Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
« Drejtėsia » raciste e Shkupit dhe i ashtuquajturi «Rasti i Kumanovės»
Publikuar më 04 nėntor, 2017 nė orėn 18:25 ( Para 16 ditė e 2 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tė gjithė ata qė i kanė pėrcjellė zhvillimet politike nė Maqedoni, sidomos publikimet e pėrgjimeve tė bisedave telefonike tė bartėsve tė institucioneve shtetėrore, janė bindur plotėsisht pėr faktin se Nikolla Gruevske dhe Sasha Miallkovi me partinė e tyre VMRO e shndėrruan Maqedoninė nė shtet qė aplikonte diskriminimin racial kundėr shqiptarėve autokton.

Rikujtojmė se me nocionin « diskriminim racial » me konventat ndėrkombėtare nėnkuptohet ēdo dallim, pėrjashtim, kufizim, ose preferenca qė bazohet nė racėn, ngjyrėn, prejardhjen ose origjinėn kombėtare e etnike, gjuhėn apo fenė dhe qė ka pėr qėllim pamundėsimin e njohjes dhe realizimit tė drejtave dhe tė lirive themelore tė njeriut nė politikė, ekonomi, kulturore dhe nė ēdo fushė tjetėr tė jetės publike.
Nė reagimin tim nuk do tė zgjerohem nė tė gjitha fushat ku ėshtė aplikuar diskriminim racial . Kėtė ēėshtje e kam trajtuar mė gjerėsisht nė « Platforma Anti Diskriminim tė Shqiptarėve ». Po ndalem vetėm nė aspektin e zbatimit tė kėsaj diskriminimit racial nė fushėn e drejtėsisė. Pas pėrfundimit tė Luftės sė vitit 2001 dhe sidomos pas realizimit tė plotė tė marrėveshjes pėr ēarmatosjen e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare:
- Mbi 2000 ish ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare janė torturuar nėpėr hetuesinė e shtetit maqedonas, pėr tė pranuar veprat penale tė cilat nuk i kanė kryer;
- Qindra ish ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare janė dėnuar me dėnime tė rėnda dhe kohėzgjatje tė mėdha “pėr vepra kriminale” qė nuk i kanė kryer dhe qė kanė qenė tė detyruar t’i pranojnė nėn torturat e tmerrshme;
- Dhjetėra ish ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare janė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, “pėr vepra kriminale” qė nuk i kanė kryer dhe qė kanė qenė tė detyruar t’i pranojnė nėn torturat e tmerrshme;
Edhe pse Maqedonia ka nėnshkruar dhe ratifikuar me 12 dhjetor 1994 « Konventėn kundėr torturės, veprimeve dhe dėnimeve mizore, trajtimeve ēnjerėzore dhe poshtėruese » realiteti dėshmon tė kundėrtėn: shqiptarėt rrihen, poshtėrohen, ēnjerėzohen, keqtrajtohen, torturohen, dėnohen dhe vriten me bekimin e autoriteteve politike tė Shkupit;
Shumė shpesh, opinioni publik kombėtar dhe ai ndėrkombėtar, patėn mundėsi tė shihnin pamje tė tmerrit dhe torturave tė hetuesisė maqedonase ndaj shqiptarėve qė ishin kryer nė funksion tė detyrimit pėr t’i pranuar veprat qė nuk i kanė kryer.
Shumė shpesh, organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut kanė dėnuar dhunėn dhe terrorin fizik e psikologjik, qė autoritetet e Shkupit pėrdorin gjatė hetuesisė.
Nė vitin 2010 edhe autoritetet mė tė larta shtetėrore dhe forcat politike tė Maqedonisė pranuan publikisht se nė Maqedoni gjyqėsia ka qenė dhe ėshtė nėn ndikimin e partive politike. Pranimi publik i kėtij ndikimi u dėshmua katėrēipėrisht pas fillimit tė publikimit tė pėrgjimeve tė bisedave telefonike tė bartėsve tė institucioneve shtetėrore.
Nga publikimi i pėrgjimit tė parė mė 15 shkurt 2015, qė pėr opinionin publik njihet si “shpėrthim i bombave tė Zaevit “, e deri nė shpėrthimin e bombave tė vėrteta nė Lagjen e Trimave nė Kumanovė opinioni kombėtar dhe ai ndėrkombėtar pati mundėsi tė dėgjojė disa sekuenca tė montimeve tė proceseve gjyqėsore kundėr shqiptarėve. Madje Zaevi pati premtuar se do tė zhvishte tėrėsisht implikimin e strukturave shtetėrore tė Maqedonisė nė montimin e rastit « Monstra »!
Edhe nė rastin e shpėrthimit tė bombave tė vėrteta nė atė qė quhet « Rast i Kumanovės » Zoran Zaevi deklaroi publikisht se tėrė skenari ishte kurdisur nga strukturat shtetėrore tė Maqedonisė pėr tė imponuar heshtjen e aferave qė nxirrnin nė shesh pėrgjimet telefonike.
Tė dy palėt joshqiptare, Nikolla Gruevski e Sasha Miallkovi nga njėra anė dhe Zoran Zaevi nė anėn tjetėr ia arritėn qėllimit. U bė marrėveshje pėr mospublikimin e mėtejmė tė bisedave telefonike dhe u organizuan zgjedhjet e parakohshme.
Gjatė gjithė fushatės parazgjedhore nė Maqedoni partitė opozitare tė VMRO-sė premtuan, ndėr tė tjera, se do tė hiqet ndikimi i partive politike nė gjyqėsor dhe do tė krijohet njė gjyqėsie e pavarur.
Edhe pas ndryshimeve nė udhėheqjen e institucioneve politike tėrė procesi i hetuesisė dhe i gjyqėsisė nė atė qė quhet « Rast i Kumanovės » mbeti nė duart e hetuesve dhe gjyqtarėve qė ishin emėruar nė ato pozita nga Nikolla Gruevski dhe Sasha Miallkovi. Tė propagandohet vazhdimisht pėr domosdoshmėrinė e heqjes sė ndikimeve partiake nė drejtėsi dhe t’ua lėsh nė duar rastin mė tė ndjeshėm xhelatėve partiak tė kamufluar me petkun e drejtėsisė ėshtė krim i llojit tė vet.
Dėnimi i 8 shqiptarėve me burg tė pėrjetshėm dhe i 25 shqiptarėve tjerė me 746 vjet burg nuk mund tė kishte epilog tjetėr. Kėto dėnime nxjerrėn nė shesh faktin se institucionet e drejtėsisė nė Maqedoni vazhdojnė politikėn e diskriminimit racial kundėr shqiptarėve.
Por, gjėrat nuk pėrfundojnė me kaq. Populli shqiptar e ka njė shprehje tė njohur: « Dardha e ka bishtin pas »! Dėnimet e motivuara nga urrejtja dhe tė montuara politikisht kanė pėr qėllim nxitjen e konflikteve tė pėrmasave edhe mė tė madha. Nikolla Gruevskit, Sasha Miallkovit dhe grupit tė tyre kriminal synojnė « tė djegin tėrė Ballkanin pasi u ėshtė djegur bishti i tyre»
Tė gjitha forcat qė kundėrshtojnė qasjen e Nikolla Gruevskit, Sasha Miallkovit dhe grupit tė tyre kriminal duhet tė angazhohet fuqimisht pėr lirimin e menjėhershėm tė gjithė atyre qė padrejtėsisht mbajnė mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqėsisė sė komanduar nga partitė politike dhe riparimin e dėmeve tė shkaktuara nga ky kontroll partiak i institucioneve tė hetuesisė, prokurorisė dhe gjyqėsisė nė Maqedoni. Ėshtė koha qė tė tregohet vullnet i ēeliktė pėr tė dalė nga spiralja e dhunės. Ky vullnet nuk mund tė shprehet ndryshe veēse pėrmes shpalljes sė menjėhershme tė njė amnistie tė pėrgjithshme, qė do tė krijonte kushtet e nevojshme pėr njė ekspertizė tė pavarur tė lėndėve gjyqėsore tė ish ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare!

Bardhyl Mahmuti

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 132 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi