Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHEVĖ DUHET T’I TEJKALOJNĖ TENSIONIMET E PANEVOJSHME NDĖSHQIPTARE
Publikuar më 06 dhjetor, 2017 nė orėn 15:25 ( Para 4 ditė e 20 orėve ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė APN-sė dhe PVD-sė dy subjekteve politike, si pėrgjegjėsit kryesorė tė kėsaj krize tė shkaktuar.

Presheva, si njė vend i vogėl, por me halle dhe probleme tė mėdha nuk e kishte luksin politik tė krijojė kriza tė kėtilla tė panevojshme. Por, nejse, qe si qe, u bė si u bė, tanimė kemi njė situate tė re, nga e cila duhet dal ky spekter politik, edhe pse nuk mund tė amnistohen nga pėrgjegjėsitė e tyre mbi dėmin e shkaktuar nė kėtė Komunė. Tani, tė njėjtat subjekte qė krijuan krizėn e jashtėzakonshme politike, sėrish dėshirojnė ta zgjedhin kėtė situatė me fushata tė “nxehta” dhe “emocionale”, me plotė premtime, plotė kthim tė shpresės se do tė punojnė nė interesin e qytetarėve dhe kjo po shkon duke marrė hov gjithnjė e mė shumė. E mira e kėtyre subjekteve politike ėshtė qė po shfaqin programe dhe po garojnė sa do pak nė njė ambient “jo demokratik” nėn Serbi, kurse e keqja e tyre e madhe qė e kanė ngritur tensionin ndėrqytetarė e kanė tensionuar elektoratin e tyre skajshmėrisht dhe nė formė tė panevojshme me ndonjė rrezik tė paparashikuar, nė krijim tė ndonjė incidenti tė panevojshėm tė marredhėnieve ndėrshqiptare.
Kjo skena e “tensionimit” politik tė kėtyre subjekteve politike ėshtė e njohur nė Preshevė qė moti, sidomos ndėrmjet PVD-sė dhe PDSH-sė, ndėrsa tani ka marrė hov edhe ndėrmjet APN-sė dhe tė tjerėve. Kjo klimė kaq e nxehtė politike ėshtė kontribut i liderėve tė tyre qė lejojnė kėtė mėnyrė tė shfaqjes publike, poashtu kur kėsaj i shtohen edhe “ndikimet” e “brendshme” dhe tė “jashtme”, atėherė skena padyshim se bėhet edhe mė e rėnduar dhe me mundėsi tė eskalimit tė saj.
Do tė ishte mirė qė krerėt e kėtyre subjekteve tė ulin gjakrat, tensionin, tonin, kritikat, shantazhet, ndėrskomcat, prapaskenat, por mė shumė tė fokusohen nė programet e tyre politike, nė shpalosjen e pikave programore, se sa nė kualifikime tė ndryshme individuale, apo edhe grupore, qė nuk i duhet aspak kėsaj fushate politike. Kualifikimi se ky lider ėshtė me Serbi, kurse tė tjerėt janė mė tė mirė nuk ēojnė askund, por krijojnė dhe ngarkojnė edhe mė shumė situatėn edhe ashtu tė elektrizuar dhe mjaftė tė tensionuar ndėrshqiptare. Kjo mėnyrė e shfaqjes sė tyre nė kėtė fushatė, padyshim se ėshtė nė dėm tė shqiptarėve dhe raporteve tė tyre vėllazėrore. Liderėt e Preshevės duhet tė jenė shumė tė vetėdijshėm, shumė koshientė se nga ta nuk varen punėt e mėdha tė kombit, ata mund tė jenė vetėm pėrgjegjės pėr realizimin, apo mosrealizimin e ndonjė projekti projketi Komunal nė mandatin e tyre, por tė varet ndonjė proces krucial kombėtar asesi.
Prandaj, ata nėse vėrtet i dojnė qytetarėt e kėsaj Komune dhe vėrtet mendojnė tė punojnė pėr tė mirėn e tyre dhe zgjidhjen e problemeve tė tyre duhet tė dalin nga kjo situate faqebardhė sa mė parė, pa ndonjė incident, pa ndonjė tronditje nė marredėniet e tyre shoqėrore, pa ndonjė imazh tė keq ndaj kombit, por edhe ndaj faktorit tė huaj. Politika e Beogradit karshi kėtij rajoni tashmė ėshtė e njohur jo vetėm nga shqiptarėt, por nga tė gjithė, andaj nuk duhet rėnė nė grackėn e saj turbulluese. Vetėm Beogradit i konvenon njė tensionim, por edhe incidente nė Preshevė e Luginė dhe askujt tjetėr.
Nė fund tė fundit pasojat e ndonjė ērregullimi mė shumė se gjithė i paguajnė vetė qytetarėt e Preshevės, tė cilėt edhe ashtu disa nga faturat janė duke i paguar. Nuk ka lidhje se cili subjekt politik shqiptarė fiton atje, tė gjitha partite shqiptare janė tė njėjta, lidhje tė madhe ka puna me qytetarėt e Preshevės, zgjidhja e sa mė shumė problemve ndaj tyre. Ajo parti qė vėrtet e ka fokusin mė shumė nė problemet dhe hallet e qytetarėve tė Preshevės, pa dallim etnie, sepse nė Preshevė edhe pse jetojnė shumica shqiptare, aty pushteti lokal duhet tė interesohet njėjtė pėr tė gjithė qytetarėt e saj, pa dallim etnie, serbė, goran, romė, etj. Pra, njė politikė, apo njė pushtet qė kujdeset pėr tė gjithė qytetarėt e saj pa dallim feje, race e kombi ka perspective dhe vėrtet ėshtė me standarde tė zhvilluara demokratike. Presheva, edhe pse e diskriminuar nga pushteti i Beogradit, ajo duhet dalluar pushtetin e saj nė vlera dhe cilėsi. Po ditėn liderėt e Preshevės, qė kėsaj here tė tejkalojnė kėtė krizė me pak tensione dhe pa incidente, atėherė padyshim qė do tė vlerėsohen edhe nga qytetarėt, por edhe nga opinioni i gjerė. Mbajtja e kėtyre zgjedhjeve pa probleme dhe formimi i qeverisė lokale do tė ishte rruga mė e mirė tė cilėn duhen ndjekur nė tė ardhmen liderėt e Preshevės. Zgjidhje tjetėr nuk duhet menduar, ēdo zgjidhje tjetėr i bėnė edhe mė shumė pėrgjegjės, prandaj kujdes ju liderėt e Preshevės, duhet tė jetė maksimal tė vėmendshėm qė kjo situatė tė mos iu dal jashtė kotrollit, por tė zhvillohen zgjedhje tė ndershme, sa mė me pak eufori dhe fėrkime ndėrmjet veti, si dhe tė pranohen rezultatet dhe tė formohet qeveria e re lokale. Ky do tė ishte provimi mė i mirė demokratik qė mund ta kishin dhėnė liderėt e Preshevės nė kėtė situatė, dhe kjo kėrkohet nga ta, nėse vėrtet dėshirojnė tė mos ngelin nė kėtė gjendje krize.


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 69 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
Shpirti i Atdheut ėshtė mbi ne
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:16
Trojet tona janė tė kapura nga hajnat dhe gėnjeshtarėt antikombėtarė. Bashkoju thirrjes pėr tė shpallur njė mesazh tė mirė pėr tė varfrit. Pėr tė bėrtitur ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi