Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ndodhi ajo çfarë është pritur!
Publikuar më 19 nntor, 2017 në orën 01:56 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shpallja e dënimit ndaj të rinjve shqiptarë, Adeas, Frashërit, Egëzonit dhe Atdheut, edhe një dëshmi se "gjyqësori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikës së vjetër, asaj të para Luftës së Famëmadhes UÇK!

Për mua si bashkëkombës i këtyre studentëve të shkëlqyeshëm dhe njohës solid i artit të ushtarakut, të gjitha përpjekjet e prokurorisë për arsyetimin e të "gjeturave", të siguruara nëpërmjet ndonjë zarfe, që ua përplasën fytyrës mujsharët-urdhërdhënës të saj, më duken të sajuara sipas porosisë! Vlen për t’u cekur se sidomos në gjyqësi dhe në organet e ndjekjes janë të sistemuar asi të cilët nuk do të duhej. Thjesht, në një shtet normal një gjë e tillë nuk do të lejohej! Gjithashtu vlen për t’u theksuar, se këta sojsëz, kaherë e kanë të neutralizuar terë sistemin nervor të fytyrës së tyre dhe, për këtë arsye ajo u është bërë si sholla e këpucëve-pa as edhe një ndjenjë. Gjithashtu duhet theksuar, se kjo kastë sojsëzësh me vetë-dëshirë ka pranuar të dresohet, qysh në kohen e pushtimit që të pranojnë në këtë formë të gjitha detyrat e “rëndësishme “ për shtetin nga shefat e “mëdhenj”, kështu që ata nuk skuqen fare, para as edhe një poshtërimi nga që u bëhet nga urdhërdhënësit e tyre. Për këta sojsëz, komb e Atëmemëdhe janë leku dhe nen-sofra me të mbeturat që kanë lënë shefat e mëdhenj të tyre. Të tillë janë këta të mjerë, andaj me sjelljen e tyre të përkujtojnë lopët e futura në një fushë me bari të njomë, për të cilat me rëndësi është të kenë çka për të kullotur, ndërsa pse u kërcejnë dhjetëra mëzetër në shpinë nuk mërziten fare. Prandaj, si të tillë që janë, as që mund të pritet që të kenë ndjenja të njerëzishme për të gjithë ata të cilët kanë ndërgjegjen e shëndosh dhe që duanë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre!
Të “gjeturat” e publikuara në mjetet e informimit, ashtu si edhe shumë njerëz të cilët nuk i thonë derrit dajë dhe mua më bëjnë të dyshojë, se ato janë të sajuara duke u bazuar në argumente të shpikura. Si të tilla, përballë drejtësisë ato janë të pa qëndrueshme!
Siç edhe është publikuar në media, në të “gjeturat” e prokurorisë, në mes tjerash thuhet, se natën kritike u godit ndërtesa e Kuvendit të Kosovës nga një raketë “Zolja”- e cila lançohet nga krahu. Për çudi, “zbuluesit” e kësaj të “dhëne” kanë harruar apo nuk kanë ditur ta cekin, se M 80 “Zolja” e cal. 64 mm, është një raketë e prodhuar nga serbijanët, në kohën e ish Jugosllavisë.
Pas kësaj thënie, pashmangshëm lind pyetja?
Çfarë ishin përmasat e dëmit të shkaktuar nga goditja e kësaj predhë, e cila siç edhe dihet ka radius të veprimit efikas deri në 220 metra largësi, si dhe efekt depërtues deri në 300mm, në blindat e prodhuara nga çeliku homogjen?
Përgjigja e “hetuesve”, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, vërtetë është jo vetëm joprofesionale, por shumë e mjerë! Jo vetëm për vetë ata, por edhe për institucionet e Kosovës, në veçanti dhe popullin e saj në përgjithësi!
Thonë: u thye e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmë-dritaret e Kuvendit të Kosovës, në rrethin e ngushtë të pikës së goditur!
E them pa hezituar, se me siguri, diçka tjetër do të ndodhte po të goditej ky mur nga një raketë e cal 64 mm!!! Për mos me thënë, do të hapej edhe një “gjysmëdritare” në murin e goditur.














Foto e Kuvendi të goditur ( e huazuar nga shtypi)

Në fund dua të shpreh pjesëmarrjen time në dhembjen e familjarëve dhe dashamirëve të të dënuarve, si dhe shpresën që sa më shpejt të lirohen dhe t’u kthehen familjeve dhe veprimtarisë së tyre të përditshme.
Kam bindjen e plotë, se familjet e këtyre të rinjve atëmemëdhedashës, edhe këtë goditje, jo të lehtë që morën sot nga pushteti i vendit për të cilin, jo pak kanë sakrifikuar, do ta përballojnë me stoicizëm, duke e shndërruar dhembjen në forcë dhe krenari!

17 nenëtor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 567 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi