Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EDHE ÇKA DUHET TË BRAKTISIN SHQIPTARËT, ZONJA MOGHERINI?
Publikuar më 20 nntor, 2017 në orën 20:10 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Më 16 nëntor 2017, në lajmet qendrore të RTK, u citua Frederica Mogherini, të ketë thënë, citojmë: “Të dyja palët (Kosova dhe Serbia, vër. ime, T. D.), duhet të braktisin nga diçka”(Sic!)…

Evropa dhe Brukseli, përmes përfaqësuesve të tyre, po tregohen antishqiptarë të regjur dhe ende nuk e kemi plotësisht të qartë se kush i paguan ata që të jenë, vazhdimisht, me hu në krah, kundër shqiptarëve dhe të drejtave e lirive të tyre, që u takojnë sikurse u takojnë të gjitha kombeve të tjera të Evropës dhe të botës.

Edhe çka duhet të braktisin shqiptarët, zonja Mogherini? Mos po i mbroni politikat e vjetra të Evropës Plakë, antishqiptare, të “Kurvës së Motit”, siç e quante i madhi Fishta, para një shekulli, e cila, duke punuar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithnjë e gjithmonë mbrapa krahëve të tyre, është duke punuar edhe kundër vetvetes, e, ti, zonja Mogherini, nuk e di këtë!... Po ua rikujtojmë se Evropa Plakë, gjithmonë, edhe më herët, e, veçanërisht, që nga 1878 (Kongresi i Berlinit), Konferenca e Ambasadorëve e Londrës (dhjetor 1912-maj 1913) dhe Konferenca e Paqes e Parisit (1919-1920), sikurse në Luftën e Parë Botërore (1914-1918), dhe në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945), e, edhe pas Luftës së lavdishme të UÇK-së (1997-1999), ka punuar e po punon, intensivisht, me të gjitha kapacitetet e saj antishqiptare, kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve.

Kur e themi këtë, e kemi parasysh faktin se pushtimi i gjatë shekullor romak dhe bizantin i iliro-shqiptarëve, sidomos ai turk dhe bashkëpunimi turkoshak me fqinjët gjakpirës e pushtues të shqiptarëve, krijoi “shtete” tjera artificiale në territoret e pushtuara e të copëtuara shqiptare. Dhe, ju, të gjithë, pa përjashtim, si përfaqësues të Evropës duhet ta dini se Serbia është krijuar “shtet” plotësisht (territorialisht) në territorin e pushtuar puro shqiptar, të spastruar prej shqiptarëve etnikë, që nga rrjedha e Danubit, gjë që e dëshmon mëse miri kënga me titull “Prej Prokuple, deri në Nish”, ku shqiptarët etnikë luftuan për mbrojtjen territoriale të Shqipërisë, ku, Zeqir Kurti (Zeqir Llausha, bajraktari i vërtetë i Llaushës) luftoi heroikisht dhe jua kujtoj këtu vargjet e rapsodit popullor shqiptar, që përsëriten si refren i këngës: Ço’e Zeqir bajrakun, s’mun’ e lu’j prej gjakut!...

Në territore të pushtuara e të falura shqiptare u krijuan edhe “Greqia”, “Mali i Zi”, “Maqedonia” etj. Dhe Evropa që ju përfaqësoni, fatkeqësisht, shkon kah kanë shkuar rrotat e saj të para, plotësisht antishqiptare. Këto sjellje të pahijshme politiko-diplomatike të përfaqësuesve të saj sikurse ju, po shkaktojnë pezm e revoltë tek shqiptarët, dhe, ju, sikurse nuk po i “jepni pesë para”(sic!) për dëmin e pariparueshëm që po ua shkaktoni Shqipërisë dhe shqiptarëve, të copëtuar në gjashtë “shtete” antishqiptare!...

Kjo politikë e Brukselit antishqiptar, përditë, po transmetohet përmes po zëdhënësve të tij antishqiptarë, e, madje, është bërë shumë bezdisëse dhe e padurueshme, kohëve të fundit, duke u imponuar shqiptarëve që t’i braktisin tokat e tyre gjeoautoktone stërgjyshore në interes të fqinjve pushtues dhe fashistë. A mendoni, zonja Mogherini, se shqiptarët do t’u durojnë pambarimisht? Se Shqipërinë dhe shqiptarët do t’i mbani dhunshëm të copëtuar dhe pa shtetin shqiptar që u takon, sikurse edhe kombeve të tjera?...

Për interesat tuaja pushtuese e përçmuse antishqiptare, po manipuloni me “institucionalistët” e “Republikës së Kosovës”, me politikën e saj që po e shohim përditë, me gjyqësinë e saj, me policinë e saj dhe rasti më i freskët i politikës tuaj antishqiptare, është dhurimi i tokës së paluajtshme të komunës së Prishtinës, përkatësisht, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga e ashtuquajtura Gjykata Komunale e Prishtinës, që iu “fal” kishës së ndërtuar serbe, nën masa të dhunshme të Serbisë pushtuese e gjakatare, fashiste, të cilën ju dhe Brukseli po e mbështesni përditë, tash e dy dekada e më shumë. Dhe, duhet ta dini se mbështetja e juaj që po i bëni Serbisë, e Brukselit zyrtar, është plotësisht antishqiptare dhe po shkon në kahe të kundërtë të realitetit, në kahet e gënjeshtrës serbe dhe gjurmëve të ortodoksisë fashiste serbo-greke…

Dhe, për çudi, ju po u bini po atyre borive antishqiptare që u kanë rënë paraardhësit tuaj pushtues e fashistë!...

A e dini ju politikanët që po e udhëheqni Evropën dhe botën “demokratike” se ku i bie Meridiani ‘0”(ZERO)? A e dini se ai Meridian është në Iliriko-Shqipëri dhe prej aty buron dija dhe e mira, që njerëzimit ia ka sjellur të gjitha këto të mira e begati, dhe, ju, paturpësisht, kështu, vazhdoni ta ndëshkoni Shqipërinë dhe popullin shqiptar, që është pasardhës dhe vazhdues i drejtpërdrejtë i ilirëve të lashtë dhe i paraardhësve të tyre njerëzorë?... A e dini kush dhe cilët janë fara(j)onët dhe masonët, zonja Mogherini, dhe, nga cilat fjalë iliro-shqipe burojnë?...

Nëse nuk i dini këto, e, edhe më keq nëse nuk doni t’i dini të gjitha, që i ka vërtetuar shkenca e derisotme, vaj halli për juve dhe për politikat tuaja antishqiptare, të cilat janë burime terrori e fashizmi politiko-diplomatik e ushtarako-policor antishqiptar.

Kështu dhe me këto politika të rafinuara antishqiptare, zonja Mogherini, po na detyroni të flijohemi e vetëflijohemi, në atë mënyrë, sa t’u çojmë në trepidhatsamës, për ta mbrojtur e bërë Shqipërinë e shqiptarëve dhe popullin tonë me liri!...

Sepse, zonja Mogherini, e keni shumëtepëruar me gjithçka antishqiptare që keni punuar e vepruar deri më sot, dhe po vazhdoni hapave të paraardhësit tuaj antishqiptarë. Sepse, ne e dimë, zonja Mogherini, se liria nuk u lihet për administrim sharësve dhe varrmihësve të saj(!), të cilët, ju, po i mbështesni, për t’ia bërë popullit dhe Atdheut të vet këto të zeza e të zezdita të njëpasnjëshme, dhe, ky është kulmi i pafytyrësisë e turpit tuaj! Pra, lirinë, duhet t’i lejoni e t’i ndihmoni ta administrojnë ata që kanë luftuar për të e për bashkimin e atdheut e të popullit të vet!... Dhe, vetëm kjo do t’u lëvdojë dhe do t’u mbajë mend për evropianë! Përndryshe, vaj halli për ju dhe për politikat tuaja antiShqipëri dhe antishqiptare, që po i ndiqni me porosi.
Edhe çka duhet të braktisin shqiptarët, zonja Mogherini?...

Burojë, më 19 Nëntor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 788 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi