Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i njohur austriak PETER PAUAL WIPLINGER
Publikuar më 14 nėntor, 2017 nė orėn 04:25 ( Para 6 ditė e 15 orėve ) Prof. Hazir Mehmeti | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn”

“ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė ta ndryshojmė kėtė botė dhe njerėzit, qė tė kemi drejtėsi, ku tė gjithė njerėzit tė kanė mundėsi tė barabarta pėr njė jetė humane.”

: A ju kujtohet, kur keni filluar tė shkruani, ishte poezi apo prozė e parė, cili ėshtė motvi i saj dhe kur ėshtė botuar?

Wiplinger: Ishte viti 1946, kur nė shtėpinė e prindėrve tė mi, nė shtėpinė e lindjes sime Haslach an der Mühl, 2-3 km larg nga kufiri i Ēekosllovakisė sė asaj kohe, njė ushtarak ebre-rus i strehuar pėr ndonjė arsye tek ne, mė ka mbetur nė kujtesė recitimi i tij tė elegjive nga Rainer Maria Rilke, dhe unė si djalė i vogėl qėndroja ulur pranė dhe dėgjoja me gojė hapur. Ky pėrjetim mė ka prekur thellė dhe ndoshta ishte pėrcaktues nė jetėn time.Ka mbetur e pa harruar dhe mė shoqėron nė pambarim tėrė jetėn time. Kjo ishte njė shtytje nė brendėsinė e njė bote krejt tjetėr, sa nė banalitetin e pėrditshėm, aq edhe nė vėrtetėsinė e saj.
Kjo ishte bota e poezisė, e cila mė pushton mua plotėsisht prapa sė cilės qėndron vendimi im pėr tė shkruar poezi dhe tė rritem me te. Mė vonė vijnė poezitė nga: Erich Kästner, Mascha Kaleko, Charles Baudelaire, Arthur Rimbaud, Paul Éluard, Garcia Lorca etj. Si gjimnazist poezitė e mia i botova nė antologji “ Flügel der Zeit“ dhe „Österreichische Lyrik nach 1945“. Pėrjetimet nga jeta dhe vjershat e poetit austriak Georg Trakl, e forcojnė rrugėn time drejtė lirikės dhe shkrimeve tė mia pėrgjithėsisht. Poezia e parė si gjimnazist 16 vjeēar, i kushtohej natyrės dhe dashurisė. Njėrėn nga vjershat e dėrgova nė njė gazetė, u botua dhe pėr kėtė isha shumė krenar. Nė kėtė kohė lexoja poezi tė pėrkryera dhe dėshiroja dhe unė tė shkruaj diēka tė tillė dhe tė bėhem poet. Kjo ishte rruga ime letrare, njė rrugė qė unė e dėshiroja. Nga poezitė e para mė kujtohen disa rreshta:
“ Nėse yjtė nė dorė mė bien,
njė shenjė e sigurt pėr mua... “

Nga poezitė e juaja del njė qėndrim njerėzor i veēantė nė pėrkrahjen e tė drejtės pėr njeriun pa marr parasysh kush e nga ėshtė. Ku e gjeni kėtė motiv, forcė?

Wiplinger: Ne anėn tjetėr nė kėtė kohė ndikonte realiteti i shoqėrisė klasore, qė ende ishte i pranishėm, kundėr sė cilės ishte kthyer politikisht edhe socializmi. Shoqėria klasore Kjo shoqėri klasore dhe kushtet e jetės tė lidhura me te ishin edhe pėr familje, njė prej tė cilės unė i takoja, njė familje tregtare dhe kryebashkiaku, njė gjė mjaft e natyrshme, si diēka “e dhuruar nga Zoti”; dhe kėshtu ėshtė trajtuar veprimi ynė janė trajtuar edhe shėrbėtorėt tanė, pra si qytetare tė klasės sė dytė, si tė nėnshtruarit tane-ashti sic dhe nė tė vėrtetė dhe ishin nė jetėn reale. Kjo mė lėndonte ndjenjat e mia tė hershme ndaj drejtėsisė dhe ngriste kundėrshtimin bashkė me indinjatėn time.
Kundėr kėsaj u ngrita, u rebelova. U solidarizove me “subjekte” “tė nėnshtruarit” tė tilla e tillė (p.sh. si kuzhinieri ynė i kuzhinjerja jonė e dashur Fani, i e cili ka jetuar 35 vjet dhe ka gatuar pėr familjen dhe bėnte gjithė punėt e shtėpisė!), edhe kundėr prindėrve dhe kundėr familjes.
Pėr kėtė shkak vizioni im u zgjerua nė kėtė rreth tė shtypurish dhe tė shfrytėzuar gjithnjė e mė shumė, dhe ky vizion u bė kėrkues dhe me i saktė.
Pashė mė shumė dhe mė shpesh, sidomos degradimin dhe deprivimin, padrejtėsinė, shtypjen sheshazi shpesh dhe ēnjerėzore: dhe atė nė gjithė botėn. Unė jam marrė me kėtė ēėshtje dhe kjo ēėshtje mė ka preokupuar.
Nė pėrfundimin e luftės nė vitin 1945 ishte njė Europė e shkatėrruar shkretėtuar me 60 milionė viktima e tė vrarė, me fajin e madh nė tė dy anėt, dhe Holokausti, pėr tė cilin ne nuk dinim ende asgjė.

Pėrveē poet, ju jeni edhe filozof dhe fotograf, ne veprat e jua gjendėt njė kontekst shpirtėror pėr njė botė mė tė mirė. Cila nga kėto tri karakteristika ka ndikuar ma shumė tek personaliteti i Wiplinger, ėshtė ndonjė qe ka pas me shumė ndikim? Cili personalitet letrar, artistik, filozofik apo politik ėshtė inspirim pėr ju?

Wiplinger: Nė tė njėjtėn kohė kur fillova tė shkruaj poezi gjatė kohės si student, u ballafaqova shumė me filozofinė, pėrcolla shumė ligjėrata, ku merrja njohuri fillestare filozofike. Fakti qė vėllai im shumė i talentuar Fridolin , vdiq i ri (1973), ishte profesor nė UN e Vjenės i cili ishte nxėnės dhe shok i Heidegger, ai ndoqi njė drejtimi filozofik krejtėsisht ndryshe nga unė, me mendimet e mia, me detyroj qė mos tė futem shumė nė filozofi. Ne ishim shumė tė ndryshėm nė shumė pikėpamje dhe opinione, dhe ndonjėherė diskutimet u bėnin shumė tė ashpra. Unė isha i inspiruar nga ekzistencializmi francez (Camus, Sartre), njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė ta ndryshojmė kėtė botė dhe njerėzit, qė tė kemi drejtėsi, ku tė gjithė njerėzit tė kanė mundėsi tė barabarta pėr njė jetė humane. Pėr mua ishte drejtėsia e rėndėsishme, kurse jo aq shumė "e vėrteta" - definicioni i sė cilės shpeshherė e arsyetonte shkeljen e njerėzve dhe dhunėn, jo rrallė edhe duke u bazuar nė "vlera" te llojllojshme. Edhe parullat si "Kurrė mė!" (Fashizmi/Auschwitz) ishin tonat, gjithashtu edhe thirrja jonė pėr t’i luftuar pushtuesit, si pėr shembull "No pasaran", dhe "La Passionara" (Dolores Ibarruri Gomez) nga lufta civile nė Spanjė. Ajo pati ndikim nė mua dhe nė udhėn e jetės sime, nė eksperiencat dhe "urtėsinė e jetės". “Megjithatė!”- njė fjalė tė cilėn unė e mendoj si mė tė rėndėsishmen pėr mua: "Megjithatė!". Tė jemi kryengritės!-edhe atėherė kur jemi tė vetėdijshėm se mbase dhe mund tė humbim dhe tė vdesim. Kjo pėr mė tepėr nga ndėrgjegjja dhe qėndrimi se tė hiqet dorė (dorėzimi/dorėheqja) nuk ėshtė opsion, sidomos nė kėtė botė tė sotme, nė tė cilėn rezistenca dhe kryengritja ėshtė e vetmja gjė e cila njeriut i jep dinjitet.

Disa vepra tuaja janė pėrkthyer nė shumė gjuhė, edhe nė shqip, cilėn do ta dallonit dhe pėrse?

Wiplinger: Qė herėt vjershat e mi u pėrkthyen nė gjuhė tė ndryshme dhe u publikuan. Fillim i vargut tė gjatė tė publikimit tė librave tė pėrkthyera nė 20 gjuhė nisi me pėrmbledhjen “Oporoka časa“ (Zeitvermächtnis) nė sllovenisht dikur nė ish Jugosllavi. Ne kemi grupet etnike slloven, kroate, ēeke dhe grupeve etnike Roma e Sinit, ku ishte me rėndėsi botimi i vjershave nė kėto gjuhė; kjo kishte domethėnie pėr kohėn nė kontekstin kulturo-politik. Nė vitin 1977 botohet dhe publikohet nė dy gjuhė “Kufijtė“, “Borders / Grenzen“, anglisht dhe gjermanisht nė New York. Nė disa nga vjershat do tė flitet pėr Holokaustin dhe Nacionalizmin socialist. Pėr kėtė nuk dėshironte njeri tė dėgjonte nė Austri. Ky libėr kėtu krejt pak tėrhoqi vėmendjen, por krejt ndryshe ishte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Ishte pikėrisht kjo „“Temė“ shumė e kufizuar e kohės, e cila nė Vjershėn time programatike ( “Pas Aushvicit“ (Nach Auschwitz) e formulon konceptin tim karshi qėndrimit tė filozofit gjerman Theodor W. Adorno, i cili thoshte: “Tė shkruash vjershė pas Aushvicit ėshtė barbari“ Pėrkundrazi, unė vendosa tė shprehem me vjershėn time. Ky qėndrim tėrhoqi vėmendjen fillimisht jashtė, jo nė Austri; sepse nė kėtė vend thėnia mbi tė vėrtetėn nė disa dekada do bazohen sikur ishin viktima tė Nacional socializmit, e ngritur nė shkallė tė gėnjeshtrės kolektive duke u munduar tė mohohej pjesėmarrja nė veprimet e tmerrshme tė Nacional socializmit, shpesh tė mahnitur nga bashkėrendimi.

A mundeni tė na rikujtoni diēka tė veēantė nga njohja e juaj me Dr.Ibrahim Rugovėn, filozof, shkenctar dhe politika, dhe Ali Podrimen, poet?

Wiplinger: Tek lidhja ime e hershme me shqiptarėt. Dr. Ibrahim Rugoven dhe poetin Ali Podrimja i kam takuar nė Konferencėn e PEN-it nė Slovenski PEN Centers nė Bled qė nė vitin 1980. Konferenca e Bledit ishte njė kthesė nė kontaktet me kolegė nga shumė vende. Si vend i pa angazhuar nė Paktin e Varshavės “shtet neutral“, nėn regjimin e Titos, ishte vend takimi shumė i pėrshtatshėm edhe pėr kolegė nga vendet tjera komuniste (shumica nėn vėzhgim). Tek Rugova vėrejta njė pėrqendrim tė brendshėm, manifestuar me njė qetėsie gjakftohtėsie tėrheqėse. Lėvizjet e tij tė kujdesshme e mbresėlėnėse, zėri i tij i qetė, fjalėt e ngadalta dhe pa lėkundje, por i sunduar nga njė pėrqendrim i brendshėm. Ai lente pėrshtypje kryesisht njeri i ėmbėl, por me njė qėndrim tė pa lėkundur dhe kėmbėngulės nė synimet e tij. Ishte shumė i sjellshėm, me shoqėrim kolegjial, por vėrehej njė dozė tėrheqje, nė kontakte njė shkėlqim nė distancė. Ai mė dukej gati ndrojtur por kurrė i heshtur e i frikėsuar. Ai duke disi i thjeshtė, por asnjėherė nga dobėsia. Ai ishte intelektual, shkencėtar me relief filozofi, i cili nė pyetjen e tė drejtave tė njeriut me relevancė i angazhuar politikisht, para se gjithash ndaj popullit tė tij si nė Kosovė, nė Serbi, nė Maqedoni, gjithashtu nė ish Jugosllavi ku shtypeshin pakicat nacionale. Ali Podrimja, ishte, si e ndieja unė dikur dhe verifikoja sot, ishte me natyrėn e tij e cila shkėlqente, krejt e kundėrt me atė tė Ibrahim Rugovės. Aliu ishte shumė njeri i hapur, plotėsisht i pėrzemėrt dhe gazmor. Ne gjetėm menjėherė simpati njėri ndaj tjetrit, ishim, “pėr Ti“ dhe e tirrnim njėri tjetrin nga emri. Pėr kėtė flet dhe vjersha ime pėr te.
Ne u takuam edhe nė Strugė, nė “Mbrėmja poetike nė Strugė”, gjithashtu edhe nė disa takime nga PEN- konferencat nė vende tjera, dhe njė herė nė Vjenė. Ishte njė kohė e kontakteve mes nesh, kjo ishte shumė e bukur dhe me vlerė pėr mua.
Me “Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Krijuesve Shqiptarė “Aleksandėr Moisiu”, tani disa kohė jami nė bashkėpunim rreth librave tė mia dhe tjera, veēan me kolegėt Besim Xhelili dhe Anton Marku Unė i kam ftuar me kėnaqėsi nė lexime letrare dhe vet kam marr pjesė nė lexime me ftesė nga ata. Jam i autorizuar pėr lidhje marrėdhėniesh shumėkulturore nga se jam shumė vjet i angazhuar nė kėtė drejtim. Jam po ashtu themelues i “Platformės pėr autor/e me gjuhė tjetėr nga gjermanishtj- gjuhė amtare nė Austri”. Kjo do mbijeton akoma.

Ēka mund tė presim nė te ardhmen nga ju?

Wiplinger: Sa i pėrket njė pozicioni pritės ndaj meje, sidomos nga kolegėt shqip-folės, unė mund tė them: Unė do luftoj, sa tė kem mundėsi, pėr tė vėrteten dhe pėr drejtėsi, pėr interesat legjitime tė tė gjithė njerėzve dhe organizatave qė jetojnė nė demokraci, tė vlerave pėr liri, barazi e solidaritet, drejtat e njeriut; unė do deklarohem edhe publikisht pėr kėto gjera. Gjithė kėto gjera me vetėdijen qė zėri i ndėrgjegjes dhe arsyes tė mund tė kuptohet lehte; mirėpo, ajo e bėn edhe mė tė nevojshme mesazhin e saj.

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr lexuesit/et tanė?

Vetėm qė tė them edhe disa fjalė rreth pyetjes pėr tė ardhmen time letrare dhe rreth „mesazhit“ tim: Unė punoj ende me shumė kėnaqėsi dhe intensitet – edhe pse tani i kam 78 vjet dhe sigurisht jam shumė i moshuar; unė shpresoj, qė kjo do vazhdoj tė jetė kėshtu. Unė jam njė poet me fantazi, mirėpo jam edhe njė njeri pa iluzione, i prekur nga realiteti. Mirėpo unė mendoj qė ende ka mundėsi pėr njė tė ardhme pozitive pėr njerėzit. Por, pėr tė pasur vėrtet mundėsi pėr njė jetė njerėzore pėr tė gjithė njerėzit, njeriu duhet tė behet njeri mė sė pari. Sisteme dhe bartės tė sistemit qė janė jo-njerėzor duhet tė munden e tejkalohen. Kjo ėshtė njė rrugė qė pothuajse nuk ėshtė e mundur, mirėpo nė tė njėjtėn kohė ėshtė mundėsia e vetme qė njerėzit tė jetojnė njė jetė tė njerėzishme dhe qė ky planet mos tė shkatėrrohet nga vet banuesit e tij. Edhe pse kjo mundėsi ėshtė shumė e vėshtir tė realizohet, ne duhet tė besojmė edhe me shume, te angazhohemi edhe me shume, te veprojmė me shumė nė kėtė drejtim, tė besojmė nė kėtė mundėsi. Ne duhet tė besojmė nė „Principin e Shpresės“ (filozofi gjerman, Eduard Bloch), dhe ta mbrojmė atė. Ne nuk duhet tė heqim dorė kurrė nga „Principi i Shpresės“, sepse pėr ndryshe do heqim dorė nga vetvetja. Rezignacioni nuk ėshtė opsion pėr tė ardhmen, sepse nuk ėshtė kurrsesi as pėr jetėn.

Peter Paul Wiplinger

Ibrahim Rugova
Ti gjithmonė
fole me zė tė ulėt
dhe si pėrherė
kundėr ēdo dhune
por pyes veten
a mundet njeriu
pa dhunė
prej dhunės tė mbrohet
varka na nxori
tek bregu tjetėr
ngadalė i ngjitėm
shkallėt lart
sa i brishtė
qenka njeriu
por dhe sa pa pėrgjigje
mendova njėkohėsisht

(Pėrktheu: Ajet Shira, Vjenė)

PETER PAUL WIPLINGER
U lind nė lokalitetin Haslach nė vitin 1939, jeton nė Vjenė. Ka mbaruar studimet nė Shkencat Teatrore, Gjermanistikė dhe Filozofi. Ėshtė i njohur si Lirik, Publicist kulture e arti dhe fotograf. Ka botuar deri me tani 46 vepra, kryesisht nė poezi, shumė nga tė cilat tė pėrkthyera nė mbi 20 gjuhė. Nė shqip “Shėnja Jete“ (Lebenszechen). Ėshtė anėtar i disa Klubeve e Organizatave letrare austriake e ndėrkombėtare. Aktiviteti i tij letrar ėshtė i pasur, ka lexuar nė mbi 350 orė letrare e artistike nė shumė vende. Peter P. Wiplinger ėshtė njėri nga aktivėt nė P.E.N Clubin Ndėrkombėtare dhe P.E.N Clubit nė Austri. Ėshtė shpėrblyer me shumė dekorata e mirėnjohje ndėr tė cilat vitin 2015 “Dekorata e Lartė e Nderit pėr Merita ndaj Republikėn e Austrisė”. Ka njė qėndrim parimor tė ashpėr ndaj politikave diskriminuese nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut si ėshtė anėtar i disa organizatave. Krijimtaria e tij e gjithanshme flet pėr njė personalitet me vlera tė mirėfillta jo vetėm tek lexuesi austriak por dhe mė gjerė. Disa vite e mbėshtetė aktivitetin letrar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve e Krijuesve Shqiptarė “Aleksandėr Moisiu“ nė Austri, ku ėshtė anėtar nderi. I kishte miq Dr. Ibrahim Rugovėn dhe Ali Podrimėn.

Bisedoi: HAZIR MEHMETI
Vjenė




Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 105 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi