Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Libërdëshmi se Shiqiri Makshana jetoi, veproi e luftoi për atdhe në emër të njerëzores
Publikuar më 07 nntor, 2017 në orën 22:05 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Recension

Libri “Një jetë në shërbim të atdheut – Monografi për Shiqiri Makshanën”, i autorit Agim E. Gashi, vije para lexuesve, si një dëshmi që vihet në shërbim të kujtesës kolektive dhe të mos harresës për njërën ndër ngjarjet më të lavdishme të kombit shqiptar - luftës për çlirimin e Kosovës nga pushtimi i Serbisë, duke dëshmuar nëpërmjet heroit individual Shiqiri Makshana, se luftëtarët e lirisë nuk kishin të bëjnë me mbinjeriun, por ishin njerëz të zakonshëm, punëtorë që kishin jetën e tyre, familjet e tyre, me mund e vështirësi të mëdha kishin krijuar mirëqenien familjare, por që kur e kërkoi zëri i atdheut, kur po rrezikohej ekzistenca e popullit shqiptar në Kosovë, lanë gjithçka patën, dhe iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në frontet e luftës në Kosovë, duke u vënë në dispozicion të saj me gjithçka patën.

Shiqiri Makshana nuk ishte mjaftuar me kontributet humanitare në shërbim të komunitetit, të cilat i kishte filluar herët, në periudhën e okupimit, të luftës, por që i vazhdoi edhe pas luftës. Rasti i Shiqiriut është personifikim i veprimit të ndërgjegjshëm dhe i përkushtimit të gjithanshëm të një mërgimtari shqiptar, kur dihet se roli dhe kontributi i diasporës shqiptare, të cilës i takonte edhe Shiqiriu, i qindra mijëra shqiptarëve ishte i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm në projektin e madh të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në këtë libër rrëfim për jetën e veprimtarit, humanistit dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Shiqiri Makshana, vlerësoj se është një libër i dobishëm në shërbim të mos harresës së jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë Shiqiri Makshana, nga Drenoci i Rahovecit, që sjellë para lexuesve si dëshmi të dorës së parë kujtimet, mbresat, vlerësimet e larta të shokëve, bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe të shumë prej atyre që e kanë njohur Shiqiriun në rrethana të ndryshme, qoftë si humanist, qoftë si veprimtar, qoftë si luftëtar lirie në luftën për çlirimin e Kosovës. Krahas këtyre, janë të rëndësishme si dëshmi kohe edhe fotografitë dhe faksimilet e dokumenteve që përfshihen në libër.
Nëpërmjet rrëfimeve të atyre që patën fatin të jenë përkrah Shiqiriut, dëshmohet se Shiqiriu, ishte njeri që sakrifikoi shumë për mirëqenien e familjes, sakrifikoi shumë për të ndihmuar dhe për të qenë në shërbim të njerëzve në nevojë, sakrifikoi shumë për atdheun. Ishte njeri që mbi gjithçka e donte lirinë e popullit dhe të vendit të vet, në shërbim të të cilit i vuri pasuri e jetë, dhe nuk i mori asgjë. Shquhej për energji pozitive, disiplinë, moral të lartë e vizion të qartë për kohën. Në kohë lufte, pas kthimit nga mërgimi, Shiqiriu pasi i kishte kryer stërvitjet e obligueshme ushtarake në Helshan, Vlanë e Feken, mori pjesë drejtpërdrejt në frontet e luftës në Zonën Operative të Pashtrikut e në Zonën Operative të Dukagjinit. Mori pjesë në Betejën e lavdishme të Koshares, si luftëtar i Brigadës 134 “Bedri Shala” të Zonës Operative të Dukagjinit, ku ishte i sistemuar në Kompaninë e Dytë të Batalionit të Tretë të kësaj brigade, së bashku me të vëllanë Nijaziun. Shiqiriu iu përmbajt thënies emblematike të prof. Ukshin Hotit, se “për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”.
Pra, Shiqiriu nuk i lejoi vetes të ishte vetëm dëshmitar i këtyre ngjarjeve, por ishte pjesëmarrës aktiv në këto ngjarje historike dhe la gjurmë të pashlyeshme në biografinë e tij dhe të familjes së tij, duke i lartësuar traditat e atdhetarisë dhe të bujarisë familjare. Përkushtimin që e tregoi Shiqiriu për familjen, shokët, bashkëluftëtarët dëshmorë, invalidë e veteranë të luftës, tani këta të fundit po e tregojnë në kujtim dhe nderim të jetës dhe veprës së paharrueshme të Shiqiriut. Thonë se njerëzit vdesin vetëm atëherë kur harrohen. Në këtë jetëshkrim gjeni dëshmitë se Shiqiri Makshana nuk ka vdekur, sepse nuk i takon harresës.
Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, Shiqiri Makshana! Lavdi e nderim të përjetshëm të gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve që u sakrifikuan për lirinë e atdheut!

Fetnete Ramosaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 721 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi