Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon strategjia e kaosit nė Kosovė
Publikuar më 10 dhjetor, 2017 nė orėn 00:09 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Baromteri diplomatik

*** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės. Ky do tė ishte fundi i Kosovės si shtet. Kėtė e do Beogradi, Moska dhe Pekini etj. - Ta kritikosh BE-nė, ėshtė njėsoj si ta kritikosh edhe AMRIKĖN, sepse kėto bashkėrisht kanė interesa dhe objektiva komplementare nė Kosovė, duke qenė se bashkėrisht e kanė ēliruar dhe pavarėsuar Kosovėn (17 shkurt 2008).

*** Duhet tė jemi aq tė aftė politikisht dhe largpamės, e tė kuptojmė se, kur kritikohet BE-ja, duke kėrkuar qė misionet e saj tė vullnetit tė mirė, tė largohen nga Kosova, ashtu siē ka kėrkuar naivisht presidenti aktual i Kosovės Hashim Thaēi, indirekt goditet edhe interesi strategjik i Amerikės dhe i NATO-s nė Kosovė, duke qenė se pėr ēdo vendim qė ka miratuar BE-ja pėr Kosovėn, Uashingtoni zyrtar e ka mbėshtetur pa asnjė rezervė, edhe kur ėshtė fjala pėr themelimin e Gjykatės Speciale pėr hetimin e krimeve tė luftės nė Kosovė (1998/99), si dhe kur ėshtė fjala pėr pėrkrahjen e e Dialogut tė Brukselit (2011-2017). E gjithė kjo ėshtė bėrė me pėlqimin e Qeverisė dhe tė Kuvendit tė Kosovės, tė drejtuar nga ish-kryeministri Hashim Thaēi. Prandaj, nė kėtė kontekst, nuk ėshtė e drejtė dhe racionale, qė presidenti Thaēi ta kritikojė dhe ta fajėsojė vetėm BE-nė, e cila sė bashku me Amerikėn e ka njohur Republikėn e Kosovės, me pėrjashtim tė Greqisė, tė Qipros Greke, tė Spanjės, tė Sllovakisė dhe tė Rumanisė.

Nėse presidenti i Kosovės kėrkon largimin e “misioneve tė huaja” nga Kosova, gjoja se sipas tij dhe ish-pulenit tė tij diplomacisė sė Kosovės, Enver Hoxhaj, tanimė, “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovėn” (kėshtu, pa u skuqur fare disa herė publikisht kanė deklaruar para opinionit publik vendor dhe atij ndėrkombėtar), ky do tė ishte njė gabim fatal, sepse, pa dyshim, do tė ēonte drejt kaosit dhe anarkisė nė Kosovė ngaqė Kosova ende nuk ėshtė sovrane as nė kuptimin politik, diplomatik, juridik, ekonomik e as nė atė ushtarak. Kėtė e dėshmon prania e misioneve ndėrkombėtare nė Kosovė, siē janė KFOR-i, EULEX-I, UNMIKU me Rezolutėn e tij 1244, e cila ėshtė nė favorin e Serbisė mbase nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės. Pėr kėtė qėllim Serbia ka hyrė nė bisedime me Kosovėn nė kuadrin e Dialogut tė Brukselit (2011-2017).

Prandaj, si Hashim Thaēi, ashtu edhe drejtuesit e tjerė politikė tė Kosovės, duhet tė mbajnė parasysh faktin se “misionet e huaja”, nuk shkojnė aq lehtė nga Kosova, sepse vetė qeveria dhe parlamenti i Hashim Thaēit me aprovimin e tyre ka legalizuar veprimin e tyre nė Kosovė. Ato “misione tė huaja” njė ditė, do tė ikin nga Kosova, por, jo, kur tė kėrkojė presidenti Thaēi, tanimė i mllefosur dhe i frikėsuar pa arsye nga Gjykata Speciale e Hagės. Po them i frikėsuar pa arsye se qe 17 vjet nuk ėshtė apostrofuar e as ftuar nga Tribunali i Hagės (1993-2017) pėr kryerjen e ndonjė krimi tė luftės nė Kosovė.

Gjyka Speciale nuk ėshtė imponuar nga BE-ja, por nga Beogradi, dhe ėshtė votuar nga Prishtina

Post festum, kot presidenti Hashim Thaēi e kritikon BE-nė, duke pohuar se “BE-ja e ka imponuar themelimin e Gjykatės Speciale, dhe institucionet tona e kanė pranuar njė gjė tė tillė…” (http://www.kosova-sot.info/lajme/231199/thaci-perseri-godet-be-ne-na-imponuat-specialen-serbia-i-meriton-100-gjykata-te-tilla/).

-Pse keni pranuar fomimin e Gjykatės Speciale, kur e keni ditur se atė ua ka imponuar Bashkimi Evropian (BE)?!

– Atėherė, do tė duhej tė reagonit edhe si qeveri, edhe si parlament shtetėror i Kosovės kundėr asaj gjykate tė “patentuar” sipas dėshirės sė kriminelėve tė Beogradit, gjoja vetėm pėr hetimin dhe denoncimin e krimeve tė luftės nė Kosovė.

-Kjo ishte e keqja, absurdi dhe gabimi politik i Hashim Thaēit dhe i institucioneve tė Kosovės. Votuan Gjykatėn Speciale, votuan EULEX-in, votuan Planin 6-Pikėsh tė Vuk Jeremiqit, tė cilin e aprovoi Ban Ki Moon-i, qė edhe pas pavarėsisė sė Kosovės (17 shkurt 2008), tė mbetej njė pjesė e UNMIK-ut nė Kosovė sipas Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara, si dhe votuan Dialogun e Brukselit (2011-2017).

-Eh, tash, pas tė gjitha kėtyre gabimeve fatale, tė pakorrigjueshme pėr politikėn, pėr diplomacinė dhe pėr drejtėsinė e Kosovės, presidenti aktual Hashim Thaēi, si dhe mbėshtetėsit e tij tė dikurshėm nė qeveritė e koalicinit tė tij, nuk duhet tė nxitojnė me reagimet e tyre politike kritikuese , duke e akuzuar BE-nė dhe faktorėt e tjerė ndėrkombėtarė, se gjoja ata janė fajtorėt kryesorė, qė Kosovės i imponuan: Gjykatėn Speciale, EULEX-I-in , Planin 6-Pikėsh tė ish-sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KS-sė sė Kombeve tė Bashksuara, Ban Ki Moon, qė garantoi dhe vulosi mbetjen e “shtesės” sė UNMIK-ut, si dhe Dialogun e Brukselit, sepse pėrgjegjėsinė dhe fajin kryesor ( pas pavarėsisė sė Kosovės) pėr tė gjitha kėto gabime me pėrmbajtje juridike, politike, ekonomike, diplomatike dhe kushtetuese e kanė ish-kryeministri Hashim Thaēi sė bashku me institucioent e tij tė personalizuara dhe tė instrumentalizuara, me qėllim tė qėndrimit tė tij sa mė tė gjatė nė pushtet, i cili, edhe ka viktimizuar interesin e pėrgjithshėm nacional dhe shtetėror tė Kosovės, duke pėrfillur kėrkesat e sipėrtheksuara absurde, joligjore, jokushtetuese dhe jodemokratike tė Serbisė, tė mbėshtetur nga disa faktorė evropianė ndėrkombėtarė.

Nė kėtė pikėvėshtrim, presidenti Thaēi, duhet tė jetė autokritik, tė mos e fajėsojė vetėm BE-nė, pėrkatėsisht “misionet e huaja”, por, edhe vetveten, si dhe ata qė e kanė mbėshtetur nė qeverinė dhe nė Kuvendin e Kosovės pėr tė marrė vendime dhe rezoluta tė gabueshme, qė direkt dhe indirekt sfidojnė statusin politik dhe juridik kombėtar dhe ndėrkombėtar tė Kosovės sė pavarur (17 shkurt 2008-2017).

Pse dy gjykata ndėrkombėtare pėr tė njėjtin qėllim?!

Si ish-kryeministri Hashim Thaēi, ashtu edhe Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės e kanė pasur fare tė lehtė tė refuzonin formimin e Gjykatės Speciale Evropiane, gjoja pėr “dėnimin e krimeve tė luftės nė Kosovė”, sepse pėr njė qėllim tė kėtillė ekzistonte, vepronte dhe, edhe sot vepron Tribunali i Hagės (1993-2017). Kėshtu qė, ligjėrisht, Kosova nuk ishte e detyruar, qė tė pranonte edhe njė Gjykatė tė Dytė Speciale Evropiane pėr ta denoncuar vetėveten, kur dihet se reprezalie, masakra, terror dhe krime tė gjenocidit ndaj popullatės sė pambrojtur civile shqiptare nė Kosovė kanė kryer bandat terroriste ēetniko-fashiste paramilitare, militare dhe policore tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit. Kėto, njėsite inkuizicioni serbe, tė drejtuara nga shteti dhe, tė “bekuara” nga Kisha Ortodokse Serbe kanė kryer krime dhe masakra ataviste nė Kosovė (1998-1999), jo UĒK-ja, e cila ka pėrfillur rregullat dhe normat e sė drejtės sė luftės dhe tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare.

“Pėrzėnia” e misioneve tė huaja, fatalitet pėr Kosovėn!

Nė kėtė rast, nuk duhet tė ngutet presidenti Thaēi, sepse pikėsėpari, Kosova ėshtė pa ushtri tė veten dhe e panjohur nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara.

Njė gjė tė tillė tė ngutshme dhe tė pamend e patėn bėrė talebanėt e Afganistanit, tė cilėt pasi u ēliruan nga ēizmja e hekurt sovjetike 10-vjeēare (1979-1989) nė saje tė ndihmės sė Amerikės, ata, menjėherė ia ktheyn shpinėn Amerikės, duke iu kundėrvėnė nė froma tė ndryshme terroriste, me qėllim qė ta “pastronin” nga Afganistani. Mirėpo, u doli “dardhė me bisht” ngaqė ata vetė nuk ishin nė gjendje qė tė qeverisnin vendin e tyre, dhe tė arrinin tė pajtoheshin si popull unik, por vazhduan me fraksionet e tyre fisnore dhe fundamentaliste tė luftės pėr pushtet, me ēka vendin e ēuan nėn sundimin e trupave tė huaja ndėrkombėtare.

Pra, presidenti Hashim Thaēi dhe lidershipi i Kosovės, nuk duhet tė nxitojnė me vendimet e tyre pėr heqjen e misioneve tė huaja nga Kosova, sepse kjo si shtet ende ėshtė e papėrfunduar nė kuptimin jurik ndėrkombėtar. Ende nuk ėshtė subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare mbase nuk njihet nga OKB-ja, pavarėsisht se kjo njihet nga 113 shtete, qė nga njohja e pavarėsisė uniaterale nga ana e Amerikės dhe e aleatėve tė saj evro-perėndimorė (17 shkurt 200-2017).

Pra, pavarėsisht nga “dėshira” politike, nuk ėshtė aq thjeshtė, qė presidenti Thaēi ta pėrzė Amerikėn dhe aleatėt e saj evroperėndimorė nga Kosova (ngase Amerika dhe BE-ja kanė interesa komplementare nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Ballkan), sepse Kosovėn e kanė ēliruar dhe e kanė pavarėsuar presidentėt Bill Klinton dhe George W. Bush sė bashku me NATO-n, jo Hashim Thaēi me milionerėt e tjerė, tė cilėt qe 17 vjet, nė kohė paqeje, Kosovėn e kanė rrjepur pėr sė gjalli, duke e plaēkitur, kriminlizuar dhe varfėruar pėr familjet, miqtė, partitė, klanet, mahallat, nahijet dhe pėr partnerėt e bizneseve tė tyre, tė cilėt qe 17 vjet e drejtojnė Kosovėn sipas interesave dhe pėrfitimeve tė veta.

Tash, “ nuk pi ujė” asnjė kiritikė patetike (qoftė edhe e drejtė e objektive) e presindetit aktual tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė vė nė dukje sheshit pendimin e tij pėr tė gjitha ato favore, qė ia ka bėrė politikės serbomadhe tė Beogradit zyrtar, duke i mundėsuar, qė tė hapte Dialogun e Brukselit (2011-2017), dialog ky, i cili pretendon tė shndėrrohet nė njė Konferencė Ndėrkombėtare (ku Serbia po kėrkon me ngulm, edhe pjesėmarrjen e Rusisė dhe tė Amerikės) pėr rishqyrtimin e statusit tė pavarėsisė sė Kosovės (17 shkurt 2017).

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 234 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
PĖR TRIMAT, JUSUF E BARDHOSH GĖRVALLA DHE KA...
E merkurė, 17 janar 2018 - 07:50
(Nė 36-vjetorin e vrasjes sė TRE YJEVE TĖ PAVDEKĖSISĖ) Koha ecėn pa u ndalė.....Vitet rrokullisen njėri mbas tjetrit, pa u ndjerė e pa na marrė leje asp...
PERCAKTIMI DHE SHENJIMI I KUFIRIT- ATRIBUT I ...
E merkurė, 17 janar 2018 - 07:35
Tashmё, ёshtё bёrё plotёsisht e qartё qё marrёveshja e nёnshkruar, me 26 gusht 2015, nё V...
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi