Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
Publikuar më 28 nėntor, 2017 nė orėn 07:30 ( Para 13 ditė e 4 orėve ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republikės sė Kosovės nė Malmė tė Sue-disė nga prof.dr.Muhamet Shatri.

Tė nderuar mysafirė dhe ju bashkatdhetarė tė ēmuar!

28 Nėntori ėshtė i shenjtė pėr historinė tonė kombėtare sepse disa nga ngjarjet mė tė mėdha tė historisė sonė kanė ndodhur pikėrisht nė kėtė datė. Mė 28 nėntor 1443, rikthehet nė Krujė Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, ku ngriti Flamurin Kombėtar. Ky Flamur valoi i pamposhtur nė Kalanė e Krujės dhe nė kullat e kalatė e tjera arbėrore, pėr 25 vjet, pėr sa kohė qė kryeheroi ynė udhėhoqi popullin dhe Shqipėrinė kundėr pushtuesve osmanė. Pas vdekjes sė tij mė 17 janar 1468, pushtuesit otomanė depėrtuan nė tė gjitha trojet arbėrore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonė. U deshėn 444 vjet pritje e vuajtje, tmerr e robėri nėn atė pushtues, si dhe shumė eksode e zbrazje masive tė trojeve tona nga qeniet arbėrore, derisa rifilloi sėrish valimi i Flamurit tė Arbrit. T’i kemi parasysh arbėreshėt, qė ikėn pėrtej detit, ose nė veri (nė Dalmaci), me qėndresėn e tyre stoike pėr tė ruajtur gjuhėn, traditat dhe kulturėn e tė parėve. Qindra mijėra shqiptarė, duke mos mundur ta durojnė terrorin e pushtuesve, kishin ikur nė shumė vende tė botės – madje edhe nė Amerikė, Afrikė, Azi e deri nė Australi.

Me 28 nėntor 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombėtar nė qytetin e Vlorės dhe shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė fjalėn e Tij solemne, ndėr tė tjera, tha: “Fqinjėt tanė nuk duhet tė gėnjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robėrinė. Historia e shekujve tė kaluar e dėshmon kėtė tė vėrtetė. Ky truall ėshtė atdheu ynė. Ne e kemi gjuhėn tonė, zakonet tona, kulturėn tonė. Ndaj, sot, tė mbledhur nė kėtė kuvend tė madh historik, ne shprehim para gjithė botės vullnetin e popullit tonė sovran!” Mė shumė se njė e treta e delegatėve tė Kuvendit ishin nga viset e Kosovės. Pavarėsia u shpall pėr tė gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhėn nga tė gjitha krahinat shqiptare.
Me gjithė angazhimet e parreshtura diplomatike tė Ismail Qemalit dhe tė Qeverisė Shqiptare, nė tė gjitha institucionet e qarqeve ndėrkombėtare, gjashtė Fuqitė e Mėdha tė kohės, tė involvuara nė gėrshetim interesash, vendosėn copėtimin e tokave shqiptare. Kėshtu, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, pa pėrfillur luftėn ēlirimtare as vullnetin e popullit tonė, u morėn vendime tragjike kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve, pra u gjymtua organizmi ynė kombėtar. Nga kjo del se 28 nėntori ėshtė dita mė e gėzueshme, por edhe mė e dhimbshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por pa Kosovė, pa Ēamėri dhe trevat e tjera shqiptare… Dihet se Flamuri Kombėtar u ngrit mbas 444 vjetėsh… Flamuri Kuq e Zi ėshtė flamuri mė i vjetri nė Ballkan, ndėr mė tė vjetrit nė Evropė… Flamuri Kombėtar ėshtė flamuri i Skėnderbeut, por pas vdekjes sė tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua… Pas njė harrese prej katėrqind vjetėsh, e zbuloi i pari njė student shqiptar. Ai ishte eruditi dhe gjeniu i kombit tonė - Faik Konica… Faik Konica, zbuluesi i Flamurit Kombėtar, themeluesi i kritikės shqiptare, atdhetari i devotshėm, ambasadori i Shqipėrisė nė Washington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua … Jo vetėm qė u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua tė varroset nė Shqipėri, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetėn Shqipėrisė… Ketė flamurė Kuq e zi me 28 Nėntor 1912, nga shtėpia e atdhetarit Ekrem Bej Vlora e mori shkrimtarja, studiuesja dhe pėrkrahėsja e Pavarėsisė se Shqipėrisė, Amelie Marie von Godin, tė cilin ia dha njėrit prej luftėtarėve nga Dardania dhe qė u shpalos me 28 Nėntor 1912 nga Ismail Qemali.

Ėshtė e dhembshme qė 28 nėntori i vitit 1944 e gjeti Kosovėn dhe trevat e tjera shqiptare tė ripushtuan nga Jugosllavia, fatkeqėsisht edhe me ndihmėn e partizanėve tė Shqipėrisė, qė ėshtė shembull sui generis nė mbarė botėn. Edhe me tragjik ishte rasti i Ēamėrisė. Diplomacia ndėrkombėtare, sėrish na e la njė Shqipėri tė cunguar, duke njohur dhe pėrligjur edhe brenda shtetit shqiptar njė diktaturė tė egėr komuniste, qė shkatėrroi edhe ato pak vlera e tė arritura nė rrafshin kombėtar – politik, ekonomik, kulturor... Ai regjim u lejonte heshtazi ripushtuesve jugosllavė e grekė qė tė thellojnė dhunėn e terrorin mbi shqiptarėt qė jetonin nė trojet e veta stėrgjyshore, madje deri nė spastrime etnike e gjenocid.
Ne nė Kosovė, por edhe nė trojet etnike si dhe nė mėrgatė sa herė vjen 28 Nėntori, na kujton se ėshtė ditėlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit (1955). Ai lindi nė Prekaz tė Drenicės mu nė kohėn e dhunės dhe terrorit rankoviēian mbi shqiptarėt e Kosovės dhe do tė niste Luftėn Ēlirimtare kundėr zgjedhės sė Serbisė. Nė mėnyrė tė veēantė 28 Nėntori na kujton qėndresėn e kėtij heroi dhe tė familjes sė tij mė 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftė heroike, nė historinė e re tė Kosovės njihet me emrin Epopeja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Organizata "Amnesty International", nė njė raport tė bėrė pėr rastin, theksonte se sulmi kishte pėr qėllim eliminimin e tė gjithė dėshmitarėve. Adem Jashari, sė bashku me pesėdhjetė e gjashtė anėtarėt e familjes sė tij, u vranė. Gjithsej pesėdhjetė e tetė persona janė vrarė, nė mesin e tyre tetėmbėdhjetė ishin gra dhe dhjetė fėmijė nėn moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare. Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bėnė simboli i pavarėsisė pėr shqiptarėt e Kosovės dhe pėr shqiptarėt kudo qė janė. Dua tė shtoj qėndresa heroike dhe sakrifica sublime e Adem Jasharit me gjithė familje ėshtė e pashembullt nė analet e historisė shqiptare e botėrore.

Tė respektuar tė pranishėm
Poetė e kėngėtarė me plot tė drejtė i kanė thurur himne e kėngė lavdie Oso Kukės pėr mbrojtjen e Vraninės dhe vetėflijimit tė tij. Dola kėtu sepse kjo ka lidhje edhe me epopenė e Jasharajve por edhe me rrjedhat aktuale. Prandaj, sa herė tė shkoni pėr Ulqini nė pushime, kur tė dilni nė Qakorr, qė dikur i kanė thėnė shqip Qafor, dijeni se jeni nė kufi me Malin e Zi. Kur tė vazhdoni mė tej, nė anėn e djathtė tė rrugės, nė brigjet veriore tė liqenit tė Shkodrės, kur tė shihni njė muranė tė rrėnuar nė ishullin e Vraninės, ndaluni pak nė shenjė nderimi dhe iu tregoni fėmijėve tuaj, se aty ka rėnė djali i Shqipėrisė, Oso Kuka, duke u kallur flakė bashkė mė 2-3 trimat qė i kishin mbetur tė gjallė nga 24 djem qė i kishte me vete edhe me shumė armiq tė vatanit qė e kishin rrethuar. Aktin e tij heroik Fishta i Madh e skaliti nė veprėn e tij, nė katėr kėngė qė u bėnė popullore e qė kėndohen nė dasma e gėzime. Por Oso Kuka nuk ėshtė nga kėngėt legjendare pėr Mujin e Halilin, por personalitet historik dhe kjo ngjarje ka ndodhur nė vitit 1862 nė mbrojtjen e kufijve tė Shqipėrisė. Edhe sot nė Shkodėr qėndron nė kėmbė shtėpia e Oso barotit, prandaj, kur ta vizitoni kėtė qytet, qė ka qenė kryeqendra e Ilirisė sė lashtė, mos e harroni ta vizitoni edhe kėtė fole atdhetarie!
E zgjata pakėz me Oso Kukėn sepse akti i tij epik shumė shpejt u kthye nė simbol trimėrie e vetėmohimi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare, qė mizorisht po pushtoheshin nga fqinjėt tanė ballkanikė, dhe shėmbėllesa e tij ishte e gjallė e frymėzuese edhe nė zjarrin e luftės pėr liri e pavarėsi tė Shqipėrisė, jo vetėm deri Adem Jasharit, por ėshtė aktuale edhe nė ditėt tona. Por guxoj tė konstatoj se Adem Jashari ia kaloi frymėzuesit tė tij pėr faktin se ky i fundit pati bashkėluftėtarė familjarėt e tij, shumė prej tė cilėve ishin edhe tė moshės jomadhore, prandaj edhe i takon vendi i nderit nė heroikėn shqiptare.

Zonja dhe zotėrinj tė nderuar
Kur isha i ri, njė plak i urtė i anėve tona mė kėshillonte kėshtu: “Mos u lavdo, bir-o, se vetė lavdėrimi ėshtė sikur me i heq tjegullat nga kulmi i shtėpisė, e atėherė tė bien shiu brenda. Por unė, megjithėkėtė, pėr ta nderuar kujtimin tė parėt tė mi, pasi i kam nė tė sosur mėngjeset, qė pėr mua janė bukuria me magjepse e kėsaj bote, po i lejoi vetės, tė shtoj se prejardhjen e tij tė largėt Oso Kuka e ka nga Rrafshi i Dukagjinit, pėrkatėsisht nga fshati Isniq, e se edhe disa nga ushtarėt e Gjergjit tė Arbėrisė kanė mbajt kėtė mbie¬mėr. Prej Isniqit, kėtij kryefshati tė Dukagjinit, i ka rrėnjėt familjare edhe kryegjenerali i shqip¬tarisė, Isa Boletini dhe shumė kushėrinj e bashkė¬luftė¬tarė tij, ēka merr nga Podguri im e deri nė Shalė tė Bajgorės. Tė shtoj kėtu se kohėve tė fundit ka disa zėra e shkrime qė thonė se nga fshati Isniq e ka pas gjininė edhe lokja e Gjergj Vashin¬gto¬nit tė SHBA-ve dhe se djalit ia ka vėnė em¬rin e Dajės sė Madh. Nėse kjo dėshmohet si e vėrtetė, ne mund tė mburremi edhe me bijat e nipat tanė, por si tradicionalistė e nga pak vetjak qė jemi, gjithnjė i kemi nė plan tė parė djemtė dhe guximtarėt e truallit tonė.

Tė nderuar pjesėmarrės,
28 Nėntori i vitit 1997 shėnon njėrėn nga faqet mė tė ndritura tė historisė sonė kombėtare, daljen e parė nė skenė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Tė gjithė e dimė se ajo qė ndikoi qė UĒK-ja, tė bėjė publike formimin e saj, ishte vrasja nė mėnyrė tinėzare e mėsuesit tė shkollės sė Llaushės, Halit Geci, mė 25 nėntor 1997 nga ushtria serbe. Prandaj me rastin e varrimit tė mėsuesit dėshmor, me 28 nėntor 1997, pėr herė tė parė dolėn publikisht tre luftėtarėt e lirisė, Mujė Krasniqi (tani dėshmor), Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, nė Llaushė tė Sken-derajt, duke i treguar kėshtu popullit se edhe Kosova e ka njė ushtri, Ushtrinė Ēlirimtare tė Koso-vės. Vėshtirė tė mendohej nė atė kohė se ajo copė letėr e komunikatės, qė pėr ushtarėt e UĒK-sė qė e lexuan dukej shumė e thjeshtė, njė ditė do tė kishte rėndėsi historike. Ndėrsa, ky ka qenė edhe fillimi i paralajmėrimit tė njė ushtrie qė mė vonė do t’i bėnte rezistencė ushtrisė dhe policisė serbe, deri nė ēlirimin e Kosovės. Prandaj qė nga ajo ditė, festės sė Flamurit iu ka bashkė¬ngjitur edhe dita e daljes publike e UĒK-sė.
28 Nėntori i vitit 2001, e solli nė qendrėn e kryeqytetit tė Kosovės, nė Prishtinė, krenarinė e pėrjetshme tė kombit tonė, Gjergj Kastriotin – Skėnderbeun. Dua t’ju pėrkujtoj, tė nderuar pjesėmarrės, se ideator pėr sjelljen nė zemrėn e Dardanisė sonė tė lashtė dhe te re, tė vetė kryekomandantit dhe kryetrimit tė Arbėrisė, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, pėr tė na trimėruar pėrjetėsisht, qė ta mbrojmė kėtė tokė tė shenjtė nga armiqtė tanė shekullorė, ka qenė korifeu i inteligjencies atdhetare shqiptare, profesori i nderuar, akademik Mark Krasniqi, kurse mjetet pėr ngritjen e monumentit janė ekskluzivisht nga kontributi tė bashkatdhetarėve tanė nė botėn e jashtme, 5, 5 pėr qind tė tė cilave janė mjete nga Fondi ynė nė Suedi. Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ėshtė i tė gjithė shqiptarėve, por po tė bėheshim sadopak shpirtngushtė ne mėrgimtarėt, pėrmendorja e tij nė Prishtinė do na takonte vetėm neve. Ndonėse e zgjata bukur shumė, me duhet tė theksoj se ka edhe dy momente simbolike shumė tė rėndėsishme nė kėtė veprimtari shumė tė qėlluar. Pėr bartjen shtatores se Kastriotit tė Madh nga Shqipėria ėshtė angazhuar logjistika e formacioneve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilat kanė marrė pjesė nė betejėn historike tė Koshares, kurse zbulimin e saj e ka bėrė presidenti historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova.

Tė nderuar bashkatdhetar,
Liria e arritur, ėshtė vlera jonė dhe pasuria mė e ēmuar e shoqėrisė tonė, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumė punė e pėrpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Festat e nėntorit janė festat e krenarisė sonė kombėtare, tė cilat na dhanė forcė e kurajė pėr rilindjen e shtetit tė Kosovės. Nė kėtė ditė tė shėnuar, u pėrkulemi pėr tė gjithė ata, tė cilėt luftuan dhe flijuan veten e tyre pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė dhe tė Kosovės si dhe tė trojeve tė tjera shqiptare qė ende lėngojnė nėn zgjedhėn e huaj.. Duke ju falėnderuar pėr durimin, ju uroj Ditėn e Flamurit, 28 Nėntorin!
Qofshi gjithmonė faqebardhė!

Prof. dr. Muhamet SHATRI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 99 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi