Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MOTI I VOCËRR I CEN DESKUT
Publikuar më 08 dhjetor, 2017 në orën 08:48 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në shenjë rrespekti për herojntë të cilët shtrinë dorën e pajtimit në vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet në Motin e Madh.

Cen Desku pasi ka ,,mbrojtur me sukses’’, temën për master ,,Lëvizja për pajtim 1990-1992’’ ka botuar librin: Pajtimet në Motin e Madh 1990.
Libri është botuar në shtëpinë botuese ,,Faik Konica’’ në Prishtinë 2015, përbëhet nga katër kapituj me 219 faqe. Duke u bazuar në titullin e librit, lexusi shpreson se do të shfletoi një libër që pasqyron, në detaj Epokën e Pajtimëve 1990. Por C.D. pasi fare pak i ka dhënë hapësirë Epokës së Pajtimëve 1990, prandaj ,,Moti i Madh’’, reduktohët në ,,Motin e Vocërr ?!

C.D. në librin e tij na ,,shfaqët’’ gjithëpërfëshirës me kronika ngai Iliria, Epoka e Skënderbeut, L.SH. Prizrenit, duke vazhduar me Kanunin e Lekë Dugagjinit e deri te glorifikimi i ,, portretit ‘’ të Anton Çettës. Kanuni i L. Dukagjinit ,,shtrihët‘’ në plot 35 faqe, 1/6 e librit.
Ç’lidhje kishte Epoka e Pajtimëve me Kanunin e L. Dukagjinit ? Pastaj hapësirën tjetër të librit e ,, zotëron ’’ A. Çetta, i cili nga fillimi deri në fund të librit plot 100 herë figuronë emri i A .Çettës.
Mbase do ti shkonte ,,për fytyre’’, librit sikur të titullohej ,,Monografi për Anton Çettën ‘’.
Në bazë të titullit, përmbajtjes, libri ka një shpërputhje të madhe. Kapitujt me tituj dhe nëntituj nuk kanë lidhëshmëri, përkundrazi shkëputje reciproke. Protagonistët e Epokës së Pajtimit, që shtrinë dorën për pajtim në ,,Motin e Madh’’ janë krejtësisht të margjinalizuar?! Si mundë të ketë ,,Mot të Madh’’ pa heronjë të vërtet të saj?! C.D. pasi fare pak i ka dhënë hapësirë heronjëve të heshtur, por të madhërishëm, prandaj ,,Moti I Madh’’ reduktohët në ,,Motin e Vocërr’’
Reagimi im fokusohet në nëntitujt: Fillet e Lëvizjes për pajtim, dhe Këshilli i pajtimit në Malishevë.
a) Fillët e Lëvizjes për Pajtim.
C.D. në lidhje me zanafillen e ideve për pajtim, realizimin e tyre shkruan: ,,Ka shum ide e hipoteza, kush ishin të parët , pretendent për ta marrë flamurin janë grupi i Pejës ?! Pastaj vazhdon: ,,Sa i përket idesë se në burgje u bisedua për pajtime, në burgje lindin ide, por nuk janë të realizushme’’ ?!
C.D. për ta ,,privuar’’, ,,grupin’’ e Pejës nga e ,,drejta e flamurit’’ do ti ,,bjer gurit e drunit’’ për të zbuluar se kush ishin ideatorët e parë të lëvizjës për pajtim. Gjatë ,,hulumtimëve shkencore’’, ai ofron tri pista të zanafilles:
a) Apeli i minatorëve gjatë grevës 1989
b) Rinia e Lumbardhit
c) Nisma në Institutin Albanologjik – Anton Çetta
C.D. për ta ,,gozhduar’’ , ,,grupin’’ e Pejës parashtron këto pytje : ,,Pse grupi i Pejës nuk e bëri pajtimin në Pejë, por në Deqan’’?! ,,Pse ky grup nuk e bëri pajtimin vet, por e bëri me rininë e 88Lumbardhit ?! C.D. ka mundur ta di, duhej ta dinte se ,,grupi’’ i Pejës nuk ishte ,,grup’’ siq dëshiron ai, por struktura politiko – ushtarake të lëvizjes klandestine, gjegjësisht LPK –së.
Adem Grabovci, Have Shala, Myrvete Dreshaj, Lulëzim Etemaj, Ibrahim Dreshaj etj, ata si veprimtarë klandëstinë, të burgosur politik, pikërisht këta realizuan ,,idenë e pa realizushme të burgjeve’’.Ata fianalizuan amanetin e të madhit Afrim Zhitia për pajtime kudo në trojet shqiptare.
E pse jo edhe në Deqan ?!
Sa i përket Apelit të minatorëve , mbase C.D. do ti duhet kohë për të ,,zbuluar’’ se Apeli ishte rezultat i strukturave klandëstine, që kanë zbritur në zgafellë së bashku me ,,idenë e pa realizushme të burgjeve’’.
Sa i përket nismës për pajtim nga Instituti Albanalogjik parashtrohet pytja: Kush shkoi te kush ? Anton Çetta shkoi te ,,grupi’’ i Pejës, apo këta shkuan te Anton Çetta?
C.D. në përpjekjet e tij për ti ,,privuar nga flamuri’’ , ,,grupin’’ e Pejës shkruan : ,,Pasi trokitën në derën e kabinetit të Prof. Anton Çettës, dhe u gjenden sakaq ballë për ballë me të, Profesori i ditur shtroi çështjen e pajtimit ’’. Nëse sipas C.D. i pari parashtroi ,,Profesori i ditur ’’ çështjen e pajtimëve atëher shtrohet pytja : Pse ,,grupi ’’ i Pejës shkoi te Anton Çetta ?!
Ndoshta për ta pytur : Sa është Ora ?!
Vizitës së ,,grupit ’’ të Pejës në Institutin Albanalogjik i ka parapri një takim i strukturave klanëdestine në Bibliotekën popullore në Prishtinë. Në atë takim është parashtru mungesa e përvojës – oratorisë sipas traditave ndër odat shqiptare. Prandaj është kërkuar që të ,,rekrutohej ‘’ A.Çetta. Pse? Gjatë Janarit 1990 në RTP, A.Çetta në ora 19:15 shfaqej pranë oxhakut duke treguar anekdota që atakonin rrethanat politike të kohës. Pikërisht Anektodat janë shkaku që i ka ,,buzëqeshur fati ‘’ A.Çettës të ishte një ndër rekrutët e parë në lëvizjen për pajtim 1990.
Këshilli i Pajtimit në Malishevë
Sa i përket këshillit të pajtimit në Malishevë, libri përmbanë pa saktësi dhe të pa vërteta.
Është e pa saktë data e themelimit, si dhe themelusit . Pasi .C.D. ishte anëtarë i këshillit të pajtimit në Malishevë, mund të ketë lajthitur rastësisht?! C.D. gjatë ,, hulumtimëve shkencore’’, ka ,,zbuluar’’ se këshilli i pajtimit në Malishevë qenkësh formuar me 18 Mars 1990, nga Cen Desku, mulla Xhevat Kryeziu, Sherif Gashit etj.
Për hir të realitetit, rrespektit të heronjëve të pajtimeve detyrimisht pohoj: As Cen Desku, as mulla Xhevat Kryeziu, as Sherif Gashi nuk janë themelus të këshillit të pajtimit në Malishevë.
Themelus të këshillit të pajtimit janë strukturat klandëstine që bartën ,,iden e pa realizushme’’ nga Prishtina në Malishevë dhe me 16 .02. 1990 themeluan Këshillin e Pajtimit në Malishevë.
Kuvendi themelus është mbajtur në shkollën fillore , kanë marr pjes 65 përfaqësus nga fshatërat e komunës së Mlishevës. Kuvendi me vota ka zgjedhë këshillin prej 21 personave me kryetar Avdyl Berishën i cili , pas ndaljes në ,, stanic ’’ të milicisë është larguar nga këshilli.
Fillimisht këshillin e Pajtimit në Malishevë e përbënin:
Asllan Kastrati, Avdyl Berisha, Bashkim Krasniqi, Enver Mazreku, Fatmir Limaj, Feriz Hoti, Maliq Kryeziu, Malsore Zogaj, Hamdi Berisha, Hasime Mazreku, Kumrije Bashota, Valbona Krasniqi, Gjyle Krasniqi, Shemsi Mazreku, Sylejman Mazreku, Xhevdet Mazreku, Xhevdet Kastrati, Ramdan Sopaj, Ramë Bashota, Ramadan Mazreku, dhe Ragip Shala. Pastaj na janë bashkangjitur Fetah Bekolli, Januz Mazreku, Nuhi Mazreku, Ibrahim Kryeziu, Hamez Kryeziu, Hxhi Samadragja, Zyrafete Kuqi etj.
Këshilli i Pajtimit në Malishevë ka qenë me disa karakteristika të veçanta:
a) E veçanta e parë: ishte i Dyti këshill i formuar në nivel të Kosovës (16 Shkurt 1990)
b) Gjatë tërë veprimtarisë këshilli ka funksionuar pa kryetar, vetëm me tre kordinator : Asllan Kastrati, Shemsi Mazreku, Ragip Shala.
c) Të gjitha pajtimet janë realizuar me forca vetanake, pa kërkuar ,,huva ‘’ nga Këshilli Qendrorë ne Prishtinë.
d) Vullneti, guximi i heronjëve për ta shtrirë dorën e pajtimit pa hezituar fare .
e) Këshilli i Pajtimit ka qenë qerdhe për zanafillën e UÇK-së.
Veprimtaria e këshillit në Mlishevë është zhvilluar në tre atapa :
a) Identifikimi i familjeve fshat për fshat që do u kërkohej pajtimi
b) Parapregaditja: përfshinte vizitat e veprimtarëve në familje, prezentimi, shpalosja e qëllimit dhe kërkesa për pajtim në emër të aspiratave kombëtare për çlirim.
c) Finalizimi: pajtimi , falja e gjaqeve, plagëve, ngatërresave etj.

Etapa e parë dhe e dytë kanë përfunduar mbrenda tri javëve, kurse etapa e tretë gjatë muajit Mars dhe Prill. Gjatë etapës së tretë pasi ishte muaji i Ramazanit këshillit i nevojitej së paku një klerik fetarë – hoxhë. Gjatë një takimi këshilli është përcaktuar për mulla Xhevat Kryeziun, për asgjë tjetër pos pse ishte hoxhë më i moderuar. Personalisht me Maliq Kryeziun e kemi takuar mulla Xhevatin në Xhami të Bubavecit. Përkundër hezitimit në fillim me arsytim se: ,,ka obligime ndaj xhematit ‘’ kemi arritur që ta ,,rekrutonim ‘’ për Këshillin e Pajtimit në Malishevë. C.D. dhe ,, themelusit ’’ e tij duhet ta kenë filluar veprimtarinë në këshill rreth mesit të muajit Mars, një muaj pas themelimit të Këshillit të Pajtimit në Malishevë.
Në librin Pajtimet në Motin e Madh janë ,,përbiruar ‘’ edhe tre të pa vërteta .
a) Kuvendi i Bubavecit
b) Emërtimi i Këshillit ,,Anton Çetta ‘’
c) ,, Kontributi ‘’ i gazetarëve Abdullah Bytyqi dhe Isuf Bytyqyqi
Kuvendi i Bubavecit është mbajtur me 26 Prill 1990 në Xhami, ditën e ,,faljës ‘’ së Bajramit.
Gjatë një takimi të kordinatorëve të këshillit është pëlqyer propozimi që në Kuvendin e Bubavecit të ftoheshin heronjtë e pajtimëve, duke defiluar në ballë të kuvendit të falenderoheshin publikisht për guximin e tyre kombëtarë. Në kundërshtim me këtë mbase C.D. dhe mulla Xhevat Kryeziu kanë devijuar propozimin e këshillit, duke improvizuar pajtime, të cilat pajtime ishin arritur para ,, faljes ‘’ së Bajramit. Improvizimi i pajtimëve ,,marrja n’gryk’’ s’ishte asgjë pos një torturë e heronjëve të Epokës së Pajtimit.
Emërtimi i këshillit në Malishevë ,,Anton Çetta‘’,mbase është një ,,vepër artistike ‘’ private e C.D.
Në asnjë takim ofisiel të këshillit kurrë nuk është marrë një vendim i tillë?!
Kurse gazetarët Abdullah Bytyqi e Isuf Bytyqy kurrë as edhe një herë nuk kan ,,shkel pragun’’ e selisë së Këshillit të Pajtimtimit në Malishevë. Këta dy gazetar mund të ken qen vetëm kontrabandim të C.D. ?!

Përfundim
Libri i Cen Deskut Pajtimet në Motin e Madh 1990 për mungesë të heronjëve të mëdhenjë, është një Mot i Vocërr.
Këshilli i pajtimit në Malishevë, është themeluar me 16 Shkurt 1990, që renditët i dyti në nivel të Kosovës.

Ragip Shala
r.shala81@hotmail.com

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 723 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi