Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SANIJE GASHI - ZONJA E MADHE E KULTURĖS SHQIPTARE
Publikuar më 28 tetor, 2017 nė orėn 11:38 ( Para 24 ditė e 5 orėve ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E PARE

Nė vend tė hyrjes

“Ka disa vjet qė njohim jo pak emra gazetaresh shqiptare, tė denja pėr respektin mė tė madh edhe tė meshkujve. Njė nga tė parat dhe mė tė njohurat nė tė gjitha trojet shqiptare, ėshtė pa dyshim, Sanije Kushevica, dje, Sanije Gashi, sot, bashkė me ndonjė shoqe tė saj tė vjetėr, dikur, nga mė tė parat gazetare nė fletorarizmėn shqiptare kėtu.
Njėsoj si Parashqevi Qiriazi nė kohėn e saj, qė drejtoi dy revista pėr femra, kur ishte editore e revistės “Yll’ i Mėngjesit” (1917) dhe e gazetės “Albania” (1920), edhe Sanija nė ditėt tona ishte kryeredaktorja mė jetėgjatė e “Kosovares” dhe, aktualisht, editorja e vetme dhe kryeredaktore e revistės pėr femra - TEUTA.”
(Ramiz Kelmendi, shkrimtar, publicist. Nė pėrvjetorin e 80-tė tė gazetarisė femėrore shqiptare, 15 janar 1997)

“Sanije Gashi, ti je njė Zonjė e Madhe. Si pėrherė ke arritur tė na japėsh njė libėr tronditės, tė mrekullueshėm. E lexoja dhe shumė pjesė tė tij ia lexoja edhe Ismailit me zė. Gjithė Kosova duhet tė tė jetė mirėnjohėse pėr atė punė tė hatashme, tė palodhur dhe plot devocion qė e ke bėrė dhe vazhdon tė bėsh…
(Mikja jote e gjithėhershme, Helena Kadare)

“Sanija ėshtė njė nga njerėzit mė interesantė, qė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn time. Ėshtė nga ai lloj diamanti qė shkėlqen edhe nė errėsirėn mė tė plotė, pėr ta ndriēuar.”
(Eglantina Mandia: Fytyrė e dashurisė)

“Sikur Prishtina tė kishte, jo shumė, por dhjetė shkėndija aq dritėdhėnėse, si Sanije Gashi, do tė ishte mė e bukur, mė fisnike, mė e pasur.”
(Amik Kasoruho)

“E keni bėrė Prishtinėn qė tė jetė e paharruar edhe pėr gjeneratat e reja. E pėrmendėm mė herėt librin Gjurmė ndėr vite, qė ju keni shkruar pėr njerėz qė kanė lėnė gjurmė, por nė fakt, mund tė themi pa modesti, qė ju jeni ajo qė po leni gjurmė nė historinė tonė.”
(Lumira Kelmendi)

Fragmente nga libri “Sanije Gashi ose Parashqevi Qiriazi”

I
NJĖ PORTRET QĖ RREZATON DRITĖ


Njė portret qė shfaqet nė njė sfond librash tė renditura nėpėr rafte si ca kujtime kohėsh, portret qė shpalos njė fytyrė e cila rri e menduar dhe njėkohėsisht me njė buzėqeshje fisnike qė rri si njė emblemė ilire nė truallin e Etlevės dardane; njė botė librash qė nuk ka se si tė mos na e kujtojė atė thėnien e njohur tė Zeusit tė Vajmarit - Gėtes sė madh, pėr mė shumė dritė; njė botė mendore dhe shpirtėrore e cila nuk ka se si tė mos na e kujtojė thėnien e njohur tė Naimit tė Frashėllinjve: Dhe dritė e diturisė pėrpara do tė na shpjerė!, njė pozicion duarsh qė dėshmon pėr njė natyrė sa intelektuale po aq edhe skofiare, njė veshje elegante qė sa dėfton pėr shijen si rregullator i talentit (siē do tė shprehej Rene Shatobriani) po aq flet edhe pėr njė pedantėri e pėrkushtim nė tavolinėn e punės, njė medalon qė rri i varur nė simbolikėn e tij pėr t’iu falur simotarve tė dijes e tė kulturės -si njė Medalje Kujtimi (siē e ka thėnė vetė); njė portret qė flet shumė, si me heshtjen e vet ashtu edhe me kujtimet e kredhura nė gjurmė vitesh, njė portret qė rrezaton dije dhe dritė, kulturė, fisnikėri dhe bujari, paqe dhe bardhėsi, mbarėsi dhe mirėsi; njė buzėqeshje e cila nė sfondin e kėtij portreti rri si njė emblemė e kohėve nėpėr tė cilat publicistja shpalos kujtime e ushqen shpresa; gjithsesi njė botė nė vete me dashurinė e saj ndaj librit dhe ndaj dijes, njė pėrkushtim gjithė punė dhe vrull, njė dhunti e lindur, njė frymėzim i rrallė ushqyer nga edukata familjare si dhe nga tradita kombėtare; njė intelektuale e zonja e cila flet hapur dhe shkruan bukur, qartė, e rrjedhshėm; njė stiliste brilante e cila me ligjėrimin e saj krejtėsisht origjinal (si njė mishėrim i llojit tė veēantė publicistiko-poetik) i bėn pėr vete lexuesit e saj tė shumtė; njė gazetare veterane e njė emblemė e publicistikės shqiptare, njė penė kaq e denjė e gjithė hire, njė shkėlqim mendor dhe njė pėrjetėsim shpirtėtor, njė dorė qė lė gjurmė nė faqet e gazetave dhe revistave, njė humaniste e rrallė e njė luftėtare e pėrbetuar e dritės dhe e mbrojtjes sė tė drejtave tė femrės, njė zonjė e cila shquhet me modestinė e saj por e cila pikėrisht nė kėtė modesti shpalos madhėshti, njė ikonė e vėrtetė dhe njė doajene e fletorarizmės shqiptare e cila pėr gjysėm shekulli rresht nuk e lėshon penėn nga dora, njė shembėlltyrė pune e pėrkushtimi, njė urti qė u flet brezave me zėrin e arsyes e me shembullin e sė mirės, njė motėr e denjė qė udhėzohet dhe frymėzohet nga njė vėlla i rrallė, njė bashkudhėtare e palodhur nė rrugėn e simotarve tė saj pararendėse nė pėrkrahjen e pėrparimit tė femrės shqiptare, njė zė nė tribunė tė demokracisė e njė luftėtare e paepur nė rrugėn e dritės e tė diturisė, njė zė gjithė autoritet nė shpalosjen e sė vėrtetės, njė kroniste e denjė e kohėve tė pėrgjakshme por edhe njė biografe prej shembėlltyre mė fisnike e simotrave pėr tė cilat gjithmonė e shfaq atė krenarinė e saj tė ligjshme e tė njohur (“Pėr kėto gra, pra, mendoj se ēmimi mė i mirė do tė ishte - Medalja e Kujtimit.”), njė bashkudhėtare e qytetit tė saj tė fėmijėrisė (por siē e ka thėnė vetė edhe e qytetit tė rinisė sė saj), tė cilin ajo me flatrat e fjalės shqipe e ngriti aq bukur si njė qytet tė pėrjetėsisė sė dashurisė sė saj kaq tė veēantė pėr tė - pėr Prishtinėn (“Prishtina ka qenė njė relaksim pėr gazetaren, pėr shpirtin”), njė eminencė par excellence, njė portret qė flet aq shumė tek shpalos tipare dhe virtyte tė njė gruaje intelektuale e tė njė zonje gjithė dinjitet, Sanije Gashi pėrmes sė kaluarės i flet sė ardhmes, pėrmes penės i falet tė bukurės dhe tė madhėrishmes, pėrmes yllėsisė sė fjalės shqipe gjakon dhe krijon perla tė njė publicistike nė tė cilėn ajo ka krijuar stilin e vet tė njohur sanijean, duke u bėrė kėshtu me shembullin e saj tė punės e tė pėrkushtimit njė simbol gazetarie, por gjithsesi edhe njė zonjė e madhe jo vetėm e publicistikės por edhe e kulturės shqiptare, tė cilės ajo ka nderin dhe krenarinė t’i shėrbejė.
Nė gjithė kėtė portret rrezatonjės, mbi tė gjitha shquhen ca sfonde balli qė nė vete mbajnė gjurmė kohėsh, sy drite e kristale mendimesh, sfonde qė shpalosin gjurmėt e pararendėsve qė frymėzuan dhe ndikuan aq shumė nė kėto kristale mendimesh: Gjyshi, babai, nėna, vėllai…njė familje e tėrė e ushqyer me zjarrin e shenjtė tė atdhedashurisė, me gjakimin pėr dritėn e dijes e tė diturisė, me tiparet dhe virtytet mė tė shquara tė bujarisė e tė finsikėrisė sė kombit.
Sanije Gashi ėshtė gazetarja e cila pėr publicistikėn e ka braktisur politikėn. Ajo ėshtė publicistja e cila nė gazetarinė si profesion ka parapėlqyer dhe parapėlqen asnjanshmėrinė. Ajo ėshtė humanistja e cila nė pėrballje me tiraninė dhe me ligėsinė, me terrin dhe me ferrin, ka mbrojtur lirinė dhe ka parapėlqyer mirėsinė e drejtėsinė, paqen dhe barazinė, pėrparimin dhe arsimimin.
Ajo ėshtė gazetarja e cila ka pasur fatin dhe privilegjin, kėnaqėsinė dhe gėzimin pėr ta pasur nė krah e pėr t’u frymėzuar nga bardi i letėrsisė shqiptare, Esad Mekuli.
Ėshtė domethėnės fakti se bardi i paharruar, e deshti aq shumė dhe e pėrkrahu aq shumė gazetaren premtuese sa dhe prijatare, sepse te Sanije Gashi ai pa penėn e njomė e cila njė ditė doemos do tė bėhej e denjė pėr flatrat e fjalės shqipe, sepse tek ajo ai pa dhe njohu njė shpresė tė re pėr njė rrugė tė re dhe pėr njė jetė tė re, pa njė rreze drite e cila me punėn dhe me pėrkushtimin e saj, me talentin dhe me vrullin e saj, do tė linte gjurmė ndėr vite.
Te Sanije Gashi, Esad Mekuli njohu jo vetėm zėrin e rinisė por edhe zėrin e ardhmėrisė sė asaj rinie, po sa gazetaren po aq edhe kosovaren e cila do tė linte gjurmė tė pashlyeshme tek “Kosovarja”, pa dhe njohu njė gazetare sa krenare po aq edhe prijatare, e cila duke u vėnė me gjithė qenien e vet nė pėrkrahjen dhe emancipimin e femrės shqiptare, do tė gjakonte gjithė jetėn qė t’i shihte simotrat e saj ashtu siē do tė predikonte dikur princi i gjuhės shqipe Faik Konica, nė po atė shkėlqim qė Ilirisė i dha Teuta.
E thėnė shkurt dhe qartė, Esad Mekuli pa te Sanije Gashi atė qė pa Naim Frashėri tek Sevasti Qiriazi (Dako), dhe koha i dha tė drejtė kėtij bardi tė madh tė kėtij trualli tė pėrgjakur kaq shumė.
Kėtė ndjenjė admirimi dhe respekti, ndjenjė tė mirėnjohjes dhe tė frymėzimit, e ka shpalosur vetė publicistja Sanije Gashi:
“T’u kthehem viteve tė para nė gazetari: Pranė njė njeriu, siē thashė, ēfarė ishte bardi i letėrsisė shqiptare, Esad Mekuli, njeri me shumė kulturė, kishe ēfarė tė mėsoje, veē diturisė - urtinė, mirėsinė, kurtuazinė…Deri nė fund, edhe pas pensionimit, do tė mbetet mik i sinqertė imi, ndonėse me dallim tė madh nė moshė.
Ndaj kėtij njeriu kisha respekt tė veēantė. Ē’ėshtė e drejta, respekti ishte i ndėrsjellė.”
Po kjo ndjenjė respekti dhe mirėnjohjeje ėshtė shfaqur nė plotni edhe nė librin e saj publicistik Gjurmė ndėr vite:
“Kujtesė
Prishtinė, 6 gusht 1993
* * *
Nė Shoqatėn e Shkrimtarėve mbahet mbledhja komemorative me rastin e shuarjes sė poetit. Nė atė shumėsi njerėzish, tė ardhur pėr t’i bėrė nderimet e fundit z. Esad Mekulit, hyn e shoqja, Dr. Sehadete Mekuli, intelektuale e shquar, ecėn drejt meje, zėshėm mė drejtohet burrėrisht:
-A t’u dhimbs njeriu qė tė deshi aq shumė!
E pranoj, mė la pa frymė!”
Ėshtė njėkohėsisht po kaq domethėnės edhe fakti tjetėr se doajeni i gazetarisė Ramiz Kelmendi, qe i pari qė e krahasoi Sanije Gashin me Parashqevi Qiriazin.
Sokol Halili i letrave shqipe, kreshniku i fjalės sė ėmbėl e mjeshtri i rrallė i kėsaj fjale, edhe kėtej trasoi rrugė e na hapi shtigje qė vetvetiu nėnkupton se njė nderim tė tillė tė filluar nga ai, duhet ēuar deri nė fund…
Ithtare e parimit iluminist tė shpalosur aq bukur nga ajo vetė se: “Tė emanciposh njė grua, do tė thotė tė emanciposh njė shoqėri”, gazetare e cila nė sfida dhe nė sakrifica tė shumta e ka thėnė hapur se: “Qėllimi i shkrimeve tė mia ka qenė tė ndikoja nė emancipimin shoqėror tė femrės”, ithtare e parimit empirik tė formuluar nga ajo vetė se: “S’ka libėr nė jetė qė ta mėson atė qė ta mėson pėrvoja jetėsore”, ithtare e parimit tė mirėsisė dhe tė njerėzisė - tė shprehur sėrish nga ajo vetė se: “Modestia ėshtė kulturė, ėshtė edukatė”, ithtare e parimit kaq aktual e aq programatiko-publicistik tė Gabriel Garsia Markezit se me gėnjeshtra nuk bėhet gazetaria, si dhe ithtare aq e devotshme e parimit tė madh tė At Zef Pllumit: Rrno pėr me tregue, Sanije Gashi ėshtė njėkohėsisht edhe ithtare e nderimit dhe e pėrkujtimit tė veēantė tė simotrave tė saj:
“Zonjės Musine, ndėrkaq, koleges, editores sė parė shqiptare, ndonėse nuk u njohėm kurrė, i pėrkulem dhe i falem gjithė dinjitet!”
Nuk ka dyshim se njė shprehje e tillė e respektit dhe e mirėnjohjes pėrpara kujtimit tė Musine Kokalarit, pėrpara kėtij engjėlli tė dritės qė aq shumė e deshti Shqipėrinė, por qė mjerisht aq pak ia lejuan Shqipėrinė qė ta gėzonte ashtu siē e meritonte, flet vetvetiu pėr njė ndjenjė madhėshtie.
Gjithmonė njė ndjenjė madhėshtie, sa herė qė Sanije Gashi me fjalė miradije ka pėrkujtuar simotrat e saj, tė cilat me punė dhe me penė ushqyen idealin e njė Shqipėrie tė pėrparuar e tė begatuar, qė nga Elena Gjika, Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Selfixhe Broja e Urani Rumbo, Nermin Vlora, Iffete Agushi, dhe sa e sa tė tjera.
Prandaj, tė thuash Sanije Gashi do tė thotė tė thuash Parashqevi Qiriazi.
Tė thuash Sanije Gashi do tė thotė tė thuash: Zonja e Madhe e kulturės shqiptare.
Duke gėzuar pėr njė shekull rresht, tė qenunit nėn privilegjin e dritės sė letrave, Sanije Gashi ėshtė bėrė kėshtu vetė Teuta e publicistikės shqiptare.
Duke qenė “emblemė e gazetarisė sonė” (Ramiz Kelmendi), dhe “zė i fuqishėm i atyre qė heshtin” (Bekim Muhaxheri), ajo ka ngritur zėrin pėr ngritjen e njė shtatoreje (Njė Pllakė Pėrkujtimore nė Shenjė Nderimi), pėr gratė e pėrvuajtura, si “njė reminishencė pėr gratė qė pėrjetuan dhunėn nė luftėn 1998-1999! Pėr ato qė pėrjetuan kalvarin mė prekės, mė pėrbuzės, mė ēnjerėzor qė mund tė pėrjetojė njė qenie njerėzore!” (Gjurmė ndėr vite, f. 232)
Duke cituar zonjėn Ollbrajt qė gratė t’iu ndihmojnė grave, ajo me tė drejtė ka ngritur zėrin kundėr ambasadave mashkullore, ka shpalosur Ide pėr njė emėrtim njerėzor, pėr ta pagėzuar Klinikėn Gjinekologjike-Obstetrike tė Prishtinės, me emrin e prijatares Dr. Sehadete Mekuli, dhe ka kėrkuar me forcė “kthimin e dinjitetit tė qytetarit” nga vetė shteti, sepse siē ėshtė shprehur mė tej: “tani lyp edhe plismbajtėsi! Lyp edhe shamibardha, apo kryeshtrumja.” (Gjurmė ndėr vite, f. 242)
Publicistja emblemė ka bėrė thirrje tė vazhdueshme qė “tė lartėsojmė kėtė figurė njerėzore, duke i kėnduar kėsaj krijese fisnike” (Gjurmė ndėr vite, f. 255), pėr tė pasur njė pėrkujtimore: “Qė sė paku njė herė nė vit tė pėrkulemi para dhembjes sė GRUAS, qė do tė ishte njė fllad pėr shpirtin e lėnduar?” (Gjurmė ndėr vite, E Sheshi i Gruas, ku mbeti? F. 259.)
Pa dyshim, njė kauzė kaq e denjė e mbrojtur me devotshmėri, kauzė pėr tė cilėn Viktor Hygo pat shkruar: “Ngjitur me tė Drejtat e Njeriut, fare pranė tyre, janė tė Drejtat e Shpirtit. Kėmbėngulja ėshtė sekreti i tė gjitha triumfeve…Paqja ėshtė virtyt i qytetėrimit. Lufta ėshtė krim.”
Nė rrugėn e sfidave tė shumta, por edhe nė rrugėn e suksesit tė dėshmuar, publicistja e penės prijatare ėshtė treguar sa modeste po aq edhe e pėrkushtuar:
“Ėshtė fakt se jam natyrė qė nuk imponohet, nuk futet, qė nuk shkon prej studios nė studio ose nė redaksi mediash tė shkruara, siē po ndodh, pėr ta “afirmuar” punėn e bėrė e tė pabėrė!...Njeriu, pra, duhet tė ketė pak modesti edhe nė kėtė pikėpamje. Se, modestia ėshtė kulturė, ėshtė edukatė! Mbase, kjo mund tė jetė arsyeja e rėnies “nė hije”, siē thoni ju. Unė vazhdoj tė punoj, veē revistės “Teuta”, qė tubon rreth vetes mijėra lexues, veē librave tė botuar, jam nė pėrgatitje dhe tė librave tė tjerė publicistikė dhe vazhdoj tė shkruaj, qė domethėnė me punė e ‘thyej hijen’!” (Gjurmė ndėr vite, f. 395-396).
Pa dyshim, njė portret qė flet vetė. Gjithsesi edhe njė portret qė flet me kohėt: dje, sot dhe nesėr. Njė personalitet i publicistikės dhe i kulturės shqiptare qė meriton respekt dhe admirim, sepse nė formimin e saj njerėzor dhe intelektual kanė ndikuar nė mėnyrė tė veēantė babai (“nė burgun e Prishtinės do tė ndodhej edhe im atė, i dėnuar me pushkatim nė vitin 1945”), gjyshi Rexhep Tėrpeza (“i shquar pėr urti e burrėri”), si dhe vėllai Shyqri Kushevica, korrektor nė gazetėn Rilindja (“e kam pasur mbėshtetės gjatė gjithė kohės dhe udhėzues nė jetė.”)…
Sanije Gashi ėshtė Oriana Falaēi shqiptare. E ky ėshtė edhe njė epitet qė ia dha pėrplot meritė, kush tjetėr pos dora vetė Ramiz Kelmendi. Gjurmė ndėr vite e gjurmė kohėsh, shoqėruar me kalldrėme kujtimesh pėr pikturėn dhe artet, veēmas pėr kitarėn: “Mė pėlqente koha e kaluar nėn tingujt e instrumenteve muzikore…Kitara, instrument i dėshiruar (dashuri e munguar)”, pėr shoqet e fėmijėrisė tė shpėrngulura nė Turqi, pėr jetėn gjithė vija dhe vragė e plot stuhi dhe vrull tė bashkėkombėsve tė vet.
Njė portret qė rri menduar mes librash dhe gazetash, mes faqeve tė dorėshkrimeve dhe revistave, duke kujtuar rrugėtimin e gjatė dhe pėrplot sfida qė nga fillimi, duke qėndruar mes njė ėndrre tė paplotėsuar (“Veēse, instrumenti qė sot e atė ditė mė mbetet ėndėrr e parealizuar, ėshtė-kitara!”), dhe njė profesioni tė paėndėrruar: “Gazetarinė, ndonėse e pėlqeja, nuk e kisha ėndėrruar.”
Pjesėmarrėse e pandalshme nė tubimet dhe protestat e viteve tė vrullshme ’90, politikisht “e angazhuar nė kohė tė rrezikshme” e pėrplot sfida dhe ndeshtrasha, pjesėmarrėse nė demonstratat e organizuara brenda dhe jashtė Kosovės (si fjala vjen nė Bon tė Gjermanisė e gjetiu), dhe gjithashtu mjaft aktive nė takimet dhe tribunat politike, e arrestuar dy herė dhe e burgosur, si gazetare qė shkruante pėr aktualitetin e rėndė kosovar si dhe anėtare aktive e Forumit tė Gruas tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, humaniste e cila pyetjes: Ēka mė vret?, i ėshtė pėrgjigjur: “Varfėria e njerėzve, mė pikėllon njė dorė e zgjatur. Mė lėndon braktisja e fėmijėve!…O Zot?!”, Sanije Gashi ėshtė gazetare emblemė e cila pyetjes: Ē’mė dha gazetaria?, i ėshtė pėrgjigjur:
“Profesioni qė e ushtroj gjysmė shekulli, bėri qė tė njihja shumė njerėz dhe karaktere, tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė pashlyera nė jetėn time. Gjatė gjithė jetės kam skicuar portrete njerėzore, kam ngritur figura grash. Nė fakt, gjithmonė kam qenė nė mbrojtje, nė mbėshtetje tė dinjitetit tė gruas. Gruaja e ka afirmuar personalitetin e saj nė tė gjitha fushat e jetės.
Gazetaria e ka pasuruar jetėn time. Profesioni tė formon si njeri. Ēdo njeri duhet tė lėrė pas vetes diēka tė veēantė, pėr tė mos u harruar…Lum ai qė lė pėrshtypje me punėn e tij, me karakterin, me njerėzinė e vet.”
Duke qenė kėshtu njė personalitet qė beson fuqishėm se: “Vetėm puna e mban njeriun. Guximi ėshtė ai qė tė mban nė ēdo punė”, Sanije Gashi e ēmon shumė kulturėn e mendjes dhe bukurinė e kėsaj kulture: “Tani, pas gjysmė shekulli gazetari, me gojėn plot mund tė them se kam kryer - Universitetin e jetės!”

II
NJĖ LIBĖR POEMĖ PĖR PRISHTINĖN


Veprat dramaturgjike tė Henrik Ibsneit janė quajtur nga bashkėkombėsit e tij si ca simfoni hyjnore. Fjalori i Kontsantin Nelko Kristoforidhit (babait tė gjuhė shqipe) nė tėrėsinė e tij, ėshtė quajtur njė poezi nė vete. Sė kėndejmi mund tė thuhet se libri i Sanije Gashit Prishtina e fėmijėrisė sime, ėshtė njė libėr poemė pėr Prishtinėn.
Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme, siē do tė thoshte Mitrush Kuteli, e nė njė sfond tė Shqipėrisė sė Jashtme, siē do tė thoshte Lasgush Poradeci, publicistja e prirjeve tė veēanta krijuese, e vendos Prishtinėn si njė emblemė ilire nė sfondin e njė gjeografie - pajisur jo vetėm me pamje tė fotografive por edhe stolisur me kujtime tė njė fėmijėrie, me tė cilat ajo qytetit tė saj tė lindjes dhe tė rritės ia falė pėrmasat e njė pėrjetėsie.
Duket sikur qė tė dyja kanė bėrė njė marrėveshje tė pashkruar, njė pakt tė heshtur mes tyre. Duket sikur Prishtina i ka thėnė qytetares sė vet se do ta marrė pėr dore qė nė fėmijėri tė saj, e do tė ecė ashtu sė bashku me tė derisa ajo tė vijė nė ditėn kur do t’ia kthej borxhin kėtij qyteti: duke e marrė tani pėr dore Prishtinėn e fėmijėrisė sė saj dhe duke ecur sė bashku dorė pėr dore: nė shpalim tė viteve tė fėmijėrisė e tė dashurisė sė madhe qė ka pėr tė!
Nė kėto kalldrėme kujtimesh, tek ecin ashtu sė bashku dhe dorė pėr dore, Prishtina dhe publicistja, sikur shkrihen me njėra-tjetrėn, sikur mishėrohen mes tyre tek ndjekin njėra-tjetrėn nė rrugėtimin e tyre tė pėrhershėm.
Qė tė dyja, duke ecur nė shtegun e kujtimeve tė fėmijėrisė sė publicistes, fillimisht ecin si dy motra binjake, e pastaj bėhen njė.

Nė kujtimet e fėmijėrisė sė saj, e nė mėnyrė tė veēantė nė shpalimin e kėtyre kujtimeve si gazetare emblemė, autorja e librit e ka shfaqur nė sfond Prishtinėn, sa tė dashur po aq edhe tė bukur: herė si njė kukull, herė si njė shtojzovalle, e herė si tė veshur me njė vello nusėrie!
Nė kėto kalldrėme kujtimesh, nė kėto fletė fėmijėrie, nė kėto kronika kohėsh, nė kėto qėndisje gjithė mall e frymėzim, gjithė dashuri e pėrkushtim, tė projektuara nė prizmin dje dhe sot, publicistja vihet nė mbrojtje tė vlerave kulturore e arkitektonike.
Ajo lėshon kėshtu zemėr-klithjen e saj qė ato tė ruhen, por njėkohėsisht lėshon edhe zemėr-thirrjen e saj qė Prishtina tė jetė ajo qė meriton.
Nė poetikėn e ligjėrimit tė saj publicistik, ajo ngjitet tek maja e Veternikut dhe kundron nga kodra e Arbėrisė, shikon dhe sodit - siē e thotė vetė “me sytė e kujtesės” pamjet qė i shfaqen pėrpara, pamjet e qytetit tė dikurshėm tė fėmijėrisė sė saj, dhe sheh “imazhe pėrplot diell”.
Nė kėto pamje dhe nė kėto imazhe me ngjyra ylberi shpaloset Prishtina, njė emėr tė cilin publicistja e mbanė thellė nė zemėr qė nga fėmijėria e saj.
Ajo bėhet bashkudhėtare e saj nė rrugėn e madhe tė jetės dhe tė dritės.
Me njė memorie tė freskėt, me njė kujtesė tė habitshme, me njė dashuri tė rrallė, autorja e monografisė pėr Prishtinėn hyn sėrish nė lagjet dhe rrugicat e fėmijėrisė sė dikurshme, pėrshkon sheshet dhe bulevardet, shuan etjen tek krojet dhe gjen paqe tek gjelbėrimet (“oaza gjelbėrimi e bukurie”), kujton ēezmat e shumta e rrjedhėn e krojeve, nxjerr nė sfond konceptin e shtetit pėrmes bashkėbiseduesve dhe kujtimeve tė tyre, zbret nė lashtėsinė e shekujve dhe shpalos pėrballjen e vendasve me pushtuesit, kujton pėrpjekjet titanike tė shqiptarėve pėr tė mbijetuar dhe pėr t’u ēliruar nga tė gjithė ata qė sa padrejtėsisht po aq edhe mizorisht ua kishin zėnė frymėn; rikthehet nė kujtesė e pėrpara i shfaqen “sepetet me ushqime”, flet gjithė mbresa pėr “buzėmbrėmjet idilike te shatėrvani”, ndalet me shumė finesė tek: “Kapali Ēarshia, hijeshi e qytetit”, kėrkon gjurmė tė humbura dhe ndjenė mall pėr ato kohė tė lumtura, pėrshkon rrugicat e shtruara me gurė e kujton me nostalgji tek ecte nė fėmijėri atje tek Zona e Pazarit tė Vjetėr ose Mėhalla e Tregut, ndalet tek ato shtėpi tė vjetra e qė i shfaqen dhe rishfaqen nė kujtesė si ca kaike tė vockla por aq shumė tė dashura, dhe me ca buqeta fjalėsh pėrshkruan vatrėn e ngrohtė familjare shoqėruar me njė poetikė pėrmallimi: “Nė kėtė rrugicė, tė shtruar dikur me guralecė, vende-vende edhe pa ta, ēdo gjė i takon sė kaluarės. Nė fillim tė sokakut, nė tė majtė ishte shtėpia e vjetėr e prindėrve tė mi…” (PFS, f. 66), flet pėr pamjet e brendshme dhe tė jashtme tė shtėpive (kujton mangallin me prush apo edhe “dronjat e punuara nė vek/tezgjah” (PFS, f. 75), kapixhikėt dhe sabah-qejfet e zonjave tė Prishtinės - kur “laheshin shtigjet e shtruara me gurė” (PFS, f. 77) dhe kur “dinin tė bėnin pikėn e sefasė” (PFS, f. 77), kujton aromėn dehėse tė lule-shebojės si dhe “trėndafilat llojesh e sojesh tė ndryshėm” sė bashku me “zambakėt erėkėndshėm”, duke u shprehur me krenari tė ligjshme se: “Ishte njė kolorit mahnitės.” , vė nė pah tendencėn e njohur pėr t’i konvertuar shqiptarėt nė turq si dhe shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, dhe aty-kėtu edhe kthimin e ndokujt; kujton zanatēinjtė e mrekullueshėm e gjithė pėrkushtim, dhe rishfaq nė kujtesėn e brezave dy Marigo Postjet e Prishtinės, qėndistaret e flamurit kuqezi: “Gruaja e familjes sė Alibegėve-Remzia, si dhe Nixhare Batalli (e tjetrės lagje), do t’i qėndisin, me sa dihet, flamujt e parė kuqezi nė Prishtinė.” (PFS, f. 81)
Sakaq, nė gjithė kėtė kolorit pėrshkrimesh, nė tė cilin buqetat e fjalėve shkrihen nė njė me buqetat e luleve, tė cilat ajo i pėrmend me njė kujtesė tė habitshme e njė nga njė: “sardonėt (mėllagat), menekshetė (lulevjollcat), meshet (krizantemat), lulezjarrin lulebombone, lulevathi, lulekėnat, zymbylet, jargavanėt, feslixhenėt…, lule kėto qė po i mbushnin oborret e qytetit, varėsisht nga stina.” (PFS, f.77), duke pėrshkruar mė tutje edhe ditėn e pazarit plot gjallėri e ngjyra jete.
Duket sikur kėto lule i ka ruajtur me aq kujdes nė rrugėtimin e saj me qytetin e lindjes, sa tė bėhet sikur i ka premtuar kryeqytetit se do t’i marrė e do t’i ruajė tėrė jetėn, pėr t’ia kthyer njė ditė nė formėn e njė tufe lulesh, tufė tė cilėn rrallėkush ia ka falur Prishtinės si publicistja Sanije Gashi.
Nė njė mishėrim si ky, zė vend edhe shkėlqimi i rrezeve tė diellit nė kohėn e fėmijėrisė:
“Sa shumė kujtime janė tė palosura nė atė mėhallė, nė atė oborr tė Emixhikėve, me gjithė lojėrat e fėmijėrisė sė pastėr, tė pagajle, me atė shkėlqim tė diellit, qė nuk ndodh nė vitet e pjekurisė.” (PFS, f. 80)
Ajo kthehet mbrapa nė kohė pėr tė ecur sėrish nė Mėhallėn e Kullės sė Sahatit, prej ku ka shumė kujtime dhe pėrjetime, kujton dyert dhe dritaret e Gjimnazit (“Gjimnazi qė rrezaton kulturė”), renditė fotografitė e pėrfshira njė nga njė me aq kujdes dhe shije, shpalos kujtime gjithė mallėngjime, sjell nė kujtesė ecjen nėpėr sokakėt e dikurshėm, gjallėrinė nė shėtitoren e qytetit, pastėrtinė dhe rendin, rregullin dhe dashurinė qė kishin njerėzit pėr njėri-tjetrin, vė pėrballė kohėt mes tyre: dashurinė qė kishin njerėzit dje dhe mungesėn e ngrohtėsisė njerėzore sot, vė kundruall njėra-tjetrės: Prishtinėn e vjetėr “nė ato kohė tė perėnduara” (PFS. F. 48) dhe Prishtinėn e re nė kėto kohė tė moderuara, arkitekturėn e vjetėr dhe ndėrtimet moderne, thekson plagėt e qytetit si pasojė e ndėrtimeve pa plan (“ngulfatjen qė po i bėhet qytetit” (PFS, f. 68)…
Publicistja e dhuntisė sė dėshmuar krijuese shprehet gjithė pietet dhe respekt pėr intelektualėt dhe atdhetarėt e kryeqytetit, si profesorėt Vasil Andoni, Lirak Dodbiba, Ymer Berisha, Lorenc Antoni, Abdurrahim Buza, Ahmet Gashi, Rauf Zajmi, Dr. Rexhep Krasniqi; kujton me krenari dhe nostalgji “kohėn e Shqipėrisė” (1941-1944), bashkėbisedon me njerėz tė cilėt mbajnė mbi supet e tyre peshėn e viteve, por me njė kujtesė tepėr tė freskėt dhe me njė dashuri gjithė mall tek flasin pėr qytetin e tyre, dėshmon pėr pėrplasjet shqiptaro-serbe, pėr konfiskimin e pasurive dhe tė pronave tė atdhetarėve shqiptarė pas marrjes sė pushtetit nga ana e komunistėve (si shtėpia e Iljaz Agushit, sot ndėrtesa e RTK-ės: “Gruaja e Iljazit, Fatimja, njė vajzė e bukur e beglerėve tė Prishtinės, vdes e re, nė shtėpinė te Televizioni i sotėm. Tė dy kanė qenė njė ēift i bukur…Iljazi nuk qe martuar kurrė mė.” - PFS, f. 90.), e flet edhe pėr shtresat e shoqėrisė…
Nė kujtimet qė shpalosen palė-palė e me njė mall shpesh tė valė, ajo kujton njerėzit eminentė dhe begaton kėshtu galerinė e protagonistėve tė qytetit, galeri qė pėrbėhet nga njerėzit e thjeshtė a zanatēinjtė (furrat e qytetit) e deri tek ministrat.
Nė njė kapitull tė veēantė, gazetarja emblemė ndalet tek figura rrezatonjėse e atdhetarit Iljaz Agushi (Personalitete kohe. Shtėpia dhe veprimtaria e tė shquarit Iljaz Agushi), duke theksuar meritat e tij tė mėdha nė ngritjen e pushtetit shqiptar nė Prishtinė:
“Aty nga mesi i prillit 1941, pasi gjen pėrkrahjen e personaliteteve tė shquara tė Prishtinės e tė rrethinės, e ngriti Flamurin Kombėtar dhe nėn valėvitjen e tij e shpalli pėrbėrjen e udhėheqjes sė Prefekturės sė Bashkisė sė Prishtinės.” (PFS, f. 87)
Publicistja e pėrkushtimit tė veēantė krijues pėrkujton me krenari tė ligjshme se Iljaz Agushi ishte njė atdhetar i pandalshėm:
“Pa vonuar themelon komunat shqiptare, vendos kryetarėt nė komuna tė mjediseve fshatare dhe shtron kėrkesat qė Kosova tė bashkohej me Shqipėrinė londineze - drejt Shqipėrisė tėrėsore.” (PFS, f. 87)
Pasi pėrkujton se: “KPJ-ja merr vendim qė tė likuidohej. Kėshtu, mė 27 tetor 1943, nė orėn 18 hyjnė nė shtėpinė e tij nė Tiranė dhe e qėllojnė me 6 plumba.” (PFS, f. 88), ajo gjithashtu dėshmon pėr dashurinė qė ushqente populli pėr njė nga bijtė e tij mė tė devotshėm, me rastin e varrosjes sė tij nė Prishtinė::
“-Nuk ka mbetur burrė pa qarė e pa shkuar nė pėrcjellje tė Iljaz Efendisė, tregon sot Rashid Krasniqi.” (PFS, f. 91)
Njė vend tė veēantė i ka kushtuar autorja edhe simotrės sė saj Iffete Agushi (Poetja e veprimtarja Iffete Agushi. Edhe njė histori, tashti gruaje, nga kjo mėhallė)
Pasi ka pohuar kėshtu se: “Iffetja njihet si veprimtare e organizatės “Lėvizja pėr lirinė e tokave shqiptare”, por edhe e NDSH-sė sė njohur.” (PFS, f. 94), ajo gjithashtu ka pėrkujtuar se si vogėlushe Iffetja ishte mjaft e zgjuar, dhe se pėr tė: “porosia e Iljazit do tė jetė:
-Iffet, vetėm mėsimi i shqipes tė bėn shqiptare!” (PFS, f. 98)
Nuk ka dyshim se Iffete Agushi pėr Sanije Gashin ėshtė njė nga princeshat e rralla tė letėrsisė, prandaj nė fund jep edhe njė fragment nga poezia e saj kushtuar Kosovės, shkruar nė Shkup mė 25 shtator 1945 (“pėrkthyer nga poeti Arif Bozaxhi”), poezi e cila pėr nga motivi pėrkon me poezinė e Asdrenit apo edhe tė Mehmet Akifit, kushtuar Kosovės:
“Oj Kosovė, oj fushė krenare,
e pėrgjakur nė ēdo anė.”
(PFS, f. 99)

Njė poezi tė poeteshės Iffete Agushi, publicistja Gashi e ka pėrfshirė edhe nė kapitullin Rruga e Burgut. Hapsana e Prishtinės, poezi e titulluar Hapsana e Prishtinės, shkruar nė Shkup, mė 30 tetor 1945, e cila paraqet nė sfond pamjet e shqiptarėve tė burgosur ‘grumbuj-grumbuj’ dhe ‘faj e pa faj, me pranga nė duar’, e qė pėrfundon me vargjet:
“njė muzg e ka kapluar krejt qytetin.
Ēdo gjė hesht, vetėm toka dhe qielli lotojnė.”

(PFS, f. 135)

Duke e kujtuar nė retrospektivė Prishtinėn e fėmijėrisė sė saj, ajo ndalet tek Rruga e pajtonxhinjve (“taksi” tė kohės, siē shprehet autorja) dhe gjithsesi njė “luks” pėr kohėn. Sakaq kujton dimrin: “Bora ishte pjesė e pandashme e Prishtinės edhe kur reshtte” (PFS, f. 102), e paskėtaj shfaqet fare natyrshėm malli pėr njė krua tė kryeqytetit si dhe dhimbja pėr betonizimin e zonave tė gjelbėruara:
“Edhe njė krua tjetėr ndodhej nė anėn jugore, jashtė oborrit tė kėsaj shtėpie, aty nė kėnd, qė flet pėr pasurinė e qytetit me kėto burime freskuese.
Tani, nė atė shtėpi oficerėsh jo vetėm qė ėshtė zhdukur ai gjelbėrim e ata drurė tė lartė (kanė mbetur vetėm disa nė hyrje), veēse nė atė hapėsirė janė ndėrtuar e hapur jo mė pak se 50 zyra!” (PFS, f. 105)
Duke pėrkujtuar se Iffeti ishte njė “prishtinase e guximshme”, Sanije Gashi pėrmes fjalėve tė bashkėkohanikėve tė Iffetes (Dr. Muratit) ka dėshmuar se populli e deshi me gjithė zemėr, bijėn e vet atdhetare:
“-Iffeti na kishte lėnė njė amanet, i cili duhej pėrmbushur patjetėr. Qė trupin e saj ta mbulonim me flamur kombėtar!” (PFS, f. 99)
Me njė mallėngjim tė theksuar autorja e monografisė pėr Prishtinėn ka shpalosur fletė kujtimesh edhe pėr Mėhallėn e Divan Jollit (nė kapitullin Mėhalla e Divan Jollit. Shtėpitė e prishtinasve e dyqanet e hebrenjve): “Divan Joll (rrugė e drejtė), nė tė dy anėt me drurė tė gjelbėr, qė sajonin shtėpitė e bukura dollma” (PFS, f. 112), pėr t’u ndalur mė tej tek pėrshkrimi i detajuar i shtėpive karakteristike:
“Tė gjitha kėto shtėpi kanė qenė me oborre, por mė e bukura ishte ajo e zonjės Nazmie Tatari (e ėma e Bejtullah berberit), njė zonjė e kamur, me bahēe tė rregullt, pėrplot trėndafila tė bukur, tė cilit i paraprinte dishėravlia (jashtavlia), siē ndodhte te shumė oborre, kryesisht pasanikėsh.
Ja pse i pėrshkrova kėto shtėpi tė kėsaj pjese tė fillimlagjes sė Divan Jollit.” (PFS, f. 115)
Njė veēori tjetėr e kėtij libri unik ėshtė tė shpalosurit e kujtimeve tė banorėve tė Prishtinės, tė atyre mė tė moshuarve, nėpėrmjet tė cilėve sillet nė kujtesė rishtazi e kaluara e Prishtinės: “Pėr lagjen Divan Jolli kanė kujtime tė pashlyeshme banorėt e saj.” (PFS, f. 119) Kėta banorė rrėfejnė nė copėzat e kujtimeve tė tyre, nė mes tjerash edhe pėr Tauk Bahēen “ku regjimet serbe i pushkatonin shqiptarėt me gjyq e pa gjyq” (PFS, f. 120), pėr konvertimin e shqiptarėve nė turq, pėr shpėrnguljet e tyre pėr nė Turqi, pėr kurset pedagogjike dhe mėsuesit e paharruar, pėr sjelljen e veturės sė parė nė Prishtinė, pėr hapjen e barnatores sė parė, pėr kėngėtaret e para, pėr kohėn e Shqipėrisė, si dhe pėr shpresėn e shprehur me aq dashuri nga prishtinasi Rashid Krasniqi, se: “prapė do tė jemi Shqipėri…” (PFS, f. 127)
Nė kapitullin Rruga e Burgut. Hapsana e Prishtinės, nėpėrmjet kujtimeve tė shkrimtarit Qamil Batalli, rrėfehet pėr lumin Vellusha dhe gojėdhanėn “e trishtueshme, se Vellusha ishte njė lumė i mallkuar, qė pėr ēdo 32 vjet pėrmbyste dhe rrėmbente ēdo gjė qė gjendej pėrpara. Mu pėr kėtė, prishtinasit janė kujdesur qė nė tė dy anėt e Vellushės, tė kishte plepa. Gojėdhana thotė se mbi ata trupa plepash tė lartė kanė shpėtuar jetėn shumė qytetarė, kur Vellusha kishte gufuar e ēmendur fare.” (PFS, f. 139)
Ndėrkaq, nė fund tė kėtij kapitulli shpaloset edhe ana tjetėr e qytetit:
“Prishtina, ishte mbi tė gjitha, qytet zejtarėsh. Nė Ēarshi, po e zhvillonin zejtarinė e tyre qytetarėt e vjetėr, zanate, qė tani si tė thuash, kanė perėnduar, si: sermaxhinj, kallajxhinj, saraēė, fuēixhinj, nallbanė, bakėrxhinj, kazanxhinj, kėpucėtarė…, prandaj dhe qytetin e pėrshkonte fryma esnafe.” (PFS, f. 140)
Nė kapitullin Mėhalla e Llokaqit. Qendėr e Ēarshisė, pėrmendet njė e dhėnė interesante, qė dėshmon se autorja ka regjistruar nė kujtesėn e saj gjėra tė shumta tė Prishtinės sė fėmijėrisė sė vet:
“Strajat njihen si familje tė kamura, pasuri qė vlerėsohej nga sasia e arit. Kėtė pasuri e kanė ruajtur nė qypa tė futur nė dhe. Tregojnė se si njė herė nė vit i kanė nxjerrė qypat pėr ta pastruar arin.” (PFS, f. 144)
Shpalosen kėshtu rite e festa fetare, malli pėr tė djeshmen e zhgėnjimi pėr tė sotmen (nė kapitullin Mėhalla e Vellushės, kroi i Katėr Llullave. Gėlqerosja e shtėpive, paqllėku, kroi), kujtohen kohėt kur “shtrohej sofra me tė mirat e Zotit” (PFS, f. 154), nderimi pėr shpirtrat e tė vdekurve dhe lutjet drejtuar Zotit, por edhe pėrkujdesi i duhur: “Kur ėshtė fjala pėr fukarenjtė, prishtinasit gjithnjė kanė shprehur kujdes tė duhur pėr ta”… (PFS, f. 158)
Nė kapitullin tjetėr, Proceset shkombėtarizuese. Aksioni i Armėve, shpėrngulja pėr nė Turqi, pėrkujtohet gjithashtu zbatimi “i planit tė hershėm tė Ēubrilloviqit” (PFS, f. 172), e qė mė vonė do tė pasonte edhe me “pėsimin e tė kamurve”:
“Regjistrimet e vitit 1953 tregojnė se shumė shqiptarė u detyruan tė deklaroheshin si tė kombėsisė turke, madje edhe nėpėr katunde, qė s’e dinin njė fjalė turke! Kėshtu, deri nė vitin 1959 pėr nė Turqi shpėrngulen rreth 400 mijė shqiptarė…Me shpėrnguljen, shpėtonin nga terrori.” (PFS, f. 172)
Ndėrkaq, nė kapitullin Mėhalla e Kacallarėve. Rrugė tė pėrbaltura, pa trotuare, kujtohet me krenari se: “Prishtina e ka furnizuar tėrė Kosovėn me perime! Prishtinasit kanė qenė bahqevanxhinj (kopshtarė) tė njohur.” (PFS, f. 169)
Nė kapitullin Itineraret e padėshiruara. Nostalgjia pėr vitet e ikura, publicistja e penės sė denjė ka shpalosur njė realitet tepėr tė dhimbshėm tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga vatrat e tyre, plagė kjo e cila mjerisht po vazhdon edhe sot tė mbetet e hapur.
Nė kėtė shpalosje ajo ka gdhendur me njė zotėsi tė rrallė portretin e njė prishtinase e cila kishte qenė dikur normaliste, portretin e zonjės Pervin Muhaxhiri - Acarkan (Axharkan), pėr tė cilėn pohon se e kishte braktisur qytetin e fėmijėrisė mė 1958, dhe e cila do tė kthehej prapė tek vatra stėrgjyshore:
“Pas gjysmė shekulli, Pervini, nė njė vizitė nostalgjie Prishtinės, rrėfen pėr kėtė itinerar tė padėshiruar, pėr ato vite tė ikura jete, pėr lektisjen qė s’iu shua kurrė pėr tokėn e tė parėve.” (PFS, f. 180).
Dhembshuri e nostalgji pėrzier bashkė, malli pėr kroin nė njė kėnd tė rrugicės, nisja e tė tri motrave pėr nė shkretėtirėn e panjohur, ndarja me dy djemtė e tezės - qė tė dy tė burgosur politikė, shpalosen kėshtu dalėngadalė nė poetikėn e publicsitikės sė autores sė librit pėr Prishtinėn, madje shpalosen nė atė mėnyrė sa duke gdhendur portrete tė tilla e duke shfaqur fragmente tė njė jete gjithė stuhi dhe vrull, ajo tė lė pėrshtypjen sikur krijon faqe tė njė novele apo diku-diku edhe tė njė romani me fate njerėzish e me pamje turmash, qė pėrpėliten sa andej e sa kėtej:
“Kadri, me zinxhirė nė kėmbė, qė mezi po i tėrhiqte zvarrė! Provova t’i hidhesha nė pėrqafim, kur ndjeva dorėn e hekurt tė policit tė mė zbrapste, me britma e sharje.
Ja, kjo qe pėrshėndetja jonė! U larguam nga burgu tė zhgėnjyera.” (PFS, f. 184)
Me njė pėrqėndrim tė theksuar nė rrėfim dhe me njė pėrkushtim tė dėshmuar nė shpalim tė njė kohe zezonė, pėrmes kėsaj figure tė realizuar aq bukur, publicistja paraqet fatin e njė populli tė tėrė:
“Ndarjet sillnin pikėllim. Tė shpėrngulurit, ndėrkaq, pėrgjithmonė mbetėn jabanxhinj, ardhacakė, arnautė, tė cilėt do tė jetojnė gjatė me peshėn e fjalėve tė thėna nė ato ēaste ndarjeje. Edhe sot, pas gjysmė shekulli. Pervini e kujton gjithė emocion njė pėrjetim:
-Zakonisht, nisjet bėheshin nga stacioni i trenit, nė Prishtinė. Kisha njė shoqėri shkolle, e cila erdhi tė mė pėrcillte. Njėra nga shoqet, qė quhej Tefta Sedllari, e qė e dinte mirė peshėn e kurbetit, ngaqė e kishte tė atin nė mėrgim, nė atė shtrėngim lamtumire, mė lėshoi nė dorė njė dhuratė, porse, mė porositi qė tė mos e hapja derisa tė mbėrrija nė Stamboll! Treni u nis, njerėzit tanė mbetėn poshtė me shtangje fytyre e me valėvitje duarsh, nė shenjė pėrshėndetjeje, mbi tė cilat duar m’u bė se ra njė tis mjegulle. Po, ē’ishte ajo qė nuk munda ta harroja kurrė? Ishin tingujt shpues tė asaj sirene treni qė depėrtuan thellė nė qenien time, qė dėftuan rrugėn e ikjes sė pėrjetshme…Ai udhėtim nė atė tren pėrplot shqiptarė nga e gjithė Kosova, zgjati diku 12-13 orė. Jehona e rrotave vinte gjithnjė e mė e rėndė. Nuk fliste njeri, heshtje varri. Herė pas here sillja ndėr mend dhuratėn e shoqes, a thua ē’kishte brenda saj?! Kur, mė nė fund, treni hyri nė Stamboll, nė atė qytetin zulmėmadh, qė po lavdėronin - Stambolli kėshtu, Stambolli ashtu, unė mbeta e nemitur: Kuuuku, thashė, ku erdhėm! Pamje e shėmtuar, me ato shtėpi pėrdhese nė atė periferi tė qytetit, mirėpo edhe sikur tė kishte pamje parajse, mua s’do tė mė dukej gjė! E vetmja qė atėherė dėshirova tė kisha, ishte njė kamerė, tė xhiroja ato pamje dhe shqiptarėt tek po zbrisnin nga treni kujdesshėm, humbshėm, ftohtė…qė t’ia tregoja botės - ja ē’na bėri serbi, Zoti mos ua faltė!” (PFS, f. 184-185).
Nuk ka dyshim se me magjinė e fjalės shqipe, autorja e veprave antologjike krijon njė nga perlat e njė publicistike e cila e nxjerr nė sfond dhimbjen dhe mallin, por qė njėkohėsisht e risjell nė kujtesė trenin, e treni dhe rrugėtimi me tė si detyrim, do tė pėrsėritet aq shumė nė fatin tonė tragjik!
Sanije Gashi nė gdhendje tė portretit tė Pervinit dhe nė shpalosje tė fatit tė hidhur tė mėrgimit, e shkrinė gjithė dhuntinė e saj dhe pa dyshim krijon njė nga portretet mė tė realizuara, mė tė dashura, por edhe mė tė dhimbshme.
Kundruar nga ky prizėm, me njė vėrtitje tė lehtė tė penės sė saj tė mprehtė, autorja dėshmon pėr njė fat tepėr tė hidhur, tė zonjės Pervin:
“Punėsimi edhe i motrave tė mitura, ishte me shumė vuajtje: “E dini ēfarė do tė thotė tė punojė fėmija 10 vjeē?! Motra ime, Semia, si 10 vjeēe u punėsua nė njė fabrikė! Edhe tjetra, Seria, nė tė 12-tat nisi, po kėshtu punė fabrike!” (PFS, f. 186).
Gjuha e nėntekstit ėshtė mėse e qartė: Kush nuk e ka provuar sirenėn e hidhur tė trenit nė ndarje nga vatra dhe sofra, kush nuk e ka provuar bukėn e hidhur nė mėrgim sikurse zonja Pervin?!
Me gjuhėn e njė nėnteksti tė tillė, Sanije Gashi doemos sa na e kujton thėnien e njohur tė Gėtes: “Jo Gjermaninė ta ēojmė nė Amerikė, por Amerikėn ta sjellim nė Gjermani!”
Por publicistja e shquar nuk mjaftohet vetėm me kaq. Ajo e ēon edhe mė tutje fillin e rrėfimit qė lidhet me dashurinė ndaj Prishtinės, pėr tė dėshmuar pėr tė satėn herė, atė thėnien e njohur se “Arbėreshi, ngado vete di dhe bėn”:
“A thua, si e gjen Prishtinėn?
-Si? Ja, po ju tregoj si: s’doja tė kthehesha mė nė Stamboll! Se, lumturi nuk ėshtė pasuria, lumturi ėshtė tė qenit nė vendin tėnd dhe me njerėzit e tu…Nė kėtė kthim, Pervini takohet edhe me ish-shoqet, normaliste tė dikurshme, me tė cilat asnjėherė, pėr gjysėm shekulli, nuk i ndėrpreu kontaktet, qoftė me letra, qoftė me telefonata, ose me vizita tashmė tė rregullta qė ia bėn Kosovės, “kjo ėshtė krenari imja”, shprehet. Sikurse edhe gjuha shqipe, tė cilėn nuk e anashkaloi kurrė! Takohet edhe me Teftėn e poezisė sė dhimbshme e tė dheut tė ēmuar, tek i cili gjeti lotėt, gjeti qeshjet, gjeti ‘kuvendimet’ e ngrohta…
Sot, rrėfen Pervini, jemi njė grup shoqesh prishtinase tė hershme prej 25 vitesh, qė nė Stamboll kemi sajuar atė rrethin tonė tė ngushtė, qė mbajmė ndejat e rregullta ēdo muaj, ndėrsa nė ato ndeja krejt muhabeti ynė ėshtė e kaluara jonė nė Prishtinė! Ndonėse, kanė ikur vitet, kanė ndryshuar kohėt, ka shkuar mosha…” (PFS, f. 187-188).
Plagėn e madhe tė braktisjes sė atdheut, autorja e ka pėrfshirė edhe pėrmes njė letre tė shkruar prej Adrian Islamit nga Bursa e Turqisė, dhe tė dėrguar nė revistėn “Teuta”, nė tė cilėn sėrish shquhen notat e dhembjes sė madhe:
“Kaq i pazėvendėsueshėm tė ishte vatani? Kush do tė ledhatonte trarėt e shtėpisė, kush ujiste pėr herė tė fundit trėndafilat, jargavanėt nė bahēe. “Mos lėshoni aromė pa ne, na prisni” - u vinte t’u thoshin, por fjalėt u mblidheshin nė fyt, sepse tė gjithė e dinin se nuk do tė ktheheshin mė. Pėr herė tė fundit lanė fytyrėn nė ēezmė, i mbushėn kacitė me ujin e tyre, me ndjenjėn se ai ujė do tė mjaftonte pėr tėrė jetėn. Mbetėn pa mangallet, ku nėnat piqnin kafe, e gjyshi e gjyshja tymosnin duhanin e ia thoshin kėngės “Ēohu, more Rexho”…Sahatet e mureve, qė binin ēdo orė, mbetėn pas.” (PFS, f. 192)
Nė kujtimet e Pervinit, ky udhėtim nuk do tė harrohej kurrė: “me ata trena futė, sirena e tė cilėve do tė jehonte gjatė-gjatė, derisa i hidhnin diku, veē Stambollit, Bursės, Ada Pazarit…, nė anėt e Anadollit prapanik.” (PFS, f. 181-182), ndėrkaq pėr Adrianin shpėrngulja do tė ishte njė “dhimbje e padurueshme”:
“Mbėrritėm nė Stamboll, disa ikėn tutje, nė Bursa, nė Izmir, nė Samsun, nė Ankara, nė Eskishehir e nė shumė qytete tė tjera tė Anadollit.
Kėsaj Osmanėt i thoshin ‘va-esefa, va-esefa’ - sa keq, sa keq…” (PFS, f. 195)
Nė pėrmbyllje tė kėtij kapitulli, nė pjesėn e titulluar Plisi nė vend tė fesit, pėrshkohet sėrish edhe njė shteg i njė rruge tė gjatė, nėpėr tė cilėn kanė ecur banorėt e kryeqytetit:
“Prishtinasit mbanin mbi kokė kryesisht fesin, kurse katundarėt qė vinin pėr t’u furnizuar, mbanin plisa tė bardhė. Me ardhjen e gjermanėve, sė pari e pamė flamurin kombėtar dhe tė rinjtė, ata pak intelektualė, filluan tė kuptonin se ishin shqiptarė. Pėrmes bursave tė ndryshme dhe mėsuesve tė ardhur nga Shqipėria, prishtinasit filluan tė mėsonin gjuhėn shqipe. U ndėrrua fesi me plis.” (PFS, f. 196)
Nė libėr, nėpėrmjet arsimtares nė pension-Melihate Turku, pėrshkruhen gjithashtu edhe vuajtja e muhaxherėve tė shpėrngulur nga Toplica e Nishi, peripecitė dhe pėrbuzja qė hasėn ata (nė pjesėn Mėhalla e Muhaxherėve. Lagje e tė pėrndjekurve), kurse nė kapitullin Mėhalla e Xhamisė sė Llapit. Njė lagje me bagėti, pėrshkruhet nė mjaft detaje rendi i dyqaneve, ditėt e tregut, flitet pėr barnatoret e qytetit, pėr intelektualėt prijatarė prishtinas si dhe pėr familjet e njohura prishtinase: ato me ndikim dhe me veprimtari patriotike; vihet pėrballė njėra-tjetrės e djeshmja dhe e sotmja, mallėngjimi pėr tė djeshmen dhe zhgėnjimi me tė sotmen, gjė qė shprehet mjaft bukur pėrmes Rashid Krasniqit:
“-Secila gjeneratė e ka kohėn e vet! Secili i kthehet me mallėngjim e dashuri.” (PFS, f. 207)
Nė kapitullin Jeta kulturore. Teatri profesional dhe shfaqja e parė nė Prishtinė, nėpėrmjet kujtimeve tė z. Vehap Shita, kritiku mė i njohur i teatrit, qė nga ditėt e para tė themelimit tė tij, gazetar shumėvjeēar dhe pėrkthyes, (PFS, f. 214), pėrshkohet trajketorja e zhvillimit tė teatrit dhe kujtohen me krenari nismėtaret e tij:
“E para aktore e Teatrit tė Prishtinės ka qenė Meriban Shala, mandej Katarina Josipi, mė vonė prishtinasja Melihate Ajeti, Mysherefe Preka…Ē’ėshtė e drejta, prishtinas nuk ka pasur thuaja asnjė, se kanė qenė shumė inaktivė.
Veē institucionit tė teatrit, nė vitet e mėvonshme, do tė themelohet edhe Shtėpia filmore - Kosova filmi, nga aktori i shquar Abdurrahman Shala. Ky personalitet komplet i artit, ka qenė edhe aktor, edhe regjisor, edhe dramaturg.” (PFS, f. 216)
Duke e shpalosur tė djeshmen dhe tė sotmen, elegancėn e veshjes dhe trendet e saj, dėshmohet njėkohėsisht edhe kalimi nga njė kulturė arkaike nė njė kulturė mė tė avancuar:
“Me heqjen e perēes e tė ēarēafit, por me zėvendėsim tė manteleve dhe tė shamisė deri vonė, ose me jemen (shami koke grash, zakonisht e zezė, pėr ato mė nė moshė), nė vitet ’50 dolėn dhe ēorapet kajzer e tė najlonit, ndėrsa gjatėsia e fundeve ishte nėn gjunjė. Preferoheshin materialet pėr fustane si - zhorzhet, krebanja, mėndafsh, kadife, organdin, taft, tyl, atllas…Tashti, veshja allafranga po dominonte nė qytet.” (PFS, f. 219)
Nė mėnyrė tė veēantė, nė kėtė kapitull, nė pjesėn e titulluar Stili i viteve ’50 tė shekullit XX, paraqitet nė mėnyrė mjaft tė detajuar shija mjaft e sofistikuar e modės sė prishtinaseve tė asaj kohe, gjė qė publicistja Gashi e bėn sa me njė memorie tė shkėlqyer po aq edhe me njė stil tė pėrkryer:
“Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr veshjen dhe modėn, prishtinaset mundoheshin ta ndiqnin stilin e viteve ’50, qė ishte dekadė e glamurit, e femėrsisė dhe e kthimit magjik tė modės sė lartė evropiane, ndikuar nga veshja (allafrėnga) e Francės.
Nė ato vite gratė ishin tė uritura pėr krijimin e stilit, kėshtu qė i frymėzoi liria e modės sė epokės. Vitet 1960 tė modės dhe veshjet e 1970-ės, mė shumė kanė qenė tė fokusuara nė stilin eklektik dhe tė vetėshprehjes.” (PFS, f. 219)
Nuk do mend se njė qasje e tillė me kaq vėmendje ndaj trendeve tė sė djeshmes, mes tjerash dėshmon mė sė miri se pėrse revista “Teuta” ėshtė njė revistė kaq prestigjioze, ndėrkaq qė vetė stili sanijean tė bėn tė kujtosh sikur je duke lexuar faqe tė romaneve tė shkruara nga shkrimtarėt francezė pėr jetėn e saloneve tė Parisit:
“Njėri nga trendet e atyre viteve ishte - fundi i fryer, me gjatėsi nėn gjunjė, dhe fustani i ashtuquajtur ‘bustier’. Glamur i viteve ’50 ishin dorashkat e gjata nga dantella, qė kombinoheshin me kėpucė takash tė larta. Ato vite sollėn edhe trendin e sofistikuar dhe joshės tė stileve tė flokėve, qė duhej tė ishin me shkėlqim dhe tė fryra. Kjo u jepte grave pamjen e zonjave tė vėrteta. Prishtinaset e asaj kohe kanė provuar tė ndjekin modėn e kohės, sidomos sa i pėrket gjatėsisė sė fundeve dhe stilit tė fryrė tė flokėve. Nė fillim tė viteve ’60, po kėshtu dalin edhe zhyponat qė i mbanin tė fryrė fustanet (pjesėn e poshtme), e qė pėrdoreshin me kėnaqėsi, sidomos nga vajzat.” (PFS, f. 220-221)
Nė kapitullin Shėndetėsi. Mjekėt e parė tė Prishtinės, autorja e monografisė sė rrallė pėr Prishtinėn shpalos mermerin e emrave tė mjekėsisė kosovare, duke folur mes tė tjerash me njė pietet tė veēantė pėr Dr. Sehadete Mekulin:
“Doktoresha Sehadete ėshtė njė nga personalitetet mė tė njohura nė mjekėsinė kosovare, intelektuale e ditėve tė hershme, gjinekologe dhe shkencėtare e parė shqiptare, jo vetėm nė Kosovė.” (PFS, f. 225)
Nė mėnyrė tė veēantė, ajo pėrkujton gjithė krenari e respekt treshen e madhe tė mjekėsisė kosovare, duke dėshmuar pėr tė satėn herė se ajo di tė nderojė prandaj edhe meriton tė nderohet:
“Prishtinasit-Dr. Daut Mustafa e Dr. Izedin Osmani, bashkė me ohriasen, Dr. Sehadete Mekuli, janė tre nga themeluesit e mjekėsisė kosovare, tė cilėt nuk duhet tė harrohen.” (PFS, f. 225)
Pasi ka sjellur nė sfond poezinė e Esad Mekulit, tė titulluar Perdja e robnisė, poezi nė tė cilėn poeti i ka thurrur himn femrės si qenie e bekuar: “Femėn, ti hymn i pėrjetshėm i pėrtėrimjes, i/ gėzimit njerėzor, i vet jetės.”, autorja Gashi ka pėrshkuar historikun e floktarėve tė parė nė qytet, duke nxjerr nė sfond frizeren e parė - Qamile Tyrbedari, “me 58 vjet pėrvojė pune” si floktare; e pastaj ka kujtuar se fotografi i parė shqiptar nė Prishtinė ka qenė: “Ramadan Beqiri-Gilanlia, i biri i Ahmet Agės sė njohur nė qytet, i cili ka punuar para Luftės sė Dytė Botėrore, deri mė 1955, kur shpėrngulet pėr nė Turqi.” (PFS, f. 229).
Nė pjesėn e kėtij kapitulli, pjesė e titulluar Tyrbja e Sulltan Muratitdhe Tyrbedarėt, publicistja e cila shquhet pėr pėrkushtimin e saj krijues, ėshtė ndalur tek historiku i kėsaj tyrbeje, duke theksuar se:
“Tė shkruash pėr Prishtinėn, duhet pėrmendur edhe njė ‘pjesė’ e saj, qė ėshtė Tyrbja e Sulltan Muratit, 700 vjet e vjetėr, si dhe kujdestarėt e saj.” (PFS, f. 231)
Duke u ndalur tutje tek tradita e sė djeshmes, nė pjesėn Nuset e Prishtinės dhe Hyrije telexhia, ajo nė tė vėrtetė ka gdhendur portretin e njė gruaje, e cila njėlloj sikurse Kako Pinua e romanit Kronikė nė gur e Ismail Kadaresė, (e cila pėrgatiste pajėn e nuseve nė Gjrokastėr), pėrgatiste pajėn e nuseve tė Prishtinės:
“Vajzat kishin rroba speciale tė nusėrisė: ēitjanet ‘xhanfes’, kėshtu u thoshin, kur i prekje, sikur tė shkriheshin ndėr gishtėrinj. Edhe kėmbėzat i kanė pasur tė qėndisura me fije ari. E kanė pasur edhe mitanin kadife, tė butė. Kjo veshje kishte ngjyrė tė kuqe. Nusja stolisej nė kokė dhe nė qafė me rrathė dukatesh. Tė gjitha kėto i sillte Hyrie telexhia e njohur e Prishtinės, e cila ua bėnte edhe dyzenin, domethėnė, kujdesej pėr teleisjen e fytyrės sė nuses: e mbulonte tė tėrėn me tel e zbukurime speciale ose vetėm gjysmėn, ballin dhe dy faqet, sipas kėrkesės.” (PFS, f. 238).
Njė vėmendje tė veēantė i ėshtė kushtuar edhe pastėrtisė sė qytetit, si aludim i drejtpėrdrejtė dhe krejtėsisht me vend pėr mungesėn e saj sot:
“Nė Prishtinė, dikur, ishte njė traditė e mirė, ēdokush e fshinte pjesėn para derės sė vet - dyqanxhinjtė para dyqanit, vajzat para shtėpisė. Dhe, sokaku, sa ēel e mbyll sytė, merrte pamje pastėrtie, freskie!” (PFS, f. 240)
Ndėrkaq, duke iu kthyer emrit tė Prishtinės, “njė nga tri qytetet e rėndėsishme dhe tė fortifikuara tė Dardanisė” (FS, f. 241), autorja i referohet pohimit tė historianit Mr. Qazim Namanit: “shumė studiues emrin e Prishtinės (Pristina castra) e lidhin me gjuhėt e lashta indoevropiane, qė ka kuptimin - i lashtė, i fazės fillestare, diēka e vjetėr.” (PFS, f. 241).

Prishtina si vatėr e qėndresės atdhetare

Nė kapitullin Mėhalla e Kullės sė Sahatit. Gjimnazi qė rrezatonte kulturė, intelektuali prishtinas, Islam Mumxhiu, nė moshėn 84 vjeēare kujton me mallėngjim dhe krenari:
“Kjo ka qenė periudha e viteve 1941-1944. Domethėnė, po flas vetėm pėr atė periudhė, pėr kohėn e Shqipėrisė. Nė Prishtinė, kjo ka qenė kėnaqėsia mė e madhe! Kur dilnim nė qytet, tė gjithė nxėnėsit ishin tė veshur me njė uniformė, pedant, nga tre veta nė rresht, dhe duke kėnduar kėngė kombėtare-patriotike kalonim qendrės, ndėrsa i gjithė qyteti dilnin tė na shihnin, tėrė ēarshia, dyqanxhinjtė! Them, atė kėnaqėsi nuk e kam pėrjetuar kurrė mė, kam bėrė kėtė moshė!"”(PFS, f. 41)
Ndėrkaq, duke shpalosur kujtimet palė-palė, njė bashkėqytetar tjetėr do tė shprehet po me tė njėjtėn krenari dhe kėnaqėsi:
“-Falė Xhafer Devės dhe Zotit, Kosova u bashkua me Shqipėrinė!-shprehet prishtinasi tjetėr Rashid Krasniqi. Erdhėn punėtorėt e arsimit, qyteti tashti kishte 25 mėsues, ndėrsa Iljaz Efendia i Prishtinės qe emėruar zv. Kryeministėr.” (PFS, f. 42)
Nė kapitullin tjetėr, tė titulluar Personalitete kohe. Shtėpia dhe veprimtaria e tė shquarit Iljaz Agushi, njė vend meritor zė familja atdhetare e Agushėve:
“Tė shkruash pėr Zonėn e Pazarit tė Vjetėr, patjetėr duhet tė ndalesh te familja e njohur e Haxhi Xhemajl Agushit. Mbase historitė e lagjeve (e tė qytetit) e bėjnė personazhet qė me veprimtarinė e tyre lėnė gjurmė nė kohė. Kjo mėhallė, prandaj, mbetet e njohur sipas personaliteteve tė shquara tė Prishtinės, tė njė familjeje has prishtinase, me veprimtarėt - Haxhi Xhemajl Agushin (1865-1938), dhe tė birin - Iljaz Agushin (1903-1943), vatėr kjo nė zė pėr ēlirim e bashkim kombėtar.” (PFS, f. 84)
E duke pėrfshirė mė tej njė detaj shumė domethėnės, publicistja Sanije Gashi shpalos njė ėndėrr tė madhe tė tė gjithė brezave atdhetarė:
“-Veēse, Haxhi Xhemajl Agushi e ka hėngėr veten, thjesht ka vuajtur deri nė vdekje, pse mė 1912, nuk e ka ngritur flamurin e shqiptarėve nė Prishtinė! Ka qenė njeri me shkollė, tė gjithė kanė qenė tė shkolluar nė Turqi, edhe i biri, Iljazi, - kujton z. Mumxhiu.” (PFS, f. 91-92)
Nė kapitullin Poetja e veprimtarja Iffete Agushi. Edhe njė histori, tashti gruaje, nga kjo mėhallė, nė sfond shfaqet roli i konsujve serbė dhe sfida qė u bėnin atyre shqiptarėt atdhetarė:
“Nė rrugėn qė ēon tek Televizioni i sotėm publik, e emėrtuar ‘Xhemajl Prishtina’, ende ndodhen dy shtėpi tė vjetra, thuaja tė rrėnuara fare dhe tė mbetura pa kurrfarė pėrkujdesjeje. Objekti, ndėr mė tė vjetrit nė Prishtinė, i njohur si Shtėpia e Savės, ndėrtuar para dy shekujsh, qė duhej t’i takojė Trashėgimisė kulturore tė qytetit, thuhet tė ketė qenė ish-Konsullatė serbe, e hapur nė vitin 1897, ndėrsa nė vitin 1890 vritet konsulli serb.” (PFS, f. 106)
Nė kapitullin Mėhalla e Divan Jollit. Shtėpitė e prishtinasve e dyqanet e hebrenjve, nė pjesėn hyrėse Rrėnimi i shtėpive, ndėrtimi i objekteve tė reja, autorja e librit emblematik pėr Prishtinėn, kujton me njė memorie tejet tė freskėt gjyshin e saj, shtėpinė e lindjes, si dhe shtėpinė e njė zonje tė kamur, duke ofruar kėshtu njėkohėsisht njė tablo sa interesante po aq edhe mbresėlėnėse:
“Pėrskaj rrugės, shtėpia e parė, bashkė me dyqanin ishte ajo e usta Rexhepit (Rexhep Tėrpezės), pastaj vinte e Jakup Emetit, e Bejtullaht, e Hallės sė Madhe, siē po e quanin njė zonjė shkodrane nė fqinjėsi, qė sot nuk i kujtohet emri i saj zonjės Mybera Emeti, 80 vjeēe. Kėto shtėpi pėrfundonin (nga ana jugore), me objektin e Prefekturės nė kohėn e Shqipėrisė, mė pastaj zyra tė garnizonit tė ushtrisė, objekt qė edhe sot ekziston, i vjetėruar, si dhe me objektin e Kadastrės sė dikurshme. Veēse, ajo qė dihet mirė, ėshtė se gjyshi im, usta Rexhepi, i dalluar pėr urti e pėr burrėri, kėtė shtėpi (sipas tapive poseduese qė ruhen sot), e kishte blerė nė shtator tė vitit 1927, nė kohėn e ‘kralevinės’. Ē’ėshtė e drejta, ndonėse shtėpi e lindjes, e mbaj mend fare-fare pak, veē njė mani tė madh nė oborr, me fruta tė zeza. Si duket, kjo pemė po kultivohej nė tė gjitha oborret e qytetit tė vjetėr.
Edhe nė pjesėn Korzoja e Divan Jollit, pėrmes kujtimeve tė shpalosura tė arsimtares “Xhyzide (Hasani) Hasan Beu, 86 vjeēe, e familjes sė njohur bejlerėsh prishtinas, mbesė e Sylejman Pashės.” (PFS, f. 119), shprehet malli dhe krenaria pėr tė kaluarėn historike gjithė pėrpjekje tė parreshtura atdhetare:
“-Ama, nė kohėn e Shqipėrisė, ishte lezet, nuk di ta pėrshkruaj atė kėnaqėsi! - shprehet zonja Xhyzide me memorie shumė tė kthjellėt. - Ne, robėrit, ishim zgjuar, kishim shpėtuar! Pastaj e tėrė Shqipėria erdhi kėtu tė na shkollonte. Ne nxėnėsit, kishim garderobė tė bukur shkollore: fund tė zi, xhaketė tė bardhė, shall kuq e zi, edhe nė gėrshetė vinim fjongo kuq e zi! Prof. Luan Gashi, na e mėsoi himnin- Rreth flamurit tė pėrbashkuar…Ah, sa bukur ishte!
Bile, Luani, djalė i ri, para se tė ikte nė Amerikė, ka qenė fshehur nė Gėrmi, se aty ka qenė ‘selia’ e Ballit Kombėtar…” (PFS, f. 127)
Nė kapitullin Rruga e Burgut. Hapsana e Prishtinės, kujtohet e kaluara e hidhur gjithė vuajtje e sakrifica tė breznive orėmira:
“Eh, ky objekt flet shumė pėr heqjet e gjithhershme tė shqiptarėve, sikurse edhe muret e pėrgjakura!
-Meqė shtėpia ime ndodhej nė qendėr tė qytetit, kujtonte arsimtarja Aktere Gjikolli, nė rrugėn ku banoja ishte edhe burgu i Prishtinės, qė mori shumė jetė shqiptarėsh! Kjo ndėrtesė mė vonė u shndėrrua nė ambulancė, pastaj nė Shtypshkronjėn Rilindja, e tani ėshtė gjykatė komunale.” (PFS, f. 130)
Nga po ky prizėm, kujtohen shqiptarėt e pushkatuar nga pushtuesi:
“Edhe te “Strelishtja”, afėr Tauk Bahēes, i ekzekutojnė 3.500 burra patriotė, ballistė e qytetarė tė tjerė.” (PFS, f. 130)
E, sė kėndejmi, nėpėrmjet tė motrės Ymihane Shala, me tė drejtė pėrkujtohet merita e aktorit tė njohur Abdurrahman Shala, nė parandalimin e pushkatimit tė 117 shqiptarėve nė kėtė burg.
Ndėrkaq, nėpėrmjet kujtimeve tė Fehmi Bahtiarit, shpalosen faqe tė tjera tė viteve tė trishta:
“Nė kėto ditė vjeshte, kėrkohet pikėrisht ai plep me tėrė ato histori mizorie…Ama, vendi ėshtė i zbrazėt! Plepi i ’45-tės nuk ėshtė mė!” (PFS, f. 136)
Gjithashtu, me njė krenari tė ligjshme pėrkujtohen ditėt festive tė njė periudhe tė shkurtėr por ripėrtėritėse:
“Qendra dhe sheshi kryesor i Prishtinės ishte sheshi Skėndėrbeu, te Teatri Kombėtar sot. Te ky shesh, tregojnė tė moēmit, mbaheshin manifestime tė ndryshme dhe bėhej parakalimi i ushtrisė shqiptare nė tė kremtet e fitoreve.” (PFS, f. 140)
Nė kapitullin Proceset shkombėtarizuese. Aksioni i Armėve, shpėrngulja pėr nė Turqi, paraqitet mjaft bindshėm rruga e kalimit tė shqiptarėve si nė mes Scillės dhe Haridbės:
“Pėr kohėn e aksionit tė armėve, flet edhe rrėfimi i Islam Mumxhiut:
Mė 1956 erdhėn tė na keqtrajtonin, sė pari gjyshin, Haxhi Abdyl Abdylin. Vinin ēdo mbrėmje, e ēonin nė burg, i lypnin armė. Gjyshi e ka pasur njė kobure argjendi, e ka fshehur. E nxori dhe e dorėzoi. Pastaj vendosi tė shpėrngulej nė Turqi, me gruan dhe me dy fėmijėt. Ne nuk shkuam. Pas gjashtė muajsh ndėrroi jetė nė Stamboll! Kėshtu, u shpėrngulėn thuaja shumica e prishtinasve.” (PFS, f. 177)
Nė kapitullin Mėhalla e Muhaxherėve. Lagje e tė Pėrndjekurve, shpaloset edhe njė e vėrtetė e hidhur, e pėrsėritur shpesh nė tokat tona:
“Prishtina e vjetėr, siē u tha, pėrbėhej nga shumė mėhallė dhe secila ishte atraksion me vete. Po, ama, Mėhalla e Muhaxherėve ka njė histori tė dhembshme, ngaqė nė kėtė lagje vendoseshin shqiptarėt e dėbuar nga trojet e tyre etnike, nė vitin 1878.” (PFS, f. 199)
Ndėrkaq, nė kapitullin Mėhalla e Xhamisė sė Llapit. Njė lagje me bagėti, nėpėrmjet “kryepersonazhit” tė kėsaj lagjeje, siē e quan autorja Rashid Krasniqin, nė pjesėn Fillimvitet dyzet tė shekullit XX, vite tė lumtura, nė retrospektivėn e rrėfimit sėrish kujtohen vitet e lumtura:
“Po ktheve te fillimvitet dyzet tė shekullit XX, secili i ri i atėhershėm tė rrėfen me nostalgji:
-Ah, periudha mė e lumtur e fėmijėrisė sonė ka qenė koha e Shqipėrisė! Kėshtu e pėrshkruan edhe Rashid Krasniqi:
-Kur ishte 28 Nėntori dhe Shėn Gjergji, kėto dy festa i mbanim ne atėherė, kėnaqeshim me Himnin e Flamurit! E kemi mėsuar qė nė ditėn e parė kur kemi hyrė te zotni Dervishi, mėsues, te Reshat Bajraktari, po kėshtu mėsuesi ynė, te mėsuesja Vezire Gjiraku e mrekullueshme…” (PFS, f. 206)
Nė kapitullin tjetėr, Shėndetėsi. Mjekėt e parė tė Prishtinės, duke pėrkujtuar se Objekti i Dispanserisė i Sėmundjeve tė Mushkėrive, dikur ka qenė qeli burgu, autorja ka pėrkujtuar me dhembje:
“Mirėpo, pakkush e di sot se kjo dispanseri fillimisht ka qenė objekt i xhandarmėrisė serbe, seli e UDB-sė, bodrumi i sė cilės ka qenė pėrplot-qeli burgu, ku janė torturuar shqiptarėt, sidomos nė kohėn e aksionit famėkeq tė armėve!” (PFS, f. 226)

Kronikė nė gur

Nė prologun e titulluar Prishtina…, autorja e librit autobiografik pėr qytetin e fėmijėrisė sė saj, ka pėrmendur nė mėnyrė tė shkurtėr historikun e atyre qė kanė shkruar pėr Prishtinėn, gjė qė korrespondon aq natyrshėm me kronikat e Evlia Ēelebiut si dhe me shkrimet e Sami e Mithat Frashėrit:
“Po zbritėm nėpėr shekuj, do tė shohim se Prishtina ka njė histori tė gjatė pėrmes lokaliteteve antike, tė cilat, pėr fat tė keq, ende nuk janė zbuluar si tėrėsi gjeografike; Se Prishtina qysh mė 1807 ishte e fortifikuar me ledhishte mbrojtėse dhe me rrethoja druri e me hendek tė thellė…Mund tė pėrfytyrojmė ambientin e qytetit sipas pėrshkrimeve tė gjeologut francez, Ami Bue (Ammie Boue), i cili thotė se mė 1830 shtėpitė ishin pėrdhese, rrugėt tė gjera, me trotuare tė ngushta, se ishte Kulla e madhe e Sahatit (qė ėshtė edhe sot), qė dominonte mbi qytet, dhe se ishin 12 xhami, kurse ēarshia zinte pjesėn qendrore tė qytetit…Mund tė fitojmė imazhin pėr zjarret e viteve 1859 dhe 1863, qė goditėn rėndė ēarshitė…e tė tjera imazhe.
Ndėrsa, udhėpėrshkruesi Gammer, nė shekullin XIX shkruan se nė Gadishullin Ballkanik, pėrgjatė rrugės pėr nė Selanik, gjendet njė qytet relativisht i madh, i quajtur Prishtinė. Nė njė dokument nga shekulli XVII, Prishtina pėrmendet si ‘konaku i tretė’ nė rrugėn prej Stambollit pėr nė Pazar tė Ri (Novi Pazar). Porse, gjejmė edhe kėtė tė dhėnė se, Prishtina ishte qyteti mė i madh qė gjendej ndėrmjet Selanikut e Sarajevės.” (PFS, f. 19-20)
Vijon...

Xhemail Peci

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 109 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DORA E SHKRONJAVE
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:05
.
Promovimi i 5 vėllimeve tė “Kuvend letrash me...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:58
E nderuara familja Merlika, I nderuar bashkėpunėtor i ngushtė i shoqatės studiuesi Eugjen Merlika! Tė nderuar organizatorė tė kėtij evenimenti kultur...
LUM SHPÉTIMI E MJERÉ QAZIMI
E merkurė, 15 nėntor 2017 - 17:21
.
Njė tregim pėr mikun tim
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:16
E njoha shumė vite mė parė nė kondita tė jashtėzakonshme. Isha i burgosur nė qelinė nėn rampėn e shkallės, qė tė ēonte nė katin e dytė tė godinės sė sigur...
Kthimi i mergimtarit nė Atdhe
E dielė, 12 nėntor 2017 - 02:21
Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh nė vitet ’80-ta, se pushtuesi jugosllav nuk i la derė tjetėr, por nėna dhe motra Gjelinė kishin insistuar ...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi