Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë” përshëndetet dhe nga Shoqata “Trojet e Arbrit ’’
Publikuar më 17 nntor, 2017 në orën 19:58 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
E nderuara familja Merlika,
I nderuar bashkëpunëtor i ngushtë i shoqatës studiuesi Eugjen Merlika!
Të nderuar organizatorë të këtij evenimenti kulturor dhe kombëtar, Instituti i Integrimit të ish- Të përndjekurve politik me z. Bilal Kola!
Sjellja e këtyre veprave janë të një rëndësie të veçante jo vetëm për njohjen e veprimtarisë së Mustafa Krujës por përmes letërkëmbimeve zbulojmë mjaft fakte interesante dhe të pakontestueshme për veprimtarinë e mërgatës politike. Këto letërkëmbime kanë në fokus qoftë aktivitetin politik të emigracionit, të cilat ndërthuren me çështje mbi gjuhën, letërsinë e historinë. Ata që kuvendojnë me Mustafa Krujen janë; Dera e Gjomarkut, Mbreti Zog, P.Paulin Margjokaj OFM, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Resuli, Atë Zef Valentini, Stavro Skendi, Zef V.Nekaj, etj.

Këta letërkëmbime nuk i pengon distanca hapësinore por as divergjencat politike përkundrazi pasurohen më tepër.Mesazhet e këtyre vëllimeve janë të qarta si kristali ku fjala “bashkëpunim” është jo vetëm mesazh por dhe kumtim që Shqipëria vihet mbi interesat personale dhe politike. Mesazhet në libra janë të qarta dhe për politikën e sotme dhe janë udhëzuese sesi duhet të sillen politikbërësit e sotëm të cilët shumë prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me këta që përmenda, as vizionin as dëshirën dhe as vullnetin e mirë për kombin tonë.Intelektualët shqiptar që lanë Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shembuj që duhen ndjekur pasi ata lanë vendet e Evropës nga ku studiuan dhe u formuan vetëm për ideale që ti shërbenin kombit. Ndërsa sot ndodh e kundërt jo vetëm që emigrojnë të rinjtë që kanë humbur shpresën por emigron dhe truri i këtij kombi që fuqinë mendore po e vënë në dobi të vendeve të tjera pasi Shqipëria e Kosova s’po i ofron asgjë dhe kanë humbur besimin tek politika e politikbërësit, megjithatë shprehja “mos pyet çfarë bën kombi për ty por çfarë bën ti për kombin” duket si motoja e mërgatës shqiptare e mes shekullit XX.

Promovimi i veprave të Mustafa Krujës në pesë vëllime kuvend letrash me miq është një ditë e madhe për rikthimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Ky rikthim po vjen me forcën e argumentit shkencor, ku dalëngadalë por të sigurt është duke dal në dritë figura brilante dhe atdhetare e Mustafa Krujës.

Pak histori se kush ishte Mustafa Kruja?!

Ai ishte diplomuar në shkenca politike dhe sociale në moshën njëzet e tre vjeçare, nuk e lakmoj asnjëherë jetën nëpër qytetet e Perandorisë Osmane por iu kthye maleve dhe kreshtave shqiptare duke marrë pjesë në Kryengritjet shqiptare. Ai më 28 nëntor 1912 në moshën njëzet e pesë vjeçare ishte njëri ndër delegatët më të rinjë i cili e nënshkroi Pavarësinë e Shqipërisë. Pastaj vazhdoi aktivitetin e tij politik duke e përkrahur krahun perëndimor të orientimit të Shqipërisë që udhëhiqej nga Princ Wihelm Von Vidi.
Në vitin 1921-1924 ishte deputet i Parlamentit të Shqipërisë ku dha një kontribut të çmuar. Rrethanat politike bënë që gjatë viteve 1925-1939 të migroj në Itali por duke punuar në çdo moment për Shqipërinë. Mustafa Kruja kur atdheu ishte mbetur pa drejtim politik pranoj që ta udhëhiqte qeverinë e Shqipërisë etnike në rrethana mjaft të vështira por ku me plotë sukses për një kohë shumë të shkurtë pati rezultate shumë të mëdha. Kjo qeveri duke bashkuar në një kufi të gjitha trojet etnike shqiptare dhe duke filluar reformat në arsim, në të gjitha viset e Shqipërisë Etnike.

Mustafa Kruja edhe pse u plagos nga forcat pansllaviste komuniste nuk e pranoj propozimin e Kapidanit të Mirditës që t’iu bëj një pastrim gjeneral në atë periudhë kohore komunistave, dhe gjeti shërim disa mujor në kullën e kapidanit në Shkodër. Mustafa Kruja edhe kur Shqipëria ra në duart e komunistëve pansllavist ai me zemër të thyer u deshtë që ta linte Shqipërinë dhe pjesën e fundit të jetës ta kaloj në Itali, Egjipt dhe më pas në Amerikë ku edhe vdiq në tokën e shenjtë amerikane me mallin e pashuar për Shqipërinë që ia kushtoj gjithë jetën.

Mustafa Kruja vdiq më, 27.11.1958 në spitalin e qytetit Nioagara Falls në SHBA. Ai la pas vetës një veprimtari të gjatë mbi pesë dekada, qoftë në aspektin kombëtar, politik, kulturor dhe shkencor.Të nderuar organizatorë, kjo që po bëni ju sot është një vazhdimësi që vite të tëra e ka bërë dhe po e bën Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë ’’Trojet e Arbrit’’, e cila tash e trembëdhjetë vjet me radhë është duke e bërë ndriçimin e figurave tona historike dhe kombëtare të cilët gjithë jetën u angazhuan për bërjen e Shqipërisë Etnike në kufijtë e saj etnik dhe historik. Në panteonin e këtyre heronjve kombëtarë hynë padyshim edhe Mustafa Merlika Kruja apo Kryeministri i Shqipërisë Etnike.
Ju priftë e mbara!

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit ’’
Mr. sc. Nue Oroshi, Kryetar
Mr. sc. Leonora Laçi, Sekretare e Përgjithshme


Nëntor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 420 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi