Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A vlen edhe pėr Kosovėn ajo se ēfarė tha Ambasadori amerikan pėr politikanėt e Tiranės?
Publikuar më 31 tetor, 2017 nė orėn 02:34 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mos vlen si reale dhe e vėrtetė edhe pėr Kosovėn deklarimi i Ambasadorit amerikan Donald Lu nė Tiranė kur ai deklaroi pėr politikanėt nė Shqipėri se:

“Nė kėto 27 vitet e fundit, ky vend ėshtė pėrballur me problemin e turpshėm tė politikanėve tė fuqishėm, nga e majta dhe nga e djathta, tė cilėt kanė kryer krime tė tmerrshme dhe i kanė shpėtuar drejtėsisė, pa pushim”.

Mendoj se kjo vlen si e vertetė edhe per politikanėt e Kosovės tė kėtyre 18 viteve.
Kjo ėshtė e vėrtertė sepse prandaj paska qenė kaq shumė e vėshtirė nė Shqipėri miratimi nga politikanėt e “krimeve tė tmerrshme” tė ligjit tė VETTING-ut. Dhe po prandaj edhe politikės nė Kosovė pse edhe ajo ėshtė si kjo nė Tiranė nuk merr persiper nismėn pė miratimin e njė ligji tė tillė.

Kuvendi i Kosovės duhet urgjentisht te marrė nismėn pėr miratimin e njė Ligji VETTING si ky nė Shqipėri,pasi Reforma nė Drejtėsi nė Kosovė ėshtė jetikė pėr shtetin dhe shoqėrinė nė Kosovė. Kjo duhet tė ndodhė menjėherė pas pėrfundimit tė raundit tė dytė tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė.

Nėse Kuvendi i Kosovės e shmang njė nismė tė tillė atėhere kjo do tė thotė se politika nė Kosovė ėshtė mbėrthyer nga krimi dhe korrupsioni, do tė thotė se deputetėt e saj kanė rekorde kriminale dhe pėr kėtė arsye nuk e duan VETTING-un, ashtu sikurse bėri edhe politika e Tiranės gjithcka ēfarė mundi pėr ta penguar dhe bllokuar miratimin e VETTING-un, ashtu sikurse pėrpėlitet edhe tani pas miratimit tė saj pėr ta dėshtuar zbatueshmėrinė e tij.

Nėse do tė ishte bėrė nė kohė VETTING-u nė Kosovė apo ndonjė ligj LUSTRACIONI nuk do tė kishin kandiduar dhe rikandiduar shumė individė me rekorde kriminale pėr deputetė, pėr kryetar dhe pėr kėshilltarė komunalė nė Kosovė,nuk do ishim sot shumė gjyqtarė e prokurorė nė sistemin e Drejtėsisė kosovare , dhe njėkohėsishti me VETTING-un politika e Kosovės do tė ishte dekriminalizuar dhe e pastruar edhe nga individė me tė kaluar politike tė inkriminuar komuniste dhe UDB-ashiste.

Kosova duhet tė vetėveprojė dhe nuk duhet tė presė njė imponim determinant nga SHBA dhe nga BE pėr ta miratuar Ligjin e VETTING-ut. Tė paktėn tė bėjnė diēka vetė politika shqiptare nė Kosovė nė dobi tė konsolidimit tė shtetit, tė pavarėsisė, tė ndėrtimit tė shtetit ligjor pėr t'i hapur rrugėn edhe integrimit pėr nė BE. Ta tregojnė veten deputetėt ne Kosovė se kanė ndopak moral e pėrgjegjshmėri pėr interesin publik dhe kombėtar duke bėrė e miratuar njė ligj VETTING.

Skėnder S. KAPITI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 229 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Referendum, duam ribashkim gjithėkombėtar
E premtė, 26 janar 2018 - 00:37
Barometri diplomatik *** Akademik Mark Krasniqi: “ Krijimi i Shqipėrisė etnike, do tė ishte zgjidhja mė e drejtė e problemit kolonial tė popullit shqip...
Flakėkashtizmi i protestave tek ne
E premtė, 26 janar 2018 - 00:33
E ē’nuk ėshtė thėnė e po thuhet pėr protestėn e pritėshme tė 27 janarit: se do tė bėhet nami, do t’i tregohet vendi kryeministrit aktual dhe Shqipėria do t...
Nuk mbahet njė minutė heshtje pėr nazistėt qė...
E merkurė, 24 janar 2018 - 14:06
Serbi, Pozharevac, Burgu «Zabela» Maj 1985 Pėr ēdo pėrvjetor tė vdekjes sė satrapit Josip Broz Tito organizohej rituali i mbajtjes sė njė minutė heshtj...
KU ĖSHTĖ SOT DIASPORA...?!
E merkurė, 24 janar 2018 - 14:01
ĒKA U BĖ ME DIASPORĖN E PAS LUFTĖS SĖ VITIT 2000?!...KU ĖSHTĖ AJO DIASPORA REVOLUCIONARE, KU JANĖ GJITHĖ ATA BASHKATDHETARĖ, QĖ AQ SHUMĖ E DESHĖN VENDLINDJ...
PSE NE SHQIPTARET JEMI INDIFERENT NĖ RAPORT M...
E merkurė, 24 janar 2018 - 13:58
Pse ne shqiptarėt kemi qenė dhe vazhdojmė tė jemi indiferent ''tė shkomtarizuar'' nuk reagojmė protestojmė kundėr mbjelljes betonizimit bunkerizimit kolon...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi