Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJĖ FORMĖ E VEĒANTĖ E RRĖFIMIT NĖ TĖ CILĖN GJEJMĖ DRAMĖN DHE TRAGJEDINĖ BRENDA SHUMĖ NGJARJEVE
Publikuar më 05 nėntor, 2017 nė orėn 00:09 ( Para 16 ditė e 17 orėve ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vėshtrim i krijimtarisė letrare tė autores Naxhije Doēit

Biografia

Naxhije Doēi u lind mė 10 dhjetor tė vitit 1946 nė Therandė. Shkollėn Fillore e kreu nė vendlindje, Shkollėn Normale nė Prizren, kurse studimet nė degėn e Gjuhės dhe Leterėsisė shqipe nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė. Rrjedh nga njė familje me tradita atdhetare patriotike. Familja e saj, vetėm pse mendonte ndryshe nga pushtuesit, ishte e pėrndjekur dhe e burgosur shumė herė nga pushtuesit. Ka punuar profesoreshė e gjuhės nė disa shkolla fillore dhe tė mesme nė Prishtinė. Naxhija ishte njėra ndėr themelueset e Lidhjes sė arsimtarėve shqiptar “Naim Frashėri”, si dhe Shoqatės sė Gruas, sot Forumi i Gruas i LDK-sė. Ishte anėtare e Kryesisė sė nėndegės sė Forumit tė gruas tė LDK-sė nė Lagjen Dardania nė Prishtinė, e mė vonė edhe Kryetare e po kėsaj nėndege. Pėr pesė vite ishte Nėnkryetare e degės sė -IV- tė tė LDK-sė nė Prishtinė, mė pas edhe anėtare e Kryesisė sė Forumit tė Gruas, ndėrsa nė vitin 2000 zgjedhet Sekretare gjenerale e po tė njėjtit forum. Nė Qershor tė vitit 2001 ėshtė emėruar shefe e Sektorit pėr arsimin parashkollor dhe pėr Shkollat fillorė tė komunės sė Prishtinės.

Nė vitin 2004 zgjidhet Deputete e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Nė vitin 2005 emėrohet Ambasadore e Paqės Universale nė Botė, kurse nė vitin 2012, nė Kongresin Mbarėkombėtar tė gruas shqiptare, nė Prishtinė e nė Vlorė nderohet me titullin; “Gruaja shqiptare e vitit”. Naxhije Doēi ėshtė nderuar edhe me shumė tituj e dekorata nga shumė Shoqata kombėtare e ndėrkombėtare, si dhe ėshtė nderuar me vendin e parė, tė dytė e tė tretė nė shumė Orė letrare.
Punimet e veta shkencore, etnografike, tregime, udhėpėrshkrime dhe poezi i ka botuar nė periodikun e kohės, sinė; “Gjurmime Albanologjike”, “Rilindje”, “Shkėndija” dhe nė “Teuta”. Naxhije Doēi ka tė shkruara tri elaborate profesionale pedagogjike pėr shkollat fillore: 1.”Fletorja ime e punės” (pėr klasėn e katėrt), 2.”Fletorja ime e punės” (pėr klasėn e pestė) dhe Librin “Mėsojmė shqip” (pėr klasėn e tretė).

Rreth krijimtarisė

Veprat letrare tė autores Naxhije Doēi, qė nė leximin e parė tė nxjerrin nga pėrditshmėria duke tė kthyer nė kohėt e sė kaluarės historike, si dhe duke filluar nga paraqitja kuptimplotė e vargėzimit deri tė dialogu i personazheve qė ruajnė nivelin e duhur tė tė shprehurit, kuptimin, pamjen dhe kuptueshmėrinė e zhvillimit tė ngjarjeve nė vazhdimėsi.
Zhvillimi i njė ngjarje, qė brenda vetės tregon fakte historike, sjellje njerėzore e veprime humane tė familjeve tė pėrndjekura nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr mashtrimet, dhuna, gjenocidi, vrasjet e shkatėrrimet e pushtuesve shekullor, nuk ka sesi tė mos jetė e mirėpritur pėr lexuesin shqiptar.
Duke marrė parasysh se autorja nė veprat e saja, ruan largėsinė e nevojshme tė njė periudhe me tė sotmen e tė ndodhurėn, ajo mbetet pjesė e njė tėrėsie qė e ruan atė dhe e le si gjurmė nė njė pėrmasė historike. Gjithė kjo i ngjan njė labirinthi, qė fundin e errėsuar tė tij fillon ta ndritė njė rreze e ngrohtė dielli, kushedi sa vite mė parė...
Duke i lexuar veprat letrare tė autores Naxhije Doēi, lexuesit gjejnė pikėrisht kreaturen heroike tė personazheve qė jo vetėm janė shembull i modelit jetėsor, por edhe interpretim i sė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes.
Kjo formė e rrėfimit, pavarėsisht zhanrit teorik e stilistik quhet vepėr letrare nė tė cilėn gjejmė dramėn, dhe tragjedinė brenda shumė ngjarjeve tė kohės sė atėhershme e deri tė koha e tanishme ku pėrshkruhen ngjarjet e dhimbshme dhe papritmas ndėrhyn ndėrtimi i profilit tė heroit qė kalon nėpėr ngjarjet e sė kaluarės, duke ndėrtuar praninė e papranishme dhe kjo ėshtė njė shkathtėsi dhe mjeshtri e rrallė rrėfimore dhe reale nė tė njėjtėn kohė.
Jam i bindur se, pėrmes veprave letrare tė Naxhije Doēit dhe veprave tjerave qė trajtojnė tema interesante tė sė kaluarės sonė historike, lexuesit do tė fitojnė shumė njohuri dhe do duhej qė tė mos i anashkalojmė temat qė paraqesin humanizmin e popullit shqiptarė, ndihmėn dhe sakrificėn nė kohėt e vėshtira-nė kohė luftė, duke mos e harruar edhe kohėn e pasluftės dhe vėshtirėsitė e saj, e qė thuajse tė gjitha kėto i paraqet autorja nė veprat e saja letrare, qoftė nė prozė apo edhe ato mė poezi...

Krijimtaria letrare

Naxhije Doēi ka tė botuara kėto vepra letrare:
1. ”Shpirti i dėrmuar-dhuna serbe ndaj femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999” (2001)
2. ”Destan Bajraktari, folklorist, letrar dhe atdhetar” (2009)
3. ”Krimi dhe pėrdhunimi serb kundėr femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999” (2010)
4. ”Kohė flakadanėsh tė lirisė”, poezi (2012)
5. ”The serbian crime an drape against the albanian ėoman in Kosova 1997-1999” (2013)
6. ”Udha e kombit-Ėndėrr e dehur e rrėnjės”, poezi (2015)
7. ”Vargėzim mbi gjurmė”, poezi (2017)




















SHPIRTI I DĖRMUAR

Nė librin ”Shpirti i dėrmuar-dhuna serbe ndaj femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999”, autorja Naxhije Doēi nė mėnyrė bindėse pasqyron pėrjetimet dhe pėsimet tragjike tė femrės shqiptare gjatė kohės sė luftės 1997/1998/1999. Naxhija rrėfimet i pėrshkruan me origjinalitet pėr ngjarjet trishtuese qė ndodhėn gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Ajo tė gjitha shėnimet i ka grumbulluar nga femrat shqiptare qė kėto ngjarje tragjike i kishin parė mė sytė e vet, madje edhe i kishin pėrjetuar e bartur mbi supet e tyre. Nė libėr flitet pėr dhunėn dhe metodat e tmerrshme tė dhunės qė i kishin bėrė forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe ndaj femrės dhe qenies njerėzore shqiptare nė pėrgjithėsi. Naxhije Doēi, pėr t’i grumbulluar kėto tė dhėna sa mė bindėse dhe nga vet protagonistet e kėtij tmerri, ajo kishte rrezikuar shpeshherė veten e saj, duke kaluar nėpėr mes plumbave tė armikut pėr tė arritur nė vende ku ishin tė strehuar popullata e pa armatosur shqiptare. Ajo tė dhėnat i kishte marrė nga pėrjetueset e kėtij tmerri nė Therandė dhe fshatrat pėrreth, nė Rahovec, nė Drenicė, nė Klinė, nė shumė fshatra tė Vushtrrisė e gjetiu. Tė gjitha ngjarjet nė kėtė libėr kanė historinė e tyre dhe janė tė shkruara sipas rrėfimeve tė atyre qė pėrjetuan tmerrin nga forcat armike, pra ēdo ngjarje ėshtė histori dhe ēdo histori, nė vete ka ēmimin e lirisė. Autorja i pėrshkruan ngjarjet veē e veē dhe secilės ngjarje i jep nėntitullin domethėnės e kuptimplotė, psh. Ngjarjen e fillim marsit tė vitit 1998 nė Prekazin heroik autorja nxjerr nėntitullin, nga rrėfimet e Besarta Jasharit “Shpėtova pėr ta dėshmuar ferrin e pėrjetuar”, pastaj rrėfimit tė mbijetuarės nga Theranda, Vjollcė Berisha “Pėr tė vdekur mė kanė gjuajtur nė kamion”, mė pas fjalia e Nurije Mirenes mbetet nėntitull mjaftė domethėnės “Shpresa vdes e fundit” dhe sė fundi do ta citoj njėrin nga paragrafi i Parathėnies, ku autorja thotė: “Mund tė themi se nė njė mėnyrė apo nė mėnyrė tjetėr luftėn mė tė vėshtirė apo barrėn mė tė rėnd gjatė luftės e ka pasur femra shqiptare. Nga kjo edhe mund tė themi se heroizmi i femrės shqiptare gjatė luftės se shenjtė nė Kosovė ėshtė i pakrahasueshėm. Ajo asnjėherė nuk u hamend qė ta ruaj dinjitetin e saj dhe duke luftuar me armė nė dorė krah pėr krah me burrin, me tė atin apo me tė vėllain ra heroikisht nė fushėn e nderit...”

DESTAN BAJRAKTARI, FOLKLORIST, LETRAR DHE ATDHETAR

Libri ”Destan Bajraktari, folklorist, letrar dhe atdhetar”, autorja fillon me Parathėnien, duke u kthyer nė retrospektivė e pėrkujtuar figurėn e atdhetarit Destan Bajraktari. Nė kėtė libėr Naxhije Doēi bėnė ecje nėpėr kohė, duke gjurmuar rrėnjet gjenealogjike tė djepit qė edhe vet i pėrket. Libri ėshtė njė histori e veēantė familjare, ku pėrpos pėrshkrimit tė ngjarjeve e historikut tė Familjes Bajraktari tė Therandės, autorja i paraqet ngjarjet e njė pas njėshme nė mėnyrė kronologjike, duke filluar nga Zekė Bajraktari i parė i Bajrakut tė Suharekės e deri tė Yll Bajraktari, i rėnė nė luftėn e shenjtė ēlirimtare nė Betejėn e Koshares nė vitin 1999.
E veēanta e kėtij libri ėshtė edhe Kapitulli “Tė tjerėt pėr jetėn dhe veprėn e Destanit”, ku ndėr 15 figura tė shquara tė kombit tonė fillon me Simbolin e rezistencės Z. Adem Demaēi, i cili kujton vuajtjet e tyre nėpėr kazamatet serbe dhe ndėr tė tjera Destan Bajraktarit i jep epitetin “Shoku besnik”. Mė pas autorja e librit, nė Kapitullin “Vlerėsime letrare-shkencore pėr veprimtarinė e Destan Bajraktarit”, i pėrshkruan vlerėsimet e shumė personaliteteve tė shquara tė fushės letrare shkencore, tė cilėt kanė folur pėr vlerėn e Destan Bajraktarit. Mjaft interesante dhe me interes autorja nė Kapitullin “Pėrmbledhje artikujsh nga shtypi”, paraqet artikuj tė ndryshėm nga shtypi si dhe “Dokumente dhe fotografi”, ku lexuesi, pse jo edhe studiuesi mund tė gjej shumė fakte historike pėr diskriminimin e figurės sė Destan Bajraktarit, duke i paraqitur ato faksimile nė kėtė libėr. Dhe krejt nė fund, duke e pėrfunduar librin na paraqitet Pasthėnia e shkruar, e thėnė dhe e studiuar nga Dr. Mehmet Rrukiqi, i cili mjeshtėrisht i pikas shumė gjera meritore tė atdhetarit Destan Bajraktari, si; Fjalėt e urta, Fjalė tė urta dhe thėnie popullore shqipe, Aftėsitė artistike, Aftėsitė estetike, Aftėsitė filozofike, Aftėsitė gjuhėsore, Veēoritė e stilit, Veēoritė e gjuhės popullore dhe Popullarizmi...

KRIMI DHE PĖRDHUNIMI SERB KUNDĖR FEMRES SHQIPTARE NĖ KOSOVĖ

Pėr librin ”Krimi dhe pėrdhunimi serb kundėr femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999”, ėshtė shkruar, ėshtė analizuar e vlerėsuar nga ekspertėt e fushės sė faktografisė, prandaj unė nė vėshtrimin tim, nė kėtė libėr kam parė se, femra shqiptare ėshtė personazh shumė i rėndėsishėm dhe i fuqishėm sepse u ballafaqua me armikun shfarosės serb, me njė armik qė gjithsesi i ka munguar ndjesia e tė ēenurit njeri, pra femra shqiptare pas gjithė kėtyre sakrificave ajo mbijetoi e po vazhdon tė jetoi, edhe pse me shumė vėshtirėsi dhe ende pa pėrkrahje shtetėrore. Kėtu duhet pėrgėzuar autoren Naxhije Doēi, e cila ka arritur ta thyej akullin, ta gjej ēelėsin e hyrjes nė zemrat e thyera e tė hapė njė dritare ku brenda ėshtė dhimbja, vuajtja, loti...
Pėr vlerėn e kėtij libri faktografik, mė sė miri flet fakti se nė vitin 2013, ky libėr pėrkthehet edhe nė gjuhėn anglisht dhe tani mė ėshtė gjithandej botės sė civilizuar e demokratike, duke treguar e argumentuar faktet e krimit dhe pėrdhunimit serb kundėr femrės shqiptare nė Kosovė gjatė viteve 1997-1999.

KOHĖ FLAKADANĖSH TĖ LIRISĖ
Ligjėrimi poetik dhe fuqia e tij…!

Libri poetik ”Kohė flakadanėsh tė lirisė”, i botuar nė gjuhėn shqip dhe anglisht nė vitin 2012, ėshtė libėr i shkruar me pėrkushtim e dashuri pėr atdheun.
Poetėt, tė cilėt pjesė tė jetės, tė gjakut dhe tė etjes e kanė dashurinė pėr liri e atdhe, ata vargun e kanė kėngė madhėshtie, me tė cilėn, sado mirė qė e shkruajnė, ata prapėseprapė mbeten tė etur pėr tė thėnė e pėr tė rrėfyer edhe diēka, dhe atė, duke filluar nga vetvetja e deri tek rrugėtimi nėpėr udhėt e sakrificės qė ka lėnė gjurmė pėr tė thėnė shumė, pėr t’u mburrur e pėr t’u kritikuar. Kjo ngase, toka e lagur me gjak ka shumė kėngė, rrėfime e ngjarje tė pathėna, mbase edhe tė pa shkruara. Pėr kėtė, “Kohė flakadanėsh tė lirisė” tė autores Naxhije Doēi, nuk janė rrėfim vetėm pėr kėtė periudhė zjarri, ėndrrash, dhembjesh e krenarish por janė edhe rrėfime historike tė stolisura nė vargje. Andaj, ēdo varg i shkruar nga autorja, e ka vulėn e ndijimit tė veēantė e specifike, qė poezinė e shndėrron nė histori mbase edhe nė baladė. Kėtu qėndron edhe pesha e vargėzimit tė Naxhije Doēit, e cila njė kohė tė gjatė ka punuar qė kėto poezi e vargje t’i kapėrthejė e pėrjetėsojė nė libėr. Dhe, mirė ka bėrė qė vargun e vetė ta lėshojė tė ecėn botėrisht e tė jehojė kudo e tek secili lexues...

UDHA E KOMBIT-ĖNDĖRR E DEHUR E RRĖNJĖS
Shenjtėria e vargut poetik pėr shtigjet e jetės dhe periudhat kohore

Libri me poezi ”Udha e kombit-Ėndėrr e dehur e rrėnjės”, i cili fillon me poezinė Udha e kombit, vargėzimi shndėrrohet nė rrėfim e histori, e cila pastaj, tėrė kohėn e ngacmon lexuesin pėr tė ecur krah pėr krah me pėrjetimet e poetes, e cila mbi vete ka tė ngarkuar lirinė bashkė me vargun pėrcjellės, dhe se, autorja, pėrmes vargut fillimisht, shprehet:
“Udha e kombit “Dr. Ibrahim Rugova”
ėndėrr e dehur e rrėnjės
pėrfytyrim i pamposhtur bujshmerie
me madhėshtinė e hovit triumfues
pėr njėjtėsi peizazhesh tė etura etnike
nė shekullin e ri XXI…”!
Dhe autorja duke u pėrplasur me situata tė ndryshme mbase edhe shpirtėrore, vargu i saj merr terrnak dhe nganjėherė e zhvesh autoren nga vetvetja, sepse, nė gjendje tė tillė, asgjė nuk ka kuptim kur liria u ngjante prangave. Pėr kėtė, ajo, e trembur nga ecjet, nuk heziton qė nė shenjė revolte tė ligjėrojė gjithnjė plotė pezėm:
“...Udha e kombit
mėtim kohėsh tė braktisura
nga myku i pėrdaltė i errėsirės
i tė palarave tė shkaktuara
nga xhelozitė e hipokrizuara
tė fqinjėve syshkyer e korbzi...”

Kjo formė e tė shkruarit e bėn poezinė pasqyrė tė situatės aktuale nė tė cilėn gjendet, kėshtu qė, pėrmes vargjeve mbėrthehen e tingėllojnė mesazhet karakteristike e qortuese. Me kėtė, poetja Naxhije Doēi, sikur do tė na thotė se gjeneratat e reja dhe ato tė tjera qė do vijnė, do ta shėrojnė e stolisin lirinė e lėnduar dhe tė plagosur nė mėnyra e forma tė ndryshme. Dhe, pėrmes vargut hapė zemrėn dhe shpirtin, por shpalos edhe ėndrrat...

VARGĖZIM MBI GJURMĖ
Fati i kombit e i atdheut nė zėrin poetik

Nė librin tjetėr poetik ”Vargėzim mbi gjurmė”, autorja sikur mediton, jo vetėm pėr fatin e vet, por edhe pėr fatin e kombit dhe tė atdheut pėrgjithėsisht. Megjithatė, ajo, prapėseprapė na reflekton shpresėn dhe qėndrimin e pathyeshėm pėr liri, duke u shprehur nė vargjet e poezisė sė parė nė libėr:
“Mijėvjeēari i tretė nė hapėrim tė stisur
bulėzim stinėsh nė dheun tim tė thinjur
nė Kosovėn me buzėqeshje tė dehur lirie
shkrirė nė thellėsi tė gufuar Pavarėsie...”

Si gjithmonė dhe tek secili individ qė nganjėherė sė tepėrmi ngushtohet shpirti, kjo ndodhė edhe tek autorja e kėtij libri, jo pse dėshiron tė na reflektojė biografinė e vet, por ngase, gjithnjė ka etje pėr tė rrėfyer dhe pėr tė treguar edhe pėr tė tjerėt, se jeta dhe njeriu, jo rrallė, janė vetėm kuptim fjale. Pėr kėtė arsye, nganjėherė vetvetiu vargu rrėshqet apo edhe pėrvidhet pėrmes penės se autores duke reflektuar si biografi e personazhit tė poezia Bardha e Anadrinisė:
“...Tri ditė e tri net
shiu ra si me grykė tė testisė
kur qe bėrė nuse kohe Bardha e Anadrinisė...”

Tė kėsaj natyre janė edhe shumė poezi, gjė qė ėshtė e kuptueshme ngase kanė dalė nga shpirti poetik i autores dhe Naxhije Doēi, sikur ka etje pėr t’i rregulluar dhe pėr t’i flakėruar binarėt e jetės. Megjithatė, poetja gjithnjė pėrmes vargut tė saj paraqet realitetin shoqėror, dhe mjeshtėrisht ligjėron (si me lutje tė fshehtė) pėr ta rregulluar treguesin e orės qė dikton ditėn dhe pėr ta bėrė ndėrgjegjen pjesė detyrimi tė jetės.
Duke u mbėshtetur nė njė vargėzim tė tillė dhe karakteristik, libri poetik ”Vargėzim mbi gjurmė” i Naxhije Doēit, ėshtė njė vepėr e rrėfimit tė sinqertė shpirtėror, e cila i ngjanė edhe pikturės, edhe hartės, edhe madhėshtisė dhe lumturisė, por edhe dhembjes. Kjo vepėr e ka mesazhin dhe cilėsinė esteto-letrare, e cila begaton vlerat letrare dhe kulturore kombėtare...

dibran fylli, regjisor

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 89 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DORA E SHKRONJAVE
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:05
.
Promovimi i 5 vėllimeve tė “Kuvend letrash me...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:58
E nderuara familja Merlika, I nderuar bashkėpunėtor i ngushtė i shoqatės studiuesi Eugjen Merlika! Tė nderuar organizatorė tė kėtij evenimenti kultur...
LUM SHPÉTIMI E MJERÉ QAZIMI
E merkurė, 15 nėntor 2017 - 17:21
.
Njė tregim pėr mikun tim
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:16
E njoha shumė vite mė parė nė kondita tė jashtėzakonshme. Isha i burgosur nė qelinė nėn rampėn e shkallės, qė tė ēonte nė katin e dytė tė godinės sė sigur...
Kthimi i mergimtarit nė Atdhe
E dielė, 12 nėntor 2017 - 02:21
Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh nė vitet ’80-ta, se pushtuesi jugosllav nuk i la derė tjetėr, por nėna dhe motra Gjelinė kishin insistuar ...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi