Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Parlamenti i Kosovës, një shtojcë e parlamentit serb
Publikuar më 26 nntor, 2017 në orën 01:05 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
I dashur Kolonel Laveri,
Analizën tuaj me titull “Ka një mijë mënyra të tradhtosh popullin”, të cilën ma dërguat sot me postë elektronike, e lexova me shumë kërshëri. Jam jashtëzakonisht i indinjuar për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes. Ky akt antikombëtar dëshmon më së miri përsëri e përsëri se tradhtia është në krye të Kosovës. Prandaj këtu e më shumë se pesë vjet të shkuara, unë pata botuar në internet një shënim të shkurtër me titull “Tradhtia në krye të Kosovës” (13 mars 2012).

Por ajo çka dëshmon më së shumti për shëmtinë e realiteteve ndërshqiptare, ore i dashur kolonel me formim nacionalist, është heshtja tragjike e popullit shqiptar para tradhtisë së klasës politike. Ku është elektorati i Vetëvendosjes? Pse nuk çohet peshë më këmbë dhe të turret drejt parlamentit të tradhtisë kombëtare të Kosovës dhe t’u tregojë vendin tradhtarëve në shërbim të shovinizmit serbokaragjoz?
Elektorati i Vetëvendosjes, fatkeqwsisht, nuk çohet në mbrojtje të Albin Kurtit dhe të deputetëve të tjerë, sepse tradhtia e krerëve që drejtojnë politikën kosovare që prej 17 shkurtit të vitit 2008, është bërë rutinë e jetës së përditshme të popullit shqiptar të Kosovës. Tradhtia atij i është bërë si buka e përditshme, është mësuar me të. Prandaj klasa politike në krye të qeverisjes së Kosovës, duke qenë e bindur se populli shqiptar i Kosovës është shndërruar në një mumje hesapi, i ka marrë hekurat zvarrë në turrin e papërmbajtur të tradhtisë kombëtare. Akti tradhtar i arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes, dëshmon edhe një herë më së miri se skenari dhe regjisura serbofranceze për arrestimin, gjykimin dhe lirimin e Ramush Haradinajt, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Hashim Thaçit, ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë për mrekulli. Populli shqiptar i Kosovës e gëzoftë tradhtinë që ia ka bërë peshqesh klasa politike që po e drejton që prej shpalljes së pavarësisë, e cila vazhdon të mbetet një pavarësi thjesht në letër, sepse parlamenti i Kosovës, me mënyrën se si ka funksionuar që prej shkurtit të vitit 2017, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se ai s’është gjë tjetër, veçse një shtojcë, një filial i parlamentit serb.

San Diego, Kaliforni
24 nëntor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 528 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi