Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qymyrit ;
Publikuar më 09 nntor, 2017 në orën 19:07 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mora shkas nga një kontratë e Dubait ( Emiratet arabe) me një firmë nga Shangaji dhe një nga sauditet për ndërtimin e një termocentrali diellor me fuqi 700 MW ?! për furnizimin e Dubait me energji elektrike me një çmim prej 6 centesh për kWh, për te bërë një krahasim me burimin primar energjetik të Kosovës (qymyrin) dhe vlerën që ai ka për popullin dhe vendin tonë nëse: EVENTUALISHTE MBETET PASURI E JONA!

Çka do të thotë kjo shifër kaq e lartë investuese dhe për sa kohë mund te shpaguhet ky investim me këtë çmim 6 cent / kWh dhe një fuqi reale te TC diellor, fuqi e cila kurrsesi nuk mund të jetë 700 MWh, por rreth 3 herë më e vogël?
Që të japim një përgjigjje sa më të përafërt lidhur me këtë pyetja që i kemi parashtruar veti, duhet të dijmë se çfarë do të thotë 700 MW fuqi e një termocentrali diellor.

1 MW peak, apo 1 kWpeak fuqi energjie e rrezatimit diellor, nuk është e njëjtë me
1 MWh, apo me 1 kWh fuqi e zakonshme energjie nga një HC, TC me ndonjë burim tjetër konvencional të energjisë ( qymyr, naftë, gaz, uran etj).

Kjo sepse:
Rrezatimi diellor nga burimi (Dielli) është vazhdimishtë konstantë dhe shumë i lartë.
Sipas të dhënave shkencore, kjo vlerë rrezatimi është rreth 63000 kWh / m² të sipërfaqes së diellit.

Për shkak të largësisë dhe pengesave të shumëta në gjithësi, kjo vlerë arrinë në planetin tonë Tokë shumë e zvogluar, d.m.th, rreth 60000 herë e zvogluar dhe sasia e rrezatimit diellore që e takonë atmosferën e tokës ka vlerën mesatare rreth
So= 1367 W/m² ose 1,367 kWh/m² të sipërfaqes së atmosferës së tokës.

Kjo vlerë mesatare qe quhet konstantë solare, është caktuar në vitin 1982 nga:”Weltorganisation für Meteorologie”-(Organizata botërore për Meteorologji) në Genf-Zvicer dhe është: So= 1.367 W/m², me devijim, 4W/m², varësishtë nga ndryshimet e aktiviteteve të rrezatimit, si rrjedhim i ndryshimit të largësisë, ndërmjet diellit dhe tokës.

Këto ndryshime, mund të shkojne deri ne 1% të zvoglimit të rrezatimit.
Burimi: (Freie Universität Berlin).

Konstanta solare ( diellore) nuk është e njëjtë në të gjithë planetin tonë.
Kuptohet që në pole është shumë më e ultë, ndërsa në çendër më e lartë.
Konstanta solare So= 1.367 W/m², është sasia maksimale e rrezatimit që Dielli ja përcjellë atmosferës ( mbeshtjellsit) së tokës.
Më tepër se kaq, Dielli nuk mund ti jep tokës energji.
Ndërsa Toka nga ana e saj thithë ( absorbon) shumë më pak se kjo sasi rrezatimi
prej So= 1367 Wh/m² apo 1,367 kWh / m² ! që e takon atmosferën e sajë.

Veni re!
Edhe pse shumë e zvogluar në krahasim me energjinë burimore të diellit prej 63000 kWh/ m², sipas të dhënave shkencore, nevojat e gjithëmbarshme të njerëzimit për energji, do të mund të mbuloheshin plotësisht me energji diellore, sikurse vetëm 0,13% e rrezatimit diellor, që e takon tokën, do të mundej të shfrytëzohej, me 5% efektshmëri.

Mu në këtë pikë janë përqendruar hulumtimet shkencore të instituteve më të njohura botërore, që kanë për qëllim rritjen e mundësive të pajisjeve teknike (fotovoltaikët, termika diellore, termocentralet diellore etj.), për shfrytëzimin e kësaj energjie kolosale, që dielli i dhuron falas planetit tonë.

Sasia e rrezatimit që e godet sipërfaqen e tokës quhet rrezatim global dhe ka vlerë mesatare rrethe 1000 kWh / m² x vit të siperfaqes së tokes që goditet nga rrezatimi, por jo e tërë sipërfaqja njëkohësishtë për arsye rrotullimi të sajë.

Pra shumë shkurtimishtë kemi renditjën:

1. 63000 kWh / m² rrezatim të liruar nga sipërfaqja diellore
2. 1,367 kWh / m² rrezatim që e arrinë atmosferën e tokës
3. 1000 kWh / m² x vit rrezatim global që e arrinë sipërfaqen e tokës brenda vitit.

Konstanta solare dhe rrezatimi global janë nxjerrur si vlera mesatare, pasi që dihet se toka për shkak të formës së saj, poleve, ciklit ditë - natë, vrërësirave etj nuk e thithë gjithkund dhe gjithëherë të njëjtën sasi rrezatimi.
Në polin e veriut arrihën vlerat rreth disa çindra kWh / m² x vit rrezatim global.
Në çendër ( ekuador), arrihen edhe mbi 2000 kWh / m² x vit rrezatim global.

Mbi këtë bazë, me matje eksperimentale janë nxjerrur edhe orët dhe sasia e rrezatimit diellor për vende të ndryshme te globit, që mund të mirren edhe si vlera orientuese për projektimin dhe llogaritjen e përafërt të fuqisë instaluese ( jo realizuese) të pajisjeve për shfrytëzimin indirekt të rrezatimit diellor

Kjo tregohet edhe në hartën e rrezatimit diellore (fig.1) në vazhdim.

Harta e rrezatimit global diellor Burimi: Universiteti i Düsseldorfit
















Sikuse shihet nga harta, vendi ynë Shqiperia me komponentat përberëse Kosovën etj., ka një përçëndrim rrezatimi diellore në fushën: 1500 - 1650 kWh / m² x vit, do të thotë rreth 50% më tepër rrezatim diellor se Gjermania, por fatkeqësishtë, as 1% shfrytzueshmëri të tij në krahasim me Gjermanine e cila kap shifrat e shfrytëzimit të energjisë së ripërtritëshme deri 20 % të mbulimit të nevojave kombtare me energji.

Kjo dhe shumë punë tjera me vlerë për kombin dhe vendin tonë do të duheshin të ishin pika përçëndrimi dhe zhvillimi të udhëheqjeve politike ndër ne e jo mbledhja e bërllogut helmues europian.
Format kryesore të përfitimit të energjisë së caktuar nga energjia e rrezatimit diellor janë:

1. Fotovoltaikët (fig.2), që mes fotoqelive rrezatimin diellor e shndërrojnë në energji elektrike dhe kanë shkallë shfrytzueshmërie prej (5 - 25 % në laborator).












Gjeneratorë fotovoltaikësh të vendosur mbi kulme dhe në fushë të hapur.
Te fotovoltaikët , ≈ (5 - 10 m²) siperfaqe modulesh varësisht nga tipi dhe prodhuesi japin 1 kW peak .
Pra:
1Kwpeak ≈ (5 - 10 m² module), për Gjermani arrijnë një realizim vjetor prej rreth 1000 kWh.
Po të nisemi nga konstanta solare 1,367 kWh / m² dhe po të ishte mundësia e shfrytëzimit të saj për 8760 ore brenda vitit, do të kishim një realizim vjetor prej:
11975 kWh / m² dhe vit.

Ky realizim praktikë prej rreth 1000 kWh / kWpeak brenda një viti në raport me numrin e orëve brenda vitit që dielli rrezaton pa ndërprerë ndërsa toka nuk e merrë për shkak te cikleve : ditë - natë, verë- dimër, kthjelltë - vrërët etj, del edhe shkalla e shfrytëzimit të moduleve të fotovoltaikëve qe teorikishte sillet prej ≈ 5 -25% varësishte nga prodhuesi dhe tipi i tyre.

Praktikishtë për Gjermani pajisjet diellore janë efektive:

• rrethe 3 / 24 orë - gjatë stinës së verës
• rreth 1/ 24 orë - gjatë stinës së dimrit

Ne vendin tone Shqiperi- Kosove etj, kjo vlere rritet deri 50 % sepse po aq ka edhe rritje rrezatimi diellor.

Veni re:
Sikurse e cekem me pare, te fotovoltaiket shfrytezohet rrezatimi e jo temperatura.
Temperatura mbi ate laboratorike ( 25 ° C ) eshte e demshme per procesin e perfitimit te energjise elektrike nga fotovoltaiket.
2.- Termika diellore ( fig.3) që shfrytezojne njëkohësishte rrezatimin diellor dhe
temperaturen për perfitim të energjisë termike kryesishtë për ngrohjen e ujit
sanitar dhe sisteme ngrohjeje.

Parimi bazë i punës së termikës diellore











Varësishtë nga tipi i kolektorëve, paisjet termike diellore arrijnë shfrytzueshmëri deri mbi 50% të rrezatimit diellor.
Termocentralet diellore (fig 4), e që deri më tani në realizim janë kryesishtë ato me pasqyra parabolike që kan shfrytzueshmëri deri 15 % dhe karakterizohen me temperatura të larta shfrytëzuese deri 400 ° C.
Këtu në foto shihet një TC diellor në qytetin Sevila të Andaluzisë ( Spanjë), i lëshuar në punë në Mai 2017, me fuqi instaluese prej 19, 9 MWpeak të realizuar përmes 2650 pasqyrash të mëdha të shpërndara rreth turmit disa qindra metra të lartë, në të cilin bëhet absorbimi dhe shndërrimi i energjisë së rrezatimit diellor në energji nxehtësie dhe pastaj në energji elektrike.

Në Europë me TC diellor prinë Spanja e cila në shkallë botërore radhitet pas ose krahas SHBA.

Termocentralet diellore gjejnë zbatim kryesishtë në zonat me rrezatim të lartë rreth
≥ 2000 kWh / m² në ekuador dhe rreth tij.

Për rrezatim të ultë nuk janë efektiv.
Në Gjermani ku rrezatimi diellor sillet në vlerën rreth 1000 kWh / m² x vit ekziston vetëm një i till me fuqi instaluese 1, 5 MWpeak, i ngritur në vitin 2009 në qytetin Jülich.
Në këtë fushë ka edhe termocentrale tjera që e permbledhin rrezatimin diellore por ende jane në fazën eksperimentuese dhe pak janë në shfrytëzim.

Se cili nga këto tipe termocentralesh do të ngritet në Dubai nuk ka aq rëndësi krahasuar me faktin se cilido nga këto tipe që të ngritet bazuar në hulumtimet dhe të arriturat e derisotme tekniko shkencore nuk mundet të kaloi shkallën e shfrytëzimit mbi rreth 20 %.

Po të bazohemi dhe duhet të bazohemi në analogji, del se 17 TC parabolike diellore të ngritura në Spanjë nga vitet 2008 deri 2012, kan fuqi të përgjithëshme instaluese prej 825 MW me një realizim vjetor prej 1951 Gigawatore. Burimi instituti gjerman i Hamburgut " Welt der physik" .Kjo do të thotë se shkalla e shfrytëzimit vjetor (ɳ vj) e këtyre TC sillet rreth
27 % të fuqisë instaluese.

Ky zvoglim i shkallës së shfrytëzimit vjen kryesishtë për shkak te numrit të orëve me diell brenda ditës, muajit apo vitit krahasuar me numrin e përgjithshëm të orëve brenda vitit prej 8760 orësh.
Kjo do të thotë se TC diellore në Spanjë kan shfrytëzuar mesatarishtë rrethe 6,5 orë diellore në ditë.
Nisur nga kjo analogji del se kapaciteti real i TC në dubai është rrethe 210 MWh.
Nga kjo del se çmimi real i investimit nuk është 5,6 milion dollar / MWh sikurse e llogaritëm në fillim, por është rrethe 18,6 milion dollar / MWh.

Sipas këtij krahasimi del se TC diellor në dubai mund të kete një perfitim vjetor të energjise elektrike nga rrezatimi diellor rrethe ≈ 1,84 mil.MWh / vit x 6 cent / kWh ≈ 110 milion dollar / vit.

Me këtë realizim vjetor, pa i llogaritur shpenzimet tjera për puntorë, mirëmbajtje etj, TC diellor i dubait duhet të punoi të paktën 39 vite pa pushim, pa prishje, që qarkullimi vjetor me çmim shitje prej 6 cent / kWh, të i ofrohet shifrës së investimit prej 3, 9 miliard dollar.
Mirëpo, kjo nuk është e mundur as teorikishtë as praktikishtë, ngase shekulli i shërbimit të pajisjeve diellore llogaritet rrethe 25 vite dhe ate me 20 % zbritje kapaciteti deri në fund të afatshërbimit.

Krahasimi me Kosovën dhe qymyrin!
Po Kosova me rezervat dhe resurset dhjetra miliarda tonëshe të qymyrit, ku qëndron në këtë krahasim?
Rezervat e dëshmuara të qymyrit te Kosovës prej ≈ 14 miliardë tonësh janë një fakt i njohur kombtar dhe nderkombtar.

Sa iu përketë resurseve që me siguri mund të jenë edhe shumë më të mëdha, nga ana jonë ende "nuk ka kush i hulumton" !
Bile as për rezervat nuk flitet!
Të ndalemi vetëm te rezervat dhe vlerën reale të tyre po të shndërrohen në energji .

Dihet se në rastin më të keq, 1 ton qymyr i papërpunuar përmbanë në vetvete ≈ 2,2 MWh energji x 14 miliardë ton qymyr ≈ 31 Miliard MWh.
Ketu llogaritet energjia e gjithmbarëshme që përmban qymyri ( elektrike + termike).
Nëse e llogarisim çmimin e kësaj energjie vetem 6 cent / kWh sikurse centrali diellor ne dubai fitojme vleren:
31 Miliard MWh x 60 € ≈ 1,86 Bilion (€) = 1860 Miliard (€), që është më tepër se bruto prodhimi prej ca 20000 (€) për kokë banori i shtetit gjerman prej 80 mil. banorësh.

Vlera REALE energjetike e rezervave të qymyrit të Kosovës po të llogaritet me çmimin europian (Gjerman) mbi 30 cent / kWh që paguajnë shtetasit gjerman, është hiq më pak se 9, 3 BILION (€) , ose 9300 MILIARDӖ ( € ).

Shprehur për kokë banori rezulton se vlera energjetike e rezervave të qymyrit të Kosovës është ≈ 4,62 milion / banor të popullatës 2 milionëshe të Kosovës.
Kjo nuk është RRENӖ as rritje por e vërtetë që mund ta vërtetoi gjithkush që e din tabelën e shumzimit.
Gjene edhe një vend tjetër në GLOB, ku vetëm pasuria energjetike e çdo banori të saj ka vlerën mbi 4, 6 milion(€) !

Po ti llogarisim nevojat e Kosovës për energji sipas gjendjes aktuale të banorëve dhe standardeve europiane të mbulimit të këtyre nevojave, Kosovës i nevojitën rrethe 1050 MWh fuqi elektrike (shih politika energjetike në Kosove A. Begolli), del se:
Rezervat e qymyrit për ti plotësuar të gjitha nevojat për energji të popullatës 2 milionëshe sipas standardeve të sotme europiane, Kosovës këto rezerva i mjaftojnë për rrethe 34 shekuj.

Në anën tjetër:
Nje TC i qymyrit prej 1000 MWh fuqi elektrike kushton rrethe 1 miliardë (€), d.m.th rrethe 1Milion( €) / MWh ose 18 herë me pak se çmimi per MWh i TC - diellor në Dubai.

Po ta llogarisim realizimin vjetor të energjisë me rrethe 75 % te TC e kombinuara ( energji elektrike + energji termike), me burime konvencionale të energjisë primare ( qymyri në rastin tonë), dhe çmimin 6 cent / kWh, kemi nje realizim vjetor prej ≈ 400 Milion (€).
Kjo do të thot se TC i popullit Kosova, për 2,5 vite do të kishte realizim aq sa çmimi investiv, dhe vitet tjera do të punonte vetëm për ti plotësuar nevojat e popullit dhe vendit.

Përfundim, përmbledhje dhe krahasim:

1 TC i popullit Kosova

• TC i popullit Kosova, prej 750 MWh fuqi realizuese do të kushtonte
≈ 1 Miliard (€) dhe me 6 cent / kWh do te kishte realizim vjetor prej
≈ 400 milion (€).

• Ky termocentral per 2, 5 vite realizim, do ti mbulonte investimet

• Me TC të tilla dhe me rezervat e dëshmuara të qymyrit, pa i llogaritur
resurset që mund të jenë edhe shumë here më të mëdha, Kosova do ti
mbulonte nevojat për energji të gjithëmbarëshme të popullates prej 2 milion
banorësh sipas standardeve europiane për rrethe 34 shekuj.

• Vlera e rezervave të qymyrit te Kosoves të shnëdrruar në energji me vetëm
6 cent / kWh, ështe ≈1, 86 Bilion(€) = 1860 Miliardë (€).

• Kjo është vlerë 5 herë më pak se realja, pasi që çmimi i energjisë ne Europë( Gjermani), për banor është mbi 30 cent / kWh.

• Sipas çmimit që paguajnë shtetasit Gjerman 30 cent / kWh ( këtë çmim e paguaj edhe vet), vlera REALE energjetike e rezervave të qymyrit të Kosovës është hiq më pak se 9,3 BILION (€), ose 9300 MILIARDӖ ( € ).

• Llogaritur për kokë banori rezulton se vlera energjetike e rezervave të qymyrit të Kosovës është ≈ 4,62 milion (€) / banor, të popullatës 2 milionëshe të Kosovës.

• Te gjitha TC diellore aktuale në mbarë botën s'bashku, nuk kan fuqi energjetike sa vlera energjetike e qymyrit të Kosovës, pa i llogaritur vlerat energjetike të shtetit amë Shqiperise me gaz, naftë ato ujore etj. dhe hapsirës sonë gjeografike që janë kolosale.

• Mos harroni se: Energjia e ripërtritëshme ka vlerë vetëm e vetëm kur i ka pran burimet primare të energjisë konvencionale (qymyri, nafta , gazi, urani etj), sepse nuk ka diell dhe erë përherë ( natën, dimrit, koha e vrërët etj), dhe se akumulimi i energjisë së ripërtritëshme (dielli, era etj), sot për sot është i pa mundur në sasi të mëdha që të përdorët kur nevojitet.

2- TC diellor i Dubait

• TC diellor i Dubait prej ≈210 MWh fuqi realizuese po kushton
3,9 Miliard Dollar dhe me 6 cent / kWh do të kishte realizim vjetor prej
ca 110 mil (€)

• Ky TC duhet të punonë pa pushim, pa ndërprerje, pa prishje, për të pakten 39 vite, që të arrijë të realizoj me përfitim energjie shumën e investimit pa i llogaritur shpenzimet e punës, mirëmbajtjes etj.

• Kjo ne gjuhën e teknikës është alogjike dhe e pa mundur!

Vjen pyetja:
Çka do të thotë kjo nëse çmimi i investimit nuk mundet kurre ta mbuloj vetëvetën ?
Kjo do te thotë: Lufta për energji është domosdoshmëri sepse pa energji nuk ka jetë.

Në anën tjetër do të thotë se zhurma për ndotje ambienti është vetëm propagandë kundër vendeve që kan në pronësi të tyren rezerva dhe resurse të burimeve primare të energjisë konvencionale ( qymyri, nafta, gazi, urani etj), që ato të mos shfrytëzohen gjoja në emër të ruajtjes së ambientit dhe tu lihen atyre që janë të fuqishëm ti shfrytëzojnë se vetëm ata "dijnë ti shfrytëzojnë dhe ta ruajnë klimën dhe ambientin"!
Ndryshe, si të shpjegohet fakti që sa më tepër iu ofrohet fundi burimeve të energjisë konvencionale, aq më tepër bëhet zhurmë për ruajtje të ambientit !

Nëse është kështu, dhe është kështu, pse atëherë gjithë ky shqetësim në rritje për klimën dhe ambientit në raport me zvoglimin e burimeve energjetike që e ndotin atë në vend se të ndihen të lehtësuar !
Nëse nuk ka çka digjet, çka mundet ta dëmtoi klimën dhe ambientin ?!
Presidenti amerikan Trump u tërhoq nga marrëveshja e parisit (2015) për klimën që me ardhje në krye të SHBA dhe e tha hapur se çka në të vërtetë është ajo !

Ne shqiptarët për aq sa jemi me fat sa iu përketë pasurive GJIGANDE të të gjitha llojeve që na i ka dhuruar FALAS NATYRA, po aq jemi jemi të denuar që nuk po dijmë ti ruajme dhe ti shfrytëzojmë për vete.

Bile po pësojmë që i kemi, sepse okupatorët e vjetër dhe te "rinjë" të vendit tonë, duke i synuar pasuritë dhe pozitën tonë shumë të përshtatshme gjeostrategjike, tani me metoda MODERNE, neve sa po shihet na e kan çitur rrethin përfundimishtë që të na zhdukun !!!

Shifrat e largimit dhe zvoglimit të popullatës në përmasa shqetsuese, dhe futja çdo herë e më tepër dorë në pasuritë tona kombtare nga të huajt e dëshmojnë këtë katërcipërishtë.
Vendi nuk zhvillohet duke mbledhur BERLLOGUN e BERLLOGUT HELMUES të EUROPES dhe duke i falur pasurite natyrore kombtare !!!

Populli shqiptar, përball këtyre rreziqeve në të cilat tashme ka hyrë dhe po ec me shpejtësi, munde dhe DUHET të shpëtojë vetëm e vetëm nëse bashkohet rreth qëllimit të përbashkët si popull dhe komb, duke i hedhur në BERLLOGUN e marre nga europa të gjithe politikajtë që vendin dhe kombin e bënë BERLLOG duke e ndar dhe coptuar si kurrë më parë për interesa të tyre e të dreqit dhe kundër interesave fundamentale te popullit.

Shqiptaret, duhet ti hapin sytë dhe veshët , ditë dhe natë që rezervat dhe resurset e veta natyrore ti ruajnë per vete dhe brezat që vijnë sikurse sytë e ballit se pa to nuk vlejnë asgje = O
Sa më tepër që shqiptarët e kuptojnë vlerën REALE të pasurive të veta kombtare dhe pozitën gjeostrategjike të vendit të vet, aq më thell kuptohen qëllimet dhe tentimet e shtuara të anmiqëve tan mbi shekullor për gllabrimin e vendit tonë.

Inxh. Abdullah Begolli
begolli-solar@hotmail.de

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,990 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi