Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė raporti i ekspertėve!
Publikuar më 08 dhjetor, 2017 nė orėn 08:35 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie

Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie u prononcua pėr shumė tema aktuale qė lidhen me ēėshtjet e brendshme tė Kosovės dhe raportet e Kosovės me fqinjėt.
Nga tė gjitha temat e trajtuara nė kėtė intervistė ēėshtja e Marrėveshjes pėr pėrcaktimin e kufirit me Malin e Zi qė do tė dėrgohet pėr miratim nė Kuvendin e Kosovės dhe raporti i Komisionit tė ri qeveritar nėn udhėheqjen e Shpejtim Bulliqit u mediatizua mė sė shumti. Nė mėnyrė tė veēantė u shkoqit cilėsimi nga ana e zotit Delawie i gjetjeve tė kėtij komisioni si « gjepura dhe shprehje latine pėr tė fshehur tė vėrtetėn ».

Ėshtė interesant dhe me vlerė tė madhe tė pėrmendet se nė kėtė intervistė Ambasadori i SHBA-ve nė Kosovė citoi thėnien e gazetarit, satiristit dhe gjuhėtarit tė madh amerikan Henry Louis Mencken se « pėr ēdo problem tė ndėrlikuar ekziston njė zgjidhje e thjeshtė, e qartė dhe e gabuar ». Nė pėrputhje me kėtė qėndrim tė thellė dhe ironik kundėr tė gjithė atyre qė nuk ēajnė kokėn se u japin drejtim tė gabuar problemeve tė ndėrlikuara duke u munduar t’i zgjidhin nė mėnyrė tė thjeshtė zoti Delawie thekson se « Tė kėrkosh njė zgjidhje tė lehtė pėr t’i hequr njė vendi njė copė dhe pėr t’ia dhėnė njė tjetri vetėm do t’i ndėrlikonte gjėrat dhe do t’i bėnte ato mė tė rrezikshme ». Kėtu zoti Delawie ka plotėsisht tė drejtė!
Por, ky konstatim i drejtė i Ambasadorit amerikan nuk shoqėrohet kur kemi tė bėjmė me pėrcaktimin e vijės kufitare me Malin e Zi. Nė kėtė rast, ai merr pozicion diametralisht tė kundėrt dhe zhvlerėson punėn e ekspertėve duke i cilėsuar rezultatet e tyre si « gjepura ».
Zoti Delawie e di fare mirė se tė cilėsohet puna e dikujt si « gjepura » nuk ėshtė as veprim e as fjalor diplomatik. Ky fjalor u shkon pėrshtati mė shumė satiristėve si Henry Louis Mencken e jo diplomatėve.
Si diplomat dhe pėrfaqėsues i shteti qė gėzon respektin mė tė madh ndėr shqiptarėt Zoti Delawie nuk duhet tė lėshohet nė ironi tė tilla, sidomos pėr situatat tė cilat, siē thotė vet, « qė do t’i ndėrlikonin gjėrat dhe do t’i bėnin mė tė rrezikshme ».
Pa marrė parasysh se cili do tė jetė rezultati i votimeve nė Kuvendin e Kosovės, faktet qė ka sjellė komisioni i ri qeveritarė dhe qė dėshmojnė nė mėnyrė bindėse se Kosova ka pasur kontrollin efektiv tė kufirit deri nė Kullė dhe Ēakorr; faktet se Kosova ka ndėrtuar dhe mirėmbajtur rrugėt e veta deri nė Kullė dhe Ēakorr; faktet se Kosova ka kontrolluar dhe mirėmbajtur pyjet e veta deri nė Kullė dhe Ēakorr dhe faktet e shumta qė dėshmojnė se me Marrėveshjen e vitit 2015 njė pjesė e territorit tė Kosovės i jepet Malit tė Zi nuk janė « gjepura dhe shprehje latine pėr tė fshehur realitetin », por realitet i dėshmuar me ekspertizė profesionale qė nuk mund t’i zhvlerėsojė arroganca politike.
Zoti Delawie e di mė mirė se shumėkush se kėrkesa qė tė miratohet kjo marrėveshje me ndryshimin e kufijve tė vitit 1974 ėshtė nė pėrputhje me logjikėn qė problemeve tė thjeshta t’u jepet njė zgjidhje e ndėrlikuar, e qė nė kontekstin e Ballkanit Perėndimor bartė rreziqe tė mėdha.
Zoti Delawie duhet ta ketė lexuar edhe epitafin qė ka shkruar Henry Louis Mencken: « Nėse, pasi tė kem ikur nga kjo tokė, ju kujtohem njė ditė...». Tė shpresoj qė nuk do tė kujtoheni pėr arrogancėn qė treguat ndaj njė komisioni ekspertėsh tė fushės pėr tė cilėn janė kompetent dhe kėrkesėn « pėr t’i hequr njė vendi njė copė dhe pėr t’ia dhėnė njė vendi tjetėr...»
Kosovės dhe Malit tė Zi, si dy shtete me fqinjėsi tė mirė, u duhet tė pėrmbyllin ēėshtjen e pėrcaktimit tė vijės kufitare nė atė mėnyrė qė vėrtetė tė mbetet njė vijė nė hartė pėrderisa nė realitet tė kemi njė qarkullim tė lirė tė qytetarėve, vlerave kulturore dhe mallrave. Perspektiva e pėrbashkėt euro-atlantike nuk duhet t’i ndėrlikojė ēėshtjet e thjeshta e hiq mė pak t’i bėjė tė rrezikshme.

Bardhyl Mahmuti

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 213 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
PĖR TRIMAT, JUSUF E BARDHOSH GĖRVALLA DHE KA...
E merkurė, 17 janar 2018 - 07:50
(Nė 36-vjetorin e vrasjes sė TRE YJEVE TĖ PAVDEKĖSISĖ) Koha ecėn pa u ndalė.....Vitet rrokullisen njėri mbas tjetrit, pa u ndjerė e pa na marrė leje asp...
PERCAKTIMI DHE SHENJIMI I KUFIRIT- ATRIBUT I ...
E merkurė, 17 janar 2018 - 07:35
Tashmё, ёshtё bёrё plotёsisht e qartё qё marrёveshja e nёnshkruar, me 26 gusht 2015, nё V...
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi