Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bandat e humbėsve tė pėrjetshėm
Publikuar më 25 tetor, 2017 nė orėn 21:19 ( Para 26 ditė e 20 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mallkim i rėndė, poshtėrim gjithėkombėtar dhe turp qė shqiptarėt tė gjunjėzohen para mafiozėve shqipfolės dhe pushtuesve tė huaj. Me poshtėrimin kombėtar, shpėrbėrjen e shtetit dhe mjerimin shoqėror, duhet tė ketė shumė forma tė patologjisė shoqėrore, ndėr tė cilat krimi do tė ishte i pari.

Kombi dhe vendi ndodhet para shpėrbėrjes. Por, kėtė nuk duhet ta lejojnė patriotėt shqiptarė, qė kanė njė zemėr tė ngrohtė pėr atdheun e tyre, Shqipėrinė (natyrale), tė cilėn ata dėshirojnė ta ēlirojnė nga armiqtė e brendshėm dhe jashtėm, demokratizojnė, zhvillojnė dhe ruajnė pėr pasardhėsit e tyre. Nė kontrast me mafiozėt dhe tradhtarėt tė cilėt edhe pėr krimet mė tė rėnda “dėnohen” vetėm me “arrest shtėpie”.

Nėse doni tė dini mė shumė pėr pisllėqet e Partisė Socialiste sė Shqipėrisė pyetni Partinė Demokratike, nėse doni tė dini mė shumė pėr pisllėqet e Partisė Demokratike pyetni Partinė Socialiste...
Vetėm pėr shkak se ti e ndryshon kryesinė e njė sistemi tė pistė, nuk do tė thotė domosdoshmėrish se ai sistem ka ndryshuar. Kjo sepse vendi (sidomos Shqipėria, Kosova dhe trojet e okupuara tė FYROM-it) ėshtė kapur shumė keq nga bandė hajdutėsh, kriminelėsh e tradhtarėsh profesionistė. Grupe tė bashkuara pėr tė bėrė vjedhje dhe uzurpime tė pronave shoqėrore; kontrabandistėsh tė qenieve njerėzore, armėve dhe drogės; plaēkitje e krime; grupe gjysmė-analfabetėsh, zakonisht nė pushtet, qė veprojnė nė dėm tė popullit me metoda kriminelėsh e tradhtarėsh.

Kur dikujt i ėshtė dhėnė besim dhe pushtet nė mėnyrė tė tillė ku lindin mundėsitė dhe joshjet, ndėrsa rreziku pėr marrje nė pėrgjegjėsi fundoset, atėherė rritet gjithashtu rreziku i shpėrdorimit tė detyrės.
Po, e duam kėtė vend, prandaj jeta ju kėrkon tė gjeni njė detyrė, gjegjėsisht, tė luftojmė bashkarish krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin, duke filluar nga kreu i bandės dhe pėrfunduar me asgjėsimin e bandės.

Nėse tė gjithė ata “politikanė” qė kanė standarde tė dyfishta mund t`i ndajnė me ata qė nuk kanė aspak moral, atėherė bota shqiptare do tė ishte njė vend mė i mirė pėr shumicėn!
Partitė politike tė trojeve shqiptare, janė tė pa dhėmbė nė premtimet e tyre kinse pėr tė mirėn e shoqėrisė dhe vendit. Ato bazohen nė shpresė dhe besim nė vend tė: do tė bėjė, duhet tė bėjė. Politika shqiptare ėshtė krijuar pėr shfrytėzuesit dhe mashtruesit.

“Kur njė i verbėr e udhėheq njė tė verbėr, tė dy bien nė hendek”- mė thoshte gjyshi im.
Kryeministri aktual i shtetit amė Edi Rama, duhet tė pushojė sė vepruari si komiku Ali duke kritikuar tė gjitha partitė e tjera, ndėrsa vetė dhe PS nuk kontribuojnė me asnjė pleh. Ose tė largohet nga politika. Kryeministri ka mbėrthyer kokėn e tij nė rėrė gjatė gjithė kėtyre viteve dhe ka kontribuar vetėm me budallallėk dhe zero veprim kur ėshtė fjala pėr gjithēka qė i shėrben vendit. Pėr shembull, nė rastin aktual, e pengon heqjen e imunitetit pėr deputetin (mikun e tij Saimir Tahirin, ish ministrin e policisė) qė prokuroria kėrkon ta arrestoj, sipas prokurorisė, pėr veprat penale - tė dokumentuara. Pse e bėn kėtė?! A thua i dhemb diēka?
Nė njė shkrim timin (2013): “Tė luftojmė nė shėrbim tė jetės” kam thėnė:
“Duhet hequr imuniteti politikanėve sepse nuk funksionon – Keqpėrdoret. Imuniteti parlamentar ėshtė njė mbrojtje e njė anėtari tė Parlamentit (Kuvendit) kundėr persekutimit tė mundshėm politik nga ekzekutivi (policia).
Nė vendet demokratike tė gjithė njerėzit e zgjedhur nė pushtet (deputetėt) gėzojnė imunitet parlamentar sipas kushtetutave, pėrafėrsisht: Asnjė anėtar i Parlamentit (Kuvendit) pa pėlqimin e parlamentit nuk mundet tė ndiqet penalisht ose tė burgoset, pėrveē nėse ai ėshtė kapur nė flagrancė.
Kur policia dyshon se njė deputet ka kryer njė krim, i kėrkon Parlamentit (Kuvendit) tė heqė imunitetin para se ajo ngre njė akuzė. Normalisht se Kuvendi pėrmbush menjėherė kėrkesat e tilla, pasi kuptimi (qėllimi) i imunitetit nuk ėshtė se deputetėt mundet tė jenė nė gjendje pėr tė thyer ligjin pa pasoja, por vetėm pėr t`i mbrojtur kundėr persekutimit tė motivuar politikisht.”

Tradhtia i referohet mashtrimit ose pabesisė, veēanėrisht veprave (akteve) penale tė drejtuara kundėr sigurisė ose pavarėsisė sė shtetit.
Ėshtė antiligjor Akti i sotėm i Edi Ramės dhe Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, qė nuk lejon heqjen e imunitetit tė Saimir Tahirit, i dyshuar nga policia si i implikuar (me familjen kriminale Habilaj) nė kontrabandėn e drogės dhe armėve drejtė Italisė etj.

Shqiptarėt enden nė errėsirė. Disa sepse nuk shohin me sytė e tyre, disa sepse nuk shohin me mend. Shumica prej nesh, sepse nuk e shohim njėri-tjetrin.
Tė vetėshpallurit “politikanė” shqipfolės brenda dhe jashtė murit tė arbrit, janė tė shqetėsuar vetėm pėr tė pas mė tepėr pushtet dhe sa mė shumė tė mbushin llogaritė e veta bankiere.
Ne duam njė qeveri qė punon pėr tė gjithė, ndėrsa secila parti shqipfolėse qė gjendet nė qeveri dėshiron qė tė gjithė tė punojnė pėr qeverinė.
Tė jesh njė shqiptar gjithashtu duhet tė jesh njė aktor politik dhe historik. Fati ynė i pėrbashkėt qėndron nė duart tona. Ėshtė detyrė pėr tė marrė pėrgjegjėsinė pėr tė ardhmen e shoqėrisė sonė. Ne nuk duhet tė jemi subjekte pasive tė dominimit tė forcave despotike, qofshin ata tė “shenjtė” ose laikė, tė djathė apo tė majtė, kriminel apo mė pak kriminel. Dhe ne nuk duhet tė jemi subjekt i fuqive historike tė paarsyeshme.

Nė botėn shqiptare, pakica e tė pasurve pėrbėhet nga njė pakicė kontrabandistėsh, e cila lejohet tė jetė e pasur vetėm nėse nė ēdo aspekt ėshtė besnike ndaj komandės sė faktorit dashakeq qė prapa perdes vendos pėr fatin e vendit tė tyre. Prona publike dhe shoqėrore, veēanėrisht nė degėt e gazit, naftės, turizmit etj., shpejt transformohet nė private, por pronarėt e vėrtetė tė asaj pasurie, si rregull, janė tė huajt.
Pėrjashtimet e vetme janė ata qė blenė tė drejtėn e pronėsisė me besnikėri dhe nėnshtrim tė zhvendosur nga sfera e dinjitetit elementar, kombėtar dhe njerėzor. Pasuritė mė tė mėdha kombėtare nė kėto raste janė bėrė pronė e tė huajve dhe ata qė deri mė tani i kanė drejtuar ato, kanė arritur ta bėjnė kėtė, nė kėto raste tė ndryshuara, si nėpunės tė kompanive tė huaja nė vendin e tyre.

Politika shqiptare gjithmonė e ka shitur interesin kombėtar pėr pushtet. Hynė nė pushtet duke shitur interesin kombėtar dhe shesin interesin kombėtar kur u kėrcėnohet ndenjėsja (karrige) ose burgimi
O shqiptar! Mos ik prej vendit sepse askund nuk do tė gjesh mė mirė se nė tokėn tėnde, por zgjohu dhe vepro. Ti nuk mund tė jesh i lirė si individ nėse ti nuk je i lirė si komb. Pastro menjėherė para oborrit tėnd, dhe vazhdo mė tej...
Tė shpresojmė se edhe mė tutje do tė kemi ndihmėn e mikut tė vėrtetė, Amerikės.
Miqtė e mirė janė engjėjt qė na ngrenė lartė pėrsėri kur krahėt tanė kanė harruar se si duhet fluturuar.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 138 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi