Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
Publikuar më 14 nėntor, 2017 nė orėn 19:27 ( Para 6 ditėve ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de fakto dhe de jure ta njohė Kosovėn. - Nuk ka opsion tjetėr, o ribashkim me Shqipėrinė, o nėn mbikėqyrjen e Amerikės. Ndryshe, nuk do tė “mbijetojė” shteti i Kosovės ngase “brenda natės”, do ta gllabronin Rusia dhe Serbia me aleatėt e tyre tradicionalė tė amalgamės filosllave.

Prandaj, lidershipi i Kosovės dhe i Shqipėrisė, duhet tė pėrqėndrohen nė objektivat dhe nė interest afatgjata tė doktrinės sė politikės sė jashtme parimore tė pėrfilljes sė drejtės historike tė shqiptarėve mbi territoret e Shqipėrisė Etnike. Ndėrtimi dhe zbatimi me konsekuencė i njė politike tė kėtillė mbarėkombėtare shqiptare, ėshtė garanti kryesor pėr zgjidhjen me mjete paqėsore tė problemit kolonial me vendet fqinje sllave tė Ballkanit. Ndryshe, status quo-ja ekzistuese e moszgjidhjes sė kėtij problemi shekullor mes shqiptarėve dhe sllavėve kolonialistė tė Ballkanit, imponon luftėn e pareshtur antikoloniale tė shqiptarėve kundėr robėrisė qindravjeēare tė elementit sllav, tė ngulitur me forcė dhe me gjenocid nė trupin e shėndoshė autokton tė Shqipėrisė Etnike (1876-2017).

Pėr tė arritur njė kompromis politik me kolonialistėt dhe imperialistėt sllavė, qė me ēdo kusht dhe nė mėnyrė tė vullnetshme e me paqe, tė braktisin territoret indigjene tė Shqipėrisė Etnike (gjė qė deri mė sot nuk ka ndodhur qė shtetet kolonialiste me dėshirė dhe nė mėnyrė paqėsore, tė heqin dorė nga kolonitė e tyre nė Azi, nė Afrikė, e sė kėndejmi edhe nė Ballkan, siē janė Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi), Prishtina dhe Tirana zyrtare, domosdoshmėrisht, duhet tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt me Amerikėn dhe me aleatėt e saj evro-perėndimorė, duke kėrkuar njohjen dhe respektimin e sė drejtės historike dhe tė vetėvendosjes kombit shqiptar mbi bazėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, qė tė jetė i shkolonizuar, i ribashkuar, i pavarur dhe sovran brenda kufijve historikė legjitimė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike.

Kjo, do tė ishte zgjidhja e drejtė dhe pėrfundimtare e ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan, duke u bazuar nė parimet e filozofisė sė paqes sė marrėdhėnieve konstruktive dhe humane tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė rendit tė ri juridik pozitiv ndėrkombėtar, qė, edhe shqiptarėve autoktonė nė Ballkan, do t’u bėnte tė mundur tė jetonin pa frikė nė shtėpitė dhe nė territoret e tyre tė Shqipėrisė Etnike.

Ky duhet tė jetė objektivi prioritar i aksit politik dhe diplomatik Prishtinė-Tiranė, jo kurrfarė vazhdimi i dialogut tė Kosovės me Serbinė, prapavija e tė cilit karakterizohet nė blerjen e kohės dhe tė dobėsimit tė politikės shqiptare (Pishtinė-Tiranė) dhe tė prishjes sė marrėdhėnieve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė me partnerėt ndėrkombėtarė (nė veēanti me Amerikėn dhe me aleatėt e saj evro-perėndimorė).

Prandaj, liderėt politikė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė urgjentisht, duhet tė ndėrtojnė dhe tė praktikojnė strategjinė e njėsuar tė veprimit dhe tė bashkėpunimit aktiv paqėsor kundėr politikės kolonialiste dhe ekspansioniste agresive ruso-sllave nė ripushtimin, nė ricopėtimin dhe nė rianksemin e trojeve etnike shqiptare nė Ballkan.

Pra, pikėsynim parėsor i politikės dhe i diplomacisė shqiptare, duhet tė jetė lufta dhe pėrpjekjet intensive kundėr hegjemonizmit serbomadh dhe pretendimve territoriale ruso-sllave nė Ballkan, duke u mbėshtetur nė parimet dhe nė objektivat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara: “ respektimi i sė drejtės sė vetėtvendosjes; rspektimi i tė drejtave kombėtare, i tė drejtave dhe i lirive tė njeriut; respektimi i sovranitetit dhe i integritet territorial; pėrmbajtja nga ndėrhyrja dhe nga pėrzierja nė ēėshtje tė brendshme tė shteteve tė tjera; respektimi i sė drejtės sė ligjshme tė secilit komb, qė tė mbrohet qoftė individualisht ose nė mėnyrė kolektive; pėrmbajtja nga pėrdorimi i forcės dhe ushtrimi i trysnisė ndaj vendeve tė tjera; pėrmbajtja nga aktet e agresionit ose kėrcėnimit me agresion, si dhe tė pėrdorimit tė forcės kundėr integritetit territorial dhe pavarėsisė sė ndonjė vendi; zgjidhja e tė gjitha konflikteve ndėrkombėtare me mjete dhe me rrugė paqėsore, siē janė negociatat, paqėsimi, arbitrazhi ose vendimet gjyqėsore nė pėrputhje me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara; respektimi dhe pėrmbushja e detyrimeve dhe e pėrgjegjėsisė sė subjekteve ndėrkombėtare ndaj sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe avancimi i interesave dhe i bashkėpunimit tė ndėrsjellė tė popujve dhe tė vendeve tė ndryshme nė frymėn e drejtėsisė, tė paqes, tė mirėbesimit dhe tė sigurisė kolektive nė dimensione ndėrkombėtare”. Tė gjitha kėto parime janė tė detyrueshme pėr tė gjitha shtetet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara mbi bazėn e traktatit tė sė drejtės sė pėrgjithshme ndėrkombėtare nė pėrputhje me bashkėsinė bashkėkohore ndėrkombėtare dhe me sistemin juridik tė OKB-sė.

Prandaj, edhe Serbia si subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė e detyrueshme dhe mban pėrgjegjėsi pėr moszabitimin e kėtyre parimeve tė theksuara tė rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar, duke qenė se ende ndodhet nė hipotekėn shekullore tė kolonializimit mbi Kosovėn dhe pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike siē janė edhe Novi Pazari (Tregu i Ri), Presheva , Bujanoci dhe Medvegja. Pa spastrimin e kėsaj hipoteke, Serbia nuk ka tė drejtė tė jetė as anėtare e OKB-sė, sepse ka shkelur parimet dhe objektivat e Kartės sė OKB-sė ngaqė ende nuk ka hequr dorė nga politika kolonialiste dhe imperialiste ndaj territoreve tė Shqipėrisė Etnike. Kjo shpėrfillje flagrante e Kartės sė OKB-sė dhe e sė drejtės ndėrkombėtare nga ana e Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale (1876-2017) ndikoi drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nė zhvillimin e kryengritjeve dhe tė luftėrave tė shqiptarėve kundėr shtypjes, terrorit, gjenocidit dhe shfrytėzimit kolonial tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė. Pra, lufta ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale e kombit shqiptar (1876-2017)pėr tė dalė nga zgjedha e sundimit kolonial serb-sllav, ishte edhe frymėzimi dhe ideali i UĒK-sė (1992-1999) kundėr sundimit fashist, totatlitar, terrorist dhe gjenocidal tė hordhive ēetniko-fashishte tė Serbisė mbi Kosovėn shqiptare (1992-1999).

Pėr tė mos u pėrsėritur terrori dhe gjenocidi serbomadh (1998/1999) mbi shqiptarėt dhe mbi Shqipėrinė Etnike, shtetarėt dhe liderėt politikė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, domosdoshmėrisht nevojitet ta rindėrkombėtarizojnė kėrkesėn e drejtė shekullore tė popullit shqiptar pėr zgjidhjen e ēėshtjes koloniale shqiptare, duke kėrkuar nga faktorėt relevantė ndėrkombėtarė, qė pikėsėpari, tė ndėrprejnė ēdo dialog me Serbinė derisa kjo ta njohė Republikėn e Kosovės.

Kėtė konstatim tonin e mbėshtet edhe ky vlerėsim i ekuilibruar dhe realist i akademikut,i shkencėtarit dhe i patriotit tanė shquar Mark Krasniqi: “ Krijimi i Shqipėrisė etnike, do tė ishte zgjidhja mė e drejtė dhe mė e mirė e problemit tė popullit shqiptar nė Ballkan…Vetėm ky shtet me kufij etnikė mund tė jetė garanci e paqes sė pėrhershme nė Ballkan.” (Mark Krasniqi, Kosova Sot, Prishtinė, 1992,f.31.).

Ky, do tė duhej tė ishte preokupimi parėsor i klasės politike si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri, jo diletantizmi, karrierizmi, kolaboracionizmi, korrupsionizmi, mashtrimi dhe koketimi me elementet e sferės sė interest ruso-sllav nė dėm tė interest tė pėrgjithshėm tė Kombit Shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike.

Njė kurs i kėtillė i politikės antikolonialiste shqiptare, pa dyshim se, do tė ndihmonte jo vetėm revidimin e kufijve artificialė kolonialist mes serbėve dhe shqiptarėve, por, edhe nė pėrshpejtimin e normalizimit tė marrėdhėnieve mes Prishtinės, Tiranės, , Beogradit, Podgoricės, Athinės dhe Shkupit, qė do tė garantonte shkolonizimin dhe ribashkimin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, sepse pa zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij problemi kolonial tė shqiptarėve, paqja, stabiliteti dhe siguria rajonale, do tė jenė tė brishta nė Ballkan.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 98 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
VETTING krimit dhe tribalizmit politik
E hėnė, 13 nėntor 2017 - 07:20
VETTING-u do ta pastrojė politikėn shqiptare nga krimi dhe nga tė kriminalizuarit si dhe duhet ta ēmontojė edhe injorancėn, nepotizmin dhe tribalizmin tė c...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi