Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJOHJA MBASE EDHE MUND TĖ TĖRHIQET!
Publikuar më 10 nėntor, 2017 nė orėn 15:46 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kėto ditė ėshtė bėrė temė diskutimi e trajtimi ēėshtja e njohjes sė shteteve si institut i sė drejtės dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Shkas pėr kėtė ka qenė “tėrheqja” e njohjes qė kinse shteti i Surinamit ka bėrė nė raport me shtetin tonė.

Tani, pa u lėshuar nė ligjshmėrinė e kėtij veprimi nė kontekstin e rrespektimit tė procedurave tė brendshme tė shtetit tė Surinamit, ėshtė ngritė dilema nėse njohja qė njė shtet i bėn tjetrit mund tė tėrhiqet? Mbase edhe mund tė tėrhiqet! Mirėpo pėr tė eksplikuar nė mėnyrė tė argumentuar institutin e njohjes para sė gjithash duhet tė nisemi, natyrisht edhe tė mbėshtetemi, nė tė drejtėn ndėrkombėtare pozitive. Ēka thotė e drejta ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje? Ēka nėnkuptojmė ne me marrėveshjet ndėrkombėtare apo traktatet, rrespektivisht konventat ndėrkombėtare? A janė kėto tė obligueshme pėr tė gjitha shtetet apo vetėm pėr shtetet pjesėmarrėse, nėnshkruese dhe ratifikuese?
Kėtyre pyetjeve duhet dhėnė pėrgjigje gjithsesi nga pikėvėshtrimi i normave juridiko ndėrkombėtare tė sistemit juridik ndėrkombėtar. Kėsisoji, dokumenti i parė juridik ndėrkombėtar i cili ka trajtuar institutin e njohjes ėshtė Konventa e Montevideos mbi tė Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, e vitit 1933, neni 6 i sė cilės thotė qė njohja ėshtė e pakusht dhe e parevokueshme. Deri kėtu gjithēka ėshtė e qartė. Pra njohja ėshtė akt diskrecional, natyrisht ekskluzivisht politik, qė njė shtet e ndėrmerr pėr tė njohur subjektivitetin juridik dhe politik tė njė shteti tjetėr. Konventa e Montevideos natyrisht se ėshtė e regjistruar nė sekretariatin e Kombeve tė Bashkuara ashtu siē kėrkon Karta e kėsaj organizate. Kėsisoji, ajo paraqet marrėveshje ndėrkombėtare. Tani ēėshtja ėshtė a paraqet kjo marrėveshje obligim pėr tė gjitha shtetet apo vetėm pėr ato shtete tė cilat e kan ratifikuar atė?! Kėtė paqartėsi e heqė neni 26 i Konventės sė Vienės mbi tė Drejtėn e Traktateve, e datės 23 maj 1969 dhe e hyrė nė fuqi, rrespektivisht e regjistruar nė sekreteriatin e OKB- sė mė datė 27 janar 1980. Sipas kėtij neni ēdo marrėveshje nė fuqi ėshtė detyruese pėr palėt pjesėmarrėse (ratifikuese). Derisa sipas nenit 34 asnjė marrėveshje ndėrkombėtare nuk krijon obligime pėr shtetet e treta, pra pėr shtetet qė nuk kan nėnshkruar dhe ratifikuar njė marrėveshje tė tillė.
Pra, pėr ta bėrė sa mė tė qartė, secila marrėveshje ndėrkombėtare nuk prodhon efekt juridik pėr shtetet e treta por vetėm pėr shtetet qė kan nėnshkru dhe ratifiku njė marrėveshje tė tillė. Nė rastin e Konventės sė Montevideos mbi tė Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve mund tė themi se dispozitat e kėsaj marrėveshje janė detyruese vetėm pėr shtetet pjesėmarrėse dhe ratifikuese tė saj. Numri i shteteve qė kan ratifikuar kėtė marrėveshje ėshtė simbolik nė krahasim me numrin e shteteve sot. Kėto janė 15 shtete tė Amerikės Latime dhe ShBA.
Shikuar nė pikėvėshtrimin politik njohja ėshtė akt i pavarur dhe politik qė njė shtet sovran e ndėrmerr pėr tė njohur njė realitet tė ri tė krijuar nė njė entitet tjetėr. Nė kontekstin aktual ndėrkombėtar nė kuptimin e formimit tė shteteve tė reja njohja ka rol pothuajse vendimtar nė sajimin e subjektivitetit shtetėror tė njė entiteti. Mirėpo, duke qenė se kjo ėshte ēėshtje qė kėrkon studim dhe duke qenė se nuk mund tė elaborohet nė kėtė format atėherė nė mėnyrė koncize duhet cekur gjithsesi se nė tė drejtėn ndėrkombėtare bashkėkohore formimi i shteteve tė reja nė masė tė konsiderueshme varet nga njohjet qė merr nga shtetet tjera, e veēanarisht nga Fuqitė e Mėdha.
Pėrfundimisht, njohja parimisht nuk mund tė tėrhiqet duke qenė se nuk ėshtė praktikė ndėrkombėtare, e pėrjashtimisht mbase mund tė tėrhiqet. Njė gjė tė tillė e ka bėrė Presidenti i ShBA- sė Willson nė vitin 1913 atėhėrė kur tėrhoqi njohjen e Meksikės duke qenė se nė kėtė tė fundit nė pushtet kishte ardhur nė mėnyrė tė dhunshme gjenerali ushtarak Victoriano Huerta.

Arton Musliu

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 144 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
PĖR TRIMAT, JUSUF E BARDHOSH GĖRVALLA DHE KA...
E merkurė, 17 janar 2018 - 07:50
(Nė 36-vjetorin e vrasjes sė TRE YJEVE TĖ PAVDEKĖSISĖ) Koha ecėn pa u ndalė.....Vitet rrokullisen njėri mbas tjetrit, pa u ndjerė e pa na marrė leje asp...
PERCAKTIMI DHE SHENJIMI I KUFIRIT- ATRIBUT I ...
E merkurė, 17 janar 2018 - 07:35
Tashmё, ёshtё bёrё plotёsisht e qartё qё marrёveshja e nёnshkruar, me 26 gusht 2015, nё V...
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi