Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KRIMOKRACIA
Publikuar më 28 tetor, 2017 nė orėn 11:25 ( Para 24 ditė e 6 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si politika ashtu edhe drejtėsia nė Shqipėri janė tė kriminalizuara. Kur ambasadori amerikan u bėnte thirrje shqiparėve nė Shqipėri para zgjedhjeve qė “ mos i votoni kandidatėt me rekorde kriminale”, kjo a nuk do tė thotė se kėta kandidatė i kishin zgjedhur partitė e lidershipėve dhe tė prijsave tė tyre tė kriminalizuar.

Deputetja aktuale e Partisė Socialiste znj. Vasilika Hysi duke iu referuar fjalimit tė ambasadorit amerikan u shpreh nė tė njėjtėn linjė me tė kur ajo deklaroi se : janė 4 klane dhe 20 familje mafioze qė po mbajnė peng Shqipėrinė dhe pengojnė VETTING-un. A nuk ėshtė kjo njė rezyme katrastofike pėr demokracinė, pėr drejtėsinė dhe pėr shtetin shqiptar sot.
Kur deputeti aktual i Partisė Socialiste, Ministri i Diasporės dhe ishkryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko, deklaron nė parlament njė tė vėrtetė tė madhe: se krimi na zgjedh ne dhe vazhdon me faktin e cituar po prej tij se: “nė Shqipėri ėshtė krijuan njė shtresė njerėzish qė e shesin votėn”. A nuk do tė thotė kjo pra se nė Shqipėri sundon krimokracia zgjedhore elektorale e cila zgjedh pastaj edhe qeverinė, edhe administratėn, edhe gjyqėsorin kriminal dhe tė korruptuar.
Realisht kriminalizimi i politikės dhe i drejtėsisė ka pėr autor regjimin e Berishės, i cili pasi humbi Referendumin e vtit 1994, ngriti sistemin e krimit elektoral, atė tė vjedhjes votave nė vitin 1996, e pastaj me krimin e sistemit dhe korrupsionit financiar piramidal qė e ēoi Shqipėrinw nė katastrofwn e vitit 1997. Berisha ėshtė edhe autori i montimit tė kėtij sistemi korruptiv e kriminal edhe nė drejtėsi. Ai nė vend qė tė ndėshkohet pėr kėto dhe pėr trauma e tragjedi tė tjera tė shkaktuara nga ai Shqipėrisė dhe shqiptarėve, sot ēuditėrisht flet dhe na bėn moral mė shumė se kushdo tjetėr.Berisha ėshtė edhe autori edhe i rrėnimit tė PD-sė dhe tė sė Djathtės Shqiptare.
Gjyqėsori i korruptuar dhe i kriminalizuar nė Shqipėri ėshtė i pėrmasave tė tilla tė padėgjuara ndonjėherė as nė rang botėror. Pėr ta ilustruar kėtė fakt mjafton tė citojmė zgjidhjen e propozuar pėr gjyqėsorin shqiptar prej kreut tė EURALIUS- it, z. Rainer Deville kur nė Nėntor 2015 nė Tiranė deklaronte se: “ka njė zgjidhje- tha ai- shkarkimi i menjėhershėm i 400 gjyqtarėve dhe 400 prokurorėve”.
Pra ky ėshtė korrupsioni i gjyqėsorit nė Shqipėri sa qė kėrkohet shkarkimi i tė gjithė gjyqtarėve dhe prokurorėve tė Shqipėrisė.
Ky do tė ishte njė VETTING real dhe i duhur
“Aty ku asfiksohet drejtėsia: aty kapet shteti dhe ligjin e bėn e paligjshmja, e palejuara, antiligji dhe antishteti, pra aty sundon krimi dhe kusaria e organizuar pėr tė shtypur, varfėruar e rjepur popullin e vet, tė cilit i vjedh pushtetin, pasurinė, pronėn dhe i grabit dinjitetin e krenarinė, madje i shkatėrron shėndetin e shpirtin dhe ia humb shpresėn pėr tė ardhmen nė atdheun e vet”. ( Nga Libri im “TRIUMFI I KOMBIT” faqe 83, kapitulli “Shteti dhe Drejtėsia”, botuar nė vitin 2010)
Edhe djalli, edhe hajduti, edhe tradhėtari, edhe krimineli i ēdo kalibri dhe ēdo lloji kėrkojnė tė mashtrojnė, tė shfajėsohen e tė justifikohet nė emėr tė drejtėsisė.
Kėshtu vepron edhe “GJYQĖSORI” nė Shqipėri i cili ka marrė shume e shumė vendime krimi nė dėm tė shtetit dhe sidomos nė dėm tė qytetarėve shqiptar nė emėr tė Drejtėsisė dhe tė Republikės.
I gjithė sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri ėshtė dhe funksionon si njė sistem piramidal politik i cili legjitimon e mbron krimet dhe korrupsionin; sistem vendimmarrės i cili nxjerr nė ankand liritė dhe tė drejtat pronėsore tė shqiptarėve dhe tė drejtėn shtetetėrore; sistem i cili nga shkalla nė shkallė kooperon dhe mbron tėrė sistemin zinxhir tė krimit dhe tė padrejtėsive tė Gjyqėsorit kundėr lirive dhe tė drejtave tė individėve, kundėr interesit publik dhe imazhit kombėtar.
Drejtėsi pėr faje tė sė cilės shqiptarėt po e braktisin atdheun dhe u janė drejtuar Gjykatės sė Strazburgut pė tė fituar tė drejtat e tyre.
Drejtėsia nė Shqipėri ėshtė bėrė pra njė problem shumė i madh edhe ndėrkombėtar pėr botėn moderne e tė civilizuar perendimore, pėr shėrimin e sė cilės dhe pėr ēprangosjen e shtetit dhe tė shoqėrisė shqiptare prej prangave skllavėruese tė saj janė angazhuar vetė politika, diplomacia dhe administrata e SHBA-sė dhe e BE-sė me ligjin e VETTING-ut.
Kudo krimi ka shtrirė kthetrat e tij, kudo sundon ai. Flitet e pėrflitet kudo, nėpėr faqet kryesore tė gazetave dhe tė televizoneve kombėtare dhe atyre prestigjoze ndėrkombėtare pėr krimin elektoral, pėr vjedhje dhe shitblerje votash, pėr krimin politik, gjyqėsor ,ekonomik, pėr krimin e organizuar, atė ordiner, krimin e korrupsionit gjithinstitucional, pėr krimin akademik e intelektual tė shitblerjes sė diplomave, pėr atė arkeologjik, mjedisor, pėr ekomafien, pėr krimin e prostitucionit dhe trafikimit tė qėnieve njerėzore dhe sidomos pėr krimin e organizuar nga strukturat shtetėrore e qeveritarėt e shtetit, nga mafia politiko-gjyqėsore e kultivimit, pėrpunimit dhe e trafikimit tė drogės, ku Shqipėria ėshtė etiketuar nga politikanė, diplomatė dhe media tė ndryshme perendimore si Kolumbia e Europės dhe si Kanabistan.
Por pėr ēudi deri mė sot nga drejtėsia nė Shqipėri pothuajse jo vetėm asnjė pushtetar por dhe asnjė gjyqtar e as prokuror nuk ėshtė ndėshkuar as minimalisht pėr ta pushuar tė paktėn nga puna pėr dėmet shumė tė rėnda qė u kanė shkaktuar qytetarėve shqiptarė si atė ekonomik, psikologjik, moral dhe financiar; askush nuk ėshtė pėrgjigjur pėr dėmin e madh financiar tė miliona e miliona eurove pėr shtetin shqiptar si dhe as pėr dėmin e rėndė dhe shumė negativ qė sistemi gjyqėsor i ka shkaktuar imazhit tė Shqipėrisė, ku mosfunksionimi i shtetit ligjor ėshtė arsyeja kryesore e mosintegrimit tė Shqipėrisė nė BE.
Kjo drejtėsi dhe kjo politikė e kėsaj drejtėsie qė sundon Shqipėrinė nė kėtė tranzicion ėshtė njė sundim krimokracie dhe tradhėtie.
Dhe fatkeqėsisht ky model politik dhe kjo lloj drejtėsie ėshtė importuar, instaluar dhe funksionon edhe nė Kosovė
Por tani ka ardhur koha edhe ta themi troē, direkt dhe pa mėdyshje atė qė ėshtė mė se e vėrtetė: atė se politika dhe sistemi i Drejtėsisė nė Shqipėri janė dhe identifikohen si vetė krimi.
Sistemi i Drejtėsisė nė Shqipėri gjeneron krimin, korrupsionin, degradimin moral e shpirtėror, urrejtjen, pėrēarjen, vetėgjyqėsinė, varfėrinė dhe dėbimin e shqiptarėve nga atdheu.
Krimi dhe padrejtėsia e politikės dhe e drejtėsisė mbi qytetarėt e saj ka detyruar edhe shumė shqiptarė qė duke mos pasur mundėsi qė tė realizojnė dhe tė mbrojnė tė drejtat e tyre ata kanė ndryshuar edhe kombėsinė e tyre duke bėrė tė mundur krijimin edhe tė minoriteve tė huaja nė Shqipėri si boshnjak , malazes, bullgar e serb pasi duke u pajisur me pashaporta e duke u deklaruar si tė tė tillė ata mendojnė se janė mė tė sigurt, mė tė pėrkrahur dhe mė tė mbrojtur nga padrejtėsia e drejtėsisė nė Shqipėri, pasi pėr ta dhe tė drejtat e tyre si “minirotarė” tashmė interesohen edhe ambasadat e atyre shteteve kombesinė e tė cilave kanė deklaruar nga imponimi i padrejtėsive qė u bėhen nė Shtetin shqiptar. Dhe mėnyra tjetėr pėr t’i shpėtuar padrejtėsisė atė qė kanė zgjedhur shumė e shumė shqiptarė ėshtė largimi i tyre nga atdheu drejt shteteve tė BE-sė.
Dhe a ka krim mė tė madh se sa ky qė bėn drejtėsia dhe politika antikombėtare nė Shqipėri duke ua imponuar shqiptarėve qė tė ndėrrojnė emrin, identitetin dhe kombėsinė?
Pra, padrejtėsia e sistemit tė drejtėsisė ėshtė krimi mė i madh kundėr individit, shtetit dhe shoqėrisė e qė pėrbėn kėrcėnimin mė tė madh pėr Sovranitetit Kombėtar.
Prandaj e tėrė politika, qeverisja qendrore e vendore, drejtėsia si dhe media ishin kundėr dhe pengonin e bllokonin hapur dhe me hipokrizi miratimin e ligjit tė VETTING-ut, sepse kjo do tė pėrbėntė njė nismė vetėndėshkimore pėr vetė ata, ndėshkimin pėr krimet e tyre.
Edhe shoqėria civile e shumica e OJQ – ve nuk u dukėn gjėkundi, nuk u panė gjėkundi as solidariteti dhe as pėrkrahja e tyre nė dobi tė miratimit tė kėtij ligji.
Kjo pėr faktin se edhe lidershipet e shoqėrisė civile janė tė zhytur nė korrupsion, nė servilizėm e tradhėti tė cilėt pėr interesa personale i kanė tradhėtuar e mashtruar gjithmonė kolektivitetin e shoqatave tė drejtuara prej tyre duke i pėrdorur ata si mjete e vegla presioni dhe pėr numra votash nė shėrbim tė pushtetit prej tė cilit ata kanė vjelė pėrfitime personale e familjare.
Krime janė edhe manipulimet, mashtrimet dhe hipokrizitė tė cilat shkaktojnė trauma, mjerim dhe fatkeqėsi. Krime janė edhe skandalet e shkaktuara nga ata prej tė cilėve vijnė ato. Skandalet kriminale me korrupsionin, me krimin e organizuar, me vjedhjen dhe grabitjen e pasurive tė qytetarėve dhe tė shtetit, skandalet dhe abuzimet me tenderat, investimet, me paranė publike dhe me drogat janė me pasoja katastrofike tė mėdha pėr vendin dhe shoqėrinė tė cilat vijnė nga pushteti dhe padrejėsia .
Kjo korporatokraci apo mė sakt kjo korporato-krimo-hajdutokraci korruptive dhe e kriminalizuar e montuar nė sistem vepron nė lidhje simbiotike duke mbajtuar dhe mbrojtuar komponentet pėrbėres tė saj qė janė politika,pushteti,drejtėsia, OJQ-t dhe media.
VETTING-u do ta ēlironte sė pari drejtėsinė dhe paralelisht do ta pastronte edhe politikėn, administratėn dhe shoqėrinė nga vargojt e krimit, tė korrupsionit si dhe shtetin e shoqėrinė nga pengmarrja dhe prej kthetrave tė politikės , tė krimit tė organizuar, tė atij ordiner dhe nga korrupsioni.
Me miratimin e VETTING-ut dhe me fillimin e funksionimit tė tij, do tė binin nė rrjetė peshkaqentė e mėdhenj tė politikės, pushtetit dhe gjyqėsorit tė cilėt kanė bėrė batėrdinė me korrupsionin, vjedhjen, me drogėn dhe grabitjen e pasurive publike, tė qytetarėve dhe me pasuritė kombėtare dhe me paranė publike nė tendera dhe nė investime.
Me dėbimin nga politika dhe gjyqėsori tė individėve me rekorde kriminale, me konfiskimin e pasurive tė tyre tė grumbulluara me vjedhje, korrupsion dhe me krim, si dhe sidomos ndėshkimi ligjor penal i tyre do t’ua kthente qytetarėve shpresėn dhe besimin e humbur te shteti dhe te drejtėsia ligjore.
Kjo korporatokraci qė e ka kapur shtetin nuk njeh dhe as nuk ėshtė fare e interesuar pėr zhvillimin dhe progresin e Shqipėrisė si nga pikpamja ekonomike, politike, demokratike, kulturoro-akademike dhe as pėr punėsimin dhe kundėr varfėrisė, dhe as pėr vlera e standarte, por si antivlerė qė ėshtė, kjo korporatokraci politiko-ligjore kriminale, hajdute dhe parazitare, ajo ėshtė e interesuar vetėm pėr interesin e vet personal tė pasurimit dhe tė zhvatjes sė shoqėrisė dhe tė shtetit.
Me VETTING-un do tė fillonte ēmontimi i kėtij sistemi dhe pėrveē tė tjerash do tė ēlirohej edhe ekonomia e kapur nga kthetrat e krimit ekonomik, e kapur prej monopolit tė importit tė produkteve dhe mallrave dhe tė kontrabandimit tė cilat pengojnė dhe bllokojnė zhvillimit e biznesit dhe tė ekonomisė kombėtare.
Kontributin real nė efikasitetin e punės sė VETTING-ut do ta bėnin qytetarėt e lirė duke denoncuar te organet e tij tė gjitha aferat korruptive tė pushtetarėve si dhe vendimet skandaloze kriminale dhe korruptive tė gjyqtarėve dhe prokurorėve .
VETTING-u pėr nga rėndėsia pėr Shqipėrinė pėrbėn ngjarjen e dytė mė tė rėndėsishme pas rėnies sė komunizmit, pas rėnies sė drejtėsisė skllavėruese komuniste. VETTING-u nė Shqipėri do ta ēlironte shtetin dhe shoqėrinė shqiptare nga krimi dhe korrupsioni i drejtėsisė sė krimit dhe korrupsionit “demokratik” tė pėrmasave mė se tė jashtėzakonshme qė ka mbėrthyer politikėn drejtėsinė, shtetin dhe shoqėrinė nė Shqipėri.
Njė VETTING nė Kosovė do tė ishte fitorja e dytė mė e madhe pas Pavarėsisė sė Kosovės, do tė ishte njė ēlirim i dytė i madh prej krimit dhe korrupsionit politik dhe prej drejtėsisė sė krimit dhe korrupsionit edhe atje. Nė zgjedhjwet lokale votuesi nė Kosovė tė flasė dhe tė reagojė pėr interein e tij, qė tė mos i votojė pėr kryekomunarė dhe pėr kėshilltarė individėt e korruptuar, tė kriminalizuar dhe qė kanė rekode kriminale. Pra vota e tyre tė bėjė VETTING-un.

Skėnder S. KAPITI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 150 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi