjo propagandė duhet tė jetė vėnė nė lėvizje nga SHIK-u gjysėm ilegal i Kadri Veselit, tė cilin z.Jakup Krasniqi e quan Shėrbimi Sekret i PDK-sė, pėr tė cilin thotė: “Nuk kam asnjė dyshim se kjo shkollė ėshtė tepėr e pėrafėrt me shkollėn gebelsiane e rankoviēiane, e sidomos kėta kanė mėsuar nga shkolla e UDB-ės”. Kjo propagandė ka marrė urdhėr t’u bjerė trumbetave tė “rrezikut terrorist”, duke “akuzuar” pėr kėtė njė krijesė tė tyre, tė pagėzuar me emėrin e bukur “Syri i Popullit”. Me kėtė lloj prapagande ky shėrbim synon t’u marri mėndjen tė padjallėzuarve qė vrapojnė tė dėgjojnė shefat e kėsaj ”shkolla tė UDB-sė”.
Pse dyshojmė se organizata “Syri i Popullit” ėshtė krijesė e Shėrbimit Sekret tė PDK-sė? Krijohet ky dyshim po tė kihet parasysh se dy ditė pasi ndodhi tentativa pėr vrasjen e Azem Vllasit, pa u marrė Murat Jashari ende nė pyetje, u dha nė RTK-nė e komanduar nga Kadri Veseli filmimi i mbledhjes themeluese i kėsaj krijese “terroriste” me kryetar Murat Jashari!; si dhe u botua edhe lista e personaliteteve tė ndryshme politike kosovare qė “ishin planifikuar tė vriteshin”. Si ėshtė e mundur, kur ende pa u marrė nė pyetje ky “terrorist”, ku i gjeti RTK-ja kėto prova materiale?! Prandaj ka tė drejtė z.Jakup Krasniqi kur thekson se kėta zotėrinj “kanė mėsuar nga shkolla e UDB-sė”.
Kėtė pohim tė z.Jakup po e ilustroj me njė rast konkret, tė treguar nga ish Shefi i UDB-sė pėr Kosovėn, Selim Brosha, nė qershorin e vitit 2000, nė Prishtinė: “Njė pjesė e organizatave nacionaliste ilegale nė Kosovė janė themeluar nga vetė UDB-ja, pėr tė zbuluar elementėt e rrezikshėm. Dhe konkretisht, organizata . . . u krijua fillimisht me 7 persona, qė tė gjithė intelektualė. Nga kėta tė shtatė, pesė ishin agjentėt tanė, por jo kryetari. Por asnjėri prej atyre tė pestėve nuk e dinte pėr tė tjerėt. Porosia ishte qė secili nga kėta tė tregohej mė radikal se kryetari, me qėllim qė tė fitonin besimin e idealistėve nacionalistė.” S. Brosha desh tė njihej me mua, pasi kishte bindjen se mua mė pat dėrguar nė luftė shteti shqiptar, dhe tė ndėrmjetėsoja pėr strehim tė tij politik, se “disa agjentė tė UDB-sė qė e dinė se i njoh, kanė sot shumė fuqi dhe rrezikohem prej tyre”. Dhe ashtu ndodhi.
E besova edhe mė shumė kėtė lloj strategjie tė UDB-sė kur lexova librin e Bedri Islamit pėr Fehmi Lladrovcin, “Pėrjetėsia e dyfishtė”, ku nė f.115-116 thuhet se brenda 4 nėntorit 1985 arrestohen reth 500 vetė. “Ishte njė ndėr goditjet mė tė ashpra… afėrsishtė nė tė njėjtėn orė, qė nga lagjet e Prishtinės dhe deri te godinat e studentėve nė Zagreb, qė nga fshatrat e Drenicės dhe deri tek viset shqiptare buzė liqenit tė Pogradecit. Nuk kishin ndodhur asnjėherė arrestime tė tilla, me njė shtrrije kaq tė gjerė; ishte, si tė thuash i gjithė kontributi i viseve ku flitej shqip dhe jetonin shqiptarė”. Po e theksoj: “afėrsishtė nė tė njėjtėn orė”! Kush ia dha UDB-sė adresat e sakta tė kėsaj organizate ilegale, kur organizimi i tyre ishte me sistem tresh?! Pa tjetėr, dikush qė bėnte pjesė nė udhėheqjen e lartė tė MLK. Dhe, ēuditėrisht, sipas kėtij libri, i shpėtuan atij arrestime vetėm dy veta: njė nga Tetova dhe njė nga Kosova, anėtar i Byrosė Organizative tė MLK, mė vonė edhe anėtar i Drejtorisė Politike!

Vetėm edhe kėto dy fakte tė krijojnė bindjen se organizata “Syri i Popullit” ėshtė thjeshtė njė krijesė tipike si ajo qė tregon Selim Brosha. Madje bėhet e ditur se kjo organizatė “terroriste” ėshtė themeluar pasi i arrestuari Murat Jashari kishte filluar t’u drejtonte publikisht qindra pyetje-akuzė secilit anėtar tė asaj Drejtorie Politike, duke i akuzuar si vrasėsės tė vėllait tė tij, Ismet Jashari.
Dyshimin se kjo organizatė ėshtė inicuar prej SHIK-ut e pėrforcon edhe njė fakt tjetėr. I arrestuari i datės 13 mars 2017, Murat Jashari, kishte ardhur nė Kosovė edhe herė tė tjera pas asaj mbledhjeje tė filmuar qė e pamė nė RTK; atėherė, pse nuk e kanė arrestuar pėrderisa e dinin se kishin tė bėnin me njė “terrorist” me qėllim qė tė parandalohej vrasja?! Pse nuk e kanė vėnė nė dijeni kėta zotėrinj tė SHIK-ut shtetin Zvicerian se atje ishte krijuar njė “organizatė terroriste” me emėrin “Syri i Popullit”?!
Por, me sa po duket, kėta “nxėnės tė shkollės sė UDB-sė” nuk kavė vepruar ashtu sepse kanė pasur dhe kanė qėllime tė tjera. Dhe cili ėshtė ai qėllim?
Mirėpo, qė tė dalė e vėrteta e qėllimit kryesor e stisjes sė kėsaj “organizate terroriste”, duhet ditur origjina e themelimit tė SHIK-ut, thėnė ndryshe Shėrbimi Sekret i PDK-sė. Ky institucion nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse Drejtoria Politike e dikurshme e UĒK-sė, e cila pėrbehej prej drejtuesve tė sotėm tė disa institucioneve kryesore tė Kosovės: Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi. Kėtij tė fundit iu desh gati 15 vjet ta kuptonte se ky institucion multifunksional nuk ishte gjė tjetėr vecse njė mini-gestapo, e drejtuar nga “strategu i rrallė i UĒK-sė”, (sikundėr e quan Kadriun vetė Jakupi nė f,86 tė librit tė tij “Kthesa e madhe”), strateg, i cili e pat shfrytėzuar me shumė mjeshtėri ndershmėrinė, autoritetin si njeriu mė i besuar i Adem Jasharit, por dhe naivitetin e tij. Dhe kur Jakupi e kuptoi, ishte tepėr vonė, tė cilin ai e shpreh edhe nė shkrimin e tij tė datės 07/05/2016, me titull “Katėr polici sekrete, secila mė kriminale se tjetra”, kur thotė se “Shėrbimi Sekret i PDK-sė ėshtė mė i sofistikuar dhe mė banal se UDB-a serbe-jugosllave dhe Shėrbimi Sekret i LDK-sė”. Veprimtaria personale e z.Jakup ka luajtur njė rol tė dorės sė parė nė bėrjen e kėtyre zotėr tė luftės dhe tė UĒK-sė, por ėshtė mirė qė mė nė fund mundi ta zbulonte. Mė mirė vonė se kurrė.
Kjo Drejtori prej krijimit tė saj ka pasur disa funksione, tė clėt pėrshkruhen qartė nė librin e z.Jakup Krasniqi “Kthesa e Madhe”, nė faqen 90 tė tij. Dhe konkretisht ajo ishte: Drejtori pėr informim publik, Drejtori pėr propagandė, Drejtori e Sherbimit tė Fshehtė Informativ (SHIK) dhe njėkohėsishtė edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė.
Dhe ky institucion multifunksional ėshtė themeluar menjėherė pasi u realizua shmangia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm i Lėvizjes Popullore tė Kosovės nga drejtimi i luftės nė Kosovė dhe nga drejtimi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėn Ibrahim Kelmendi e Muhamet Kelmendi e quajnė puē. Ky puē ėshtė realizuar nė 23 maj 1998 nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjitshėm tė LPK, nė Lidhjen e Shkrimtarėve nė Tiranė (shih Muhamet Kelmendi “Pse nuk u ndėrtua Fronti”, 1997, f.87-88; Bedri Islami “I vėrteti” 181-182)
Data e krjimit tė kėtij institucioni multifunksional tė UĒK-sė, figuron pas dates 23 maj 1998. Ajo ėshtė data 11 qershor 1998, ndėrsa Komandant i SHP, Azem Syla, emėrohet nė 16 qershor. Mirėpo, duke u krijuar ky institucion nga vetė anėtarėt e tij dhe nga asnjė forum i ndonjė force politike, vetė Vali e vetė Kadi, e madje, duke qenė edhe shėrbim i fshehtė, kjo Drejtori Politike natyrisht qė do tė ishte edhe polici private e kėtij grupi. Dhe, tė tėrheq vemendjen fakti se vetėm pas kėtyre datave ndodhėn vrasje ende tė pasqaruara mirė kundėr disa viganėve drejtues tė lartė tė LPK-sė, si p.sh Behajdin Hallaēi pėr tė cilin akuzohet Kadri Veseli, Ismet Jashari-Kumanova, Femi Lladrovci etj. Madje, pėr mos-hyrjen e Femiut nė Kosovė kanė bėrė tė pamundurėn tre anėtarėt e parė tė Drejtorisė Politike dhe Azem Syla, (shih Bedri Islami “Lėvizja”, f.354).

Prandaj dhe dyshojmė se kjo organizatė mund tė jetė krijuar nga Shėrbimi Sekret i PDK-sė, ose si quhet sot “Pronto”, pėr disa qėllime kryesore. E para, kėta anėtarė tė Prontos, sado qė mbajnė aktualisht nė duart e veta tėrė pushtetet nė Kosovė, e dinė fare mirė se pėr t’i ruajtur kėto pushtete do t’u duhet tė godasin ashpėr kundėrshtarėt e tyre politikė, vitalitetin e tė cilėve e kanė provuar edhe nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Kėsaj lloj mini-gestapoje gjysėm legale, e cila nė mes tė ditės e fshehtas pat bastisur shtėpinė e S. Ramabajės pa u trembur nga ligji, do t’i duhet tė bėjė shumė punė nė kėtė drejtim pėr ta nėnshtruar popullin dhe shtetin, largimin nga politika tė udhėheqėsve tė partive opozitare, sidomos te Vetėvendosja, duke u fabrikuar akuza, duke i arrestuar ose duke i detyruar tė arratisen. Prandaj jo pa qėllim e theksojnė me tė madhe pėrkatėsinė e kėtyre gjashtė personave si anėtarė tė Vetėvendosjes, pėr ta pėrkulur atė ose tė shpėrbėhet ajo. Sė dyti, pėr t’i thėnė historisė se kanė bėrė shumė mirė qė e kanė zhvendosur Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LPK-sė nga udhėheqja e luftės dhe e UĒK-sė, pasi “ata kanė qenė terroristė”. Dhe, sė fundi, ta justifikojnė edhe ligjėrisht privatizimin e luftės sė popullit shqiptar nė Kosovė pėr lirinė dhe pavarėsimin e saj si dhe historinė e UĒK-sė.

Pa dyshim se shumė shqiptarė tė ndershėm kanė mbetur tė habitur nga kjo lloj propagande e fuqishme dhe kthesė e papritur e ngjarjeve. Dhe kjo ndodh sepse tė gjithė ne jemi gabuar kur nuk kemi vėnė re paralajmėrimin qė pat lėshuar Drejtoria Politike nė 26 maj 1998: “UĒK-ja nuk ka nevojė pėr udhėheqje tė ēdo force politike”, ngjashėm me paralajmėrimin qė pat lėshuar dikur Hitleri: “Atje ku jemi ne, nuk ka vend pėr askėnd tjetėr”!
Prej atij momenti kėta anėtarė tė Drejtorisė Politike u bėnė zotėrit absolutė tė luftės dhe UĒK-sė dhe sot tė institucioneve kryesore tė Kosovės. U lumtė, janė treguar shumė tė aftė. Kiju inatin, por jepu hakun.

Tiranė, 10.10.2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dilaver Goxhaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 170 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi