Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shakaja serioze e njė ambasadori
Publikuar më 31 tetor, 2017 nė orėn 02:40 ( Para 20 ditė e 18 orėve ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para do kohėsh, nė njėrėn nga faqet e internetit, qe botuar njoftimi i mėposhtėm:
“Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i Rusisė nė Bashkimin Evropian, Vladimir Ēizhov (1953), ka deklaruar se vendi i tij mund tė ofrojė alternativė pėr Maqedoninė, Ballkanin Perėndimor apo qoftė ndonjė vend tjetėr, pėr shkak se, sipas tij, gjithmonė ka alternativė tjetėr nga integrimet euroatlantike, transmeton INA, duke cituar portalin euroaktiv” (Citohet sipas: “Integrimi nė NATO e BE? Rusia ka tjetėr ofertė pėr Maqedoninė”. Faqja e internetit “Pėrqasje”. 06 maj 2017).

Kur lexuesi objektiv njihet me kėtė deklaratė tė ambasadorit rus nė Bashkimin Evropian, vetvetiu, shtron pyetjen e parė:
Po cila na qenka kjo “alternativa tjetėr nga integrimet euroatlantike”, tė cilėn Kremlini ia ofruaka Maqedonisė dhe Ballkanit Perėndimor?
Se kur ai ofruaka njė tjetėr alternativė, do tė thotė qė ajo na qenka mė e mirė sesa alternativa euroatlantike. Se domosdo qė alternativėn mė tė mirė kush nuk e do. Nė kėtė mes, lexuesi shtron pyetjen e dytė:
Cilėt janė treguesit qė dėshmojnė pėr pėrparėsitė e alternativės mė tė mirė nė zhvillimin e vendit?
Lexuesi dėshiron tė njihet me treguesit e alternativės mė tė mirė, nė mėnyrė qė tė shikojė konkretisht se ku mishėrohen “pėrparėsitė e alternatives ruse”, nė ballafaqim me alternativėn euroatlantike.
Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė fare. Treguesi kryesor i njė alternative mė tė mirė qeverisjeje, ėshtė demokracia e konsoliduar, nga e cila buron ndėrtimi i njė shteti ligjor qė nėnkupton respektimin e opozitės dhe tė mjeteve tė informimit masiv, ndėrrimin e pushtetit pėrmes respektimit tė votės sė lirė tė qytetarėve, respektimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė individit, rritjen e nivelit tė jetesės sė qytetarėve dhe ruajtjen e shėndetit tė tyre etj., etj. Paskėtaj vjen pyetja e tretė:
Po si qėndron puna me demokracinė nė Rusi? A ėshtė e konsoliduar dhe a ėshtė mė e mirė ajo sesa demokracia euroatlantike, nė mėnyrė qė vendet e Ballkanit Perėndimor ta “importojnė” atė nga Moska?
Fatkeqėsisht, nė Rusi jo vetėm qė nuk bėhet fjalė pėr demokraci tė konsoliduar, por madje as qė dihet se ku bie ajo me adresė. Ky nuk ėshtė vlerėsimi im personal pėr demokracinė ruse. Ky ėshtė pėrfundim qė vjen nga mendimi intelektual rus.
Vladislav Inozemcev (1968), ekonomist, sociolog dhe personalitet politik, doktor i shkencave ekonomike, jep disa arsye se pse nuk ekziston dhe nuk do tė ekzistojė demokracia nė Rusi. Por unė jam ndalur vetėm nė tri prej tyre.
Sė pari, mungesėn e demokracisė ai e lidh me specifikėn e historisė ruse. Nė kėndvėshtrimin e tij, roli i individit nė historinė e Rusisė ėshtė i madh, pėr tė mos thėnė shumė i madh. Gjatė shekujve, vendi personifikohej me shtetin, kurse shteti me figurėn e individit. Kėsisoj pushteti i sovranit nuk vihej nė diskutim asnjėherė nė raport me forcat politike. Ai ka qenė tėrė kohėn njė pushtet jo politik, por simbolik. Nuk kanė pasė ekzistuar grupime politike konkurruese, ka munguar presioni i oborrtarisė mbi sovranin. Kjo pati sjellė si pasojė personalizimin e paimagjinueshėm tė pushtetit, shembėlltyrat e tė cilit haseshin nė historinė e diktaturave lindore. Prandaj “cilatdo forma tė jashtme qytetėrimi qė merrte politika ruse, ajo, gjatė gjithė shekujve, ka pasė qenė vėrtitur rreth individėve… Cili ėshtė pėrfundimi qė del nga kjo? Pėr tė qenė skajshmėrisht i ndershėm, duhet thėnė se del vetėm njė pėrfundim: nė Rusi, gjatė mijėvjeēarit tė fundit, demokracia nuk ka pasė ekzistuar dhe sot nuk ekziston”. (Vladimir Inozemcev. “Pesė arsye se pse nė Rusi nuk do tė ketė demokraci”. Faqja e internetit “Snob”. 20 tetor 2015).
Sė dyti, mungesėn e demokracisė nė Rusi, dr. Inozemcevi e lidh me kultin e individit. Dihet qė demokracia ėshtė njė sistem, nė tė cilin shoqėria ndahet nė grupe tė lėvizshme qė quhen pakicė dhe shumicė. Pėr vendosjen e demokracisė ato duhet tė jenė tė lėvizshme, ēka bėn tė mundur zėvendėsimin demokratik tė pushtetit. Praktika e njė zėvendėsimi tė tillė, bėn tė mundur qė pakica dhe shumica tė sillen me respekt ndaj njėra-tjetrės, ēka do tė thotė ēpersonalizim i pushtetit, si nė vendet perėndimore me demokraci tė konsoliduar. Kurse nė Rusi, ku ka mbizotėruar pėrjetėsisht kulti i individit dhe dramatizimi i kontradiktave, gjatė shekujve ka ardhur dhe ėshtė formuar njė mendėsi e tillė, sipas sė cilės kundėrshtimi konsiderohet krim. Pra, nė parim, njė dukuri e tillė ėshtė e kuptueshme dhe e shpjegueshme: po kritikove partinė, ti mund tė konsiderohesh opozitar, por ama po kritikove atė qė ėshtė nė krye, atėherė ti vlerėsohesh si armik. Dhe sigurisht qė, nė kuadrin e kultit tė individit, kur kreu i vendit e identifikon veten me shtetin, atėherė kundėrshtarit tė tij i vihet nofka e tradhtarit tė popullit. Dhe kėshtu ka ndodhur konkretisht me ata qė kritikonin Stalinin nė Bashkimi Sovjetik ose Enver Hoxhėn nė vendin tonė, sepse qė tė dy kėta diktatorė dhe pėrgjithėsisht tė gjithė diktatorėt e vendeve komuniste, ishin tė vetmit individė qė gėzonin imunitet tė plotė, nė raport me bashkėpunėtorėt e tyre mė tė afėrt.
Prandaj dr. Inozemcevi vėren me shumė tė drejtė se, pėr shkak tė kultit tė individit, nė shoqėrinė ruse ėshtė gjallėruar turravrap “kultura e qėndrimit nihilist ndaj mendimit ndryshe, sapo nė Rusi u vendos haptazi njė pushtet i personalizuar” (po aty).
Sė treti, mendėsia perandorake pėrbėn karakterin specifik tė raportit tė rusėve me bazueshmėrinė (themeltėsinė) e pushtetit. Gjatė shekujve, rusėt janė vetėdijėsuar pėr natyrėn parėsore tė bashkėsisė (komunitetit) dhe natyrėn dytėsore tė individit. Njė gjė e tillė ėshtė ngulitur fort nė pėrceptimin e realitetit nga ana e popullit rus. Pikėrisht kėtu e ka burimin qėndrimi krejtėsisht pėrbuzės ndaj vetvetes dhe gatishmėria (edhe nėse individi nuk bėn sakrifica nė kuadrin e nismės personale) pėr tė pėrligjur sakrifica tė tilla qė bėhen nga tė tjerėt, nėse, natyrisht, ato ndihmojnė pėr “madhėshtinė” e shtetit, qoftė konkretisht, qoftė nė njė mėnyrė tė pėrfytyruar.
Dr. Inozemcevi thekson se si shfaqje e dukshme e kėsaj madhėshtie paraqitet njė territor, i cili nuk zgjerohet me ritmet e njohura nga tė gjithė nė raport me vende qė kanė prirje pacifiste. Po tė merret parasysh si pėrmasa e territoreve tė kontrolluara, ashtu edhe kohėzgjatja e sundimit mbi to, atėherė duhet thėnė se Rusia duhet vlerėsuar si perandoria mė e madhe nė historinė e njerėzimit. Si rregull, me konsolidimin e normave demokratike, shtetet vijnė e bėhen mė pak tė prirura pėr luftė dhe pėr ushtrimin e dhunės. Pikėrisht kėtu del nė pah gracka ruse. Periudha e sundimit tė Pjetrit I (1672-1725) ose tė Ekaterinės II (1729-1796), nė formimin psikologjik tė popullit rus, vlerėsohet si njė epokė madhėshtore e historisė kombėtare, jo pėr arsye tė shndėrrimit tė Rusisė nė njė vend tė evropianizuar, por, para sė gjithash, pėr shkak tė sukseseve ushtarake dhe tė zgjerimit territorial tė perandorisė ruse. Si rrjedhojė e njė mendėsie tė tillė perandorake, lirinė dhe hapjen qė solli Gorbaēovi (1931) nė vitin 1985, populli rus e hodhi pas krahėve nė sfondin e humbjes sė njė pjese tė madhe tė territorit tė ish-superfuqisė sovjetike. Dhe, e kundėrta, “sukseset” e Putinit (1952) nė mbajtjen e pakuptimtė tė pushtuar tė Ēeēenisė sė panevojshme pėr Rusinė qė prej vitit 2000 dhe pėrfshirja e Krimesė mė pak tė vlefshme nė pėrbėrjen e saj nė vitin 2014, e kanė shndėrruar atė nė udhėheqėsin mė tė nderuar tė vendit. Por ēdokush duhet ta ketė tė qartė qė apologjia e dhunės dhe e agresionit nuk mund tė kombinohet me demokracinė. Sepse “demokracia ėshtė e rrezikuar skajshmėrisht nė njė sistem, ku si vlerė kryesore paraqitet zgjerimi i kufijve shtetėrorė me territore tė huaja” (po aty).
Ky pėrfundim mjaft objektiv qė nxjerr dr. Inozemcevi, dėshmonė mė sė miri se shumica dėrrmuese e popullit rus ėshtė e kapluar nga ideja e shovinizmit rusomadh, pėr tė cilin ai ka bėrė kurban demokracinė, se, nė vend tė saj, ai parapėlqen kultin e individit.
Dr. Inozemcevi ka harruar tė theksojė edhe diēka tjetėr shumė tė rėndėsishme qė lidhet me kultivimin e mendėsisė perandorake, deri nė shovinizėm tė kulluar, nė formimin psikologjik tė popullit rus. Mendėsinė e tij perandorake e kanė yshtur edhe disa shkrimtarė tė mėdhenj rusė, tė cilėt janė figura tė shquara jo vetėm nė letėrsinė ruse, por edhe nė letėrsinė botėrore. Fatkeqėsisht, kėta shkrimtarė tė mėdhenj kanė qėnė, nė tė njėjtėn kohė, edhe bartės tė shovinizmit rusomadh. Duhet theksuar se nė formimin e tyre intelektual, ata kanė pasė qėnė bartės tė dy mendėsive krejtėsisht tė kundėrta. Sė pari, ata kanė qenė kundėr diktaturės sė ushtruar nga kasta sunduese ruse. Por, nga ana tjetėr, ata kanė qenė mbėshtetės tė fuqishėm tė kastės nė fjalė, sa herė qė kjo ka manifestuar nė praktikė shovinizmin rusomadh, tė konkretizuar me pushtime territoresh tė huaja.
Njėri nga kėta shkrimtarė shovinist ka qenė Pushkini (1799-1837), i cili ka pasė mbėshtetur kryengritjen e dekabristėve tė vitit 1825 kundėr carizmit. Pesė krerė tė asaj kryengritjeje, cari Nikollaj I (1796-1855) i dėnoi me vdekje, kurse shumė tė tjerė i degdisi nė internim nė humbėtirat e Siberisė. Nė letėrsinė ruse janė tė famshme dy poezi frymėzuese qė Pushkini ua dėrgonte dy prej figurave tė shquara tė tė internuarve dekabristė nė Siberi: njėrėn poezi ia kushtonte filozofit dhe publicistit Pjetėr Ēadajev (1794-1856), kurse me tjetrėn i drejtohej poetit dhe shkrimtarit Aleksandėr Odojevski (18022-1839). Me ato dy poezi-mesazhe, Pushkini u jepte zemėr dekabristėve tė internuar nė kampet e punėve tė detyrueshme, pas dėshtimit tė kryengritjes sė tyre tė vitit 1825. Por, ēuditėrisht, pesė vjet mė vonė, Pushkini u bė mbėshtetės i fuqishėm i carizmit dhe i carit Nikollaj I nė epshet shoviniste tė kėtij tė fundit pėr pushtime territoresh tė huaja.
Nė vitin 1830 pati shpėrthyer njė kryengritje nacionalēlirimtare nė Poloni, nė Letoni dhe pjesėrisht nė Bjellorusi dhe nė Ukrainė. Pas betejash tė pėrgjakshme, nė vitin 1831, ushtria ruse e shtypi kryengritjen me egėrsi, kurse territoret e kėtyre vendeve u shpallėn pjesė e perandorisė ruse. Disa deputetė tė parlamentit francez bėnė thirrje asokohe pėr t’u shkuar nė ndihmė kryengritėsve tė lirisė. Pushkini, nė poezinė “Shpifėsve kundėr Rusisė” u pėrgjigjet atyre, duke deklaruar se nuk kanė tė drejtė tė futin hundėt nė njė debat “familjar”. Lidhur me po ato ngjarje, nė poezinė me titull “Pėrvjetori i Borodinosė”, Pushkini qesh me ligėsi lidhur me shuarjen e shtetit polak, si edhe tė shpresave pėr liri tė popujve tė tjerė sllavė.
Njė tjetėr shkrimtar i madh rus, i dalluar pėr shovinizmin e tij karakteristik, ka qenė Dostojevski (1821-1881). Nė vitin 1849, Dostojevski qe arrestuar pėr pjesėmarrje nė njė mbledhje tė grupit tė Mihail Petrashevskit (1821-1866), anėtarėt e tė cilit ishin ithtarė tė revolucionit kristian. Aty qe lexuar njė letėr e Bjelinskit pėr Gogolin, nė tė cilėn bėhej fjalė pėr gjendjen e mjeruar tė Rusisė, ku mbretėronte anarshia. Cari Nikollaj I po shqetėsohej se nė Rusi mund tė shpėrthente zjarri i ndonjė revolucioni socialist, prandaj anėtarėt e grupit tė Petrashevskit u arrestuan dhe u burgosėn. Pas njėfarė kohe, ata u njoftuan se ishin dėnuar me vdekje. Njė ditė prej ditėsh, ata i nxorėn nė njė shesh dhe u lexuan vendimin pėr dėnimin me vdekje. Ndėrkohė qė ata po shikonin tė tmerruar tytat e pushkėve tė skuadrės sė pushkatimit, pati ardhur urdhri pėr zėvendėsimin e dėnimit me vdekje me internim nė punė tė rėndė nė Siberi. Cari e paskej sajuar vetė njė shaka tė tillė mizore, pėr t’u dhėnė tė kuptonin qė tė mos u shkonte mendja kurrė mė pėr rebelime tė tilla. Dhe Dostojevski i ngrysi 10 vjet nė internim ne Siberi pėr shkak tė “bamirėsisė” sė carit Nikollaj I, tė cilit kundėrshtari i tij, demokrati dhe publicisti i njohur Aleksandėr Herceni (1812-1870) i pati vėnė nofkėn “Nikollaj Pallkin” (Nikollaj Dajaku). Madje nė mjediset e intelektualėve pėrparimtarė rusė, periudha e sundimit tė tij (1825-1855), qe karakterizuar si “epoka e heshtjes sė tmerrshme”.
Por nė prill tė vitit 1877, kur nė krye tė fronit ishte car Aleksandri II (1818-1881), pati filluar lufta ruso-turke. Asokohe Dostojevki pati bėrė thirrje pėr pushtimin e Konstantinopojės. Nė veprėn “Ditari i shkrimtarit”, tė mbajtur nė periudhėn janar-gusht tė vitit 1877 dhe tė pėrfshirė nė vėllimin e 14-tė, f. 74, tė veprave tė Dostojevskit prej 15 vėllimesh, tė cilat, nė vitin 1995, i hodhi nė qarkullim Shtėpia botuese “Nauka”, ėshtė botuar njė artikull i tij me titull:
“Po e pėrsėris edhe njė herė qė Konstatinopoja, herėt ose vonė, duhet tė jetė jona”.
Aty ai shkruan:
“Po, Briri i Artė (gjiri nė ngushticėn e Bosforit - E.Y.) dhe Konstantinopoja do tė jenė tonat… Dhe, sė pari, kjo do tė ndodhė vetvetiu, pikėrisht se ka ardhur vakti, por edhe nėse nuk ka ardhur ende as tani, atėherė vakti tashmė ėshtė afėr me tė vėrtetė, kėtė e tregojnė tė gjitha shenjat. Kjo ėshtė njė dalje e natyrshme, kjo, si tė thuash, ėshtė fjala e vetė natyrės”.
Kjo ėshtė njė deklaratė me tė vėrtetė e ēuditshme, e cila i ka pasė dhėnė krahė shovinizmit rusomadh nė radhėt e popullit rus. Prandaj jo mė kot “Hitleri, i cili, me sa duket, e kishte lexuar Dostojevskin, portretin e tij e kishte varur nė kabinetin e vet. Se e respektonte. Gebelsi, gjithashtu, ishte entuziast pėr Dostojevskin, pėr ēka shkruante nė ditarin e vet. Se domosdo qė e respektonte. Nė vitet e Luftės II Botėrore (kur trupat gjermane kishin pushtuar pjesė perėndimore tė territorit sovjetik - E.Y.), Dostojevski ishte shumė popullor dhe pėrgjithėsisht konsiderohej si shkrimtari mė i dashur nga autoritetet pushtuese gjermane” (Citohet sipas: “Dostojevski, i kapluar nga “ideja ruse”, ishte nismėtari i “botės ruse” tė ditėve tona”. Faqja e internetit “strelaua.com”. 11 shkurt 2016).
Njė tjetėr shkrimtar i madh rus me bindje shoviniste, ka qenė Sollzhenjicini (1818-2008). Ai pati qenė kundėrshtar i rreptė i diktaturės komuniste nė Bashkimin Sovjetik. Prandaj autoritetet sovjetike e dėbuan nga vendi nė vitin 1974 dhe 20 vjet rresht ai i kaloi nė emigracion. Por nė korrik tė vitit 1990, Sollzhenjicini pati shkruar njė broshurė me titull “Si ta rregullojmė Rusinė”, e cila u botua nė gazetėn “Komsomolskaja pravda” mė 18 shtator tė po atij viti. Nė atė broshurė, Sollzhenjicini shpreh pikėpamjet e veta pėr Kazakistanin dhe pėr Ukrainėn. Sipas tij, pjesa mė e madhe e Kazakistanit i takon Rusisė, kurse Ukrainėn ai e vlerėson si pjesė tė Rusisė. Kėto pikėpamje shoviniste patėn ngjallur reagime tė fuqishme kundėr tij nė Kazakistan dhe nė Ukrainė, nė tė cilat ai vlerėsohej si pėrfaqėsues i shovinizmit rusomadh.
Tė njėjtin qėndrim shovinist Sollzhenjicini e ka mbajtur edhe ndaj Kosovės. Nė njė material, tė botuar nė internet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, thuhet:
“Serbėve qė kanė mbetur pėr tė jetuar nė tokėn historike tė krahinės sė Kosovės qė ia shkėputėn padrejtėsisht, shkrimtari u ėshtė drejtuar pėrmes gazetės “Lajmet e mbrėmjes tė Beogradit”: “Gjatė viteve tė vėshtira qė lamė pas, ju tashmė keni pėsuar rrėnim: u janė zhdukur tempuj ortodoksė, u janė djegur shkolla serbe, keni pėrjetuar sulme tė drejtpėrdrejta, tė shoqėruara me vrasje. Zoti jua ruajt burrėrinė tė qėndroni pranė varreve tė tė afėrmėve tuaj edhe nė tė ardhmen. Sepse Fushė-Kosova ėshtė djepi i kulturės dhe i historisė suaj” (Citohet sipas: Anna Pupenko. “Sollzhenjicini i mėson serbėt tė mos ia japin Kosovės pavarėsinė. Faqja e internetit e gazetės “Komsomolskaja Pravda”. 21 shkurt 2008).
Me sa duket, mungesa e humanizmit dhe bindjet shoviniste rusomadhe nuk e lejonin Sollzhenjicinin tė shikonte mizoritė e pėrbindshme qė shovinizmi serbokriminal pati kryer kundėr popullit shqiptar tė Kosovės.
Sollzhenjicini jo vetėm qė nuk ishte humanist, por ai nuk ishte as demokrat. Nė njėrėn nga faqet e internetit jepet njė fakt interesant:
“Sollzhenjicini pati uruar gjeneralin Pinoēeti (1915-2006) qė kreu grusht shteti nė Kili dhe qė, pa gjyq dhe pa hetuesi, pati vrarė me mijėra njerėz nė stadiumet e Santiagos. Sollxhenjicini qe pikėlluar sinqerisht me rastin e vdekjes sė diktatorit fashist Franko (1892-1975) dhe u pati bėrė thirrje autoriteteve tė reja spanjolle tė mos nxitoheshin me demokratizimin e vendit” (Citohet sipas: “Cili ėshtė kontributi i Sollzhenjicinit nė histori”. Faqja e internetit “inance.ru”. 11 tetor 2015).
Nė njė intervistė tė asaj kohe lidhur me qėndrimin e Sollzhenjicinit ndaj pavarėsisė sė Kosovės, Kadarea ka deklaruar:
“… Ёshtė vėnė nė dukje kohėt e fundit afrimi i tij me Putinin, qė ka luajtur njė rol nė mendimet e tij, te cilat patėn rėnė disa herė ndesh me veprėn e tij, siē ishte rasti i Kosovės, kur, pėr fat tė keq, e pėrsėris, pėr fat tė keq, ai u pajtua me mendimin e Rusisė zyrtare, kundėr forcave tė lirisė nė Ballkan... Por kjo ndodh jo rrallė me shkrimtarėt e mėdhenj dhe tė shquar, qė jo rrallė, parimet qė ata mbrojnė nė veprat e tyre, bien disa herė ndesh me mendimet qė ata kanė nė njė periudhė tė caktuar tė jetės sė tyre… figura e tij ėshtė nė pėrgjithėsi e qartė, por qė thashė unė, ėshtė njė incident” (Citohet sipas: “Kadare: Fatkeqėsia e Sollzhenjicinit pėr “Kosovėn””. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 09 gusht 2008).
Kadarea mundohet mė kot “ta zbutė me melhem” qėndrimin shovinist tė Sollzhenjicinit ndaj popullit shqiptar tė Kosovės. Sollzhenjicini nuk u afrua rastėsisht me Putinin. Ishin pikėrisht bindjet e tyre shoviniste, idetė e shovinizmit rusomadh qė i bėnin tė rreshtoheshin nė tė njėjtėn llogore kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Nuk mund tė pranohet nė asnjė mėnyrė ajo qė nxjerr nė pah Kadarea se gjoja afrimi i Sollzhenjicinit me Putinin “ka luajtur rol” nė mendimet e shkrimtarit, ēka bėri qė ai “tė pajtohej me mendimin e Rusisė zyrtare” nė qėndrimin ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Kjo qė thotė Kadarea nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Idetė e shovinizmit rusomadh, siē u faktua konkretisht mė lart, Sollzhenjicini i ka pasur tė kultivuara nė vetėdijen e vet me kohė e me vakt, shumė kohė para se Putini tė dilte nė skenėn politike ruse. Ato ide ishin produkt i ideologjisė shoviniste rusomadhe, tė cilat, tė tre shkrimtarėt e lartpėrmendur (pa qenė nevoja pėr t’u ndalur te tė tjerė shkrimtarė), i kanė pasur si yll karvani nė formimin e tyre intelektual, duke ecur me vetėtije tė plotė, ashtu si edhe politika zyrtare ruse, nė shinat e shovinizmit rusomadh pėr pushtimin e territoreve tė huaja.
Qėndrimi shovinist ndaj Ukrainės, ishte nyja lidhėse qė dėshmonte pėr ngrohtėsinė shpirtėrore qė ushqenin pėr njėri-tjetrin Sollzhenjicini dhe Putini, ēka ky i fundit e dėshmoi nė praktikė me sulmin qė ndėmori kundėr saj disa vjet pas vdekjes sė shkrimtarit. Pra, qėndrimi shovinist i Sollzhenjicinit ndaj pavarėsisė sė Kosovės nuk ishte aspak njė incident, siē gjykon pa tė drejtė Kadarea. Ai ishte njė qėndrim i ngulitur thellė nė ndėrgjegjen e tij, pra, plotėsisht i vetėdijshėm.
Piktori dhe shkrimtari rus Maksim Kantor (1957), nė njė analizė qė ka bėrė nė vitin 2013, e zbulon shumė mirė natyrėn antihumane tė Sollzhenjicinit, dhe vlerėsimet qė ai bėn pėr figurėn e tij, janė tepėr objektive. Ai thotė:
“Njė ēėshtje e koklavitur pati lindur pėr arsye se Sollzhenjicinin e mbronin nga totalitarizmi liberalėt dhe demokratėt, ndėrkohė qė vetė Sollzhenjicini nuk ishte as liberal, as demokrat. Atė e patėn vlerėsuar si armik tė totalitarizmit.., kurse mė vonė u hyri tmerri kur mėsuan qė vetė Sollzhenjicini ishte i padurueshėm dhe i prirur pėr diktat. Nė ē’mėnyrė mund ta luftojė totalitarizmin njė njeri, i cili, vetė, nė thelbin e bindjeve tė tij, tregon shembullin e njė mendėsie totalitare?.. Humanizmi i shkrimtarit tė ngjallte dyshime. Sollzhenjicini ishte nė pėrkrahje tė disa regjimeve ēnjerėzore, si ai i Pinoēetit dhe i Frankos, duke e pėrligjur njė pėrkrahje tė tillė me arsyetimin se komunizmi ėshtė mė i keq. Duhet theksuar se teorikisht ai mund t’i shmangej komunizmit, pa u bėrė mbėshtetės i Pinoēetit dhe i Frankos… Miqėsia afatshkurtėr e tij me shkrimtarin gjerman Henrik Bėl (Heinrich Theodor Böll - 1917-1985), rezultoi e pamundur, pėr arsyen e vetme se Sollzhenjicini nuk ishte humanist, kurse Henrik Bėli ishte pikėrisht humanist, para sė gjithash” (Citohet sipas: Maksim Kantor. “Sollzhenjicini nė kontekstin e historisė sė shek. XX”. Faqja e internetit “red-sovet.su”. 12 dhjetor 2013).
Madje Sollzhenjicini asokohe pati ndjekur edhe rrugėn diplomatike pėr tė ushtruar presion kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė tjetėr material nga faqet e internetit, thuhet:
“… shkrimtari i njohur rus Aleksandėr Sollzhenjicin, nė njė bisedė me ambasadorin e atėhershėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Moskė Uiliam Berns ( William Joseph Burns - 1956), nė fund tė marsit tė vitit 2008, u shpreh kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės” (Citohet sipas: “Sollzhenjicini pėr Kosovėn”. Faqja e internetit “inosmir.ru”. 04 dhjetor 2010).
Pra, edhe shkrimtarė me shumė peshė nė kulturėn ruse, kanė ndikuar sė tepėrmi pėr kultivimin e mendėsisė shoviniste perandorake, e idesė sė shovinizmit rusomadh nė psikologjinė e popullit rus.
Nė vijim, lexuesit i lind njė pyetje e katėrt:
Po cilat janė pasojat e mungesės sė demokracisė nė Rusi?
Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, le tė flasim me gjuhėn e fakteve, duke u ndalur vetėm nė qėndrimin qė ėshtė mbajtur ndaj pėrfaqėsuesve tė opozitės, ndaj atyre intelektualėve qė kanė mbrojtur tė vėrtetėn, si edhe ndaj disa figurave tė mjeteve tė informimit masiv.
Nė mbrėmjen e vonė tė 27 shkurtit 2015, me gjashtė tė shtėna flakė pėr flakė, jo larg mureve tė Kremlinit, u vra politikani dhe opozitari i njohur rus Boris Njemcov.
Nė njė intervistė qė kishte dhėnė dy javė para se tė vritej, Njemcovi kishte deklaruar se ai druhej pėr faktin se Putini mund ta vriste. Druajtjen e vet ai ia pati shprehur vetėm njeriut mė tė afėrt, nėnės sė vet. Por ai, mė nė fund, pati vendosur tė shprehej publikisht pėrmes rrjetit social “sobesednik.ru”. Ai ka deklaruar:
“Unė asnjėherė nuk i kam fshehur pikėpamjet e veta politike. Mendoj se pikėrisht Putini ishte ai qė shpėrtheu luftėn nė Ukrainė” (Citohet sipas: “E ėma e Boris Njemcovit e ndiente frikėn se atė mund ta vrisnin”. Marrė nga faqja e internetit “sobesednik.ru”. 10 shkurt 2015).
Pra, siē nėnvizon dr. Inozemcevi, opozitari i Njėshit nė Rusi, si nė kohėn e sistemit komunist, konsiderohet armik dhe, nėnkuptohet, armiku duhet asgjėsuar.
Tė njėjtin fat kanė pėsuar edhe disa politikanė tė tjerė, apo pėrfaqėsues tė mjeteve tė informimit masiv, kundėrshtarė tė politikės zyrtare. Le tė njihemi me ca fakte nė vijim.
Dmitri Hollodov (1967), korrespondent i gazetės “Moskovskij komsomolec”. U vra mė 17 tetor 1994.
Vladislav Listjev (1956), ish-drejtor i pėrgjithshėm i kanalit tė parė televiziv ORT. U vra nė hyrje tė pallatit tė tij mė 01 mars 1995.
Mihail Manjeviē (1961), zėvendėsguvernator i Sankt-Peterburgut, kryetar i komitetit pėr administrimin e pasurisė sė qytetit. U qėllua me automatik nė makinėn e tij mė 18 gusht 1997.
Galina Starovojtova (1946), deputete e parlamentit. Mė 20 nėntor 1998, u pushkatua nė hyrje tė shtėpisė sė vet.
Valentin Cvjetkov (1948), guvenator i qarkut tė Magadanit. Mė 18 tetor tė vitit 2002, u pushkatua nė rrugėn “Novėj Arbat”, nė qendėr tė Moskės.
Sergej Jushenkov (1950), deputet i parlamentit. Mė 17 prill 2003 u pushkatua nė Moskė, afėr shtėpisė sė vet.
Juri Shēekoēihin (1950), zėvendėskryeredaktor i organit “Novaja gazeta”. Vdiq nga njė helmim i rėndė mė 03 korrik 2003.
Poll Hlebnjikov (1963), kryeredaktor i redaksisė ruse tė revistės “Forbes”. Mė 09 korrik 2004 u pushkatua kur po dilte nga zyra e revistės, nė rrugėn “Dokunjin” nė Moskė.
Andrea Kozllov (1965), ish-guvernator i Bankės Qendrore tė Federatės Ruse. U vra nė mbrėmjen e 13 shtatorit 2006.
Ana Politkovskaja (1958), komentatore e organit “Novaja gazeta”. U pushkatua mė 07 tetor 2006 nė ashensorin e pallatit tė vet, nė rrugėn “Lesnaja” nė Moskė.
Aleksandėr Litvinjenko (1962), ish-kolonel i Shėrbimit tė Sigurimit Federativ. Nė tetor tė vitit 2006, Litvinjenko rrėfeu pėr kėrcėnimet qė i ishin bėrė gazetares Ana Politkovskaja nga ana e presidentit Putin. I helmuar me polonium, vdiq mė 23 nėntor 2006 nė Angli, ku pati kėrkuar strehim politik.
Sergej Magnjitskij (1972), jurist. Ai kishte deklaruar se kishte zbuluar skemėn e grabitjes sė buxhetit tė shtetit nė njė shumė prej 5,4 miliardė rublash. Vdiq i helmuar nė njė spital tė Moskės mė 16 nėntor 2009.
Natalja Estemirova (1958) ishte bashkėpunėtore e pėrfaqėsisė sė qendrės sė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut “Memorial” nė Groznėj, kryeqytetin e Ēeēenisė. Mė 15 korrik 2009, e patėn rrėmbyer afėr shtėpisė sė saj nė Groznėj dhe po atė ditė kufoma e saj, e goditur nga plumbat, u gjet nė afėrsi tė fshatit Gazi-Jurt tė Ingushetisė fqinje.
Kėto vrasje intelektualėsh tė mirėnjohur nuk e di pse mė sollėn nė kujtesė njė thėnie mjaft interesante tė Konstantin Dushenkos (1946), historian, kulturolog dhe pėrkthyes rus, bashkėpunėtor i vjetėr shkencor i seksionit tė kulturologjisė tė Institutit tė informacionit shkencor pėr shkencat shoqėrore tė Akademisė sė Shkencave tė Rusisė. Ai, nė njė mėnyrė mjaft tė goditur aforistike, ka bėrė njė pėrkufizim tepėr domethėnės tė shprehjes “ligji i xhunglės” nė raport me realitetet shoqėrore. Ai thotė:
“Tė fortėt i qėrojnė hesapet me tė dobėtit, mendjehollėt i qėrojnė hesapet me tė fortėt, kurse qeveria i qėron hesapet me tė gjithė.
Pra, vetvetiu del pėrfundimi se tė gjitha kėtyre figurave tė njohura tė politikės dhe tė mjeteve tė informimit masiv, nė Rusi dikush ua shkurtoi jetėn, duke i dėrguar para kohe nė botėn e pėrtejme, pėr tė vetmen arsye se ata ishin nė opozitė me politikėn zyrtare. Prandaj zhdukja e tyre dėshmon fare shkoqur se demokracia nė Rusi, siē e pohon publikisht dr. Inozemcevi, ėshtė “person i padėshirueshėm”. Pėr pasojė, censura e mjeteve tė informimit masiv nė Rusi domosdo qė do tė jetė “person fort i dėshirueshėm’. Prandaj zonja Irina Prohorova (1956), studiuese e letėrsisė, kryeredaktore e revistės “Novoje literaturnoje obozrenjije” (Kronikė e re letrare) dhe drejtuese emisionesh televizive nė RBK-TV (Telekanali Biznesi Rus), flet fare shkoqur se si censura bėn ligjin nė mjetet e informimit masiv. Ajo deklaron:
“Censura nė vendin tonė, zyrtarisht, nuk ekziston, siē vihej re nė periudhėn sovjetike, por, nė realitet, ajo ekziston qė ē’ke me tė dhe po bėhet e egėr vazhdimisht. Dorėn e saj tė fortė e ndiejnė mbi kurriz mjetet e informimit masiv, mandej organizatat shoqėrore dhe arsimore dhe tani ajo po zgjatet edhe drejt botės sė librit” (Citohet sipas: Irina Prohorova. “Censura nė Rusi ekziston dhe po egėrsohet pa ndėrprerje”. Faqja e internetit “Livejornal”. 26 korrik 2016).
Nė njė material, tė botuar nė internet nė vitin 2011, jepen fakte aspak ngushėlluese pėr popullin rus. Aty theksohet:
“… autoritetet e Federatės Ruse e fshehin vjedhjen nė korporatat shtetėrore, ēka ka sjellė si pasojė qė, nga buxheti i shtetit, nė xhepin e njerėzve tė korruptuar tė kalojnė dhjetra miliardė dollarė. Ekspertėt thonė se nė Rusi vidhet, minimumi, njė e pesta e arkės sė shtetit”.
Materiali nė fjalė shoqėrohet edhe me nėntitullin “Degradimi moral i shoqėrisė ruse”, ku thuhet:
“Me gjithė larminė e dukurive tė tilla,.. ato mund tė vihen nė njė emėrues tė pėrbashkėt qė quhet degradim moral i shoqėrisė bashkėkohore ruse ose, sipas shprehjes sė njohur tė Gidensit [(Anthony Giddens, Baron Giddens - 1938) (sociolog i shquar anglez - E.Y.], “avullim i moralit”. Ėshtė e natyrshme qė, nė bazė tė rezultateve tė anketimeve sociologjike, rrėnimin e traditave bashkėqytetarėt tanė e perceptojnė si njėrin nga problemet kryesore tė Rusisė bashkėkohore. Shėmtimin e traditave ata e vlerėsojnė si njėrėn nga tendencat mė tė kėqija nė realitetin rus. (Citohet sipas: Leonid Ēuprij. “Degradimi i moralit nė shoqėrinė ruse”. Faqja e internetit “APN (Agjencia e Lajmeve Politike)”. 01 mars 2011].
Mė poshtė po i njoh lexuesit me njė tjetėr material, tė shoqėruar me tė dhėna statistikore, tė botuara nė internet nė vitin 2014, tė dhėna kėto qė vėrtetojnė aēik se ku e ka katandisur Rusinė mungesa e njė demokracie tė konsoliduar.
“Vetėm 1% e ujit qė konsumojnė rusėt, pėrputhet me standardet botėrore tė cilėsisė.
1,5% e popullsisė sė Federatės Ruse zotėron 50% tė pasurive kombėtare.
Miliarderėt rusė paguajnė taksat mė tė ulėta nė botė - gjithsej 13%, taksa kėto qė s’i kanė parė as nė ėndėrr kolegėt e tyre nė Francė dhe nė Suedi (57%) dhe nė Danimarkė (61%) apo nė Itali (66%).
Paga mesatare mujore nė Rusi ėshtė 6593 rubla (rreth 94 dollarė) dhe minimumi jetik zyrtar kap shifrėn prej 5559 rublash (afėrsisht 79,5 dollarė). Numri i frymėve me tė ardhura poshtė kėtij niveli, arrin nė 43 100 000.
Kufiri i varfėrisė nė SHBA ėshtė 18 310 dollarė nė vit pėr njė familje me tre veta, qė do tė thotė 1525,83 dollarė nė muaj.
Pensioni mesatar nė Rusi ėshtė 6627,76 rubla (94,5 dollarė mesatarisht). Pensioni minimal i pleqėrisė ėshtė 2734,41 rubla (39.063 dollarė). Me njė pension tė tillė minimal vetėm sa mund tė mbahet fryma gjalė.
67,4% e rusėve, daljen nė pension e konsiderojnė katastrofė.
66,6% e rusėve e ndiejnė veten me turp pėr vendin e tyre.
99 086 000 njerėz mbahen me buxhetin e shtetit dhe me pjesėn e popullsisė me aftėsi paguese. Mbeten edhe 34 414 000 njerėz. Kėta pėrfaqėsojnė njerėzit e biznesit tė vogėl, tė mesėm dhe fermerėt. Njė gjendje e tillė, pjesėrisht, shpjegohet me faktin se prodhimi i brendshėm bruto i Rusisė, ėshtė shumėfish mė i madh sesa prodhimi ekonomik i qarkut tė Los Anxhelosit.
Mė shumė se 40% e produkteve qė tregtohen nė Moskė janė tė falsifikuara.
Nė ditėt e sotme, pothuajse 70% e produkteve ushqimore prodhohen tė pakontrolluara nga askush. Pra, jo sipas standardeve shtetėrore, ēka lė shteg pėr tė prodhuar ushqim jocilėsor.
Nė Rusi, nė vitin 2007, pjesa e shpenzimeve shtetėrore pėr nevoja sociale (arsim, shėndetėsi, shėrbimet komunale, sport etj.) zinte 15% tė buxhetit, ndėrkohė qė nė vendet e zhvilluara ishte 70,3%, nė vendet e Amerikės Latine - 64,1%, nė vendet e Azisė - 54,9%, nė vendet e Afrikės - 50,1%.
Nė Rusi, nė vitin 2007, pjesa e shpenzimeve shtetėrore pėr mbajtjen e aparatit shtetėror, tė organeve tė sigurisė dhe tė mbrojtjes, zinte 42,2% tė buxhetit,
ndėrkohė qė nė vendet e zhvilluara zinte 11%, nė vendet e Amerikės Latine - 19,2%, nė vendet e Azisė - 27,5%, nė vendet e Afrikės - 25,7%.
Nė Rusi ēdo vit prodhohen 100 milionė medikamente tė falsifikuara.
Vlera e ilaēeve nė Rusi ėshtė 3-4 herė mė e lartė sesa ēmimet e kontrolluara ndėrkombėtare pėr preparate analoge.
Vetėm gjatė tre muajve tė vitit 2013, nga Rusia u larguan pėr tė jetuar jashtė pėrgjithmonė 565 369 veta.
Nė Rusi, vėllimi i ryshfeteve qė jepen ēdi vit nėpėr gjykata, kap shifrėn prej 210 milionė dollarė. Rusia zė vendin e 43-tė pėr shkallėn e korrupsionit tė sistemit gjyqėsor. Tregues tė tillė janė karakteristikė pėr Venezuelėn, Kilin, Kongon, Marokun dhe Senegalin.
Rusėt japin ēdo vit 3 miliardė dollarė ryshfete nė instanca tė ndryshme tė strukturave shtetėrore.
Nė Rusi, ēdo ditė, 300 njerėz zhduken pa lėnė gjurmė. Nė vitin 2008, 5000 njerėz humbėn pa lėnė gjurmė. Ministria e Punėve tė Brendshme, vitet e fundit, ėshtė munduar qė ta mbajė tė fshehtė njė informacion tė tillė. Numri i krimeve tė tilla ėshtė 18 herė mė i lartė sesa nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe 19-20 herė mė i lartė sesa nė vendet e Bashkimit Evropian” (Citohet sipas: “Ca tė vėrteta tronditėse pėr Rusinė”. Marrė nga faqja e internetit “oblicomorale.blogspot.com”. 03 mars 2014).
Mungesa e demokracisė nė Rusi ka bėrė qė njeriu tė humbasė respektin ndaj vetvetes. Intelektuali Vladimir Brehin (1981) i ka pėrfunduar studimet e larta nė fakultetin e historisė tė Universitetit pedagogjik shtetėror tė Moskės dhe po nė atė universitet ka mbrojtur aspiranturėn nė katedrėn e psikologjisė. Ėshtė president i fondit tė bamirėsisė “Predanjije” (Gojėdhėnė). Nė njė shėnim tė shkurtėr nė internet, ai shkruan:
“Respekti ndaj vetvetes shkallmohet atėherė, kur me njeriun sillen si me ndonjė fundėrrinė… Qė t’i biem shkurt, ai merr fund kur mosrespektimi sistematik e ka burimin tek ai qė ka pushtet mbi njeriun” (Citohet sipas: Vladimir Brehin. “Kur do tė fillojmė ta respektojmė vetveten?”. Faqja e internetit “pravmir.ru”. 22 nėntor 2013).
Pikėrsht mungesa e demokracisė nė Rusi ka rėnė nė sy nė mbarė botėn, prandaj edhe e pėrjavshmja autoritare angleze “The Ekonomist”, nė numrin e saj tė fundit (28 tetor - 3 nėntor 2017), ka botuar njė artikull me titull “Hyr, car Vladimiri”. Si mjet ilustrimi i kėtij artikulli shėrben njė fotografi: njė pamje nė mjediset e brendshme tė Kremlinit, ku para Putinit rojat po hapin kanatat e njė porte gjigante (f. 23 e revistės). Kėtij artikulli, nė kapakun e revistės, i paraprin fotografia e Putinit me uniformė cariane, me diēiturėn “Ka lindur njė car”, e shoqėruar nė faqen 7 me shėnimin: “Siē e vėren bota 100-vjetorin e Revolucionit tė Tetorit, Rusia ndodhet pėrsėri nėn sundimin e carit”.
Lexuesi nuk mund tė rri pa shtruar edhe pyetjen e fundit:
A nuk do tė ishte mė mirė qė zotėria Vladimir Ēizhov, pėrfaqėsues i pėrhershėm rus nė Bashkimin Evropian, para se Maqedonisė dhe Ballkanit Perėndimor t’u ofronte “alternativėn ruse” tė zhvillimit, tė bėnte publike, me “fakte konkrete” domosdo, “epėrsitė” e kėsaj alternative mbi alternativėn euroantlatike?
Por duhet pranuar se ambasadori e ka tė pamundur ta bėjė njė ballafaqim tė tillė, sepse faktet e renditura mė sipėr dėshmojnė fare shkoqur pėr “pėrparėsitė” e “alternativės ruse” para asaj euroatlantike.
Nuk jam i bindur se si mund tė reagojnė qytetarėt e Maqedonisė dhe tė Ballkanit Perėndimor para fakteve tė renditura mė lart pėr pasojat e mungesės sė demokracisė nė Federatėn Ruse. Por jam i sigurt se qytetarėt e atdheut tim, me formim atdhetar, me vetėdije tė lartė kombėtare, me siguri qė do tė reagojnė si mė poshtė:
Faleminderit, ore zotėri i nderuar, por dukuri tė tilla, pasojė e mungesės sė demokracisė, ne i kemi me trastė e me torbė nė vendi tonė dhe s’duam t’i rėndojmė edhe mė shumė me dukuri tė “alternativės ruse”.
Me kėtė rast, dėshiroj tė theksoj edhe diēka tjetėr qė lidhet me njė libėr qė ėshtė botuar nė Rusi kėtu e ca vjet tė shkuara. Ai titullohet “Poēemu narod za Stalina” (Pse populli ėshtė pėr Stalinin), me autor Juri Muhin (1949), veprimtar shoqėror, politikan opozitar, publicist dhe shkrimtar. Libri ka dalė nga shtypi mė 28 shkurt 2011, e ka hedhur nė qarkullim Shtėpia Botuese “Lit.Res”.
Nė pėrmbledhjen e shkurtėr, tė botuar nė internet, tė pėrmbajtjes sė kėtij libri, bėhet ky sqarim:
“Kohėt e fundit, interesimi pėr Stalinin ėshtė jashtėzakonisht i madh. Kjo mund tė vlerėsohet si paradoks, por pas gjysmėshekulli shpifjesh kundėr kėtij njeriu nga ana e tė gjithė historianėve dhe e gazetarėve tė mbarė botės nė mjetet e informimit masiv, sot nė Rusi, mė shumė se 70% e njerėzve tė anketuar, do tė dėshironin tė kishin si udhėheqės tė Rusisė Josif Visarionoviēin. Njerėzit janė ngopur deri nė fyt me tė gjithė kėta sundimtarė bashkėkohorė, me tė gjithė ata qė kanė rreth e rrotull dhe “elitėn” e tyre dhe, duke qenė tė informuar pėr Stalinin, vetėm pėr arsyen se nė kohėn e tij njerėz tė till i pushkatonin, ata kanė filluar tė brengosen jo pėr Josif Visarionoviēin, por pėr udhėheqės tė ndershėm nė krye tė vendit”.
Mendoj se pėrmbajtja e kėtij libri ėshtė njė reagim i drejtpėrdrejtė ndaj mungesės sė demokracisė nė Rusi, prandaj edhe shumica e tė anketuarve nga radhėt e popullit rus, parapėlqyekan rikthimin nė kohėn e Stalinit.
Nė fund ia vlen tė theksohet se Kremlini dhe diplomacia e tij, do tė bėnin mė mirė tė shikonin punėt brenda “shtėpisė” sė vet, sesa tė merreshin me Maqedoninė dhe me Ballkanin Perėndimor. Tė shikojnė tė mbajnė fort Siberinė, sė cilės Pekini ka kohė qė ia ka vėnė syrin, pėr tė dalė nė shpatet e maleve Ural. Sepse ata e dinė shumė mirė faktin mjaft domethėnės, tė botuar nė njė faqe interneti tre vjet mė parė. Nė atė faqe shkruhet:
“Pekini i ka propozuar zyrtarisht Putinit pėr t’ia dhėnė Siberinė Pekinit. Zėvendėskryeministri kinez Li Juanjēao, nė forumin ekonomik qė u zhvillua nė Shėn Peterburg, propozoi qė Siberia tė popullohet me kinezė” (Citohet sipas: “Vojna: Кitaj vs Rosija, kto pobjedit?” (Lufta: Kina vs Rusia, kush do tė fitojė?). Marrė nga faqja e internetit “oblicomorale.blogspot.com. 11 nėntor 2014).
Meqenėse kjo kėrkesė zyrtare e Pekinit ėshtė bėrė publike, atėherė duhet menduar se ajo ka kaluar nėpėr njė periudhė tė gjatė “inkubacioni”.

Los Anxhelos, Kaliforni
28 tetor 2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 139 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi