Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Me ilirë meta nuk ka ribashkim, as integrim në BE, ashtu sikur nuk pati republikë të pavarur të Kosovës me autonomashët shqipfolës (1945-1999)!
Publikuar më 28 nntor, 2017 në orën 07:37 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

-Këtë e vërtetoi edhe periudha 27-vjeçare e Shqipërisë jashtë Bashkimit Evropian (1990-2017).

-Pse deri më sot Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, sepse është një shtet ku fjalën kryesore e kanë korrupsioni, hajdutëria, krimi i organizuar, droga, shfrytëzimi i njeriut prej njeriut, skllavëria (shitja e qindra femrave shqiptare në Maqedoni dhe në Serbi, edhe pse një tregtim i tillë i qenieve njerëzore, është i ndaluar me konventat ndërkombëtare), varfëria, papunësia, eksodi i institucionalizuar…etj.

Shtetarët dhe liderët politikë të formatit të Ilir Metës, le të propagandojnë sa të donë, duke i bërë qejf vetes, kolonialistëve sllavë ballkanikë, si dhe atyre, që u besojnë dhe i votojnë verbërisht, jo më pak se 27 vjet, por Shqipëria londineze dot nuk do të hyjë në BE, sepse nuk i përmbush kriteret dhe standardet themelore, të kërkuara për t’u integruar në BE, edhe pse është anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), që nga prilli i vitit 2009.

Vetëm aleanca sllave ballkanike i kërcënon, i paragjykon dhe i frikëson shqiptarët nëse kërkojnë ribashkimin e tyre të SHQIPËRISË ETNIKE.
Prandaj, as Ilir Meta e as Edi Rama nuk kanë arsye, që të mbështesin një politikë të tillë imperialiste sllave kundër interesave jetike të ribashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Ribashkimi gjithëkombëtar shqiptar nuk ndjell konfrontim, as luftë, por pajtim, paqe, prosperitet dhe integrim me të gjitha vendet e Evropës!

Kërkesa e ligjshme për ribashkimin e kombit dhe të Shqipërisë Etnike, nuk nënkupton “konfrontim”, ashtu siç ka deklaruar naivisht Ilir Meta, por integrim legal dhe paqësor me Bashkimin Evropian (BE).

Kjo është e vërteta, jo opsioni propagandistik antikombëtar i Ilir Metës, që ka për qëllim frikësimin e shqiptarëve, që të heqin dorë nga kërkesa e tyre historike, legjitime, kushtetuese dhe demokratike për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Pse Presidenti Ilir Meta kuturu paragjykon “konfrontim” të Shqipërisë me BE-në, nëse Tirana zyrtare ligjërisht kërkon shkolonizimin dhe ribashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet kombëtar, kur kjo është në përputhje të plotë, edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë: “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë vlerat më të larta të njerëzimit.”(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë /Preambula/, “Pegi” Tiranë, 2002, f.5).

Sipas “dioptrisë diplomatike” të Presidentit Meta, po ekzistuakanë “dy rrugë kryesore” kinëse për t’u integruar në Evropë dhe për t’u ribashkuar kombi shqiptar në Ballkan.

E para, “O bashkohemi në Evropë, dhe e dyta, o nëpërmjet një rruge që do na fuste në konflikt me të gjithë”.( https://www.kosova-sot.info/lajme/229442/sipas-presidentit-te-shqiperise-ilir-meta-keto-jane-rruget-e-bashkimit-kombetar/).
- E, ore president miop dhe kulltukofag sui generis, po, pikërisht kjo politikë vetëmohuese dhe vetëdenoncuese i ka lënë shqiptarët e copëtuar dhe të kolonizuar nën sundimin e egër, barbar dhe gjenocidal të sllavëve pushtues të Ballkanit.

Kjo është një fantazi alogjike dhe absurde e presidentit Ilir Meta, sepse pa ribashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet kombëtar sikurse vendet e tjera ballkanike (Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Serbia etj.), Shqipëria londineze (1913) nuk do të ketë asnjë gjasë reale, që të integrohet në BE. –Po, edhe sikur Shqipërinë e Ilir Metës ta kishte pranuar BE-ja si gjysmështet të tillë, problemi kolonial dhe i ribashkimit të shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, do të ngelte i pazgjidhur si këtu e 100 e sa vjet më parë. – Kush do të fitonte në këtë rast? – Dihet, amalgama sllave ballkanike me aleatët e saj të Evropës, jo kombi shqiptar e as Shqipëria Etnike e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit, e Hasan Prishtinës dhe e Avni Rrustemit…

-Kjo nuk mund quhet politikë e drejtë, racionale, realiste, vizionale dhe e pranueshme e presidentit Ilir Meta, që t’i frikësojë shqiptarët, duke shpifur dhe paragjykuar konfrontimin me të gjitha shtetet e Evropës, nëse gjysmë Shqipëria e tij londineze (1913) dhe të gjithë shqiptarët me të drejtë kërkojnë ribashkimin e tyre në një shtet kombëtar-SHQIPËRINË ETNIKE, sepse kjo është e drejtë historike dhe legjitime e shqiptarëve mbi territoret autoktone të Shqipërisë Etnike. Këtë të drejtë kombit shqiptar, nuk kanë drejtë t’ia mohojë as Evropa e as bota.

Ilir Meta frikëson shqiptarët kundër ribashkimit sikurse dikur autonomashët e Kosovës, që i luftonin shqiptarët patriotë me heroin kombëtar Adem Demaçi në krye, të cilët kërkonin lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës (1958-1999).

Mirëpo, kjo politikë dhe propagandë e Ilir Metës kundër ribashkimit kombëtar, është e pranueshme vetëm për politikën koloniaiste dhe imperialiste të shteteve fqinje sllave ballkanike dhe të partnerëve të tyre evropiano-ndërkombëtarë, që historikisht (1878…) me luftëra, me agresione dhe me gjenocid kanë copëtuar territoret indigjene të SHQIPËRISË ETNIKE.

-Ilir Meta, mund t1% kënaqet me fitoret e korrupsionit dhe të vasalitetit (sepse kanabisi ia garanton), por, ama, duhet mbajtur parasysh faktin se kombi shqiptar, do të vazhdojë rrugën dhe luftën për ribashkimin e tij dhe të Shqipërisë Etnike deri në fitoren e plotë sikurse dikur Italia, dhe sot Gjermania (1989-2017).

Ribashkimi i kombit shqiptar nuk e destabilizon, por e forcon, e qetëson dhe e shpëton Ballkanin nga “termetet” militariste dhe kolonialiste të “antantës” ruso-sllave (1876-2017).

Paragjykimin e Ilir Metës, - “konfrontimi i shiptarëve me të gjitha shtetet e Evropës”, në rast të kërkesës së tyre për ribashkim, (ndoshta) ka mundur ta shpërpallë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por, jo edhe presidenti i Shqipërisë, ILir Meta, sepse nuk është e drejtë, as ligjshme e as demokratike, që për hir të hyrjes së gjysmë Shqipërisë (1913) në BE, edhe në shekullin XXI, të sakrifikohej më se gjysma e kombit shqiptar dhe e SHQIPËRISË ETNIKE. -Po të ndodhte një nonsens i këtillë, kjo do të ishte tradhti dhe shitje e gjysmës së kombit dhe e gjysmës së SHQIPËRISË ETNIKE.

Edhe sot, presidenti Ilir Meta është kundër ribashkimit kombëtar, vetëm për ta rujatur kolltukun, jo stabilitetin e Ballkanit e as të Evropës!

Këtë orientim strategjik të politikës së tij ANTIRIBASHKIM, për fat të keq, ish-kyreministri i Shqipërisë, Ilir Meta (tani president i Shqipërisë) e bëri të ditur në Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001, me ç’rast pohoi se “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasash ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.”(Shih më hollësisht në https://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/ (5 janar 2010).

Nuk ka asnjë dilemë se kjo deklaratë e Ilir Metës është me karakter antihistorik, antikombëtar dhe antishtetëror, sepse ka shpërfillur të drejtën historike të kombit shqiptar mbi Shqipërinë Etnike, si dhe ka hedhur poshtë dhe ka mohuar “ Trurin vlerësues shqiptar-Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka vlerësuar se, jo vetëm se ekziston, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes “Çështja Kombëtare Shqiptare”.

Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”, ku thuhet se “ Deri sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve. Përkundrazim gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur…”(Platrofmë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, ASHSH, Tiranë, 1998, f.50.). (http://www.botasot.info/opinione/772488/dekorata-urdhri-i-pavaresise-e-pamerituar-per-ilir-meten/ ).

Së fundi, vështirë është të nxirret konstatimi i ekuilibruar për armiqtë e ribashkimit kombëtar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, por me tradhtarë, me milionerë korrupcionistë dhe me shfrytëzues të popullit, kurrë nuk do bëhet ribashkimi kombëtar, e as hyrja e gjithë kombit shqiptar në BE.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 658 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi