Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SANIJE GASHI - ZONJA E MADHE E KULTURĖS SHQIPTARE
Publikuar më 01 nėntor, 2017 nė orėn 06:04 ( Para 20 ditė e 11 orėve ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E TRETE

2. Intervista dhėnė gazetares Arieta Seferaj:
07.08. 2014

Ka kohė qė emisioni KultArt ėshtė bėrė njė tribunė e gjallė e afirmimit tė vlerave tė kulturės shpirtėrore tė hapėsirave gjithėshqiptare, e madje edhe e atyre nė diasporė.
Kultura dhe arti i komunikimit pėrmes intervistave, ėshtė bėrė gjithashtu edhe pjesė pėrbėrėse e nderimit pėr gazetaren emblemė, sa herė qė ky emision ka pasur nė sfond Sanije Gashin.
Duke e zhvilluar bisedėn e saj me zonjėn Gashi, nė njė nga ish-lokalet me njė ambient tė veēantė tradicional-pėrballė Radio Kosovės, gazetarja Arieta Seferaj nė mėnyrė ekskluzive e ka fokusuar intervistėn e saj tek libri Prishtina e fėmijėrisė sime, tė autores Sanije Gashi.

Duke e filluar ekspozeun e kėsaj interviste me njė konstatim sa tė drejtė po aq edhe lakonik, gazetarja Arieta Seferaj ka pėrshkuar trajektoren e krijimtarisė publicistike tė bashkėbisedueses sė saj, nė kėtė mėnyrė:
“Kujtimet e njė publicisteje qė talentin e saj e shkriu nėpėr revista dhe gazeta, Sanije Gashi sė fundi sjell pėr lexuesit edhe njė monografi ekskluzive qė flet pėr njė pjesė tė kaluar tė qytetit tė Prishtinės dhe pėr njerėzit qė e jetuan atė kohė.”
Nė njė bashkėbisedim tė shtruar e nė tė cilin biseda shpaloset palė-palė, autorja e librit ka komentuar lidhur me procesin krijues por edhe lidhur me kthimin nė kujtesė - nė vitet e fėmijėrisė, si dhe lidhur me kontrastet e kundruara nė prizmin dje dhe sot:
“Arieta, sė pari ky libėr ėshtė punuar me shumė pėrkushtim dhe pa mundim, por me njė kėnaqėsi tė veēantė qė paraqet fėmijėrinė time, tė atyre njerėzve qė kanė jetuar pėrpara, domethėnė ka qenė njė kthim njė kujtesė, nė kujtimet e dikurshme qė kanė qenė plot-plot ngrohtėsi, nga Prishtina e vjetėr...
Domethėnė ka qenė njė kthim i imi mbrapa, me plot kėnaqėsi. E tani ėshtė njė ēėshtje krejt tjetėr, sepse Prishtina e fėmijėrisė sime ka ndryshuar shumė nga Prishtina e sotme.”
Duke e paraqitur sėrish lėndėn e kėtij libri, gazetarja Seferaj nėpėrmjet njė ligjėrimi me nuanca vjershėrimi, nė tė vėrtetė ka lėnė pėr tė kuptuar se publicistja Gashi ka shkruar njė libėr monument pėr Prishtinėn:
“Pėrmes faqeve tė kėsaj monografie, e titulluar Prishtina e fėmijėrisė sime, por dhe nė rrėfimet e saj pėrplot me nostalgji, ne shohim sadopak Prishtinėn e dikurshme dhe e ndjejmė frymėmarrjen e saj nė atė kohė tė frymėzuar me aromėn e kasabasė sė dikurshme, shushurimėn e luleve, gurgullimėn e dy lumenjve qė gjarpėronin pėrmes kėtij qyteti tė lashtė, Prishtinės sė vjetėr e cila ishte qendėr e Dardanisė ilire.”
Ndėrkaq, publicistja ėshtė ndalur me thekse tė veēanta tek titulli qė rri si njė emblemė nė sfondin e librit, pėr tė shfletuar pastaj njė nga njė e me njė kujtesė gjithė lakmi periudhat e ndryshme nėpėr tė cilat ka kaluar Prishtina, si dhe duke risjellė nė mbamendjen e njerėzve begatitė e shumta tė cilat i ka pasur Prishtina.
Nuk do mend se njė bashkėbisedim i tillė, njė shfletim kujtimesh tė gjalla e pėrplot parafytyrime tė sė kaluarės sė qytetit, jo vetėm qė e bėjnė pėr vete teleshikuesin, por edhe lėnė mbresa tė pashlyeshme tek tė gjithė ata qė kanė kėnaqėsinė pėr ta plotėsuar kėrshėrinė e tyre pėr kryeqytetin e Kosovės:
“Shikoni, unė e kam emėrtuar Prishtina e fėmijėrisė sime, nė fakt ėshtė Prishtina e fėmijėrisė, e rinisė, e tani e moshės sė shtyrė. Gjithēka qė mund tė kujtojė njeriu nga ajo kohė...

Pėr shembull Prishtina e ka pasur Vellushėn, qė ka ecur pėr qendėr tė Prishtinės, mes Unionit dhe Teatrit. E ka pasur lumin Reka, atėherė ėshtė quajtur Mėhalla e Rekės ose Deremahlesi, por ma vonė Prishtevka. Edhe ajo ka kaluar nga zona e Pazarit tė Vjetėr. Kėta lumenj kanė qenė pėrplot ujė. Vellusha ka qenė, tregojnė, me plot rosa e rosakė. Dimrit kanė rrėshqitur njerėzit me ski, me saja, domethėnė deri nė 20-30 centimetra ėshtė bėrė akulli nė atė kohė. Mirėpo, me kohėn u mbyll edhe Vellusha edhe Prishtevka (ose Reka) dhe u ndėrtuan rrugėt pėrmbi to. I mungojnė sot ata lumenj Prishtinės, i mungon ajo kohė, i mungon ai ujė. Prishtina ka qenė njė ndėr qytetet mė tė mėdha nė Kosovė qė e ka mbajtė me kopshtarė, me bashqevanxhi. Tė gjitha kopshtet janė ujitur prej kėtyre dy lumenjve. Mandej ka pasur edhe kroje shumė. Arkitekti Mustafa Shahini shumė mirė i pėrshkruan ato kroje, thotė se nga kroi i oborrit tė tyre (e oborri i tij ka qenė tek Blloku i Parė, qė ėshtė ndėrtuar menjėherė pas vitit ’45), kanė marrė ujė 13 familje. Edhe pjesė tė tjera tė qytetit kanė qenė pėrplot kroje. Mandej kur ėshtė ndėrtuar ujėsjellėsi i parė nė fshatin Llukar, atėherė gradualisht janė mbyllur kėto kroje dhe kanė filluar me ēezmat e dikurshme. Sot pėr sot ekzistojnė nė Prishtinė vetėm dy kroje ose shatėrvane. Ai i Xhamisė sė Madhe qė ka ujė tė vazhdueshėm, qė shėrbente pėr abdes tė qytetarėve tė vjetėr, si dhe njė tjetėr qė ndodhet nė mes tė Xhami Qarshisė dhe Muzeut tė Kosovės. Edhe aty, thuhet se vie uji prej Gėrmisė. Kroje tė tjera nuk ka. Njė ėshtė tek Normalja, por sa po funksion nuk e di. Prishtina do tė thotė ka pasur edhe lumenj, edhe kroje, edhe bashqevanllėk, edhe gjelbėrime.”
Nė plotėsim tė kėtij spektri kaq tė gjerė, pyetja e radhės e shtruar nga gazetarja Arieta Seferaj ka pėrfshirė njė dimension mjaft tė rėndėsishėm tė Prishtinės, dimenisonin e qėndresės kombėtare dhe tė pėrpjekjeve tė parreshtura tė brezave atdhetarė, pėr tė cilėt Prishtina u bė epiqendra e zhvillimeve tė vrullshme:
“Cilėt ishin intelektualėt mė tė vjetėr shqiptarė tė kohės mė tė re tė Prishtinės, se si u mbrojt qenia dardano-ilire e iliro-shqiptare, se si prej kėtij qyteti u nisėn kryengritjet ēlirimtare nga kėtu nė drejtim tė Prishtinės e cila ishte bėrė pikėtakimi i tė gjithė shqiptarėve nga e gjithė gjeografia kombėtare. Kėto janė tema qė trajton me seriozitet zonja Gashi.”
Duke e plotėsuar edhe mė kėtė sfond, publicistja e penės qė rrezaton dhunti dhe dritė, ėshtė ndalur tek emrat qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyera nė sfondin me fushė gjaku:
“I kam paraqitur kėto nė libėr. Kush i lexon do tė kthehet pak prapa, do tė kthehet edhe nė kohėn e ndėrtimit tė Gjimnazit tė Ri. I vjetri ka qenė nja 200 metra mė larg. S’di, ndoshta ju tė rinjtė e dini. Mandej kam folur pėr njerėzit e asaj kohe, tė atyre lagjeve, qė kanė qenė me shumė rėndėsi pėr qytetin.
Ta zėmė, flas pėr zotėri Iljaz Agushin, i cili ka qenė zėvendės-kryeministėr i Shqipėrisė. Nė kohėn kur Mustafa Kruja ka qenė kryeministėr, ky ka qenė zėvendės i tij, ka qenė ministėr i Punėve Botore, siē i kanė thėnė atėherė. Njė njeri qė ka bėrė shumė pėr Kosovėn e pėr shqiptarėt, domethėnė pėr bashkimin e trojeve shqiptare. Ka qenė edhe kushėrira e tij, Ifette Agushi, se nė atė kohė s’kemi pasur poete. Ani pse s’e ka ditur gjuhėn shqipe, ka shkruar turqisht. Ia kanė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, poezinė pėr Kosovėn: Oj Kosovė, oj fushė krenare, etj. E keni edhe kėtu (nė libėr). Nė atė kohė ka vrapuar nė Drenicė, nė disa vende qė tė organizonte punė, sepse ka qenė anėtare e organizatės NDSH, organizatė e njohur pėrpara.”
Gjurmė kohėsh e fate njerėzish sėrish janė shfaqur nė shpalim tė kujtesės sė publicistes emblemė. Janė ofruar kėshtu dėshmi pėr aq shumė padrejtėsi gjithė egėrsi ndaj atyre qė pronat i kishin me tapi, por qė nuk kishin pranuar tė binin nė ujdi me pushtuesit e ri:
“Prishtina ka pasur shumė njerėz tė kamur, mirėpo pas vitit 1945, u ėshtė marrė ajo pasuri dhe janė shndėrruar nė objekte tė ndryshme. Ta zėmė, shtėpia e gjyshit tim, aty ku edhe unė kam lindur, vendi ku ėshtė sot Kuvendi i Komunės, aty nė vitin 1948 janė rrėnuar disa shtėpi tonat, dhe ėshtė ndėrtuar Kuvendi i Komunės. Pak mė poshtė ėshtė prishur njė shtėpi e Selatin Kelmendit, shumė i njohur, edhe ai ka qenė gazetar, dhe ėshtė ndėrtuar Gjyqi i Qarkut sot. Edhe tek shtėpia e Sudi Efendisė, edhe tek mėhallėt e Hasan beut, tek Divanjollėt, janė shkatėrruar ato shtėpi me qėllim qė tė ndėrtojnė shtėpi tė reja”
Duke shprehur pėr tė satėn herė ndjenjėn e mirėnjohjes dhe tė falėnderimit, tė respektit tė veēantė e tė vlerėsimit tė drejtė pėr zonjėn Gashi dhe pėr veprėn e saj publicistike, gazetarja Arieta Seferaj me njė elegancė tė theksuar ia ka falur bashkėbisedueses sė saj, epitetin aq tė merituar tė “kronistes sė pasionuar dhe tė frymėzuar”, pėr ēka edhe meriton pėr t’u pėrgėzuar:
“Monografia Prishtina e fėmijėrisė sime, ofron njė tablo tė qytetit tė saj, tė kryeqytetit tonė, siē e ka parė vetė ajo si fėmijė dhe njerėzit e asaj kohe. Autorja dhe publicistja Sanije Gashi ka zgjedhur rrugėn e kronistes sė pasionuar dhe tė frymėzuar, ku ka vėrejtur dhe piketuar bukuritė e natyrės, veēoritė dhe cilėsitė e njerėzve, por edhe karakteristikat e njė jete shumėngjyrėshe qė ka frymuar tok me ta nėpėr shekuj e dekada tė tėra. Kėsisoj monografia ėshtė njė libėr plot histori por edhe njė begati pėr breza tė tėrė, tė cilėt dėshirojnė tė dinė pėr historikun e kryeqytetit tė vet.”

3. Intervista dhėnė gazetares Lumira Kelmendi:
12. 03. 2016


Nuk ėshtė e rastėsishme pse pėr intervistėn me gazetaren emblemė, ėshtė zgjedhur Libraria “Dukagjini”. Kjo nuk ėshtė rastėsi sepse rėndom nė intervistat e saj me personalitetet e kulturės sonė, gazetarja Lumira Kelmendi parapėlqen sfondin e librave, sepse sfondi i librave prapa krahėve tė bashkėbiseduesve, gjithmonė paraqet njė sfond pėrjetėsie, prandaj Borhesi pamjen e bibliotekės e pėrfytyronte si pamjen mė besnike tė parajsės.
Se kjo pėrzgjedhje nuk ėshtė rastėsi, dėshmon edhe fakti se Sanije Gashi nė librin e saj Prishtina e fėmijėrisė sime, nė kapitullin Mėhalla e Kullės sė Sahatit - Gjimnazi qė rrezaton kulturė, nė pjesėn Teqeja e Shehlerėve, nė mes tė tjerash ka shkruar edhe pėr bibliotekėn mjaft tė pasur tė Sheh Mehmet Hafėz Efendisė:
“Nė brendi tė Teqesė, aty ku falet namazi, ndodhet biblioteka e sheh Mehmetit me libra tė vjetėr deri 700-vjeēarė, tė shkruar nė gjuhėn arabe, turke (osmane), perse dhe frėnge, si dhe dorėshkrime, qė ende nuk janė zbuluar, edhe pse nuk janė tė ndaluara pėr askėnd, - thuhet nė kėtė shtėpi kulti. Vijnė njerėz tė interesuar nga Turqia e nga Europa…”
Edhe nė kapitulin Mėhalla e Divan Jollit. Shtėpitė e prishtinasve e dyqanet e hebrenjve, nė pjesėn ‘Biblioteka e qytetit, pronė e Sylejman Efendisė’, nėpėrmjet shpalosjes sė kujtimeve tė arsimtares “Xhyzide (Hasani) Hasan Beu, 86 vjeēe, e familjes sė njohur tė bejlerėve prishtinas, mbesė e Sylejman Pashės”, shprehet dashuria pėr ato qė Stefan Cvajg me tė drejtė i quajti copėza tė pėrjetėsisė:
“Kjo shtėpi, e ndėrtuar nė kohėn e mbretėrisė serbe, me 1930, nė funksion tė bibliotekės sė qytetit deri nė ditėt e sotme, tė emėrtuar “Miladin Popoviq”, ka qenė pronė e Sylejman Efendisė, i njohur pėr kohėn, gjysh i Xhyzides dhe Melihasė.
Sylejman Efendia, intelektual, njeri i kamur, ka qenė baba i nėnės sime, Naxhies, e cila ka dalė nuse nga kjo shtėpi. Ka qenė godinė e bukur, me shumė hapėsirė, me dy palė ballkone e dy hyrje, me avllinė pėrpara! Mirėpo, me hyrjen e partizanėve, e mori hyqymeti! Objekti ndodhet edhe sot, me arkitekturė specifike.”

Gazetarja Lumira Kelmendi do ta fillonte ekspozeun e intervistės sė saj me zonjėn e madhe tė kulturės shqiptare, duke numėruar njė varg faktesh dhe arritjesh nga rrugėtimi gjysmėshekullor i ikonės sė gazetarisė sonė:
“Gazetarisė ia kushtoi njė jetė tė tėrė. Gjatė gjithė kohės u angazhua pėr tė drejtat e grave, pėr jetė mė cilėsore, mbėshteti arsimimin e tyre, ngriti dhe trajtoi tema me interes nė dobi tė gruas, intervistoi personalitete tė njohura shqiptare, shkroi pėr pėrjetimet e rėnda tė grave shqiptare gjatė luftės sė fundit, e tė tjera. Kjo ėshtė pa dyshim zonja Sanije Gashi e cila pėr gjysmė shekulli karrierė la gjurmė tė pashlyeshme nė gazetari. Nė kėtė jubile ajo sėrish ėshtė aktive duke sjellė para lexuesve librin Gjurmė ndėr vite, ku kujton kohėn e kaluar nė profesionin jetėsor, gjurmėt e lėna nė njė rrugė jo tė lehtė, ku era e harresės s’mund t’i pluhurosė.”
Duke folur pėr kėtė libėr dhe pėrmbajtjen e tij, publicistja Gashi pėrveē qė pėrshkon nė kujtesėn e saj figurat eminente tė letrave shqipe, ajo shpreh njėkohėsisht edhe mirėnjohjen ndaj tyre, duke i quajtur me tė drejt ura lidhėse mes tė djeshmes dhe tė sotmes:
“Ėshtė libri im i fundit publicistik ku kam dashur tė shėnojė 50-tė vjetorin e punės sime. Nė kėtė libėr janė tė pėrfshira tė gjitha gjinitė gazetareske. Kam nisur me intervista, pastaj me udhėpėrshkrime, me si ese - Fjala e kryeredaktores, si dhe kam pėrfunduar me opinionet e disa personave shumė tė njohur, tė shquar, qė flasin pėr librat e mi - tė tre. E kam nisur pikėrisht me bardin e letėrsisė sonė, Esad Mekulin. Po mė duket kėta tė vjetrit pak janė lėnė anash, pak janė harruar nga brezat e rinj! Kėshtu qė, po ta lexosh njė Esad Mekul do tė mėsosh shumė, edhe pėr atė kohė edhe pėr mė vonė. Se unė e them edhe nė fund tė librit e edhe nė fillim se, kėto personalitete janė urė lidhėse, mes tė kaluarės dhe tė sotmes. Prej tij, unė them ka pasė njeriu ēfarė tė mėsojė shumė. Leksionet e tij kanė qenė tė mrekullueshme. Njė njeri i urtė, njė njeri i ngritur, njė njeri i ditur. Ndoshta edhe ka qenė privilegj pėr mua qė tė jem nė njė njėsi ku ka punuar edhe zoti Esad Mekuli, si kryeredaktor i revistės letrare - Jeta e Re. Nė atė kohė unė isha gazetare e Zanit tė Rinisė, tė atėhershėm.
Vjen pastaj edhe Anton Pashku. Edhe ky pak nė heshtje. Njė shkrimtar i madh. Edhe nga bisedat me tė, edhe nga ndejat me tė, kam nxjerrė shkrimin qė ėshtė botuar nė kėtė libėr.”
Nė sfondin e kėtij bashkėbisedimi, publicistja emblemė ka shpalosur gjithashtu pėrvojėn e saj mjaft tė pasur lidhur me intervistat e zhvilluara me personalitete tė ndryshme:
“Vijnė edhe njerėzit e shquar me tė cilėt kam bėrė intervista, qė i pėrmendėt edhe ju, pėr shembull si rasti i helmimeve. Te ne thuajse edhe ajo periudhė u harrua. Ēka hoqėm me ata shtatė mijė fėmijė. Erdhėn pėr tė marrė mostrat, pėr tė bėrė analizat: ka s’ka helmim. Erdhėn edhe tė Lubjanės, mirėpo nė rrugė u zhdukėn ato mostra, humbėn! Erdhi dr. Benedeti nga Parisi dhe me ekipin e tij mori mostrat, u kthye nė Paris dhe bėri analizat dhe doli botėrisht: nė Kosovė ka helmim. Edhe kjo s’duhet tė harrohet.
Pastaj kam edhe ēiftin Kadare, Helenėn qė e kam njė mike jashtėzakonisht pėr qejfi.”
Tek ka pėrmendur kėshtu emra dhe intervista, ajo ėshtė ndalur nė njė moment tė veēantė edhe tek njė intervistė gjithashtu tė veēantė sepse e veēanta nė kėtė rast lidhet me pendesėn e njėrės prej figurave me peshė nė fatet e shqiptarėve.

Ėshtė mjaft domethėnės fakti se pėrpjekja pėr zbėrthimin e psikologjisė tejet enigmatike tė Nexhmije Hoxhės nėpėrmes njė interviste (“Pendu-jo, dhimbje-po”), pėrkon aq shumė me thėnien e Volterit pėr moskovitėt nė kohėn e Pjetėr Aleksejeviēit, carit tė Rusisė: “Bėnin rrėfim, por vetėm kur kryenin krime tė rėnda: atėherė u dukej e domosdoshme falja e mėkatit, por jo pendimi.”
Nė komentin e saj lidhur me kėtė ēėshtje, autorja e librit Gjurmė ndėr vite, ėshtė mjaft e drejtpėrdrejtė:
Intervista me Nexhmije Hoxhėn, qė ka zgjuar njė interesim pėr tė mėsuar se kush ka qenė, ē’ka qenė, ngaqė ėshtė njohur si grua shumė e ashpėr, shumė e hekurt, kur ka bashkėpunuar me tė shoqin, Enver Hoxhėn. Kam kėrkuar qė ajo tė jetė e sinqertė nė ato biseda, nė ato trajtime tė njerėzve, nė ato burgosje tė kosovarėve kur sapo janė ndjekur nga UDB-a, kanė dalur nė anėn tjetėr dhe janė burgosur menjėherė. Ėshtė munduar tė flasi por, them, nuk ka qenė e sinqertė. E kam pyetur se - a jeni penduar pėr kėto 45 vjet? Ēfarė ka qenė regjimi i Hoxhės? Thotė: penduar - jo, dhimbje- po! Domethėnė nuk dorėzohet!”
Ndėrkaq, ashtu sikurse edhe nė intervistėn dhėnė gazetares Shqipe Dervishaj, edhe nė intervistėn dhėnė gazetares Lumira Kelmendi, publicistja Gashi ka shpalosur nė hollėsi spektrin e saj krijues:
“Kam edhe intervista tė tjera me njerėz tė shquar. Kam edhe udhėtimet e mia, nė disa vende tė Europės. Dhe pas asaj pasojnė edhe Letrat e kryeredaktores, qė trajtojnė tema tė ndryshme, si edhe opinionet e njerėzve tė shquar pėr librat e mi.”
Nė vijim tė kėsaj interviste, gazetarja Lumira Kelmendi ėshtė fokusuar gjithashtu nė pjesėn qė ka tė bėjė me emancipimin e femrės shqiptare, ēėshtje kjo pėr tė cilėn zonja Gashi ka merita tė veēanta:
“Gazetare, publiciste, editore, Sanije Gashi arriti tė bėhej emėr i njohur pėrmes shkrimeve qė kishin pėr qėllim ngritjen e gruas shqiptare nė ēdo pikėpamje.

Ju keni dhėnė kontribut tė ēmuar edhe nė lartėsimin e gruas shqiptare, ku me shkrimet tuaja sigurisht janė parė edhe dėshmitė e faktet qė ju keni zbuluar nė emancipimin e femrės nė disa vende. Si e pėrshkruani atė kohė, sigurisht nuk ka qenė e lehtė nė atė mentalitet nė atė kohė t’i hyni kėsaj pune dhe tė arrini sukses sepse pastaj ato vajza kanė dalur tė shkolluara me universitete.”
Nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje, tė shtruar me mjaft finesė nga gazetarja Kelmendi, autorja e librave publicistikė me vlera antologjike, ka dėshmuar sėrish personalitetin e saj prej humanisteje dhe iluministeje, gjithmonė e vendosur, gjithmonė kėmbėngulėse, gjithmonė e gatshme pėr ta ēuar deri nė fund flakėn ndriēuese tė dritės e tė diturisė, pa dyshim bekimi mė i shenjtė i Perėndisė qė iu fal mendjes intelektuale shqiptare:
“Ky edhe ka qenė qėllimi i gazetarisė sime, qė si grua, fillimisht si vajzė, i kam hyrė gazetarisė. Sė pari ka qenė qėllimi im tė ndikojė nė zhvillimin e gruas, nė emancipimin e gruas, sepse tė emanciposh njė grua do tė thotė tė emanciposh njė shoqėri, se, po mė duket meshkujt ende kanė paragjykime! Mirėpo unė me lloj-lloj brezash kam kontaktuar, qoftė nė zonat rurale, qoftė nė qytet. Nė ato zona rurale ėshtė dashur pėrpjekje shumė mė e madhe sepse aty pak lexonin, domethėnė revista duhej tė shkonte gjithkah qė tė mund ta lexonin ato vajza, qė tė mund tė ndikonim nė shkollimin e tyre - nė ecjen pėrpara. Kėshtu qė kur ndalet njeriu pėr kaq kohė, kemi arritur diēka. Unė (kėtė) e lidhi shpesh me ballinėn e kėtij libri. Shikoni, kjo fotografi ėshtė bėrė para 42 vjetėsh. Kėto vajza janė punėtore sezonale tė Progresit tė Prizrenit. Nė atė kohė Fabrika Progres, kur vinte koha e vjeljes sė perimeve, i merrte pėr tre muaj edhe vajzat e reja qė kishin tė bėnin me pėrgatitjen e perimeve. Atėherė kėto vajza tė reja 12-13 vjeēare, 13-14 vjeēare vinin me shami dhe me dimi, kule u thoshin atėherė, se nuk i lenin prindėrit ndryshe tė dilnin. Dhe tani kur e bėjmė njė krahasim pėr dyzet vjet me tė sotmen, nuk hasim mė nė fshat vajza me shami ose me kule. Tė gjitha janė me xhinse, tė gjitha mundohen tė shkollohen, por herė pas here kjo kohė pak i dėshpėroi, i zhgėnjeu. Edhe nėnat e tyre sapo u kthyen nga lufta, erdhėn jo nė dimi por nė tuta, qė edhe sot i veshin sepse ato janė liru prej asaj veshje tė rėndė. Kėshtu qė ėshtė njė ndryshim shumė i madh pėr kėto dyzet vjet, e gėzohem qė sollėm sidomos te vajzat e reja. Domethėnė, qėllimi i shkrimeve tė mia, ka qenė qė tė ndikoj nė emancipimin e femrės dhe nė emancipimin shoqėror. Diku-diku ia kam arritur, por njeriu kur shkruan duhet tė ketė edhe lexues. Ka mjaftuar njė nė familje tė lexojė qė t’ua pėrhapė edhe tė tjerėve.”
Gazetarja Lumira Kelmendi e ka bartur kėshtu rrafshin e bisedės nė sfondin e botimit tė librave tė bashkėbisedueses sė saj, duke u fokusuar tek ajo qė me tė drejtė e ka quajtur si “tronditje shpirtėrore”:
“Sanije Gashi me librat e saj pasqyron njė realitet tė hidhur nė historinė e dhimbshme tė Kosovės. Ėshtė autore e librave publicistikė: Histori tė tmerrit 1998-1999, Ecje nėpėr kujtesė, tregime jete tė grave me karrierė; Ecje nėpėr kujtesė (botimi i dytė i plotėsuar), pastaj Prishtina e fėmijėrisė sime, e tė tjerė.
Kėtu keni edhe librin tjetėr qė ia keni kushtuar rrėfimeve tė grave gjatė trajtimit tė luftės sė fundit nė Kosovė, dhe sigurisht kėto pėrjetime kanė sjellė edhe tronditje shpirtėrore edhe tek ju. Por si i keni pėrjetuar kėto kur aq mė tepėr u ėshtė dashur tė mblidhni dėshmi dhe t’i shkruani historitė e kėtyre rrėfimeve tė grave?”
Me peshėn e fjalės sė saj e nė pėrgjigje tė pyetjes sė shtruar, publicistja e cila prirjen e saj krijuese e ka gėrshetuar me pėrkushtimin e veēantė, ka pėrkujtuar pėrmasėn e sfidės me tė cilėn ėshtė ndeshur ajo, dhe me tė cilėn rrjedhimisht mund tė ndeshet gazetari:
“Pėr ta sajuar kėtė libėr unė kam filluar menjėherė pas luftės ‘99, nė qershor, sapo janė kthyer tė gjithė. Unė e di qė sė pari kam shkuar tek Nekibe Kelmendi. E dimė ngjarjen e Nekibes, e dimė vrasjen e tė shoqit me tė bijtė. Pas Nekibes kam shkuar tek zonja Sadije Agani, edhe asaj sapo i ishte ekzekutuar i shoqi. Mandej radhė pas radhe, qytet e fshat dhe tė gjitha ato gra i kam dėgjuar me shumė vėmendje, ēfarė thoshin pėr pėrjetimet e tyre, e kjo ishte shumė e rėndė edhe pėr gazetarin. Tek kėto rrėfime, njeriu-gazetari ėshtė si aktori. Aktori po i hyri njė roli duhet t’i hyjė me shpirt, ta pėrjetojė. Edhe gazetari: derisa e dėgjon ti, derisa ulesh e shkruan, hyn nė jetėt e tyre, e tė hysh nė jetėn e kėtyre tė masakruarve, tė djegieve, tė likuidimit tė fėmijėve tė tyre, nuk ishte e lehtė. Domethėnė pasonte njė ose dhjetė ditė tė mos jesh i qetė.”
Drama e pėrjetuar si “tronditje shpirtėrore” ėshtė bėrė kėshtu dramė e cila ka lėnė pasojat edhe pėrgjatė procesit tė intervistės qė ka pasur publicistja Gashi, por e cila nuk ėshtė ndalur nė misionin e saj pėr tė shpalosur tė vėrtetėn e madhe tė njė tragjedie tė madhe:
“Unė pata edhe kėto ditė njė intervistė me njė tė dhunuar. Shumė vėshtirė mė ka ardhur. Ėshtė dashur tė rikthehem dhe t’i pėrjetoj edhe unė tė gjitha pėrjetimet e saj. Ambasadori Walker, qė e ka bėrė parathėnien, me shumė kėnaqėsi e seriozitet, a di ēka mė tha: Sanije, e para e punės pėrktheje nė anglisht, mandej mundeni edhe nė gjuhė tė tjera. U pėrkthye nė rumanisht, por tash ėshtė nė pėrfundim tė pėrkthimit nė anglisht, qė duhet tė dali pėr dy javė. E kjo ėshtė njė punė shumė e madhe, se ne e dimė ēfarė na ka ndodhur por duhet ta dinė jashtė, ta arsyetojmė intervenimin e NATO-s, se ka pasė dilema: a bėri mirė a s’bėri mirė qė hyri nė Kosovė NATO?! Edhe ambasadori William Walker e pėrshkruan kėtė, edhe ngjarjet e kėtyre grave qė janė tė tmerrshme. Nuk ėshtė lehtė!”
Sėrish, fjala e urtė dhe pėrvoja e pasur janė veēori tė cilat bien nė sy pėrgjatė gjithė intervistės, e nė mėnyrė tė veēantė kur publicistja flet nga prizmi i dėshmisė se njė ballafaqim me mentalitete tė ndryshme tė kohėve tė ndryshme, e qė as nuk ka qenė e as nuk ėshtė i lehtė:
“Njeriu gjatė gjithė jetės takon njerėz tė ndryshėm, karaktere tė ndryshme, huje tė ndryshme. Me tė gjithė duhet tė ballafaqohesh. Njeriu, mė sė vėshtiri e ka me ata qė bashkėpunon, nėse nuk janė aq tė pėrshtatshėm. Mirėpo, unė them shpesh, njeriu s’mund t’ia pėrshtat vetes njerėzit e tjerė. Janė si janė, ashtu, me tė gjitha teket, me tė gjitha hujet, gjithė dembelinė, por edhe me tė gjitha mirėsitė. Kėshtu qė nuk ėshtė lehtė, nuk ėshtė rrugė e lehtė.”
Duke ndjekur mė tej kahjen e njė shtegu tė tillė tė bisedės, gazetarja Lumira Kelmendi me tė drejtė ėshtė ndalur nė pyetjen e cila ka tė bėjė me sakrificat e shumta, e nė mėnyrė tė veēantė me njė energji tė pashterrshme tek kjo ikonė e publicistikės shqiptare:
“Po, gjatė krijimtarisė suaj ju keni hasur nė shumė sakrifica dhe sfida, tė cilat janė pėrcjellur me burgime, me hetime, me gjėra tė tilla qė nuk ka qenė tė lehta pėr njė gazetare si ju. Por ju si femėr keni pasur guximin dhe keni vazhduar kėtė rrugė. Prej nga kjo fuqi femre?”
Ėshtė sėrish guximi dhe pėrkushtimi, ėshtė qėndrimi i palėkundur e gjithė kurajo ajo qė e ka mbajtur tė pamposhtur njė veprimtare guximtare, njė humaniste me parime dhe qėndrime tė cilat aq shpesh e karakterizojnė njė botė shpirtėrore tė pathyer, idealiste:
“Po, kur t’i hyjė njeriu njė pune, duhet tė jetė i matur dhe i guximshėm dhe ta bėjė punėn me pėrkushtim, pėrndryshe do tė dėshtojė. Kemi pasur faza tė ndryshme gjatė jetės, edhe para okupimit, pėr tė ta kontrolluar thuaj ēdo radhė nė shkrim, pėr tė parė ē’po thuhet, ē’po fshihet nė ata tituj - mes shkrimeve. Mirėpo ajo edhe mė e rėnda ka ardhur nė kohėn e okupimit. Atėherė je ndaluar, tė ėshtė uzurpuar revista qė e ke udhėhequr, je ftuar nė polici ose te tė UDB-ės, tė cilėt tė kanė ndjekur, dhe kur u je dukur e papėrshtatshme (kėshtu thoshin atėherė), tė kanė marrė dhe tė kanė burgosur, edhe ta kanė ndaluar medien. Kėshtu qė njeriu duhet tė jetė i fortė qė t’i pėrballojė tė gjitha. Kur t’i hysh njė rruge, s’ka: shtrėngohu dhe pėrfundoje.”
Pasi ka pėrmendur shpėrblimet dhe mirėnjohjet pėr kontributin e zonjės Sanije Gashi nė fusha tė ndryshme, gazetarja Kelmendi i ka pri mė tutje bisedės drejt librit pėr Prishtinėn, duke shprehur kėshtu njė konstatim tepėr domethėnės sa edhe tė qėlluar:
“Gjatė karrierės sė saj nė gazetari u shpėrblye me Medaljen pėr Punė, me Ēmimin Gazetare e Shquar e Kosovės, me Mirėnjohje Publike. Nga gratė parlamentare tė Kuvendit Kosovės, nderohet me Ēertifikatėn: Mirėnjohje pėr kontributin nė zhvillimin e demokracisė. Mė pas nderohet me Ēmimin “Mbretėresha Teutė”, nga Klubi i femrave shqiptare nė Kroaci. Nė Panairin e Librit Prishtina 2014, Shoqata e Botuesve tė Kosovės e nderon me Ēmimin pėr vepėr kapitale, pėr librin Prishtina e fėmijėrisė sime. Po ashtu ėshtė fituese e Ēmimit “Ramiz Kelmendi” pėr vitin 2015, nė Festivalin e Letėrsisė, FLOFEST nė Orllan, si mirėnjohje pėr kontributin e jashtėzakonshėm 50-tė vjeēar tė gazetarisė dhe publicistikės nė Kosovė.
Pėr ju ėshtė deklaruar se pėr Prishtinėn keni bėrė njė kartė identiteti me librin tuaj qė ia keni kushtuar Prishtinės, dhe e keni bėrė Prishtinėn qė tė jetė e paharruar edhe pėr gjeneratat e reja. Si ndiheni si njė person qė keni trasuar njė rrugė pėr brezat e rinj?”
Nuk ka dyshim se njė pyetje si kjo, e formuluar dhe e artikuluar me kaq elegancė, e ka nxitur sėrish kujtesėn e bashkėbisedueses pėr Prishtinėn e fėmijėrisė sė dikurshme:
“Kjo ka ardhur pas njė presioni shpirtėror. Domethėnė, Libri i Prishtinės ka qenė njė si relaksim, njė lehtėsim pėr gazetarin, pėr shpirtin. Kėtu e kam bėrė Prishtina e fėmijėrisė sime, por nė. kėtu e kam jetėn, kėtu do tė pėrfundoj. Ka qenė kėnaqėsi tė shkojė prej lagje nė lagje, prej mahalle nė mahallė, tė bisedoj me njerėzit e Prishtinės sė moēme, qė ende janė disa, se kanė ndėrruar jetė tė tjerėt, dhe tė pėrshkruaj atė jetė tė atėhershme tė Prishtinės dhe tė prishtinasve, njė histori komplete qė edhe mori shpėrblimin si vepėr kapitale nė Panairin e XVI-tė tė librit..”
E pėrkushtuar pėr ta ēuar deri nė fund ndjenjėn e theksuar tė nderimit dhe tė falėnderimit pėr rrugėn e trasuar, gazetarja Kelmendi e ka lartėsuar nė mėnyrėn mė tė bukur kontributin e dėshmuar tė publicistes Gashi:
“E pėrmendėm mė herėt librin Gjurmė ndėr vite, qė ju keni shkruar pėr njerėz qė kanė lėnė gjurmė, por nė fakt, mund tė themi pa modesti, qė ju jeni ajo qė po leni gjurmė nė historinė tonė, me gjithė kėtė veprimtari tė pasur dhe qė ėshtė me interes edhe pėr gjeneratat e ardhshme, por ndoshta edhe pėr tė tjerėt, pėr tė huajt, siē e pėrmendėm mė herėt, qė tė njohin gjithēka qė ka ky vend. Cilat janė fjalėt tuaja me kėtė rast?”
Nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje, Sanije Gashi ka dėshmuar pėr tė satėn herė se modestia ėshtė vetė madhėshtia e njeriut:
“Faleminderit, faleminderit! Ky do tė ishte edhe vlerėsimi mė i madh se njeriu kur punon njė kohė tė gjatė, ta zėmė nė gazetari, dėshiron qė tė lė gjurmė nė profesion, e unė nėse lė sado pak gjurmė nė gazetarinė kosovare, do tė isha e lumtur. Njeriu asnjėherė nuk mund tė kėnaqet, nuk mund ta mbėrrijė atė qė dėshiron, por duhet tė punojė deri sa ta mbajė shėndeti dhe memoria. Se, gazetaria, shkrimtaria, publicistika kėrkon memorie tė fortė.”
Me po kėtė memorie, pėrherė tė fortė e pėrherė tė freskėt, nė intervistėn dhėnė gazetares Lumira Kelmendi, publicistja Sanije Gashi ka shprehur mendimet dhe gjykimet e saj pėr dukuri dhe fenomene tė ndryshme tė jetės sonė, ka bėrė thirrje pėr t’iu kthyer sa mė shumė librit, ka vėnė nė dukje pėrparėsitė qė ka interneti, ka shprehur vlerėsimin e saj pėr stafin punues tė revistės “Teuta”, ka ēmuar lart pėrvojėn jetėsore, ka shprehur kėnaqėsinė se ka lėnė gjurmė edhe tek brezat e ri, ka shprehur shpresėn se ditė mė tė mira do tė vijnė dhe se duhet tė vijnė, dhe ka bėrė thirrje qė tė bėjmė shumė mė shumė pėr atdheun dhe pėr kulturėn, gjithmonė pėrmes bashkimit tė energjive pozitive dhe gjithmonė pėrmes pėrkushtimit, sinqeritetit dhe modestisė:
“Nuk mė pėlqen vetėm tė kritikoj, mė shumė tė lavdėroj. Por kemi ardhur nė njė fazė jete, nė njė periudhė pas luftės qė shumėēka ėshtė degraduar, qoftė nė gazetari qoftė nė tė tjera lėmi, ose nė pėrgjithėsi nė jetėn shoqėrore. Vėrtet ky popull ka bėrė shumė, po nė kohė tė fundit nuk jemi tė kėnaqur me kėtė ēfarė po ndodhė. Nuk jemi tė kėnaqur edhe me kulturėn, edhe me mos leximin. Thuhet se pak lexojnė, se kohėn ua merr interneti. Po mirė, dalėngadalė duhet t’i kthehemi edhe librit, edhe internetit, e kompjuterit. Po them, tani nėse e bėjmė njė krahasim: Ne atėherė kemi shkruar me makina mekanike shkrimi ‘taka-tuka’. Tani ėshtė kėnaqėsi tė punosh! Vėrtetė ėshtė kėnaqėsi: Lum ai qė ėshtė shumė mė i ri e qė vazhdon. E ke internetin, e ke kompjuterin, e ke takimin me botėn, me kė don ti kontakton. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi e madhe. Kėnaqėsia tjetėr ėshtė nė sajimin e revistave ta zėmė, me pamjen. Atėherė ėshtė bėrė faqosja e revistės, ta zėmė, unė kam punuar nė Zanin e Rinisė, nė Kosovarja, tani nė Teuta, qė ka hyrė nė vitin e 23-tė tė botimit. Them, ne nuk e kemi ditur si do tė duket derisa ka dalė revista, ēfarė do tė jetė kolori. Tani ėshtė kėnaqėsi, e sheh para se tė dali. Edhe kemi dizejnatorė shumė tė ngritur, tė shkolluar edhe jashtė. Dizejnatorja e Teutės, pėr shembull,ėshtė e shkolluar nė Londėr. Domethėnė, merr me vete gjithė kulturėn e tyre, gjithė punėn, gjithė mundin, edhe pėrvojėn. Pėrvoja ėshtė shumė punė e madhe. Unė them se s’ka libėr nė jetė qė ta mėson atė qė ta mėson pėrvoja jetėsore. Kėshtu qė tani kėtė pėrvojė po ua lė brezave tė ri. Unė po kėnaqem kur po ju shoh juve gazetareve tė reja, tė afta, po kryeni punėn me shumė sukses. Kjo ėshtė kėnaqėsi e imja. Domethėnė se nė gazetari po lė pas vetes gazetare dhe gjurmė. Edhe gazetaret e redaksisė i kam shumė tė afta. E para e punės qė unė e vlerėsoj, ėshtė edukimi i tyre, mirėsjellja e tyre, kultura e tyre, kėshtu qė kjo tė sjellė kėnaqėsi. Pastaj i hyjnė edhe punės me seriozitet.
Po qe se njeriu jeton me shpresa se do tė bėhet mė mirė, se do tė bėhet mė mirė edhe nė kulturė, edhe nė pėrgjithėsi nė jetėn politike, nė jetėn shoqėrore, urojmė tė bėhet mė mirė, si e dėshirojmė ose si e mendojmė, se gjithmonė ankohemi - ‘o s’po na jep asgjė vendi’, e ti?! Ėshtė njė thėnie e moēme: ēka i dhe ti atdheut qė tė tė japė atdheu ty? Duhet tė ulemi tė gjithė, tė punojmė me sinqeritet, me pėrkushtim, me modesti. Modestia ėshtė kulturė, kėshtu qė shpresoj se nė tė ardhmen do tė jemi mė mirė.”
Duke e shprehur nė fund kėrshėrinė pėr tė pritmet e njė pene frytdhėnėse si ajo e Sanije Gashit, gazetarja Kelmendi ka shprehur sėrish konsideratėn pėr publicisten shėmbėlltyrė:
“Po. Ju keni udhėtuar nėpėr kohė me vepra, me kujtesėn, me punėn me pėrkushtim. Por, cili ėshtė vazhdimi? Ēfarė mund tė presim, qė sigurisht ky udhėtim nuk ka pėrfunduar pėr ju, atė e shohim edhe nga vullneti juaj dhe nga gjithė kėto fjalė qė na i thatė deri tani, por cili do tė jetė vazhdimi dhe ēfarė mund tė presim nga ju, zonja Sanije?”
Sėrish njė pėrgjigje qė thekson me tė drejtė vendosmėrinė dhe sinqeritetin, si dy komponentė mjaft tė rėndėsishėm jo vetėm nė jetė por edhe nė krijimtari, e qė kulmon me dėshirėn dhe shpresėn e madhe qė njė pasuri e tillė tė jetė edhe trashėgimi tek tė tjerėt:
“Unė, mendoj tė vazhdoj. I lutem Zotit qė tė mė mbajė shėndeti - siē jam mirė, edhe memoria. Dhe kam nė plan edhe projekte tė tjera, gradualisht, qė t’ua lė edhe juve gazetareve tė reja.”
Ndėrkaq, pyetjes sė radhės e qė rėndom nė intervista tė tilla me personalitete tė kulturės, ka tė bėjė me njė porosi pėr brezat e ri: “Dhe cili do tė ishte mesazhi ndoshta pėr gjithė brezat e ri, njė porosi jo vetėm pėr librat dhe veprimtarinė, por nė fakt edhe pėr tėrė jetėn sepse pėrvoja juaj sigurisht qė trason njė rrugė edhe pėr gjeneratat e reja.”, gazetarja e cila e ka gėzuar dhe gėzon edhe sot privilegjin e dritės sė letrave, ka theksuar prapė seriozitetin dhe pėrkushtimin, mosanimin dhe respektin e ndėrsjellė, porosi kėto me shumė peshė dhe mjaft aktuale edhe pėr tė sotmen por edhe pėr tė pritmen tonė:
“Unė dėshiroj qė brezat e ri t’i hyjnė mė me seriozitet punės, mė me pėrkushtim. Unė e pėrmendi shpesh Markezin, shkrimtarin qė thotė se me gėnjeshtra nuk bėhet gazetaria. Gazetaria kėrkon sinqeritet, gazetaria kėrkon punė pa u vu ndėrskamca tė tjerėve. Edhe unė pėr gazetarinė mendoj se njė gazetar nuk duhet tė merret me politikė. Le tė merret por tė mos hyjė nė asnjė parti, qė tė mos anoj nga njėra. Unė pikėrisht pėr kėtė, nė fillim kam punuar, veē gazetarisė edhe nė Forumin e Gruas sė Lidhjes Demokratike, mirėpo e kam parė qė mė e rėndėsishme ėshtė t’i pėrkushtohem me shkrime asaj situate, asaj kohe tė rėndė qė e kishim. Pastaj mė kanė thirrur edhe nė Shoqatėn Shqiptare tė Gruas, Brovina e udhėhiqte. Mos, kam thėnė, tė lutem, se unė e lashė Lidhje Demokratike, qė t’i pėrkushtohem vetėm gazetarisė. Tė gjitha ato qė bėheshin, unė i botoja. Mandej mė kanė ftuar nė Partinė Demokratike, ka ardhur Teuta Hadri, dy-tri herė nė redaksi, qė tė shkoj te ata. I kam thėnė ‘me ēdo respekt’! Mirėpo, arsyeja ėshtė kjo: Gazetari duhet tė jetė i pavarur dhe s’duhet tė jetė i njėanshėm. Pastaj mė kanė propozuar pėr deputete ADK-ja tek Edita Tahiri, njė grua qė shumė e respektoj... Me kėtė dua tė them se gazetari nuk duhet tė bėjė mėkate, duke e ngritur njėrin e duke e fyer tjetrin!”
Pėrfundimisht, njė intervistė me sfond librash nė Librarinė “Dukagjini” tė kryeqytetit, nė vete ngėrthen edhe njė sfond ku fjalėt thurin buqeta lulesh pėr njė profil emblematik gjysmėshekullor:
Lumira Kelmendi: Sigurisht, me punė arrihet ēdo gjė. Zonja Sanije unė ju falėnderoj shumė pėr kohėn qė gjetėt. Ju falėnderoj dhe ishte privilegj dhe kėnaqėsi nė fakt tė bėjmė kėtė bisedė mjaft tė frytshme, dhe shpresoj qė tė takohemi sėrish, me projekte tė tjera, qoftė me libra apo me gjithė ato synime qė keni nė tė ardhmen.
Sanije Gashi: Faleminderit. Shumė, shumė faleminderit, dhe besoj se do tė shihemi prapė, me botime tė reja. Unė them ky libėr (Histori tė Tmerrit 1998-1999) tejet i rėndėsishėm, do tė dali pėr dy javė nė gjuhėn angleze. E, do ta marrin ambasadat tona, ambasadat e jashtme, lexuesit e ndryshėm, qė tė shohin vėrtet ēfarė ka ndodhur nė Kosovė.
Lumira Kelmendi: Profesionin e gazetarisė, Sanije Gashi e nisi nė shtator tė vitit 1965, nė revistėn Zėri i Rinisė. Nė vitin 1971, emėrohet redaktore nė revistėn Kosovarja, qė doli nė dritė po atė vit, kurse mė 1975, emėrohet kryeredaktore e saj, dhe kėtė revistė e drejtoi pėr 18-tė vjet. Nė maj tė vitit 1994, tashmė gazetare me pėrvojė, themeloi revistėn e parė tė pavarur pėr gruan dhe familjen Teuta, e vetmja e kėtij profili jo vetėm nė Kosovė.”
Ėshtė e rrallė tė gjesh njė intervistė si kjo, ku modestia mundet po nga modestia, ku njėra bashkėbiseduese ėshtė po aq modeste sa edhe tjetra, dhe ku asnjėra nuk ia lėshon rrugėn tjetrės pėr modestinė; ku njėri brez nderon tjetrin duke shprehur respektin reciprok, dhe ku brezi tjetėr shpreh dhe shpalos sėrish ndjenjėn e mirėnjohjes sė pakufi.
Duke bashkėbiseduar kėshtu, qė tė dyja gazetaret shprehin sa modestinė po aq edhe kėnaqėsinė, sepse nė modestinė ato shpalosin njėkohėsisht krenarinė e tyre tė ligjshme pėr sfondin e librave me dritė pėrjetėsie.
Qė tė dyja, tė pėrbashkėt kanė Prishtinėn si vendlindje, tė pėrbashkėt kanė edhe dashurinė pėr Gėrminė, edhe pėrkushtimin pėr gazetarinė, edhe dhuntinė pėr intervistėn, por gjithėsesi edhe admirimin pėr Oriana Falaēin e Kristinė Amonpour…
Njė ligjėrim i shtruar, njė bisedė sa e ngrohtė po aq edhe e drejtpėrdrejtė, e shpalosur qartė, bukur dhe rrjedhshėm. Njė gjuhė komunikimi me shtresime tė shumta, njė shkėmbim mendimesh e njė shpalosje kujtimesh. Ca pyteje qė nė fakt dhurojnė ca buqeta lulesh, dhe ca pėrgjigje qė shpalosin gjurmė kohėsh nė kalldrėme kujtimesh.
Nuk ka dyshim se kjo intervistė ėshtė e veēantė. Si e tillė, ajo mbetet e rrallė dhe e realizuar aq bukur, sa tė duket sikur gazetarja Lumira Kelmendi e ka bėrė kėtė intervistė, pikėrisht sipas parimit tė madh tė shprehur nga Volteri (nė librin e tij Karli XII - Mbreti i Suedisė), se: “Virtyti i vėrtetė imponon respekt.”
Gjithsesi, edhe sipas parimit tė Viktor Hygosė, se virtyti ka njė vello, dhe se vullneti gjen e liria zgjedh.
Me flatrat e fjalės shqipe, figura emblematike e publicistikės shqiptare, me librin e saj Histori tė tmerrit 1998-1999, ka shkruar njė testament: “Dita qė pėr mua u bė emnesė.” Dhe se Testamenti i shkruar prej saj, ėshtė njė Testament i shkruar me gjakun dhe lotėt e njė kombi, pėrballė njė gjenocidi tė paparė.
Nė librin kushtuar simotrave tė saj, tė dijes e tė kulturės, “Ecje nėpėr kujtesė”, publicistja emblemė ka dėshmuar se kur nuk i ekspozohet dhunės mizore, gruaja shqiptare di tė bėjė mrekulli e tė arrijė majat e artit e tė kulturės.
Nė librin kushtuar Prishtinės (Prishtina e fėmijėrisė sime), Sanije Gashi e ka shpalosur Prishtinėn si njė emblemė iliro-dardane, tė bukur si Elikona ilire, tė dashur si Etleva dardane.
Nė veprėn Gjurmė ndėr vite, ajo ka dėshmuar se sa dorėlirė ėshtė treguar natyra pėr t’i falur dhunti penės, e cila do tė kthehet gjithmonė tek Prishtina, pėr ta falėnderuar pėr talentin e falur, pėr bujarinė e dėshmuar.
Nuk ka pra aspak dyshim se, virtyti ka pėr vello madhėshtinė e veprės, dhe se nė kėtė pėrzgjedhje, sėrish sipas Hygosė: Biblioteka ėshtė njė akt besimtarie.
Dhe vėrtet, si tė mos gėzojė respekt njė gazetare veterane, njė publiciste emblemė, njė ikonė e vėrtetė, njė ideatore, njė kryeredaktore dhe njė editore e cila sa prijatare ėshtė njėlloj krenare pėr rrugėn e trasuar, sa publiciste ėshtė po aq edhe humaniste.
Simotra e saj Musine Kokalari u frymėzua nga shkrimtarja suedeze Selma Lagerlof. Simotra e Musine Kokalarit, publicistja Sanije Gashi u frymėzua nga Oriana Falaēi. Nė rrugėn e gjatė tė shtegut tė dijes dhe tė dritės, ajo hodhi hapa prej nismėtareje. La gjurmė tė pashlyeshme nė veprat kushtuar breznive orėmira, prandaj doajeni i gazetarisė shqiptare Ramiz Kelmendi, ishte i pari qė me tė drejtė e krahasoi me Parashqevi Qiriazin. Ai ia fali edhe epitetin aq tė merituar: Oriana Falaēi shqiptare.
Ndėrkaq, dhuntia e saj, pėrkushtimi dhe vepra e saj nuk ka se si tė mos na e kujtojė thėnien qė la Fuajo:
Ėshtė i lumtur ai qė i ngre njė monument vendit tė vet!
Kurse gazetaret Shqipe Dervishaj, Arieta Seferaj, dhe Lumira Kelmendi, secila veē e veē dhe qė tė tria sė bashku, duke shprehur mirėnjohjen dhe falėnderimin e tyre, respektin dhe admirimin e breznive orėmira pėr shėmbėlltyrėn emblematike tė publicistes Sanije Gashi, me intervistat e tyre si dhe me buqetat e fjalėve tė tyre, shprehėn atė qė nė njė rast tė veēantė do ta thoshte aq bukur dhe nė mėnyrė aq kuptimplote, mikja e madhe e Zonjė sė Madhe tė kulturės shqiptare, Helena Kadare:
Cila je moj bijė e dheut?
Jam stėrmbesa e Skėnderbeut!

fund

Xhemail Peci

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 95 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DORA E SHKRONJAVE
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:05
.
Promovimi i 5 vėllimeve tė “Kuvend letrash me...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:58
E nderuara familja Merlika, I nderuar bashkėpunėtor i ngushtė i shoqatės studiuesi Eugjen Merlika! Tė nderuar organizatorė tė kėtij evenimenti kultur...
LUM SHPÉTIMI E MJERÉ QAZIMI
E merkurė, 15 nėntor 2017 - 17:21
.
Njė tregim pėr mikun tim
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:16
E njoha shumė vite mė parė nė kondita tė jashtėzakonshme. Isha i burgosur nė qelinė nėn rampėn e shkallės, qė tė ēonte nė katin e dytė tė godinės sė sigur...
Kthimi i mergimtarit nė Atdhe
E dielė, 12 nėntor 2017 - 02:21
Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh nė vitet ’80-ta, se pushtuesi jugosllav nuk i la derė tjetėr, por nėna dhe motra Gjelinė kishin insistuar ...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi