Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FASHIZMI JURIDIK BULLGARO-MAQEDONAS I ZAEVIT
Publikuar më 08 nntor, 2017 në orën 04:29 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim

Gjykata antishqiptare e Shkupit është dëshmia më e freskët e fashizmit dhe racizmit politiko-juridik bullgaro-maqedonas kundër popullit autokton shqiptar, të cilën duhet ta shohin amerikanët, BE dhe e gjithë bota demokratike, ku, shqiptarët e “Grupit Kumanova” u dënuan në mënyrë drakonike e fashisto-raciste, vetëm pse janë shqiptarë.

Por, këtu, duhet t’u bëjmë pyetje publike të gjitha shteteve të botës që e njohën Maqedoninë e pushtuar shqiptare si shtet bullgaromadh antishqiptar dhe pse e mbrojnë kaq shumë atë “shtet” të huaj, të krijuar artificialisht, në tokën e pushtuar shqiptare? Pse në atë “shtet” dënohen vetëm shqiptarët dhe jo fashistët serbomëdhenj, sllavomëdhenj e bullgaromëdhenj të Zaevit të dyfishtë racisto-fashist-“demokrat”, antishqiptar, të cilit, sapo iu dha mundësia, iu çjerrë maska antishqiptare, duke i dënuar shqiptarët e “Grupit Kumanova”, me hiç më pak se 746 vite burgim…

Ky gjest i Shkupit zyrtar qet në shesh vazhdimësinë antishqiptare shekullore të Jugosllavosë dhe të shqiptaro-titizmit antishqiptar, në vijimësinë e tij antishqiptare.

Ndjekja, persekutimi dhe dënimi i shqiptarëve që po bëhet qëllimshëm në ish-republikat e Jugosllavisë antishqiptare, po bëhet me qëllim e skenarë të njohur se edhe pas “pavarësimit” të tyre nga Jugosllavia, politikat antishqiptare kanë mbetur të njëjtat dhe më të sofistikuara se kurrë më parë, më antishqiptare se kurrë më parë, ku, për fat të keq, kanë gisht, bile, të maskuar trash, udhëheqësit e partive “politike”, “patriotike” e “shqiptare” në Maqedoni, ata “shqiptarë” rretherrotull dhe ndërkomnbëtarët e gullumuçuar në Shkup e rajon.

Po, ku janë politikanët shqiptarë në këtë mes? Cili është roli i tyre antishqiptar këtu? Ku po fshihet trupi i tyre “politik”, “patriotik” e “kombëtar” në krejt këtë mes antishqiptar rretherrotull, në Shqipërinë e copëtuar në gjashtë shtete “patriotike”, “demokratike” e “shqiptare”, ku po e loz rolin e “maces me miun” shqiptaro-titizmi “shqiptar”, LKJ-isto – LDK-ist&Co?...

Beogradit, Shkupit, Podgoricës e Athinës antishqiptare duhet t’u tregohet fort e qartë vendi në të gjitha trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare dhe atë vend duhet t’ua tregojë Tirana zyrtare e Shqipërisë së shqiptarëve. Armiqësia që po e tregojnë (tregtojnë) haptas dhe prapa perdeve, në çdo hap politik, diplomatik, policor e ushtarak, për përndjekjen me skenarë të shqiptarëve në trojet e tyre etnike, duhet t’u kthehet me të njëjtën masë, në mos edhe më ashpër. Këto lojëra dhe këta skenarë antishqiptarë datojnë gjatkohë në historinë e Maqedonisë së pushtuar shqiptare. Vatrat e këtij burimi racist e fashist bullgaromadh antishqiptar janë të hershme, qindravjeçare, dhe, këtë, mëse miri e zbardhë gjykimi i “Grupit të Kumanovës”.

Të njëjtat politika dhe skenarë racistë e fashistë antishqiptarë i kanë udhëhequr, njëri pas tjetrit: Kiro Gligorovi, Llazar Mojsovi, Kërste Cërvenkovski, etj., për t’i vazhduar më pas Nikolla Gruevski dhe tash, antishqiptari i radhës, Zoran Zaevi.

Prandaj, si ka mundësi që shtetet mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kudo që janë, t’i hanë karremët antishqiptarë bullgaromëdhenj të Gruevskit e Zaevit, njërin pas tjetrit, madje, si ka mundësi që po ata karremë antishqiptarë t’i hanë e t’i përpijnë fare pa përtypur edhe politikanët “shqiptarë”, “patriotë” e “kombëtarë” të njohur, që, me këto që po lejojnë, duhet t’ua rrahësh edhe kolltuqet ku rrinë ulur, prej të cilave kolltuqe vetëm sa po e rjepin popullin shqiptar, sa po e copëtojnë Shqipërinë e po i përçajnë shqiptarët, kudo, që u “prijnë” për mozomokeq!...

Krejt kjo e tregon qartë se me Maqedoninë e pushtuar shqiptare dhe me shqiptarët kudo në trojet e tyre etnike po lozin thi e qen, vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, të lidhur me njëri-tjetrin, “pariotikçe” e “shqiptarçe”, pasi po mungon i Pari i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, udhëheqësi Epokal Shqiptar, Enver Hoxha!...

Një ndihmesë të pakompromis për realizimin e skenarëve antishqiptarë të Beogradit, Podgoricës, Shkupit, Prishtinës dhe të Preshevës e kanë dhënë e po e japin “patriotët” shqiptaro-titistë të LKJ-LDK-së&Co, që kanë qenë lart-poshtë në pushtetin dhe në zinxhirin “politik”, “kulturor”, “diplomatik”, “policor” e “ushtarak”… antishqiptar të RSFJ-KSAK-së, me këlyshë e me kudra, të cilëve skenarë, për fat të keq, po u del krah edhe Tirana, BE e edhe SHBA, dhe, ky është kulmi i marrisë vendore, rajonale e ndërkombëtare në tokat e trepushtuara e të gjashtëcopëtuara shqiptare…

Në këtë kontekst, mendojmë se ka ardhur koha e skajshme kur këtë realitet të hidhur antishqiptar në tokën e pushtuar shqiptare (Çamëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Sanxhak) duhet ta kuptojnë SHBA, BE dhe e mbarë bota demokratike, sepse, këtu, gjithçka bjen në vendin e vet kur priten kufijtë e mbrendshëm të Shqipërisë Etnike dhe del në horizont e zbardhet plotësisht e qartë SHQIPËRIA e shqiptarëve, ku mund të jetojnë të gjitha pakicat që dëshirojnë të jetojnë dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore.

Sepse, vetëm kur kuptohet drejt ky realitet, pushon persekutimi i shqiptarëve dhe ndëshkimi i tyre si në “rastin” e “Grupit të Kumanovës”, ku kanë gisht edhe “patriotët shqiptarë” në Maqedoni dhe kudo në rajonin e copëtuar të Mesdheut Iliro-Shqiptar, prandaj, pyetja që shtrohet këtu, është: Pse SHBA, BE dhe ndërkombëtarët e mbështesin gjithë këtë antishqiptarizëm dhe jo vetëm në “rastin” e “Grupit të Kumanovës”?... Pse ndihmohet kaq shumë e në mënyrë kaq perfide shqiptaro-titizmi antishqiptar i “par(t)ive politike” e “patriotike” antishqiptare?...

Burojë, më 5 Nëntor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 503 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi