Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REAGIM: i Fakultetit Filozofik lidhur me vendimin e Gjykatės sė Apelit nė Prishtinė pėr pronėn e Universitetit tė Prishtinės
Publikuar më 14 nėntor, 2017 nė orėn 19:22 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dje, mė 13.11.2017, pėrmes mjeteve tė informimit publik, u informuam se Gjykata e Apelit ka vėrtetuar vendimin e Gjykatės Themelore tė Prishtinės pėr ta konsideruar tė tėrhequr padinė e UP-sė pėr pronėsinė e tokės, ku gjendet e ashtuquajtura kishė e pafunksionalizuar. Nė informacion thuhet, se si pasojė e mospjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė Universitetit tė Prishtinės nė seancat gjyqėsore, gjykata ka konstatuar, se kjo tokė i mbetet nė pronėsi kishės ortodokse.

Nė emėr tė Fakultetit Filozofik, kundėrshtojmė kėtė vendim dhe konsiderojmė si papėrgjegjėsi tė institucioneve tė gjyqėsorit dhe tė udhėheqjes – rektoratit dhe Kėshillit Drejtues – tė Universitetit tė Prishtinės lidhur me kėtė vendim. Kundėrshtimi ynė nuk ėshtė njė tentativė pėr ndėrhyrje nė punėn e gjyqėsorit dhe as nė cenimin e tė drejtės sė besimit dhe religjionit tė asnjė komuniteti nė Republikėn e Kosovės dhe nuk duhet tė kuptohet si i tillė. Ky kundėrshtim ka tė bėjė me faktin, se pas suprimimit tė autonomisė sė Kosovės nė vitin 1989, pushteti i dhunshėm serb i Millosheviqit aplikoi ligje diskriminuese nė raport me shqiptarėt e Kosovės nė tė gjitha aspektet, pėrfshirė edhe ato pronėsore. Pėr kujtesė organeve tė gjyqėsorit nė Kosovė, kėto ligje diskriminuese, tė cilat e transformuan pronėn shoqėrore pa i pyetur pronarėt e vėrtetė, nuk u zbatuan as nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK). Legjitimimi i kėtyre veprimeve tė paligjshme tė periudhės sė Millosheviqit nė rastin e pronės sė Universitetit tė Prishtinės, por edhe nė raste tė tjera tė ngjashme, ėshtė turp pėr sistemin e drejtėsisė nė Republikėn e Kosovės.

Pėr dijeninė e tė gjithėve, veprimi i Millosheviqit dhe Arkanit pėr t’i marrė tokėn universitetit pėr tė ndėrtuar paligjshėm njė objekt surrogat religjioz, i cili ndan dhe nuk bashkon komunitetet dhe nuk ėshtė nė shėrbim as tė vetė komunitetit ortodoks nė Republikėn e Kosovės, ėshtė kundėrshtuar edhe pėrmes padive nga Universiteti i Prishtinės nė kohėn kėtė institucion e drejtonte Prof. Dr. Ejup Statovci gjatė viteve tė 90-ta, por edhe pas ēlirimit kur rektor i UP ishte Prof. Dr. Mujė Rugova. Papėrgjegjėsia e menaxhmenteve tė Universitetit tė Prishtinės nė periudhėn 2015 – 17 ėshtė e patolerueshme dhe jo vetėm qė nuk i bėn nder UP, por dėmton pronėn dhe kredibilitetin e kėtij institucioni karshi tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė gjeneratave tė tėra nė Kosovė. Universiteti i Prishtinės ka qenė vatėr e ideve dhe veprimit tė rezistencės ndaj pushtuesve dhe regjimeve totalitare. Sot duhet tė jetė kundėrshtues i veprimeve tė padrejta, qė cėnojnė tė ardhmen e rinisė studentore.

Fakulteti Filozofik nuk do tė heqė dorė nga pėrpjekjet, qė Universiteti i Prishtinės tė menaxhojė me pronėn e vet. Ftojmė studentėt, profesoratin dhe stafin administrativ jo vetėm tė Fakultetit Filozofik, por edhe tė njėsive tė tjera akademike, si dhe tė gjithė akterėt e tjerė nė shoqėri, tė japin kontributin e tyre, qė tė mos lejohet grabitja e pronės ngulfatja e hapėsirės sė universitetit nga veprimet e mėtutjeshme. Njėkohėsisht kėrkojmė nga Kėshilli Drejtues i Universitetit tė Prishtinės, Komuna e Prishtinės dhe Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės tė ndėrmarrin veprime tė pėrbashkėta dhe koordinuara juridike pėr ta shpėtuar pronėn e Universitetit tė Prishtinės dhe lejimin e tij pėr ndėrtimin e objekteve tė tjera akademike nė shėrbim tė studentėve dhe tė sė ardhmes.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 385 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Ēfarė pėrmban Ligji i ri pėr gjuhėt
E premtė, 12 janar 2018 - 04:32
Nė Kuvendin e Maqedonisė sot me 69 vota u miratua Ligji pėr pėrdorimin e gjuhėve. Mė posht MekuliPress, ju sjell pėrmbajtjen e kėti Ligji. Ligji pėr pėr...
Kosova ėshtė Djepi i barbarisė dhe gjenocidit...
E dielė, 07 janar 2018 - 20:24
REAGIM Prifti malazez i Kishės Ortodokse, Radomir Nikēeviq, paska deklaruar nė Shkodėr se «Kosova ėshtė Serbi sepse ai ėshtė njė vend i shenjtė i Serbis...
GEZUAR!
E dielė, 31 dhjetor 2017 - 21:23
.
SQARIM PĖR OPINIONIN
E martė, 19 dhjetor 2017 - 01:16
Ne pasardhėsit e Familjes Meha nga Prekazi i Skėnderajt, jo pėr tė reaguar ndaj shkrimit tė disa portaleve ose mė mirė thėnė informimit tė Partisė NISMA, d...
Liri per socialdemokratin Sadri Ramabaja
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 18:47
Letėr e hapur Gjykatės speciale nė Prishtinė dhe prokurorit Sylė Hoxha Shumė i nderuari prokuror Sylė Hoxha, shumė tė nderuar gjykatės dhe gjykatėse nė G...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi