Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përfaqësimi “dinjitoz” i Haxhi Zekës nga pedofilët dhe kriminelët e UDB-së (2)
Publikuar më 23 tetor, 2017 në orën 00:10 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Njeriu po qe njeri, le një vepër për të gjallë; kur ngordhë gomari, lë prapa një samar” – Mehmet Akifi

Çuditërisht, gjatë kohës së komunizmit, gjimnazi “Haxhi Zeka” i cili atëherë quhej “Vëllëzërit Ribar” kishte një disciplinë të fortë pedagogjike. Prej se i ndryshua emri në “Haxhi Zeka”, sidomos pas luftës, disa pedagogë shqiptarë e kthyen në çerdhe të pedofilisë, dhunës fizike, vjedhjes së pronës publike, dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Gjersa shqiptarët gjatë viteve 1990-ta i lëshonin shtëpiat e veta priavte për t’i bërë shkolla, sot disa pedagogë shesin mjetet e shollës dhe i marrin paratë për vete.

Në rrethanat e okupimit të egër serb, nxënësit shqiptarë ishin më të sigurtë në shkollat-shtëpi të shkapërderdhura ku duhej të udhëtonin këmbë se sa që janë sot në gjimnaz ku përdhunohen dhe rrahen fizikisht nga pedagogët. Si shpjegohet ky paradoks? Se Istogun e sundon UDB-ja, apo se edhe institucionet e Republikës së Kosovës i paska në dorë UDB-ja? Istogu duket se e sundon edhe Prishtinën me ideologji politike për një kohë të gjatë. Droga dhe ari që vidhet në dhomën e dëshmive të policisë në Prishtinë, gjindet në Istog. E ju ende vazhdoni t’i cilësoni ato vjedhje si mister. Është e drejtë e juaja të kaloni nga dëshmitë në mistere. Maxharrët le t’iu duken si të panjohur, sepse ju në Universitetin e Prishtinës, qoftë profesorë dhe studentë, tani nuk keni arsye ta dini se kur ne studionim në shtëpi private, Binak Maxharri ishte ndalur në Fakultetin Ekonomik për t’iu dhënë mësim serbëve. Sot nuk dihet se ku gjindet, por dihet se Arben Maxharri po pshtjellet dikah nëpër Prishtinë si agjent tregtar.

Gjimnazi “Haxhi Zeka” për biznes privat të jashtëligjshëm nga Ibrahim Bytyqi, Izet Demaj dhe Gani Alihajdaraj

Në vitin 2013 po ndodhnin renovimet në gjimnazin “Haxhi Zeka.” Renovimi ishte pjesë e projektit të quajtur “Implementation of energy efficiency measures in schools and hospitals in Kosovo” (Zbatimi i masave të efiçencës së energjisë në shkolla dhe spitale në Kosovë), ose Projekti numër 25, komuna e Istogut, shkolla e mesme “Haxhi Zeka” në Istog. Projekti ishte financuar nga Komisioni Evropian nëpërmjet Zyrës së Bashkësisë Evropiane në Kosovë në vlerë prej 195 000 euro. Kontrata mbante numrin 2012/302-759. Data e fillimit të kontratës ishte 24/09/2012 dhe e përfundimit 24/09/2014. Kontraktor ishte “Domotechniki SA” nga Greqia, ndërsa mbikëqyrës AECOM INOCSA S.L.U Spain dhe AECOM LTD – United Kingdom. Ky njoftim gjendet në pllakatën e vendosur në oborrin e gjimnazit ose si në fotografinë më poshtë.

Njoftimi për projektin e efiçencës së energjisë dhe realizimit të tij

Më 24/09/2014, drejtori i drejtoratit për arsim në K.K. të Istogut, Agim Haxhijaj, njofton për pranimin teknik të riparimeve që janë bërë në dy shkolla: gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog dhe shkollën e mesme të ultë “Trepça” në Banjë të Pejës. Kjo e fundit kishte kushtuar 315 000 euro, por për këtë nuk do të diskutojmë tani. Riparimi i gjimnazit në mes tjerash kërkonte zëvëndësimin e radiotorëve të vjetër, pra duhej çmontuar. Ju e dini se sa të mëdhenj dhe të rëndë kanë qenë radiatorët e komunizmit. Edhe madhësinë e gjimnazit kryesor të komunës e dini, nëse jo, mund ta vizitoni kur të doni. Gjimnazi kishte radiatorë të shumtë. Pas çmontimit të tyre, fillojnë t’i ngarkojnë në kamion. Në atë moment i zë Izet Demaj, pjesëtar i policisë nga radhët e UDB-së në Istog. I pyet se ku po i dërgojnë dhe me leje të kujt? I tregojnë. Ibrahim Bytyqi planifikonte shitjen e tyre. Me atë rast, Izet Demaj nuk ka pasur kompetencë për ta lejuar apo ndaluar bartjen e radiatorëve, por u bë partner për t’ua humbur fijen, më konkretisht për shitjen e tyre dhe ndarjen e parave me Ibrahim Bytyqin. Radiatorët dhe mbetjet tjera metalike përbënin dhjetëra tonë. Nga shitja e tyre vetëm si mbeturina metalike realizohej një shumë e parave, pa llogaritur këtu nëse shumica prej tyre janë shitur edhe si radiatorë, sepse për nevoja shtëpiake mund të kenë qenë në gjendje funksionale të mirë, pra kushtonin më shtrenjtë se si mebturina metalike. Sidoqoftë, për këtë duhet ta pyesni së pari Agim Haxhijajn, e pastaj Ibrahim Bytyqin dhe Izet Demajn. Sikur me rastin e zbatimit të projektit të BE-së që figurojnë edhe publikisht donatori, kontraktori, përfituesi, dhe mbikëqyrësi, edhe për fatin e radiatorëve duhet të ekzistoj kontraktori i largimit, vendin ku u dorëzuan, përfituesi, me çfarë çmimesh u shitën, dhe ku shkuan ato para. Këta tre persona që i përmendem (Agimi, Ibrahimi, dhe Izeti) i dijnë dhe e kanë dokumentacionin me shkrim (nëse e kanë). Kjo është punë e lehtë për ta hetuar dhe gjindet zinxhiri i traksaksionit me ata radiatorë deri në fund.
Krimi në gjimnazin “Haxhi Zeka” është i diversifikuar dhe zbatohet lirshëm kudo që është e mundur. Ibrahim Bytyqi ka edhe burime tjera të financimit nga biznesi i jashtëligjshëm në gjimnaz duke e keqpërdorur administratën, dhe këtu dyshohet se është i përfshirë edhe Imer Lajçi nga Lubozhda, ish-profesor i marksizmit, tash ndoshta i sociologjisë. Për një kohë të gjatë dhe deri më sot është raportuar se merret haraç ose ryshfet për lëshimin e diplomave dhe dëftesave. Kjo funksionon kështu: për çdo nxënës që e kryen gjimnazin, dokumentacioni kushton 5 euro (1 euro diploma, plus 4 dëftesa nga 1 euro = 5 euro). Mirëpo, administrata në krye me sekretarin Gani Alihajdaraj ua merr nxënësve nga 10 euro. Ato para ekstra (5 euro) ga secili nxënës, pastaj i ndanë me Ibrahim Bytyqin. Këtë do të ishit në dyshim ta besoni, por rastet e keqpërorimeve që nuk i nënshtrohen kurrfarë kontrolli dhe përgjegjësie, shkojnë deri aty sikur në fotografinë si vijon:

Shkresa e sekretarit Gani Alihajdaraj që vërteton se janë marrë 10 euro. Një dëshmi skandaloze që do të përdoret si provë materiale në gjykatë
















Çka tregon dhe pse është lëshuar kjo shkresë për nxënësin Negjdet (Mustafë) Ramaj nga fshati Uçë i Istogut? Negjdeti shkon në zyre të sekretarit për ta marrë diplomën dhe dëftesat, ku duhej të paguante 5 euro (4 për dëftesa dhe 1 euro për diplomë). Sekretari i shkollës ia ndal 20 euro dhe i thotë “kur t’i bëjë gati dëftesat të thirri.” Kur ia ka bërë gati e ka njoftuar se ia ka lënë tek roja. Në shkresë shkruan: “me ia kthy 10 euro; i ka dhanë 20 euro.” Negjdeti i merr 10 euro nga roja, ndërkaq 5 euro mbesin si plaçkë të cilat i ndajnë me Ibrahim Bytyqin. Ky nuk është sistemi i vetëm i plaçkitjes përmes punëve administrative ku përfshihet edhe roja e shkollës. Në këtë gjimnaz lëshohen edhe nga dy palë diploma me numër të njëjtë protokolli, çka është e jashtëligjshme. Diploma lëshohet në origjinal. Në rast se të duhet edhe një ose humbet origjinali, atëherë lëshohet duplikati dhe tregohet se është i tillë. Lëshimin e dyfishtë të diplomave me numër të njëjtë protokolli e bëjnë me qëllim që nxënësit të konkurrojnë njëkohësisht në dy fakultete në Prishtinë me dokumente origjinale. Kjo mund të kontrollohet lehtë nëpër fakultetet e Prishtinës duke i kërkuar studentët e regjistruar që kanë ardhur nga gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog. Për sekretarin e gjimnazit dhe Ibrahim Bytyqin lëshimi i dyfishtë ka vetëm një domëthënie – më shumë para në xhepat e tyre në formë të plaçkitjes, pa e llogaritur këtu atë tarifën e tyre prej 5 eurove ekstra. Për t’ua sqaruar më lehtë këtë sistem nëse jani ngatërruar se nuk e keni të qartë se çka po lexoni, kjo ndodhë kështu: ju i merrni nga dy apo tri letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë origjinale. I thuani thjeshtë institucionit kompetent që i lëshon: “m’i jepë nja 2-3 pasaporta dhe patentë shoferë le t’më qëllojnë, se ndodhë që gruaja po harron me i nxjerrë nga xhepat e rrobave kur po i lanë.” Në rast se ta marrin patent shoferin policia, ti mund t’i thuash bashkëudhëtarit: “e ka baci tjerin origjinal e ia therim kah t’dush; n’paqt llogari ai polic që ma mori njërin me i lajmëru krejt policët, le t’i lajmëron! Kqyre, edhe dy pasaporta origjinale i kam, plus edhe dy diploma pej gjimnazit se i kam tha paret për to!” A e keni të qartë tash?

Sekretari i gjimnazit “Haxh Zeka”, Gani Alihajdaraj

Kur jemi te roja e shkollës, atë e bënë kompania e sigurimeve “BESA Security.” Edhe këtu ka pasur biznes të jashtëligjshëm Ibrahim Bytyqi. Për tri vite nuk ka të dhëna ose transparencë për pagesën që ia bënë gjimnazi kompanisë “BESA Security.” Janë përdorur edhe arsyetime banale nga administrata se Banka Ekonomike na ka thënë “mos bjerni ma pare se po bahen shumë!” Këtu ekziston dyshimi rreth hezitimit të adminstratës për t’i bërë llogaritë financiare dhe të transaksioneve nëpërmjet bankës. Gjimnazi i merr nga Këshilli i Arsimit 10 000 euro, ndërkaq duket se as 2 000 nuk shpenzohen. Çka ndodhë me diferencën nëse këta administratorë e kanë iri punën me bankë? Po Ibrahim Bytyqi dhe Izet Demaj në cilën bankë apo llogari i deponuan paratë nga shitja e radiatorëve? Ju do të thuani: në cilët xhepa, e jo në cilën llogari ose bankë. Radiatorët a patën ekzistuar, apo jo? Projekti i BE-së u zbatua, apo jo? Pllakata nga fotografia 4 ekziston, a po jo? Kërkoni ju llogari Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth zbatimit të projektit në gjimnazin “Haxhi Zeka”, ua sigurojnë edhe me centë, me dokumente, me data, kush, si, çka, me të gjitha. Atëherë, përse të mos kërkoni llogari rreth radiatorëve nga Ibrahim Bytyqi dhe Izet Demaj?

Dhuna fizike kundër nxënësve nga Ibrahim Bytyqi

Gjersa nëpër shkolla të ndryshme në Kosovë raportohet për rrahjet e arsimtarëve dhe profesorëve nga nxënësit, në gjimnazin “Haxhi Zeka” është një praktikë krejt ndryshe ose siç është ka qenë më herët nën kohën e komunizmit – rrahja e nxënësve nga pedagogët. Rrahjet fizike të nxënësve janë të ndaluara me ligjin për arsimin e ultë dhe të lartë në Kosovë. Sot, ndaj dhunës fizike që e ushtron mësuesi ose arsimtari kundër nxënësit, prindi ose vetë nxënësi mund të ankohet së pari te komisioni disciplinor i shkollës, e nëse rasti i rrahjes është pak më i rëndë, mund të dërgohet edhe në prokurori. Pse në Istog nuk ndodhë asnjëra formë e raportimit, dhe pse vetëm këtu ndodhin rrahje fizike të nxënësve nga pedagogët, sidomos nga Ibrahim Bytyqi. Sepse, siç u treguam edhe në vazhdimin e parë të këtij hulumtimi, pushtetin në Istog e ka 100% UDB-ja. Ibrahimi përpos që dhunon nxënëset dhe nuk ndëshkohet, rrah fizikisht nxënësit (mëshkujt). Këta janë vetëm tre nxënësit të konfirmuar se janë rrahur nga Ibrahim Bytyqi: Arlind (Tahir) Ademaj, Xhemë Musollaj nga Gurrakoci, dhe Hashim Zenunaj nga lagja Stupë që gjindet ndërmjet Vrellës dhe Studenicës. Rrahja e tyre ka ndodhur ditën e fundit, ose ditën e maturës. Më ka rastisur të bisedoj me njërin prej tyre.
- S’pe nxani me rreh bre?
- O i kisha dalë me rreh stupc midis udhe dikun, po mbesë fajtor unë, edhe ky lidhjet me milici.
- Ni çorapë t’zezë n’kry, me i ra stupc kry! Ose, e mbushë ni çantë gurë, del n’far kthese e gjuje si me projektila!
- S’po muj niher, veç besën po ja dha ma vonë kam me ja kthy keq. Osht pak situata si e paqartë, veç pa ja kthy s’e la, e atëherë ka me qu kry ai.

Gjersa një grup të nxënësve i rrah, me një grup tjetër pin duhan në zyre dhe i angazhon për shantazhimin dhe spiunimin e profesorëve tjerë, pra kolgëve të tij të punës. Kjo sugjeron se Ibrahim Bytyqi e ka gjimnazin si një lloj prone të veten për biznes, diktate, shantazhe dhe forcë ku përfshihen rrahjet dhe ngacmimet seksuale. Është përgjegjës edhe për rrahjen e nxënësve nga tjetërkush jashtë objektit shkollor. Sivjet në Durrës, sigurimi ka rrahur nxënësit klasës XII5 Jeton Rugova dhe Luan Uka. Dritën e gjelbërt për rrahjen e tyre e kishte dhënë Ibrahim Bytyqi, duke i thënë sigurimit: “merruni ju me ta!” Para dy viteve, një nxënëse e ka denoncuar Ibrahimin në polici për ngacmim seksual. Rasti ka qenë serioz sa që nxënësja ia ka mësyer policisë, sepse Ibrahim është i rrezikshëm për këto punë. Nga policia Ibrahimin e nxjerrë gruaja e tij. Si dhe me çfarë kushtesh e nxori nuk e dijmë, ashtu siç nuk e dijmë pse policia vendosi ta lirojë pas intervenimit të gruas së tij. Policia po ashtu i fsheh dhe shkatërron rastet e rrahjes së nxënësve nga Ibrahim Bytyqi. Grupin e krimit në policinë e Istogut tani po e dini: Januz Bujupaj, Enver Gashi, Izet Demaj dhe Hysen Berisha. Me Izetin, Ibrahimi ka pasur, biznes ilegal në ndarjen e parave nga shitja e raditorëve. Ky grupacion policor ka lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta me një klikë të UDB-së brenda në K.K. të Istogut, dhe kjo thuajse është deri-diku njohuri publike, pra jo e rastësishme. Ka edhe shumë e shumë shkelje e krime të Ibrahim Bytyqit të cilat do t’i bëjmë publike në analizat e ardshme. Për këtë fazë, mjafton të ceket edhe keqpërdorimi i mjeteve për organizimin e ekskurzioneve, siç ishte rasti i atij 5 ditor në Shqipëri para një muaji ose në shtator 2017. Maturantët paguajnë paraprakisht për ekskurzion. Paratë i merr Ibrahim Bytyqi. Mirëpo, gjersa maturantët kanë paguar për pesë ditë, Ibrahimi ja u humb mëngjesin dhe drekën për ditën e pestë, dhe paratë për një ditë të maturantëve i fut në xhepin e tij. Kur janë kthyer nxënësit në mbrëmjen e ditës së pestë pa mëngjes dhe pa drekë, e ka ndier veten sikur të kishin qëndruar në ndonjë kamp përqendrimi nga uritja e madhe. Udhëheqësia e shkollës për këso raste ishte dashur pikërisht ditën e pestë ose të fundit t’ua bëjë maturantëve sa më të këndshme dhe me të begatë me ushqime, e jo t’i detyroj të durojnë urie. E po, i tillë është menaxhimi i krimit nga Ibrahim Bytyqi për vite të tëra. Gjersa rrah nxënësit (është i madh me shtat dhe i trashë, sidomos në kokë)

Përfundimi dhe pasojat

Doni investime në shkolla shqipe? Për çka? T’i dërgoni vajzat tuaja aty për t’ua dhunuar klika e UDB-së, dhe djemtë për t’ua rrahur Ibrahim Bytyqi, e ju as “ngëk” të mos bëni, a po? Atëherë, përse lindni vajza dhe djem? Më mirë do të ishte t’i dërgoni diku në shkollat e Serbisë të mësojnë serbisht, sepse shkolla e çfarëdo kombi ka rregulla dhe nxënësit mbrohen. Shkollat atje kanë emra serbësh, por kjo nuk duhet t’iu interesoj. Lëndën e fizikës që e jep Ibrahim Bytyqi mund ta mësoni më mirë gjuhë tjera sepse formulat e saj janë të njëjta. Cila është arsyeja që ju lindni fëmijë? A mendoni ndonjëherë se në cilin shtet duhet të jetojnë dhe kush duhet t’i arsimoj? Apo, ti mendon me atë avazin tënd të përjetshëm “ishalla bahet mirë” dhe “puna e jonë e pat, veç ishalla për qeta thmi tonë bahet mirë.” Po more qysh jo, bahet mirë! Ti po harron se lule je ti çka duket në horizontin e së ardhmes për fëmijët tuaj dhe shqiptarët kolektivisht, e kësaj më së shumti i kontribuon ti me “ishalla.” Gjithsesi bëhet mirë gjersa ti jo vetëm që nuk reagon, por me instiktin tënd naiv i përkrah pedofilët dhe kriminelët sa herë që e ke bindjen se është rrezik të konfrontohesh me ta. Unë nuk e kuptoj qëllimin tënd për të lindur fëmijë, e kur ata t’i përdhunojnë punonjësit zyrtarë të arsimit, ti hesht dhe bënë përpjekje për ta fshehur krimin. Cili është misioni yt në këtë jetë? T’i furnizosh pedagogët pedofilë me fëmijë për t’i dhunuar, a po? Kjo është kundër ligjeve të njerëzimit, natyrës, dhe Zotit. Pse po bënë krime kundër njerëzimit dhe po i merr në qafë gjeneratat e ardhshme? Kafshët tjera kanë instikte të reagimit, por pse ti nuk ke? Nuk po flasë për arushën sepse ajo t’ç’kynë për zojt e vet.
Po me politikë çka dreqin ki? A ta ka lënë babai apo gjyshi amanet të mendosh dhe bisedosh në favor të kësaj apo kundër asaj politike tërë jetën, dhe pyetjen tënde kriminale: “m’fal që po t’pyes, po me cilën parti je?” apo, babai dhe gjyshi i juaj s’ka ditur çka janë gjithë këto dhjetëra parti politike, secila më e zezë se tjera? Ti thua menjëherë: “Ani çka me ba?” Shumë thjeshtë; luftoje krimin, distancohu dhe denoncoje të keqen. Mos e mbaj mendjen gjithmonë vetëm tek punësimi i pamerituar në sektorin publik si formë të plaçkitjes, dhe në mungesë të kësaj, ikjen me çdo kusht nga vendi i juaj. Të dy këto strategji shpiejnë tek i njëjti përfundim: në mesin e 7,6 milardë banorëve në tokë, nuk ka asnjë që e urren Kosovën më shumë se ti. Nëse ke shkuar në shtetet e Evropës Përendimore se ke qenë i shtërnguar për shkak të një standardi më të mirë njerëzor ose me i ba senet me bindjen që t’u sigurosh një të ardhme më të mirë fëmijëve në Kosovë, sa ia vlen kjo kur institucionet i ke të kriminalizuara? Tek e fundit, edhe derrat hanë e pinë dhe jetojnë në ndërtesa komode, por nuk janë të lirë dhe dikush vendosë për therjen e tyre. E sheh se edhe ky mision është i pasigurt. Çka le prapa? Fëmijë dhe shtëpija por që jetojnë 24 orë mendjendrydhur të pajtuar me sistemin e degjenerimit dhe krimit. A ia ka vlejtur misioni yt jetësor? Jo, sepse ke degjeneruar dhe shkatërruar racën njerëzore. Përmes pasardhësve të degjeneruar ke lënë prapa një antivlerë të patolerueshme, dhe fajet për këtë i ke ti, e jo ata, sepse e ke ditur fare mirë se si qëndron situata dhe je pajtuar me sistemin e degjenerimit duke mos bërë asgjë kundër tij.

Vijon me krime të natyrave të ngjashme në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, dhe në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,553 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi