Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė Serbinė, qė ta njohė Kosovėn!
Publikuar më 06 dhjetor, 2017 nė orėn 15:28 ( Para 4 ditė e 20 orėve ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombrellėn” e saj kolonialiste. -Kjo ėshtė “vija e kuqe” e Platformės serbe nė “Dialogun e Brukselit” (2011-2017)?- Jo, ky, do tė ishte fataliteti dhe fundi i Serbisė sė Madhe nė Ballkan.

Me gjithė aspirtat dhe me pretendimet territoriale kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste tė Serbisė, si dhe tė shpresave tė saj nė bazat ushtarake tė Rusisė brenda territorit tė Serbisė, Kosova kurrė mė nuk do bėhet Serbi. Vetėm ky opsion raconal mund t’ia pėrshpejtojė “trenin” Serbisė pėr t’u integruar nė BE. Pėrkundrazi, ashtu siē ka deklaruar edhe kryeministri i qeverisė shqiptare Edi Rama, viti i ardhshėm 2018, do tė jetė vit i ribashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė.


*** Aakdemiku beogradas Vasilije Krestiq apelon Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve Serbe, Kishėn Ortodokse (politike) Serbe dhe shtetin e Serbisė, qė “me asnjė ēmim, tė mos heqet dorė nga Kosova”. (http://www.blic.rs/vesti/politika/krestic-ni-po-koju-cenu-ne-smemo-dici-ruke-od-kosova/nhhymcs).

-Serbisht, kėsaj “shkence akademike” falsifikatore dhe vampirizuese i thonė “daj bozhe shta budalla misli” mbase Kosova kurrė nuk ka qenė territor legal I Serbisė, as i serbėve, vetėm plaēkė koloniale shekullore (1912-1999). Kėtė, tanimė e di Evropa, Amerika dhe e tėrė bota. Kjo e vėrtetė nuk ėshtė mė kurrfarė “sekreti” i historiografisė dhe i politikės falsifikatore tė shtetit, tė kishės dhe tė shkencės serbomadhe (1912-1999), tė cilėn e kanė shkruar vetė dhe e kanė mbajtur nėn “embargo” jo mė pak se 100 vjet.

Mirėpo, kėtė histori tė falsifikuar antishqiptare, shtetit, kishės dhe akademisė serbe ua prishi shkenca e digjitalizuar si rezultat dhe meritė kryesore e formimit tė Rendit tė Ri Botėror (1989) me Shtetet e Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė krye (si superfuqi siprane botėrore), me ē’rast shkallmoi perandorinė e kuqe ruso-sovjetike. Si rrjedhim, u krijuan kushtet dhe rrethanat politike, qė Amerika dhe Evropa Perėndimore, t’i hapin dhe t’i rishikojnė arkivat e pluhėrosura tė politikės dhe tė shkencės perverse dhe falsifikatore tė sllavėve tė Evropės Lindore dhe Juglindore (duke pėrfshirė edhe Ballkanin), duke i bėrė publike dhe tė arritshme nė dimensione botėrore si pėr shtetet e ndryshme, ashtu, edhe pėr lexuesit dhe pėr studiuesit e interesuar.

Apeli absurd i akademikut Vasilije Krestiq, edhe njė argument mė shumė i pėrzierjes sė Serbisė nė ēėshtje tė brendshme tė Republikės sė Kosovės

Tė jemi realist (tė mos ushqejmė iluzione tė kota, duke gėnjer vetėveten, popullin, Evropėn dhe Amerikėn, se gjoja “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovėn”, ashtu siē kanė deklaruar disa herė Enver Hoxhaj, Hashim Thaēi, Edita Tahiri dhe ish-0presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga) se Beogradi zyrtar, jo vetėm qė nuk e njeh Kosovėn, por, pėrmes eksponentėve ēetnikė tė “Srpska lista” tė saj, tė instaluar nė Qeverinė dhe nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės ( duke u bazuar nė “lidhjet speciale” me minoritetin serb sipas Planit tė Marti Ahtisarit), po bėn zhasntazhe dhe trysni te faktorėt ndėrkombėtarė nė Kosovė, qė tė mos lejojnė legalizimin e Ushtrisė sė Kosovės.Gjithashtu, diplomacia dhe politika e Serbisė me “pesė shpejtėsi” ka intensifikuar nė shkallėn edhe mė tė lartė lobimin e tyre te shumė shtete tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė tė mos e njohin Kosovėn e pavarur dhe sovrane, tė cilėn deri tani e kanė njohur 113 shtete anėtare tė OKB-sė.

Sesa Serbia dhe ēetnikėt fashistė serbomėdhenj janė “penduar” pėr kryerjen e tri gjenocideve kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės sipas “Bukvicės”-Memorandumit 1986 tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve Serbe tė Beogradit, tė iniciuar dhe tė mbėshtetur nga Kisha (politike) Ortodokse Serbe dhe nga qeveria e Serbisė me kryekriminelin e saj Slobodan Milosheviq, kėtė e provon, edhe kjo deklaratė skandaloze me pėrmbajtje Memorandumiane tė akademikut serb Vasilije Krestiq (njėri nga autorėt e Memorandumit famėkeq serb tė vitit 1986, qė parashikon shfarosjen e shqiptarėve, tė kroatėve dhe tė myslimanėve tė Bosnjės, me qėllim tė grabitjes dhe kolonizimit tė territoreve tė tyre indigjene): “Ni po koju cenu ne smemo dići ruke od Kosova, jer su Kosovo i Metohija integralni deo naše države i da je to "crvena linija" preko koje ne sme da se pređe.”( http://www.blic.rs/vesti/politika/krestic-ni-po-koju-cenu-ne-smemo-dici-ruke-od-kosova/nhhymcs).

Kjo deklaratė e memorandumashit racist serbomadh, Vasilije Krestiq, “student” i teorisė gjeopolitike “Lebensraum” tė Fridrich Ratzelit dhe tė Hitlerit, kur tė pėrkthehet nė gjuhėn shqipe, do tė thotė : “ Ne, me asnjė ēmim nuk guxojmė tė heqim dorė nga Kosova, sepse kjo ėshtė pjesė integrale e shtetit tonė, dhe se kjo ėshtė ‘vija e kuqe’, e cila nuk mund tė shkelet.”!?

-Sa i verbėr ky akademik serb Krestiq, po, ku ka “Kosovė serbe”, kur kjo qe nėntė (9) vjet (2008-2017), ėshtė ēliruar dhe pavarėsuar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, duke falėnderuar Amerikės dhe aleatėve tė saj evropiano-perėndimorė. Kjo ēėshtje ėshtė mbyllur njėherė e pėrgjithmonė. Prandaj, serbomėdhenjtė qofshin, edhe akademikė si Vasilije Krestiq, duhe tė mos shohin ėndrra tė shkreta dhe “vija tė kuqe”, sepse vija tė kėtilla tė kuqe, tanimė nuk mund tė gjenden as nė Rusi, lere mė nė Ballkan, tė cilat qėmoti janė davaritur sė bashku me shpifisin e tyre, kryeriminelin Slobodan Milosheviq (1989-1999). Kėtė e dėshmon edhe, pavarėsimi i Sllovenisė, i Kroacisė, i Malit tė Zi, i Maqedonisė dhe i Kosovės. Kėshtu qė, “vija tė kuqe” kanė ngelur vetėm brenda Serbisė (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari, Vojvodina kroate dhe ajo hungareze), tė cilat, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, do tė shndėrrohen nė “vija tė kaltra” dhe nė yje tė verdha tė Flamurit Demokratik tė Bashkimit Evropian (BE).

Kosova po ribashkohet me Shqipėrinė (2018), kurse akademiku i katandisur serb Krestiq po kėrkon ripushtimin kolonial tė saj!?

Kėtė e provon edhe kjo deklaratė e memorandumashit famėkeq serbomadh-akademikut Vasilije Krestiq, i cili, (nė bazė tė Memorandumit tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve Serbe tė vitit 1986 ishte arma kryesore pėr shkatėrrimin e ish-RSFJ-sė (1945-1990), qė synim pėrfundimtar kishte RIZGJERIMIN e kufijve tė Serbisė sė Madhe tė Ilija Garashaninit (1844), me qėllim qė Beogradi t’i kryente tri gjenocide kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės (1990-1999).

Mirėpo, kjo dėshirė absurde hitleriane e serbomėdhenjve me akademikun Vasilije Krestiq nė krye, kurrė nuk do bėhet realitet, sepse Kosova nuk do tė pranojė kurrė, qė tė pėrfundojė nėn kthetrat e pėrgjakshme tė sundimit tė egėr kolonial dhe neocolonial tė Serbisė sė Madhe, e cila pas pėrfundimit tė dy luftėrave ballkanike (1912/1913) zmadhoi territorin e saj pėr “81%”, duke pushtuar territoret dhe shqiptarėt e Shqipėrisė Etnike me agresion dhe me gjenocid.

Pėr popujt kroatė, myslimanė boshnjakė dhe shqiptarė, qė kanė pėrjetuar tri(3) gjenocide, shkatėrrime dhe me qindra e mijėra viktima nė njerėz (1989-1999), kjo deklaratė apeluese e racistit ēetnik nuk habit fare, sepse Serbia nė historinė e saj tė derisotme kurrėnjėherė nuk ka qenė demokratike dhe humane, por hegjemoniste, kolonialiste dhe gjenocidale ndaj kroatėve, myslimanėve dhe nė veēanti ndaj shqiptarėve. Kjo ishte edhe strategjia e platforms politike e Memorandumit tė ASHAS-sė (1986), tė sajuar nga akademikėt shovinistė seerbomėdhenj: “Vasilije, Krestiq, Milorad Ekmeēiq, Dobrina Qosiq, Mihajlo Markoviq, Matija Beēkoviq, Lubomir Tadiq, Dejan Medakoviq, Pavle Iviq, Dushan kanazir, Kosta Mihajloviq…etj.” nga Beogradi, Knini, Sarajeva etj., tė cilėt nuk e kanė shkruar kot vetėm pėr ta “arkivuar”, por pėr ta zbatuar, ashtu sikurse elaboratet e tjera tė mėparshme famėkeqe tė Ilija Garashaninit, tė Vaso Qubrilloviqit, tė Gjorgje Kėrstiqit, tė Ivo Andriqit, tė Dobrica Qosiqit… etj. pėr shfarosjen e shqiptarėve, tė myslimanėve boshnjakė dhe tė kroatėve.

Duhetpranuar faktin se, as shqiptarėt, as kroatėt e as myslimanėt boshnjakė, edhe sot, pas tri gjenocideve tė fundit tė Serbisė (1989-1999), shumė mirė e dinė se serbomėdhenjtė kurrėnjėherė dhe, pėr asnjė ēmim nuk do tė heqin dorė nga strategjia shtetėrore dhe kishtare e Serbisė sė Madhe, pavarėsisht nga rrenat, manipulimet, shantazhi, provokimet qė serbomėdhenjtė me presidentin Aleksandėr Vuēiq dhe me zėvendėskryeministrin-ministrin e Jashtėm Ivica Daēiq po ia bėjnė BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, edhe pėrmes “Dialogut tė Brukselit” (2011-2017), sepse qėllimi i tyre i vetėm dhe pėrfundimtar ėshtė rinegocimi i statusit tė pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė po e kėrkon diplomacia serbo-ruse e Beogradit dhe e Moskės, qė nė Dialogun e Brukselit, tė marrė pjesė edhe Rusia sė bashku me Amerikėn, ashtu si ka kėrkur pala negociuese shqiptare e Prishtinės.

As sheti, as akademia, as kisha serbe nuk heqin dorė nga politika kolonialiste dhe hegjemoniste

Kėtė, duhet ta kenė parasysh, edhe BE-ja, edhe Amerika, edhe Kosova, edhe Shqipėria, sepse derisa Kisha Ortodokse Serbe me ekstremistėt dhe me fashistėt e saj, ta ketė thėnė fjalėn e parė dhe tė fundit nė formimin e objektivave parėsore politike, duke manipuluar dhe drejtuar shtetin e Serbisė, kjo, sikurse shekuj mė parė nė historinė e saj, kurrė nuk do tė jetė shtet paqėsor, demokratik dhe i civiliauar evropian, por tragjedia dhe e keqja mė e madhe e Ballkanit dhe e Evropės Perėndimore tė qytetėruar.

Kėtė progonozė tė zezė e vėrteton edhe kjo deklaratė mė e re kryediplomatit dhe e zėvendėskryeministrit serb, Ivica Daēiq, cili, si para tri dekadash, nė stilin kėrcėnues tė Vojislav Sheshelit, i apelon shqiptarėt e Kosovės, qė tė “ikin nė Shqipėri, sepse Kosova ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė serbe” .

Edhe kjo deklaratė me pėrmbajtje tė strategjisė frikėsuese dhe kėrcėnuese e Ivica Daēiqit pėrputhet jo vetėm me deklaratėn e akademikut shovinist dhe racist Vasilije Krestiq, por edhe e justifikon kėtė strategji shekullore antishqiptare tė Kishės Ortodokse Serbe dhe tė shetit hegjemonist dhe gjencidal serb, qė “ nė kohė paqeje, tė kthehet ajo qė ėshtė humbur nė kohė lufte.”

-Ja, pra, pse Bogradi, nė kohė paqeje po zhvillon dialog me Prishtinėn shqiptare nė Bruksel(2011-2017), qė Kosovėn e humbur nė kohė lufte (1989-1999), ta rikthejė nėn Serbi pėrmes negociatave paqėsore tė Brukselit, kinse nė emėr tė “normalizimit tė marrėdhėnieve tė Serbisė me Kosovėn”. Mirėpo, e vėrteta ėshtė krejtėsisht ndryshe nė interesin hegjemonist dhe kolonialist tė Serbisė. Kėtė e jusitifikon edhe ky konstatim i ish-kryediploamtit tė Serbisė, Vuk Jeremiq, kur thotė se “ Mbrojtja e interesit tė popullit serb nė rajon ka karakter imperativ politik, historik dhe moral”.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 84 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi